Fletë 
 
 
Fletë gri në të bardhë i shtyn përmbi një vrull i fshehtë,
forca që na lind të verbër e bën ç'do me mua,
nëpër to si shenja pikësimi lundrojnë shpendë
e unë s'kam fjalë; hapësirat bosh të tyre si memec i vuaj,
kur qiellin dhe gjoksin m'i mbushin turbull retë.
 
E si mundem të të tregoj pa patur fjalë se si ndiehem?
Veç po të më shihje, t'më prekje e t'më doje
do ta dije si, por as po dua që të them diçka,
asgjë nuk po dua këtë mëngjes, të mundja ende të flija
do të kish qenë më mirë, ashtu diç do të bëja.
 
Se zgjuar apo në gjumë, në fund të fundit, njëlloj është,
si n'ëndërr më afroheni e diç doni prej meje,
por s'mundem, nuk mundem as t'ik e të shkoj,
as të fluturoj me shpendët tej në erë, të vdisja nëpër të
do të kish qenë më mirë, e largët s'është më
 
ajo ditë, ajo natë, mëngjes si ky qoftë, kur fjalën e fundit
do e kem thënë tashmë e bash si sot si pikë
mbarimi do të lundroj fletëve të pashkruara
reve turbull, shenjë mes të tjerash e asaj force të huaj,
që na lind të verbër e bën çfarë do me mua.
 

3 Komente

E bukur! Me pelqeu sinqerisht shume .Stil i qashter. Ishte e ndjere dhe percillte pafuqine njerzore ndaj jetes. Suksese!smiley

bukur vertete. Ky tejku o i tip klasik,  sa me shume e lexoj me shume e du! ka i qetesi olimpike, lol...shkru vjersha...e ti le ktu. A flet ku rob noi here?? [pyes per kuriozitet lol] Cun puntor. ose po vuan...ose o specialist i vujtjes ...ose thjesht ka sy e zemer te madhe.  Shif sa thjesht:

 

E si mundem të të tregoj pa patur fjalë se si ndiehem?Veç po të më shihje, t'më prekje e t'më dojedo ta dije si, por as po dua që të them diçka,asgjë nuk po dua këtë mëngjes, të mundja ende të flijado të kish qenë më mirë, ashtu diç do të bëja.  Se zgjuar apo në gjumë, në fund të fundit, njëlloj është,si n'ëndërr më afroheni e diç doni prej meje,por s'mundem, nuk mundem as t'ik e të shkoj,as të fluturoj me shpendët tej në erë, të vdisja nëpër tëdo të kish qenë më mirë, e largët s'është më   eh sa njerez ndihen ... smileysmileysmiley bravo Tejk. Magjik Je. Po vecoj strofen 2 e 3...po sme del me strofa...eh formati. Po e lej dhe keshtu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).