Para disa ditësh udhëtoja me disa turistë britanikë për në Jug të Shqipërisë. Mu ku ndahet rruga kryesore në të dalë të Fierit, ku i ngjitesh të përpjetës për në Ballsh, mikrobusi ynë ngadalësoi shpejtësinë për disa çaste dhe papritmas dëgjova një ulërimë.

Një prej grave britanike po tregonte diçka me dorë dhe u thoshte të tjerëve “O Zot paskemi ardhur në Mesjetë”. Duke ndjekur shikimin e çmeritur të anglezes së shkretë dhe fytyrat e ngrira të bashkëudhëtarëve të saj pashë nga dritarja një skenë të llahtarshme. Një pamje e denjë për të kuptuar se thirrja e saj për mesjetën nuk paskësh qenë ekzagjerim i snobizmit britanik. Dy shqipo të zonës me kanatiere të lyer me gjak dhe shapka plastike në këmbë po qëllonin me një hanxhar te madh qafen e një lope të zezë, e cila ulërinte me të madhe teksa gjaku i shpërndahej çurk në xhade. Lopa, e cila mesa duket nuk kishte ngordhur akoma, përpëlitej nën goditjet e xhelatit shqiptar, i cili kishte përzgjedhur këtë vend publik mu në mes të rrugës kombëtare për të llahtarisur dynjanë. Thertorja e improvizuar në një lavazh makinash ishte vetëm disa metra nga rruga, dhe lopën që përpëlitej shqipot tanë krenarë e mbërthyen për këmbësh duke e varur në një çengel ku po ashtu ishte varur një dele, e cila duhej të ishte ekzekutuar para pak çastesh. Pasi e varën lopën ende të gjallë, njëri prej kasapëve la hanxharin, fshiu duart e gjakosura në pantallona dhe me një thike të gjatë i çau barkun lopës tejpërtej duke i nxjerrë rropullitë me duar. E gjitha kjo skenë publike në sytë e llahtarisur të udhëtarëve britanikë, të cilët duhet të kishin parë spotin e Ylli Pangos në CNN për Shqipërinë turistike. Lopës së varur në çengel i bëra disa foto dhe vazhduam rrugën në qetësi të plotë. Nuk kisha se çfarë të thoja dhe mendova se do ishte mire të mos flisja më për kulturën e lashtë të bashkëkombasve të mi, të cilët mezi po presin të bëhen anëtarë të denjë të komunitetit evropian.

Nga Auron Tare

marrë nga O Zot, paskam ardhur në Mesjetë | Gazeta Tema

231 Komente

Me u 10 (pa të) se qeshuri.

Shyqyr qe mesoi anglezka qe lopet "pellasin" kur i therrin, ju befte "nightmare" ishalla... Mbase kujtonte se lopa ne thertore shkon vullnetare...

Edhe kete kane mangut shqiptaret, manierizmat...

Mos po e benin kurban per presidentin e ri, se u hap kjo moda e kurbaneve tanii...

Perderisa per kryetar bashkie behet kurban dashi, per president i bie te jete te pakten dem.

Ku merr vesh anglezka nga jeta...

Rono,i dergove ti tek Lopa keta Turistet Angleze,apo erdhi Lopa tek juve,ee se kane dale llafe per ca spiuna Inglize qe vishen gjasme si Turiste,kot o kot po te them,kushedi te mbushet dhe ty mendja nje dite te behesh President.

Thuji anglezes, qe shumica e shqiptareve do ndiheshin me keq se ajo, sikur te shihnin nga anet e saj, dy meshkuj duke i bere llape njeri tjetrit...

 

Shqiptaret e therin kafshen me menyren islamike, pra me prerje te aortes se fytit dhe me heqjen e gjithe gjakut. Vjen kjo tashi dhe do qe t'ia fusim me piston ajri kokes... NO COUNTRY FOR OLD LADIES, lady.

Ashtu te lumte! Veçse menyra nuk eshte islamike. Ka edhe ca me te hershem. Ndersa aorta eshte arteria me e madhe qe del nga barkushja e majte, po s'di ne shkon deri ne fyt, po edhe mbase...

 

Ne fakt keni te drejte! Aorta, sikunder edhe tek njeriu, del nga barkushja e majte dhe ka si funksion shperndarjen e gjakut te oksigjenuar ne te gjithe trupin. Pothuajse menjehere ajo harkohet duke u drejtuar poshte drejt zgavres se kraharorit dhe me pas drejt barkut e gjymtyreve "te poshtme", apo te prapme, ne kete rast.

Ato, apo ate, qe Fakiri, me siper e quan aortat e gurmazit, nuk jane vecse degezimet "e siperme" te aortes... qe une ne shqip, jo vetem per fajin tim, nuk e di se si emerohen.

Ajku, duke menduar se ju keni nje moshe te caktuar dhe duke qene se keto gjera rralle hasen ne jete (kjo puna e te mesuarit se nga del dhe cfare eshte aorta* ) atehere me siguri qe e keni mesuar ne shkolle, mbase ne lenden e biologjise. 

Ju admiroj per faktin se e mbani mend! 

---

*mos duhet te shkruhet me te madhe?

Te falenderoj, por djalin siper mos ma sha, se ai ish shkaku pse m'u kujtua e pse u shkrua me tutje. Do e kete ngaterruar emri AurOn TAre smiley

Po le o burr i dheut, se dhe Shqiperia deng me pederaste eshte... Ndoshta s'ka sa ka Anglia, por it has its fair share of them. - a great deal, that is.

Edhe Anglezet ja heqin gjakun duke i prere aorten. - pasi ja rrasin me prod, nganjehere nga mbrapa, nganjehere ne koke.

Edhe ketu ne Angli rripen lopet ende te gjalla. I kam pare vete ne televizor bile. Demek emision informativ, ne thertore me nje dhome me xhama per vizitoret...

