Ipeshkvijtë Katolikë të Shqipërisë: Shit blerje e votës do të thotë të shesësh apo blesh lirinë (20)
Shqipëria, e rrezikshme për të sapolindurit. Më pak për nënat e tyre (39)
Shqipëria renditet ndër vendet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për vdekshmërinë foshnjore. Raporti i fundit i “Save the Children” referon vendin tonë me nivelin më të lartë të vdekshmërisë së bebeve në ditën e parë të lindjes.
“Save the Children” ka publikuar më 7 maj të këtij viti raportin e saj të përvitshëm, të katërmbëdhjetin, “Situata e Nënave në Botë”.
Sipas të dhënave të fundit, rezulton se në Shqipëri, 18% e të gjithë vdekjeve nën moshën 5 vjeç ndodhin në ditën e lindjes së fëmijës, ndërsa 50% ndodhin brenda muajit të parë të lindjes.
Eurovizion, Sejko dhe Lulgjuraj ndezin sallën në Suedi, por nuk kualifikohen (50)
SUEDI - Shqipëria ka mbetur jashtë finales së Eurovizion këtë vit. Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj ndezën sallën e "Malmo Arena" në Suedi me "Identitet", por nuk ia dolën të kualifikohen. Ata interpretuan të 14-ët, ndërsa flamuj të shumë vendeve valëviteshin nën ritmin e muzikës shqip. Me një ndërthurje mes tradicionales dhe modernes, veshja e trupës sonë qe e stiluar nga Joni Peçi. Interpretimi me kitarë i Sejkos e bëri për vete publikun ndërsa zjarri e mjegulla mbuluan skenën në çastin kur këndohej shqip.
Heqja e maskave (127)
Pse kur dëgjon njerëzit duke komentuar listat e famshme të deputetëve të krijohet përshtypja se perceptimi i tyre është se jemi në një fazë të re të degjenerimit të sistemit tonë politik? Një militant i lodhur socialist më tha para ca ditësh, kur doli lajmi se Kokëdhima ishte bërë kandidat për deputet ndërkohë që Malaj ishte flakur, se “ky Rama shkatërroi një parti”. “Po pse, kur ka qenë parti ajo?” – iu përgjigja. Dhe u futëm në historikun e politikës sonë dhe të politikanëve tanë.
Berisha : Do liberalizojmë vizat me SHBA brenda katër viteve (361)
Kryeministri Sali Berisha premtoi sërish dje nga Elbasani liberalizimin e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në hapjen e fushatës elektorale dhe prezantimin e 14 kandidatëve për deputetë, kreu i demokratëve u shpreh se ky proces do të realizohet brenda katër viteve të mandatit të ardhshëm qeverisës. “Së bashku do firmosim për të merituar me reforma liberalizimin e vizave me fuqinë më të madhe në botë, mikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës." SHBA: Nuk plotësoni kushtet
Daily Mail : Shqipëria në komunizëm të priste flokët në aeroport, sot të mahnit (191)
“E mbani mend Shqipërinë ? Vendin e çmendur komunist ku të prisnin flokët në aeroport ? Ok, gjërat kanë ndryshuar”....
Gjenetikisht Europa është një familje (50)
Sipas një studimi të ri gjenetik, nga Irlanda në Turqi, evropianët janë të gjithë të lidhur, duke ndarë së bashku një lidhje me paraardhësit që ishin gjallë vetëm një mijë vjet më parë, - shkruhet në një artikull të International Herald Tribune. Studimi nga shkencëtarët e Kalifornisë është provë e mëtejshme se dallimet e vogla mes popujve të ndryshëm evropianë janë kryesisht artificiale dhe se ata janë të gjithë një familje e madhe - edhe pse jo domosdoshmërisht e lumtur.















