Kompania ndërkombëtare Intralot akuzon se tenderi për Llotarinë Kombëtare është një farsë që vjedh miliona euro të shqiptarëve

Intralot: Lotaria pa garë 

Drejtori i zhvillimit të biznesit në kompaninë “Intralot”, Harris Dotsis, në një intervistë telefonike për “Top Channel” hedh dyshime të forta mbi tenderin për licencën e llotarisë kombëtare.  

Zoti Dotsis shpjegon arsyet se përse kriteret që qeveria shqiptare po përdor në tender janë përjashtuese dhe po çojnë drejt një rezultati tashmë të ditur.

”Para së gjithash, më lejoni të them se operojmë në më shumë se 50 shtete dhe në shumicën e këtyre vendeve kërkohet liçensë për llotaritë kombëtare ashtu siç po kërkohet edhe në Shqipëri. Ne kemi liçensë për llotari kombetare në disa vende, si në Afrikën e Jugut,  në Australi, në Maltë, etj etj. Por, ju siguroj që në asnjë nga këto vende nuk kemi parë tender me kritere të tilla si këto që janë vendosur në Shqipëri. Këto kritere na skualifikojnë jo vetëm ne, por gjithë kompanitë më të mëdha që kanë eksperiencë ndërkombetare në këtë fushë. Për shkak të këtyre kritereve, unë mund t’iu siguroj që ky tender do të jetë me një konkurrencë ekstremisht të kufizuar”, deklaroi Dotsis. 

Dyshime të forta ka edhe për çmimin e shitjes së liçensës. Qeveria Shqiptare nuk e ka vendosur çmimin si një nga kriteret konkurruese në tender, por e ka paracaktuar atë te fiksuar. Pra, sipas zotit Dotsis, qeveria nuk kërkon të përfitojë nga oferta më e lartë që vjen nga një konkurrencë e gjerë. 

”Nëse autoritetet do të kishin përfshire tarifën e liçensës në kriteret e tenderit, sigurisht që çmimi do të rritej pasi kompanitë konkurrente do të garonin me njëra-tjetrën. Mënyra më e mirë për të sqaruar është t’iu jap një shembull. Ne sapo fituam një tender për liçensën e llotarise kombetare të Maltes. Çmimi me të cilin e fituam ishte 39 milionë euro. Qeveria Shqiptare e ka paracaktuar çmimin 500 milione lekë shqiptare, që në mos gaboj është tre milionë e gjysëm euro. Pra bejini vetë llogaritë sa është popullsia e Maltës dhe se sa është ajo e Shqiperisë, krahasoni çmimin dhe do ta keni të qarte atë se çfarë po ndodh”, shtoi drejtori i “Intralot”. 

Në datën 15 qershor, drejtori ekzekutiv i kompanise i ka nisur një letër zyrtare kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode, ku denonconte procedurat që po ndiqte qeveria, duke kërkuar edhe pezullimin e tenderit dhe shtyrjen e tij. 

”Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga qeveria juaj për letren dhe ankesat tona. Të pakten deri me tani jo. Tashmë është e qartë qe ne nuk do të marrim pjesë, se ashtu si kompanitë e tjera të medha në këtë fushë jemi skualifikuar nga kriteret që ka vendosur qeveria. Ne kërkuam  pezullimin e procesit të paktën përkohesisht dhe me pas të zhvillohet një konsultim i gjerë publik për të riparë kriteret e tenderit”, shtoi Dotsis.

Por, sa i kufizuar do të jetë numri i kompanive që do të marrin pjesë në tender?

”Unë nuk e di sa kompani do të jenë tamam pjesmarrëse, një apo dy. Ajo qe une di është se numri i tyre do të jetë shumë i kufizuar dhe ne presim një kompani specifike të fitojë sepse është e vetmja që përmbush kriteret”, shtoi Dotsis, pa dashur të jepte emrin e kompanisë në fjalë.

Kriteret e dyshimta, të gjitha gjurmët të çojnë te vetëm një kompani
 
Qeveria Shqiptare ka vendosur si kriter të detyrueshëm në tender disponimin nga kompanitë pjesmarrëse të dy certifikatave. 

E para është certifikata e llotarisë së përgjegjshme e nivelit të katërt dhe e dyta është certifikata e standartit të kontrollit të sigurisë. të dy këto certifikata lëshohen nga Shoqata Botërore e Llotarive. 