Po leje cfare thote Auroni. Deshtojne shume veta duke mashtruar veten ne kete bote o la. Ai ka dhe pak delir per kulturen "perendimore", edhe pse vete nuk e njeh hic aq sa kujton ai.

everyone can see something bright. dhe kjo ceshtja e ngritur ketu, shume ndricuese nuk eshte.

une si shqiptar mund t'u kthehem shumices se peshqve qe "paskeni shkuar per lesh", por ne cilesine e nje personi qe "shock-ohem" kulturalisht nga shfaqje te tilla ne publik, nga nje pjesetar i kombit tim (kaq i prapambetur!!!), ne cilesine e nje personi te tille? - nuk do u isha drejtuar peshqve ashtu. smiley

 "...lopën që përpëlitej shqipot tanë krenarë e mbërthyen për këmbësh duke e varur në një çenge..."

 Autori, kësaj shprehjes "shqipot tanë krenarë", t'i bëjë një majë me biçakun që i jati i ka sjellë nga Golëmi i Kurveleshit (krahinë nga jam dhe vetë), dhe të krruajë sumën e tij me sarkazmën e trashë. Edhe gjërat më banale i sjellin si shkrime të sojme, të cilat më pas, për ta ndyrë edhe më racën nga vijnë, peshku i poston për tërë komunitetin, duke u argëtuar kështu me prapambetjen e tyre. Kjo u jep kënaqësi dhe kështu shtyjnë kohën deri sa të fillojnë ndeshjet e europianit. Unë pështyj mbi këto shkrime.

Petro

Keto jan budallalleqe. Ndodhin ngaqe ne i japim te huajve nje rendesi qe nuk e meritojne, sepse nuk jan as intelektualisht as kulturalisht me lart se shqiptaret. Ne fund te fundit nje mik qe sillet ne menyre te tille ne nje vend aq mikprites sa Shqiperia duhet ti vij turp e te mos shkel me kembe ne vendin tone. Anglezet ne pergjithesi kan nje mentalitet te tille, qe nuk te repektojne po nuk ju thyeve turinjte. Mund te jete edhe i drejte si qendrim, sepse respeki fitohet. Keta i nxine jeten kombit irlandez per shekuj te tere, deri aty sa nuk i konsideronin shkencerisht njerez te evoluar sa restua e races njerezore, dhe nuk filluan ti respektojne si njerez derisa irlandezet vendosen t'ju thyejne turinjte. Prandaj edhe ne do te fillojne te na respektojne kur te fillojme te kemi respekt per veten dhe te vleresojme veten tone, me te mirat dhe te keqijat, dhe kur te mos ja leme hakun askujt. Kur kemi qene popull qe nuk na shkelte kush ne kallo na kan respektuar peandorite me te medha te njerezimit. 

peshty sa te dush mer plak po fakti mbetet qe te tilla ndodhi jane turp per kedo qe i sheh e i degjon

Romak! Turp...?! Për çfarë, se Tare dhe anglezët kanë parë një budalla në rrugën e Ballshit, një pisanjos, një mesjetar, apo ç'të duash ti me Taren ta quani? Sa ka lidhje ai Kanadezi që u poston gjymtyra njërzore ministrive Kanadeze, me kanadezët, aq ka lidhje edhe veprimi i "kasapit" Shqiptar me mua e me këdo tjetër prej nesh. Si duket pështyma për artikullin nuk mjafton, por edhe duhet urinuar.

Te ishte vetem nje budalla pisanjos...Kjo skena eshte pjese normale e pejsazhit shqiptar, kjo dihet nga te gjithe. por me e keqja eshte se nga shumica "kjo tradite" kasapane" neper rruge cilesohet si pjese e kultures sone..

Kam pasur nje rast une ne wembley te londres kur e kam gjetur veten ne pjesen e siperme te autobusit me nje bande te armatosur rreth 15-20 vetash me thika, qe nuk lane sedilje pa shqyer me thika duke qeshur.... Mua nuk me bene gje, por di qe ne londer therren njerez rrugeve perdite ne sy te kalimtareve te rastit. Nje te ri para ca kohesh e therren ne mes te shoping centre duke i ngul nja 15 thika.

Kurse kjo e lopes ne Shqiperi eshte ceshtje kulturore, kafsha qe do haet do therret, ske c'i ben.... Por edhe vendi eshte shume  papershtatshem.

Auroni kete te mesjetes e paska bere rruge, dhe gjithomne me britanike te skandalizuar e paska. U be bajat ky muhabet. Le qe te gjith me shkerdhatat e medias britanike dhe iteligjences ate pune kane, vijne ne Shqiperi dhe te cajne trapin thote mire Bradi me siper. Po ju a dhjesin te gjith anembane botes, kan ngel merren vetem me Shqiperine, kan 15 vjet, lane koqe e namit.

@1oora! Kuptohet se, kur një londineze që s'ka parë e prekur kurrë, lopë jo e jo, por as pulë, mund të tromakset, por një Auron Tare, pinjoll trashëgimtar barinj dhish që nga katragjyshi, që e thernin, rripnin e vinin në hell për 10' një dhi të vjedhur, bën të lebetiturin e të tromaksurin për pasthirrmat e një anglezeje? Zot na ruaj!? Po pse, çdo i çmëndur që u del përpara, në rrugëtimet e tij të kasnecit të të huajve, do merret si individ përgjithësues për ne? Ai gazetari i Daily Telegraf, G.Gill, para 3-4 vjetësh në Tiranë, ndezi rrugës një cigare tek një shqiptar, i cili paskërkish puçrra në fytyrë. Pas disa ditësh, kronika e tij theksonte se "Shqiptarët janë të gjithë me puçrra të qelbëzuara në fytyrë". Mua më është dhënë mundësia të kem lëvizur në gjysmën e shteteve të Europës dhe më të shëmtuar se anglezët nuk më kanë zënë sytë. Dhëmbët e tyre, mos o zot. Me një fjalë, i marrin të keqen racës tonë, por dhe kasapve të prapambetur.

Auron Tarja qenka ftof ne tajare. U thuaj atyre lopave angleze qe te shohin mesjetaret qe kane si tifoze futbolli.

po Auroni cka qe habitet, se marr vesh.. ky vet organizon udhetime mesjetare me mushka.smiley mal me mal e koder me koder... mos i lodhni mushkat Rono se gjynah, jane kafshe te mira e punetore..smiley

p.s nuk besoj qe engleshat ishin nga ato familjet e fisme.smiley qe englendisen si derra duke gjuajtur dhelpra.smiley bile e quajne burreri te madhe qe 200 burra me 500 qen,perzene nje dhelper kemba kembes ne pyll.smiley

Nuk e di por mendoj qe Roni e ka blere vete Lopen,ka paguar ata dy katunaret qe ta rrjepin dhe ka derguar turistet Angleze tek vendi i Krimit, ku ta dime ne,mbase Turistet paguajne shume kur shohin gjak,mbase paguajne me shume se tre Lopa.

Sidomos po ishin nga ata turiste qe vijne ne Shqiperi me axhende..... ata qe te hapin barkun, vijne e pallohen mire ne Shqiperi me te ngrene e me te pire, kenaqen nga njerezit e mire aty, dhe kthehen ketej per te shkruajtur lloj lloj pislleqesh kunder nje vendi qe i pret me respekt.

Shenje e keqe,qekur ka filluar te merret me bunkere dhe lope roni spo me duket mire.

po qeveria po promovon turizmin plako. keto jane detajet e turizmit shqiptar. a po harrova ju ra edhe nje Statuje antike dje ne Apolloni Qeveriut. apo edhe kjo eshte problem per tu trajtuar se merzit shqipot nazemedhej?

I strehuan gjyshrit tan italianet,u shpetuan koken i mbajten me buk i percollen shendosh e mir pasi mbaroi lufta,si na e shperblyen italainet neve,?na mbyten ne det gra e femij ne koh paqeje.

Ky auroni shkrujti pr 2 te rinje nga fahatrat e delvines qe thyenin bunker (ne zon arkilogj)u ngrit policia i kalbi brenda,shkrojti me von per 1 te ri qe ben show me arushe ne bulevard ne sr. E hengri dhe ai i shkreti. Thua kto jan problemet madhore te shoqeris tone?!.

Ore, se harrova fare. Mos e shani, se neser pasneser na e bejne president kete. smiley

"Nuk kisha se çfarë të thoja dhe mendova se do ishte mire të mos flisja më për kulturën e lashtë të bashkëkombasve të mi, të cilët mezi po presin të bëhen anëtarë të denjë të komunitetit evropian."

Kujdes bigudinen nr: 3

Auron Tare  ka te drejte. Eshte mesjetare te trajtosh kafshen ne menyre te tille para publikut, me thike ne dore dhe me gjak neper duar!. Publiku nuk eshte i gjithi njesoj si ai kasapi! Nuk ka qef te shikoj nje kafsh te therur dhe nje kasap qe buzeqesh si idiot, i vret syte i shkakton turbullullire! Pra nuk mund te pretendohet qe njerzit te jene dakort me Kasapin, prandaj quhet mesjetare! Pak respekt per publikun o Kasap! 

Juve nuk ju ben pershtypje ?

Mos me thoni kjo eshte kultura jone! Kulturen e bejne njerzit. Jemi ne shekullin e 21! Kemi thene ushqimet nuk shiten ne toke, mishi peshku nuk duhet te shitet ne rruge, ne hale ne plera!  Duhet te kete higjen, etike dhe estetik prandaj quhemi njerez, PRANDAJ eshte mesjetare te shikosh pamje te tilla! 

 

  e bukur kjo po ska lidhje. me shkrimin . Pse qeshin ata e kupton ti ?smiley

Si s'ka lidhje? Patjeter qe ka lidhje. Cdo gje ka te beje me petkun mendor qe nje shoqeri i vesh vetvetes. Te siguroj qe nje anglez, me pakez "stervitje", do ndihej me i gjalle, me NJERI ne Shqiperi, sesa ne Angli. smiley

.. ne angli anglezi ndjehet i shtypur, nuk eshte i lire, kete do thuash ti ?smiley

Dhe kete Auroni e kuptoi kur doli ne xhiro me turistet Angleze ?

Brad për hajër presidenti i ri -paskën dhënë  shpërblim të mirë më duket ?smiley

Detyra ndaj Atdheut nuk matet me shperblime por me kontribut dhe devotshmeri per realizimin e detyrave per te cilat Populli na ka ngarkuar.

Te gjitha praplliqet Auronit i ndodhin. Me siguri nuk do e kete vrare mendjen shume kur ka ngrene mish ne tryeze, ndoshta ka menduar se mishi ka qene sintetik apo lopa ose vici kane vrare veten. Gjithsesi ajo rruga per ne Ballsh eshte mesjete edhe pa i ndodh gje ndonje lope. 

Lopa ose vici mund te kene vrare veten smileysmileysmiley.......... Por edhe ne fjaline e fundit ke te drejte se helbete keta kasape ne rruge kombtare, diten per diell... smiley

kritika eshte pjeserisht e drejte.ajo qe s'me pelqen eshte kompleksi i ''ambasadoreve''.  me tha nje anglez, e ka shkruar nje gazete italiane,e tha nje drejtor konvikti ne bruksel.  zbardhuni pak se nuk u be kiameti

Fakt eshte se politika lokale (majte && djathte, shumica && pakice) ne shqiperi eshte nen zero. Asnje nga politikanet lokale nuk merr iniciative per te bere dicka po qe se nuk ka interesin e vet personal dashonore - fisnor.

Dhe po vazhduam keshtu nuk do te cuditem fare se ne vend te atyre lopve apo deleve te therura te varen njerez dhe kasapi te therrase "Hajde mish i fresket"  tingellon pak bizar por ky eshte realiteti me te cilin duhte te pajtohemi te gjithe

Bad luck mate smiley Kaloj shpesh ne ate rruge dhe skam pare asnje gje anormale per shum vjet.

Ashtu edhe une, dhe me pelqete ajo pjese... me ato kthesat qe vijne pas malores dhe ndonjehere edhe kryqezim me trenat e ndryshkur, aty afer!

 

Shumë vonë Auron ; "më mirë vonë se kurrë" qëndron dhe për kte rast.

e nuk kisha dyshim se shumica do ta gelltiste kete shfaqje rrugeve te shqiperise barbare do te shtoja. e shikoj nga pergjigjiet qe nuk jane fshataret e shkrete fajtor te kesaj situate por jane fshataret me kollare dhe me xhel.

te pranosh qe rrugeve kombetare te theresh kafshe, ne vende ku lan edhe makinen, te marresh mish nga ky tipi qe i qesh kameres me kembet ne gjak dhe rropulli kafshesh, duhet te jesh shqipo krenar.