Këto certifikata disponohen kryesisht nga llotaritë kombëtare, të cilat janë kompani ose plotësisht publike ose në një pjesë të caktuar. 

Për rrjedhojë ky kriter përjashton automatikisht nga tenderi të gjitha kompanitë private më të mëdha në botë me eksperiencë në fushën e llotarive. 

Së dyti, për shkak se kanë natyrë publike llotaritë kombëtare që disponojnë këto licenca marrin shumë rrallë pjesë në tendera ndërkombëtare. Kjo kufizon në mënyrë të ndjeshme pjesëmarrjen në tender.

Afati i fundit i dorëzimit të ofertave për tenderin e llotarisë kombëtare është dita e mërkurë e datës 20 qershor, kur do të vijohet edhe me hapjen e tyre. 

Por, me gjasë pritet që në tender të ketë një numër shumë të kufizuar kompanish dhe sipas konkurrentëve grekë të përjashtuar do të jenë vetem vetëm dy kompani pjesëmarrëse, nga të cilat vetëm njëra pritet të përmbushë kriteret. 

E ndersa te ardhurat qe do te arketoje shteti nga konkursi pritet te jene te kufizuara, ajo qe do te zbulohet nga tenderi eshte nese fituesi do te jete nje kompani publike e nje vendi te BE, siç e paralajmerojnë drejtuesit e “Intralotit” grek. 

Brace: Intralot, kompania e Kokalis nuk është interesi ynë

Lidhur me këtë cështje deputeti socialist Erjon Brace deklaron se Licenca e Llotarisë Kombëtare është skandali i ri i qeverisë “Berisha”. 

Në rrjetin social Facebook, Brace shkruan se licenca e Llotarisë Kombëtare është unike, pra monopol. 

“Ka shumë eksperienca evropianë që këtë llotari e vendosin si monopol të shtetit. Pra e mbajnë publike duke e përdorur fort edhe për politika sociale”, thotë Brace, por sipas tij në Shqipëri, kryeministri Berisha dhe numrat e tij në Kuvend vendosën ta shesin, duke e kaluar si monopol të një privati. 

Sipas tij, opozita ngulmoi fort në parlament që kjo licencë të mbetej shtetërore dhe në interest e publikut. “Unë dua të them se dëshmia e kompanisë INTRALOT vlen shumë për të denoncuar skandalin! INTRALOT, kompania e madhe e grekut KOKALIS nuk është interesi ynë”, deklaron deputeti Brace. 

Ai thotë se INTRALOT ka kontaktuar në Tiranë Sali Berishën, në zyren e tij, muaj më parë. “Për mua është e pa pranueshme që kjo licensë të përfundojë në duart e "KOKALISIT SHQIPTAR", njeriut apo ciftit që po merr gjithcka në këtë vend, me hir apo me pahir, vecanërisht duke përdorur kompani mizerabël të huaja, me të cilat ndajnë pjesën!”, deklaron Brace, i cili kërkon anullimin e tenderit dhe ndryshimin e ligjit, që sipas tij licencën e Llotarisë Kombëtare duhet ta mbajë shteti.  

Ndërkohë gjatë ditës opozita kërkoi zyrtarisht nga Ministria e Financave informacion për procedurat që po ndjek në tenderin e llotarisë kombëtare. 

Deputeti socialist Taulant Balla përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar Ministrisë së Financave informacion të hollësishëm për procedurat e ndjekura, metodologjinë e përzgjedhjes së kritereve kualifikuese dhe atyre vlerësuese, si dhe pritshmërite e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga dhënia e licëncës dhe aktiviteti i llotarisë kombëtare.
  

47 Komente

po mire, cdo gje ne shqiperi greket do e marrin?rruget po,telefonine po,tregetine e naftes dhe ushqimeve po,transportin nderkombetar dhe ajror po, kryeministrin po(kete te fundit e kane 50-50 me serbet)!

si i behet per ndonje ''avni rustem''!?

Lind pytja, perse nuk eshte shteterore llotaria?