 

 

Jo,nuk eshte ky halli,problemi qendron qe a ta shtine Anglezet ne mend ty kete gje apo ti kishe kaluar dhe here te tjera vetem dhe se kishe vene re kete fenomen.

pajtohem me Bradin por gjithmonë duke theksuar se "më mirë vonë se kurrë" .Thertoret rrugve janë gjëja që i bëjnë përshtypje fëmijve të mi më shumë dhe se papastërtia dhe plehrat e kudondodhur.

Une personalisht jam dakord qe dikush (si gjithnje jo une!) te ndermarre nje nisem dhe te nxjerrin apo te forcojne apo te rizbulojne ligjet mbi kontrollin dhe rregullimin e kesi lloj aktiviteti! 

Po besoj se drejtori per kontrollin e cilesise se ushqimeve kemi! Drejtori per kontrolle sanitare e gjera aty rrotull kemi... po pse nuk zbatohen?

po me sa kuptoj ti nuk i ndjek shkrimet e mia. une e kam trajtuar edhe nje here kete teme

Po kena pune mo Auron mos te te ngele hateri kot tani qe si ndjek shkrimet  e tuaja smiley ,atehere qe te jesh Roni qe ne njohim dhe qe kemi rrespekt here tjeter mos na merr per kalamoj kopeshti duke thene qe keshtu tha Inglizi,keshtu Francezi keshtu dhe Italiani,Rono m´vjen keq...........

Mesa di une bagetise se trashe i vihet thika prapa qafe qe ti ngulet ne tru te vogel.

Kjo therje si e bagetive te imta me duket e trilluar. Leqe ku ka rob zoti qe mban dot lopen, mezi mbahet dashi.

goditet në kokë fillimisht, me vare, që të trulloset. Nuk therret në këmbë. 

Shume e vertete. Dashi dhe cjapi therren pa u goditur me pare, sepse presupozohet qe burri mund ta mbaje dashin qe mos i ike. Te te ikte nga duart kafsha qe po therje ishte turp i madh. Derr e siper goditej me cekic druei ne balle qe te mos levizte dhe pastaj therej. Ndersa kali dhe qeni i shtepise, kur u vinte koha per ti vrare, i vrisnin me plumb ne balle per respekt.

Kur isha e vogel me kujtohet nje skene kur i zoti i kalit nje kusheriri yne vrau me pistolete kalin ne koke, e vrau per arsye sepse kali kishte qene i lidhur dhe kishte dashur te kapercente nje gardh me hekura me koka si bajonete.. Kishte ngelur kali aty mes hekurave qe i kishin hyre ne bark..Nje skene e llahtarshme..Komplet barku i ishte care sa zorret i kishin dale pothuajse perjashta.. Ne te vegjelit qanim se na vinte keq per kalin..Pastaj burrat vendosen qe ta vrisnin me pistolete..smiley

Me varre goditet derri, nuk di per kaun apo lopen qe peshojne nga 5-6 kuintale, po viçi e meshtjerra shtrihen perdhe dhe kasapi me nje goditje teknike me majen e thikes e ngul tek gropa e qafes, ku bashkohet qafa me koken. Normalisht viçi ngordh ne vend.

Nje qe nuk eshte kasap nuk e ther dot kurre.

O bradland

 

ti duhet te me kuptosh. flasim per turizem. nuk mund te besh turizem duke lemerisur dynjane. nuk ka rendesi kush e tha. vajza ime kur i shikon keto kafshe te varura anes rruges nuk e ze gjumi. po une e shkruaj se e di qe nuk i ben njeri pershtypje. po flasim per turizem.  pa une e di qe shqipot tane keshtu kane per ti ther bagetite po jo ne rruge o zoteri se nuk eshte mesjete. kete po te them nuk po te bej moral

Ndrrerroje atehere se e ke tek " Acarim Nervash " dhe jo tek " Turizem ".

Brado, qekurse zgjodhet president me mesteqe, sikur keni fillu me e trash pak zonin. Pse kshu daku?

Nuk e kuptoj se pse peshqit qenkan indinjuar qe Auroni qenka indinjuar nga menyra si e kane vrare lopen e shkrete. Sikur une te kisha qene me vajzen time p.sh ne autobuz, dhe ajo te kishte pare kete skene, mbase do i kishte rene te fiket. Kuptohet, Kanadaja, borgjezia, gjaku i shprishur etj, megjithate desha te kujtoj dicka. Gjyshja ime rafmet paste nuk e linte kurre time me qe te therte pulen, se i thoshte qe te dridhen duart dhe ia nxjerr shpirtin me dhembje. E mbaj mend si tani njehere qe ime me u perpoq te therte nje pule, e pula qe i iku nga duart e qe ashtu me koken gjysem te prere fluturonte neper banjon e vogel duke lyer muret me gjak, ndersa gjyshja qe mallkonte dreqin e te birin. Mbaj mend edhe nje komshi ne kat te pare te pallatit ku banoja qe kur kishte per te therrur ndonje qingj, dilte dhe mprihte thiken me ore, qe te t'ia merrte shpirtin deles ne sekond, se ishte gjynah. Dhe kjo tradita e profesionalizmit ne therje dhe e "gjynahut" per ta therrur gjene me thike te pamprehur mire shkon edhe me thelle se mesjeta. Eedhe ne fshat ku presupozohet se cdo njeri qe ka nje thike dhe mund ta there lopen ne mes te oborrit, fshataret e conin gjene e gjalle te kasapi i fshatit, qe zakonisht ishte cobani, ose ndokush qe e kisht "doren e shpejte e te lehte". Dhe ketij i takonte te merrte nje cope nga mishi i therur.

Por tani, te zene me pune madhore si zgjedhja e presidentit konsesual apo duke bere iBujqesi ne iPad, fshatari modern nuk ka kohe per te tilla delikacira...

edhe gjyshja ime njësoj. smiley le që qante sa herë duhej therrur ndonjë dele, por e kishte merak kur i dilte shpirti. e porosiste kasapin shumë herë. aman, merrja shpirtin butë. 

eh kujtime kujtime... gjyshja mbante dikur një sheleg të vogël të bardhë, që i kishte vdekur e jëma, kur e kishte bërë, gjatë dimrit. flinte afër vatrës shelegu, mëkohej me biberon, dhe e ndiqte gjithnjë nga pas. Kur u rrit pastaj e bë dele, vinte e para tek dera e shtëpisë. Kur i rrit dhe i mban vetë, të vjen keq si për njerëz më pas. 

Nejse, kjo puna e turizmit nuk mund te anashkalohet lehte. Normal qe ka konflikt, ka rob qe mbahen me turizmin, ka qe mbahen me lopen.
Qi ka te drejte Auroni ka. Qi ka te drejte ai zotnia me lopen ka. Qi ka te drejte ajo zojusha e hillarizume ka. Te drejte kane dhe komentusat e nderum qi sja ben syri terr, po te drejte kane edhe ata qe u njomet qerpiku.
Jete e cuditshme. Ca rrojne gjate, ca gjone, ca ia presin shkurt e ca bejne sikur. Aventure o'

Te luftojme liberalizmin por pa harruar (nga ana tjeter) konservatorizmin.

Situate hëm/hëm do e kishte qujt inglizi.

Shkenca ka provuar qe mishi i stresuar mbart vlera negative dhe i demtohen nutrientet.

Ne po e hame stresin me grushta he burre, ti po thojke mishin. Si i tha ai asaj kosovares qe po piqte mish? Mish piqke a? Dhe kjo qe i tha: Piqke me q si qekiqi apo me c...

Leje se u natarrova.

S'është për t'u krenuar që therrin lopët rrugëve. Por dhe sa për të vënë në dyshim krenarinë kombëtare, nuk është. Shkrim i tepruar, po jo pa vend. Fenomeni është i shëmtuar. Po nuk është kjo që nuk na lë të shkojmë në Europë. 

ore sa gjera ta prishin pamjen pa shku te lopa e therrur, ehuuu. 

ka me shume se te kesh birishen kryeminister  lol

TAmam këtu ka dash me dalë Auroni me shkrimin e vet. 

dmth e ka bo shkrimin me godit salen ??? ca ka ketu per te mos e morr vesh ?  kjo dihet boterisht.

sa per turizmin shko bo i xhiro neper rruge me makine, lere qe duhet me qen pilot i formula 1 me pa net 10 pasqyrat njeheresh se te hudhen me noi kanal ose trafik ndares po shif i her ca peisazhi tmerrues ke neper rruge,  

objekte qe zgjatohen pa fund, lokale, bare, restorante, hotele , shitje hekuri, cimento, materialesh ndertimin, plllakash, varreza makinash, shtepi te shemtuara, gjene edhe noi thertore gicash ketej nga laci lezha, po e gjitha rruga te shpifet se ke frike mos shtyp noi rob apo mos te godet nejri dhe et ve ne rrezik jeten , ketu eshte shemti e gjalle  gjate gjithe rruges s'ia vlen fare me u morr me nje lope qe therret n'mes te rruges

lere pastaj kur mberrin ne destinacion  ne hotel per pushime, te sheh pronari sikur do me te rrjep te gjalle, fjala e pare : Leket!!! fjale e dyte , jo nuk ka po deshe rri po deshe ik. 

shko boj i xhiro masanej fol , ene lene salen menjane ai me gjithe mend eshte i shpifet si pamje ene si sjellje po keto me siper si ka bo ai keto jane rezultate i katunarllikut, gangsterllikut, injorantllikut te shqiptareve ne te kater cepat e vendit nga konispoli ne velipoje qe dine vetem per te zaptuar, grabitur  dhe ngritur carqe ku te bien turistet me idene na jep leket tiu japin "tim kacurrelsin"  ske nje pellembe plazh nga veriu ne jug ku ti mund ta shijosh detin, pushimet pa ta ca trapin pronari, restoranti, parkimi i makines, hoteli apo dhoma, cmimet, sherbimi ordiner, cadra ngjitur etj, jena bo me i bo pushimet n'shkretetire 

kshu qe sala vetem se i perket ketij imazhi pra eshte pjese integrale e kesaj felliqesire albanistani 

Sa shqiptare qe jeni per Zotin, i ruani me fanatizem traditat..smiley

Ne ketej per te pare nje gomare apo nje lope paguajme leshte e kokes.

I shohin femijet kafshet sikur po shohin Ufot. Pale te kaloje ndonje qen apo mace ia mbathin me te katra..Kurse brezi yne eshte rritur mes pulave, mes rosave. Biles prisnim tek koteci sa te bente pula vezen qe te hanim dreken..

Me vrap vinim tek gjyshja duke bertitur.. e polli nena e polli vezen..Pale kur pillte lopa aty pinc gjersa te ngrihej vici ne kembe..smiley

smiley Po larg qofte ate dite pula te mos e pillte vezen ?

Po gjyshja na kishte mesuar edhe nje marifet tjeter qe besoj se e dine gjithe shqiptaret, qe te ishim te sigurt do e pillte apo jo? smiley

Ca kafshe me siper na u tallen me habine qe shprehen perendimoret per gjendjen mesjetare te shqipetareve. Po sigurisht, kjo e verteton akoma me shume se ne menderisht dhe psikologjikisht jemi ne epoken e mesjetes. Biles po ti pyesesh keto kafshe "made in albania" se si do te ndiheshit nese kete skene do ta shikonin femijet tuaj, me siguri qe do te ngazelleheshin dhe do te thonin se keshtu ata/ato burrerohen. 

Po budallenj Anglezet..nuk dine se ç'eshte lopa..ja e mesuan,edhe si therret,po ashtu mesuan edhe se çfare eshte mishi i fresket...Jam i sigurte se ashtu i nxjerr ne pah ne ane te rruges,mes pluhrit e aromes se kendshme te naftes se makinave,mes mizave e plehrave ..ai mish ka cilesi te jashtzakonshme..vraponi njerez..mish i fresket!!