Natyrshem vjen pergjigja, sepse ashtu nuk mund te vidhet...dhe aq.

dyshime  korrupsioni,,,,,

ahhahaha,

Perralla korrupsioni masiv me greke. Kompania greke qe e sheh se nuk fiton garen gjen ca bashibozuke shqiptare dhe tregon perralla me "korrupsion masiv". S'ka asnje mundesi per korrupsion vetem per nje fakt te thjeshte qe evidentohet edhe nga greket dhe mediat e tyre ne Shqiperi, qeveria shqiptare ka vendosur kritere te forta ne menyre qe mashtrues greke ose te tjere mos te abuzojne me llotarine kombetare dhe vete keta e pranojne qe keto kritere mund ti plotesojne kompani publike nga vendet e BE-se. A thu qeveria shqiptare po ben korrupsion me kompani publike te vendeve te BE?

o qun, 

Pse duhet kontraktu jashte licenca e llotarise?

Aiiiii, ik or ti mik mos me fol me fjalet e Erion braces.

Ti nuk me rezulton si mbetje e Greqise po hajt se po ta boj gati edhe ty dosjen.

Opaaa, u hap thesi. Po une kam nderin te kem dosje?

Cer te ka gnel pa plotsu ne dosje? Numri komes? ka mekanizma te tjere per at pune.. smiley opo pyt verdalle se mbase e merr vesh...

Tash po more pak kohe borgj nga ajo qe te kerko Sala, perse nuk duhet te jete shteterore llotaria? 

 

E hengre edhe ti. Ti e di qe miku ka lidhje te drejtperdrejte me Naltmadhnine; s'ja ke lexuar letren qe i nisi qe mos te hiqnin ate zonjen nga Ambasada ne Gjermani? smiley

Fajin e ka PPU qe lene nje lolo si ky lojtari te kercenoje bashkebiseduesit.

Mugabe hits the jackpot 

 
President Robert MugabeMugabe: "Name drawn from thousands of customers"

Zimbabwean President Robert Mugabe has won the top prize in a lottery organised by a partly state-owned bank. 

The president, who last year awarded himself and his cabinet salary hikes of up to 200%, hit the 100,000 Zimbabwe dollars (about $2,600) jackpot in a promotional draw organised by the Zimbabwe BankingCorporation (Zimbank). 

"Master of Ceremonies Fallot Chawawa could hardly believe his eyes when the ticket drawn for the Z$100,000 prize was handed to him and he saw His Excellency RG Mugabe written on it," the bank said in a statement. 

The lottery was open to all clients who had kept Z$5,000 or more in their accounts during December. 

The bank said Mr Mugabe's name had been drawn from among thousands of eligible customers. 

The prize would represent a considerable amount of money to most people in Zimbabwe, where minimum wages start at less than Z$1,000 ($26) a month, and where half the workforce is unemployed.

Ah ju jeni bo me keq se Zimbabue.

Ja dhe nje tjeter po nga Panorama (me shkurtime se e qelba me carcafet e gjata):

Pas letrës së hapur të kompanisë greke INTRALOT, një tjetër letër ankesë është dërguar në adresë të ministrisë së Financave, nga kompania turke, INTELTEK. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Ahmte Sezer, thote se “Po ju shkruaj për të shprehur shqetësimin tonë serioz në lidhje me modalitetet e konkursit për të dhënë licencën e LLotarisë Kombëtare.”

Më tej letra thekson se kompania shpreh besimin se ministria shqiptarce e Financave do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar një kornizë të drejtë për të lejuar konkurrencën që INTELTEK të marë pjesë dhe të konkurojë hapur në marrjen e licencës për Llotarinë Kombëtare.

Perralla, Zamiri i Bitijes nuk ka qene i forte i lagjes dhe eshte krejtesisht normale (lexo me siper nga gjermania) qe qeveriu te mos kerkoje te marre sa me shume qe mundet nga nje tender por kenaqet me pak.

O Lony ...Po pse pa lojtar do na lesh keshtu ??? Po c'faj ka ai  qe nuk shohin te tjeret ate qe sheh AI . Ai sheh Korrupsion , po jo masiv . Ai e sheh te kufizuar .Babasqap + Bide ...Masiv do me thene qe te haje i gjithe kabineti nga ai qe ben Lojtari ne tender . Po Lojtari ka zgjedhur dhe them se e ka te drejte kete Rast .Te haje vetem Berisha .Kabineti te prese rradhen ! Nuik thua shyqyr qe admin . nuk na lene pa kete LLOJ smiley

edhe kesaj radhe ai qe pastron therrimet i fshiu komentet?