.. njerzit duhet te jene ne  nje mendje, qe kafshet nuk duhet te therren masakrohen  ne syte e publikut, ne ambiente publike! Ka njerez qe i duan kafshet sic duhet njeriu! Ky eshte thelbi! Respekt per publikun tjeter qe i do kafshet dhe i trajton si qenie te pafajshme njesoj si njeriu! Injorimi i kesaj pjese eshte mesjetare! Pik. Ndryshoni mentalitetin o njerez, ne cdo aspekt edhe ne trajtimin e kafsheve ky eshte dhe mesazhi!

1) Vrasja e kafsheve duhet te behet ne nje menyre te tille qe te minimizoje vuajtjen. Kush o gjahtar ketu ne peshk besoj e kupto kete.

2) Larg rrugeve nacionale se na cmenet; aty ku shef mal me plera shef edhe derrin tu honger mbetje, shef edhe kasapin qe pret ti afrohet derri e te te shesi thi te fresket...

 

Hej po kur presim pemet a kemi naj zakon ne shqiptaret, se kan ardhe kto robt e po mpresin do peme te larta shum, e tashi po kam frik mos bi ndesh me noj tradite.
Po mu dhimbkan..

Nuk ka ligj, daje. Pre ca dhe sa te dush dhe kur te vjen lumi ne oboor apo orteku ne cati, kerkoi demshperblim qeveriut. E duam Shkodren si gjithe Venecia.

Po kercet sharra PF, o none o none.
Krymi, krymi do na haje te gjithve smiley

Mire anglezka qe vjen nga "shkretetira e reales" e nuk mund ta perjetoje dot realitetin pervecse si barbarizem mesjetar, turiste ne kerkim te ekzotikes me kusht qe mbi ekzotiken te ndihet modernisht superiore, por Auron Tare nuk e kuptoj pse I jep ze. A thua teknologjia e therjes ne seri, larg syve te konsumatorit, eshte ajo cka percakton progresin e nje vendi. 

A thua teknologjia e therjes ne seri, larg syve te konsumatorit, eshte ajo cka percakton progresin e nje vendi.

 

Sigurisht që e përcakton. Është çështje skrupujsh. Gjërat e "turpit", bëhen fshehur. Therrja, nevojat personale, etj. Sipas Biblës, Eva dhe Adami, gjënë e parë që mësuan ishte turpi, ndrojtja. 

Nuk eshte ceshtje skrupujsh por hipokrizie. Gjithe ai turizem ne Britani te Madhe qe vjen verdalle familjes mbreterore nuk eshte pa lidhje me praktikat e gjuetise se dhelprave, praktike e peshtire barbare, dhe nuk eshte as pa lidhje me mishin e gjahut qe shijohet neper lokale e bistro neper high street. Etiketen e anglezes dhe te Auronit mund ta kuptoj nga perspektiva vegjetariane, por nga perspektiva e nje turizmi karnivor, qe meton njekohesisht te evitoje pamjen e gjakut, me duket si ajo kerkesa fodulle e anglezit qe "wants his cake and to eat it, too."

Nuk e kuptoj pse kaq difensiv. Ka gjithmone vend per permirsim, rafinim etj. Une jam i vetmi ne familjen time qe "kam zemer" e qe di te ther e te rrjep cte te vije ty ne menje. Kjo nuk do te thote se te tjeret jane vegjetariane. Thjesht icik me shume rregull, pasterti ne etikete.

Mbrojtja agresive eshte gjithmone e provokuar. Dakord jam me higjenen, te cilen Auroni e permend vetem sa per te lare gojen, por kam frike se artikulli eshte shkruar nga nje perspektive hyper-higjene. Normat perendimore vuajne aq shume nga realizmi kur iu impozohen periferive si Shqiperia, ndonjehere, si dhe ne rastin e ketij artikulli, dhe pranohen aq llokum, sa qe mbrojtja agresive behet e pamundur. I'm just trying to level the field. Privilegjin e kritikes nga pozicioni superior I vezhguesit nuk e ka vetem turisti apo ciceroni i strukturave arkeologjike. Keta madje edhe vuajne nga nje shkretim I syrit ndonjehere, aq sa edhe u liget me shume se cduhet nga pamja e gjakut. Perkundrazi, jam shume dakord me disa komentues qe Kane vene re se turizmi nuk duhet te ishte fare subjekt I ketij fenomeni, qe besoj se ka vend per permiresim.

te kuptoj. Nga ana tjeter i lutem Auronit mos ti coje turistet per plazh anej ciper nga shengjini pshemull qe ne mos te merremi me pjesen e dyte te ketij tregimi. M'rruge nacionale, drejt Shkoderloces, atje ku ka ngrit Jozeficka fabriken, 100 metra para shef nje seri tabelash, te furcosme me boje blu kuptohet, ku mun te lexosh, "Mish derri zgare" " Thi i fresket" etj etj... Mu ne cep te ketij kryqezimi zakonisht shef i mal me plena, nder te cilat zakonisht rremojne gezushem plot dosa e gica. Brenda 100 metrave, ne drejtim te lindjes, bohet edhe therja (open air theater type) e gatimi n'lokal i ketij komuniteti thiu. 

I nerum Auron ...Fundi ishte me i pershtatshem ..Mirseerdhet ne Albani .Po qe per Turizem ma do mendja skena te tilla jane SHUME SHUME Fitmimprurese . Ne se anove nga trashegimia Kulturore se cfare ka ndodhur qe nga ...krismat prapa ferrave ...ke te drejte .eshte Rikthyer Shqiperia nja njeqind vjet Prapa. Gjithsesi edhe Rezervatet me Injorance por jo me INJORANTE kane vlera ...... z.Pjer , tek Vizionet , ka nje kapitull te ter mbi vlefshmerine e perdorimit te shumeaneshem te cilesive te shqipove , si asset i Ralle ne shtimin e te ardhurave nga Turizmi .Ketu perfshihen dhe raste tetilla ! Po te marresh kontakt me kete Liber ndoshta dhe shkrimi do te ishte orientuar ne disa Plane si me afer Realitetit smiley

Nje rast psh ...I ndjeri Shtraus mori pjese ne nje THERJE , Rrjepje e Pjekjee te tille me shume kenaqesi smiley

Persh ...