Përmes një letre që mban që mban datën 19 qershor presidenti i kompanisë turke ‘Inteltek’, Ahmet Sezer, i drejtohet ministrit shqiptar te Financave, duke shprehur shqetësim të thellë për praktikën jokonkurruese të ndjekur nga qeveria shqiptare per tenderin e Llotarise Kombëtare. 

Në letrën e tij presidenti i kompanisë turke thotë: "Ne jemi informuar se Ministria juaj ka lancuar tenderin për dhënien e licensës së Llotarisë Kombëtare dhe për procedurat e aprovuara. Me shqetësim të madh vëmë re se procedurat nuk garantojnë një konkurrencë të plotë dhe të hapur  dhe as nxisin krijimin e të ardhurave për shtetin shqiptar." 

Letra e kompanisë turke që ka qenë e interesuar për të marrë pjesë në tenderin e Llotarisë
Kombëtare në Shqipëri, por është skualifikuar për shkak të procedurave që po ndjek qeveria, ngre thuajse të njëjtat shqetësime të ngritura më parë nga një tjetër konkurrent i tërhequr.

Vec procedurave përjashtuese kompania turke ngre me shqetësim edhe çështjen e çmimit. Në letrën drejtuar ministrit shqiptar të Financave zoti Sezer shprehet: Më duhet të nënvizoj se kriteret e kualifikimit janë në mënyrë të pazakontë restriktive dhe pengojnë operatorët e aftë si "Inteltek", që të marrin pjesë në tender. Po kështu metodologjia e vlerësimit që ju keni zgjedhur fokusohet në elemente me rëndësi të vogël duke neglizhuar elementin e çmimit, i cili është më i zakonshmi në koncesionet nëpër botë". Letra e presidentit të kompanisë turke, e cila vitin e kaluar realizoi një xhiro prej 3 miliardë dollarë mbi 27 për qind e prodhimit kombëtar të Shqipërisë thellon dyshimet mbi licencën e llotarisë kombëtare. 

Si rrallëherë në një tender publik qeveria ka lënë jashtë procesit të vlerësimit elementin e çmimit duke e paracaktuar atë në nivele minimale dhe mos u dhënë të drejtën kompanive të garojnë. Pavarësisht ankesave dhe denoncimeve nga operatorë gjigantë dhe me emër në këtë fushë qeveria nuk u tërhoq, por këtë të enjte e hapi tenderin për llotarinë në të cilin morën pjesë vetëm dy kompani.    

Ore e di njeri se kush jane kriteret per kete tender i cili vetem tender nuk duhet te jete, per sa kohe qe cmimi i shitjes se licences qenkerka i caktuar , pra 3.5 milion Euro. Apo mos valle fituesi do caktohet nga angazhimi qe do te marre per te dorovitur sali-un per cdo vit dhe ne mungese te tij, sigurisht shkeqenin dhe giten?

Pse duhet te privatizohet/shitet nje njesi ekonomike rentabel. Pse, ç'eshte ky turravrap per te shitur çdo gje kombetare, publike. Aty ose jane marrosur ose po pregatiten te vjedhin edhe aty. 

po Bythën e vet kur do e nxjerrin në ankand kta hajna apo e  kanê nxjerr me kohë tani i ka ngel me nxjerr të trashgimtarëve .

Nuk e di se kush e ka marre kete tender,por me mire qe nuk e mori greku-arvanit Kokkalis.

Nese e merr Zamiri apo Bamiri me mire,se ne fund te fundit shqiptare jane dhe jo ca greko-arvanite-antishqiptare te perbetuar, qe akoma kane procese te hapura ne Greqi e Gjermani.

Zamiri i Bitijes eshte emer i bute mo, nuk te imponon respekt, frike. Duhet ndonje mafioz scarface maniak sadist qe perkedhel macen

Personalisht preferoj Al Pacino.

dhitja mu ne te Zamirit, bojkotojani llotarine dhe te haje nje mut.

Une sa kam qene ne shqiperi, qe kur kam marre vesh kush eshte dhe ca ka ky tipi as nje qindarke nuk kam shpenzuar ne bizneset e tij.

Ne lokale ku ka ama kafe (e Gimit kjo) nuk porosis fare kafe, dmth thjesht e bojkotoj, gjithmone bej shpenzim selektiv dhe mundohem qe te influencoj sa me shume te tjeret qe te bejne te njejten gje si une.