Une gjithmone, kur lexoj keshtu shkrimesh "ua mami si qenka Abenja", vras mendjen: Keta turiste kaq aventuriere qe vijne ne Shqiperi -ekuivalenti im sikur te shkoja ne Pakistan fjala vjen, keta turiste, nuk kane qene ne vende te tjera jashte BE-se? 

Mjafton te marresh aeroplanin 2-3 ore nga NYC dhe shikon gjera te tilla. Shikon, dhe me thone te drejten, e kthen i cike koken dielli se mos po t'kap  errsina neper rrethina. 

Ne Shqiperi vetem zemer-pula dhe te pagjezdisur vinkan o mik? Nga ata qe as gojen nuk e mbajne mbyllur?

Ne fakt, kjo, e folura pa pushim c'ti vije ne koke, komente lenduese per te panjohurit,  jane karakteristike e anglezeve!  smiley

 

???

Si muhabet tavoline duket, se kuptova pse ju dedikua nje shkrim.

Si dhe anglezet, bile nga ata te rangut te aristokracise, kane therrur NJEREZ ne ish kolonite e tyre. Civilizimi i Anglo-Saksone-Protestanteve eshte nje cipe e hedhur siper; perbrenda jane me te eger se ne.

Mund te debatojme ketu gjithe diten per primitivizmin tone ne njeren ane dhe ekstremet e snobizmit ne anen tjeter(britaniket). Keta besojne se copa e mishit thjesht prodhohet ne supermarket,..keshtu e paketuar bukur, me pershkrimet kalorike dhe nuk ka asnje lidhje me lopen,vicin apo derrin...Por une dua te merrem ca me kete zakonin tone te sperkatjes se gjakut ne publik...

Dihet qe ne asnje vend ne Evrope nuk mund te gjesh thertore publike keshtu ne mes te rrugeve nacjonale..Dihet qe ne asnje vend ne Evrope nuk ben vaki te sperkaten shkallet e bashkise se kryeqytetit me gjak bagetish thjeshte per ti te ndjellur mbaresi. Keto u perkasin tragjedive Homeriko/Eskiliane. Edhe Vollfarth si nje mbrojtes i zellshem te drejtave te kafshevei shpelau ato llomket e dashit me ca Birre Korce dhe fshiu lyren me mengen e kostumit....Sic e do zakoni vendas...Me pas u pershendet me kryetarin e tribuse se Tiranes dhe ju raportoi "te civilizuarve" per dreken e frytshme me vendasit..

Ne rast se ti po don ta cosh muhabetin ne drejtim politik eshte pune tjeter. Nuk dua te merrem me ate teme tani.

Por ne rast se po flasim per zakonin e sperkatjes se nje ndertese me gjak... kjo eshte tradite thellesisht fetare, ka te beje me simbolike shpirterore, dhe nuk shoh se pse duhet te t'u duket vetja primitive atyre qe e kane ende kete zakon, ne zona te caktuara apo te ushtruar nga disa individe, jo nga te gjithe shqiptaret kuptohet. As nuk e kuptoj se pse nuk duhet nje i huaj si Vollfarthi te mos e respektoje kete tradite. A mund te ma shpjegosh? Edhe njehere, vetem nese nuk don ta shpiesh fjalen tek mospelqimi qe mund te kesh per Bashen e politikat e tij. Ajo eshte pune tjeter. Por e kam fjalen se cfare te keqe shikon ti, apo kushdo, me zakonin e te berit fli, ose sic i ka zgjedhur Rama ta titulloje librin e tij, me kurbanin?

Eh pra ketu doja te dilja une...kur ne sperkasim me gjak shkallet e godinave publike/qeveritare, ne mes te kryeqytetit "metropolitan" ;C'te presim neper autostrada,rruge apo fshatra?...

Ne fakt une e preka politikisht pro thelbi i problemit eshte teresisht shoqeror.

Po ka shume tradita fetare qe i perkasin prehistorise dhe koheve kur ju faleshim gureve ,detit dhe zjarrit....Edhe Abrahami u nis te flijonte te brin dhe gjithashtu dhe legjenda e Rozafes(e bazuar teresisht ne folkorin tone) shpjegon se flijimin njerezor...Ka shume zakone arkaike pagane qe i perkasin prehistorise por nuk do te thote kjo se duhet ti zbatojme dhe sot ne shekullin e 21.

Kot, muhabet po bejme: Une e kam percaktuar zakonin si "fetar", ndersa ti ke shkuar me tej dhe e ke karakterizuar si "arkaik pagan qe i perket prehistorise". (Ne paranteze desha te te them se une e familja ime nuk e praktikojme, ndaj ketu diskutimi eshte thjesht si parim). Nese eshte zakon fetar atehere nuk matet me evoluimin e shoqerise ne kohe. Pasi njerezit raportet me Zotin i kuptojne jashte formatit te kohes, d.m.th. hyjnia eshte e perjetshme dhe nese ai ka kerkuar njehere e nje kohe fli, atehere ai vazhdon t'i kerkoje.

Mesa kam kuptuar une se si funksionojne fete ne demokraci, pra edhe ne demokracine pernedimore te shek. 21 prej nga ne i marrim modelet, atyre nuk mund t'u imponohet modernizim i praktikave e riteve, perkundrazi jane te mbrojtura nga ligji i te drejtave te njeriut dhe nga shteti ne pergjithesi.

Problemi ne kete rast qe ke dhene ti ketu qendron ne fakt ne ate se kjo praktike eshte bere te shkallet e nje godine publike/qeveritare. Ajo godine i takon te gjithe votuesve, pra eshte publike simbolikisht, ndaj kryerja e nje riti tek i cili nje pjese e votuesve nuk besojne apo u duket e papranueshme, si p.sh. ata qe kane pikepamje si ty, atehere eshte shkelur parimi i laicitetit te shtetit. Me kete jam dakord. Ke te drejte.