Nuk e kuptoj shume mire. Intralot eshte kompania qe bene denoncimin, por cila eshte kompania qe duket sikur do ta fitoj me korrupsion... Interlek? Se sikur dhe Interlek-u ankohej, apo jo?

Thuhet qe kjo "kompania austriake “Lotari ostër rajsh”"

U skualifiku Greku, dhe menjehere nje kaos total perfshiu redaksine e topqanllit. 

Por dyshimet të forta lidhen me cmimit me të cilin qeveria po e shet licencën e lotarisë, i cili është i fiksuar në vetëm 3.5 milionë euro, kur vende me popullsi deri në 8 herë më të ulët se Shqipëria e kanë shitur licencën e lotarisë kombëtare deri në 40 milionë euro. Mosvënia e cmimit si një kriter konkurrues në garën për licencën ka suprizuar jo pak ekspertë në kushtet kur qeveria është në vështirësi emergjente financiare që e kanë cuar deri aty sa të mos paguajë punët publike apo dhe në vonesa të transfertave për shtresat në nevojë. 

 

Eshte njesoj sikur ti, me fal,  juve, te kerkoni te shisni shtepine me ankand dhe si kriter te mos vendosni se kush do te ofroje cmimin me te larte, por kush asht me trendy per te ta bo ate pune. Po dje ishte anku tek krimineli, me fal kryeministri edhe nje firme Turke.

 

Tashi ti je duke gjyku shitesin dhe kushtet qe ai vendos?  Nqs ty si bleres nuk te pelqejne kushtet qe jane vendosur nga shitesi, apo nqs nuk arrin t'i plotesosh, dmth qe nuk je personi/bleresi i duhur per te zotru objektin ne fjale. Teper e lehte per tu kuptu dhe pranu. 

 

Kto greket do kene pagu ndonji $1milionsh paraprakisht (nen dore, pa te drejte kthimit) per te qene para konkurrenteve te tjere. Tashi qe ka dale dikush qe ka pagu 2milion (perseri nen dore), greket mundohen te prishin pune, gjoja. Kjo mesele eshte me e thelle nga çduket. smiley

Une dyshoj masivisht se asnje nga komentuesit s'e di per ca behet fjale, por ata duhen falenderuar gjithsesi per gadishmerine per solidarizim.

Si gjithmone, nderhyrja jote e pritshme, ish e mirepritur.

Me ne fund nje qytetar shqiptar mbledh energjite dhe ngre zerin kundra padrejtesive soc-politike dhe pol-sociale!!!!

 

"Act now", Arvizu: Veproni tani
për ndryshimin që të gjithë doni TIRANE - Shqiptar zgjohu nga gjumi! Vepro tani! Fatin e Shqipërisë e jetës tonë të mos i lëmë në dorë politikanëve! Të zgjojmë nismën qytetare! Të ngrejmë zërin!  

Ambasada Amerikane kërkon të zgjojë ndërgjegjen qytetare për të mos mbetur indiferent ndaj ngjarjeve që prekin drejtëpërdrejtë jetën e tyre por të ndërmarrin hapat që ëndrrat të bëhen realitet,  "Act Now"- tha sot paradite ambasadori i Amerikës, Aleksandër Arvizu në sallën e Teatrit Kombëtar ku u prezantua nisma me të njëjtin emër.

"Veproni tani për të kërkuar përgjigje: Përse u pengua realizimi i referendumit për mbetjet? Pse KQZ nuk lejoi referendumin për plehrat kur u mblodhën firmat? Pse u betonizua Saranda pse nuk vazhdon ndryshimi turisik në Gjirokastër? Pse u vra Maria në Dukagjin, ndërkohë që gjakmarrja nuk duhet të ketë vend në këtë shekull? 

 

Nga Instituti i Arteve tek Galeria e Arteve zgjati kjo thirrja kunder padrejtesive soc-sociale. Pra vetem 1500 m

Pse KQZ nuk lejoi referendumin për plehrat kur u mblodhën firmat?

Pastaj nje parade me Kryetarin e Bashkise per problemet e vapes dhe Birra Tirana ne Rrugen Esat Pashe Topatani apo si e ka emrin.

Filloi vapa ketej dhe ambasadori e di fare mire qe nuk ka kohe per proteste tani.

Degjohemi nga Shtatori !

Eh, kjo po, qe eshte TALLJE MOLESH NE FUQI TE INFINIT+1.

A mos ka thene gje ky parameci qe tani duhet te ndalojme edhe Bashen qe te prese pemet tek Liqeni?

E meqe ra fjala, kur te zgjerohet Rruga e Elbasanit, tek ambasada amerikane cilin mur do te prishin? Murin e ambasades amerikane apo te rezidences se ambasadorit francez?

Apo tek ai sektor do te ngushtohen makinat?

pallatin e olldashit, shtepine e imamit, liceun artistik, per shembull. shkollen kosova e ke te prishur, largpamese.

(me shume se per pemet (!) me vjen keq per harqet e bardha, nuk e di pse me pelqenin aq shume)

Dha ne lajme nje konference shtypi te Ridvan Bodes, sipas te cilit jane respektuar kritere nderkombetare per dhenien e licenses. Kushtet i kane plotesuar Lotto Austria dhe një partneritet mes tri kompanish, Lottomatica, GTech dhe Synot.

Ka patur ankesa nga dy kompani, nje greke dhe nje turke, te dyja ne pronesi te njejtit person, Kokalis, i hetuar me pare per pastrim parash.

Partia Socialiste mbron interesat e Kokalis (me siguri ne kembim te parave).

Kurse Griseldat e peshkut e hajne falas. Si perhere.

dhe ti e hongre me gjithe tope kete qe tha Bodja

A kish ndonje argument per diferencen e cmimit qe ka humbur shteti ne kete rast, pa  vari leshte...

Argumenti ishte "i vume kufi te lire cmimit, sepse po ta vinim pa kufi, do te vinin kompani te dyshimta me shifra te medha, me qellim per te pastruar para, dhe qellimi yne eshte te mos fusim kompani abuzese, jo cmimi".

Pergjigja ndaj kesaj ishte per bebe kopshti "ruaj qe te mos vijne kompanite qe duan te pastrojne para, me agjencite qe mban me leke populli shqiptar, dhe merr dhe leket e llotarise". 

turp

nje minister qe s'ka as llogjike per ta mbrojtur veten si duhet, ketu kam pare

lolo

Dhe si gjithmone, zagaret e Berishes jane gati te pertypin cdo lloj muti qe u hedh ne goje. Me e bukura eshte se edhe e kane lene shtetin ne dore te injoranteve te paafte, njeri me dangalle se tjetri, prandaj dhe japin argumente kalamajsh. 

Kriterin e mamit te vet ka zbatuar Bode. Tha "keshtu na thane keshilltaret, keshtu beme". E pranoi qe e ka dhjere, ndaj pertype vete, byrazer, e te befte mire. Minister qe ia hedh fajin keshilltarit. Ne vend ta shiste licensen per aq sa mund t'i shkonte cmimi, me dhjetera miliona euro, e mbajti me 3.5 milione, duke thene qe s'do leke, nderkohe qe po kerkon 100 milione euro kredi qe do t'i paguajme ne. 

Jane me te vertet te lezetshem. Del Bode bideja ne konference dhe deklaron pa teklif qe ne nuk e lame lotarine monopol te shtetit se nuk besojme tek shteti se ai mund te korruptohet. Thene kjo nga nje eksponent i shtetit

Por ironia vazhdon me faktin qe te njejten aset ja kane shitur nje kompanie qe ne vendin e vet eshte shteterore, kompanise Austriake.

Dhe te mendosh se kete loqen e mbajne si nje nga zerat me peshe ne Pd qe sherben si sistem aklarmi kur e dhjet Berisha. Keta jane bir Selmani nenes ke te qac me pare.

Haha, bode tha qe nuk do te fitojme vetem 10% te fitimeve, por ngaqe kompania do t'u ktheje shqiptareve 50% te fitimit ne forme cmimesh lotarie, i bie me shume. idiot! E thote per budallenjte. 50% qe jepet si cmim nuk hyn te fitimet, ai dihet. Sa gomar! Nderkohe qe nga 50% tjeter qe mbetet, qe eshte fitimi, bode do te marre 10%, nderkohe qe i gjithe 50% mund t'i shkoje po shqiptareve, nese e menaxhon shteti. Argumente kalamajsh. Mjere ne kujt ia kemi lene ne dore financat, nje kokeqypi me nivel inteligjence per ne tetevjecare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).