Por ti e sheh me teper nga ana kulturore, pra si nje reagim ndaj asaj se si mund te hyjme ne boten e qyteteruar me keto praktika "arkaike" apo se si dukemi ne syte e te huajve (si Vollfarth). Me lejo te te kujtoj se ajo bote e qyteteruar ka segmente qe jane shume fetare e me shume influence, por respektohen plotesisht ne te drejtat e tyre ne demokraci. Kjo besoj vlen edhe per vendin ku flamuri yt thote se ti jeton. Pra suedezet fetare kane rite, apo jo? Kush e vendos se cfare eshte moderne e cfare jo? Apo do nisemi thjesh nga perceptimi, a therin kafshe ata apo jo? Keto jane tradita te feve te ndryshme. Se pastaj i bie qe myslymanet tane te konvertohen ne protestante sa per sy e faqe qe t'i pelqejme ne Evropes si popull. smiley

Nesje une e perceptoj si nje rit pagan..Ritet fetare te shoqerise sone i kane rrenjet ne paganizem duke theksuar ketu ritet fetare,vendet e shenjta,peligrinazhi i Baba Tomorrit,etj (ky eshte dhe shkaku i perhapjes te sektit semi-pagan, atij Bektashi)

Megjithate shoqerite dhe se bashku fete te cilat mbartin evolojne nder shekuj..Gjaku per mendimin tim eshte nje element makaber,arkaik shoqeror i cili tregon se nje shoqeri nuk ka mundur te civilizohet.

Tradita si sakrificat e kafsheve kan qene te perhapura anembane Evropes..Permendim ne mesjete Druidet Britanike te cilet sakrifikonin kafshe te ndryshme per zotet e natyres dhe me pas kalonin ne orgjira. Ka ende sot duide te cilet vazhdojne traditen por natyrisht pa sakrifice te kafsheve. Vikinget gjithmone perpara apo pas nje beteje sakrifikonin kafshe dhe lyenin fytyren me gjakun e kafsheve...Por keto rituale sot as qe mund ti imagjinosh, sepse i perkasin nje perjudhe arkaike dhe injorance. Ne radhe te pare sakrifikimi i kafsheve ne publik ndalohet me ligj dhe perfundon ne burg.

Megjithate une nuk dua te analizoj anen fetare por ate te civilizimit...Nuk jam kunder ritualeve fetare, nese i permbahen regullave humane te nje shoqeri te civilizuar(qe pertendojme te behemi)...Pra:te mos abuzimit me qenie te tjera te gjalla

Ok, me pelqeu kjo bisede. smiley Nderkohe mesa shoh ne te dy kemi dale pak jashte teme ketu. E qarte se flijimi (kurbani) si praktike bestytnie nuk justifikon aspak kete therje te bagetise ne ane te rruges qe po qorton artikulli. Keshtu qe po e mbyll e po u rikthehem te lexoj komentet e tjera. Tung.

Gjithashtu dhe mua smiley

Une kete rast e shoh si problem shoqeror qe i ka rrenjet tek organizimi,tregu,etj...Eshte dhe ajo tjetra qe ther tjetri lopen per reklame, per ata shoferet qe qarkullojne ne autostrade...Mish i fresket mer jahu

Tung.

I njejti reagim sederli ketu. Ne vend qe te merren me fenomenin dhe anen mizore te tij hidhen vertik tek anglezet tek keta barbone te evropes qe smund te na japin mend neve arianve. Asnjehere nuk ka nje veshtrim vetekritik, menjehere ndizen llambushkat vetembrojtese te sedres se rande shqiptare.

fajin e ka pushteti lokal, po atyre derrave qe jane ne pushtet lokal su ben pershtypje kjo skene makabre, ju duket mese normale se ashtu ka bere edhe gjyshi apo stergjyshi. ne vitin 2012 keto skena bejne per te vjelle cdo njeri normal, shqiptar apo te huaj.

PO mire o mesjetare te PPU-se, meqe i pakeni aq zet engleskat, lereni per nje moment ato dhe perfytyroni qe ju bashke me femijet e tuaj e shikoni ate skene nga makina juaj. A nuk eshte e tmershme kjo skene per nje femije? ? ? 

Me kujtohet ne klase te katert fillore, zysha kujdestare na dergoje eskursion tek kombinati i mishit ku krahas te tjerave vizituam edhe thertoren ku ekzekutoheshin derrat. Ishte dicka e tmershme tek shikoje derrat qe futeshin ne nje vend si arene, dhe ku nje punetor me nje tip dare gjigante me korent i trulloste ne koke, e pastaj ashtu te trullosur terhiqeshin zvarre i lidhnin nga nje zinxhir ne qafe dhe nepermjet nje elevatori i ngrinin lart dhe nepermjet nje konvejeri i drejtonin drejt nje hapesire tjeter. Aty, ne nje lartesi te themi ne 3 metra mbi dysheme, i hypeur mbi nje shkalle qendronte nje punetore tjeter me nje thike te gjate dhe te holle. Konvejeri i sillte nje e nga nje derrat e varur ne zinxhir te trullosur dhe ky qe ja zhyste thiken e mprehte ne pjesen e qafes poshte veshit dhe e terhiqte me sa fuqi kishte me poshte. Ne kete moment gjaku vershonte si uji ne nje tub te care dhe derdhej me cikla ne dyshemene me gjak te mpiksur.

Me kujtohet gjithashtu qe pas asaj ngjarje/vizite idiote nuk e kam ngrene sallamin per nja 3 apo 4 vite resht. Isha vetem 10 vjec! 

Tani lerini dokrrat jo po Auroni i nxorri ne shteg anglezet, jo po lopa do theret para se te hahet, jo po kshu jo po ashtu. Te theresh kafshet LIVE anash rruges se makines eshte horror e kaluar horrorit. Ky lloj makabriteti edhe kafshen vete e tmerron dhe jo me nje qenie njerezore. Po normal qe katnari koktrashe keshtu do e masakroje lopen derisa nje koktrashe tjeter shkon ta bleje ate mish te pluhurosur. Kta derra duhen izolu neper cmendina.

Filloi me nje arushe e vazhdon me nje kasap amator smiley Bukur. E kena Hume fare, LOL. Disa gjera qe me zune syte ajo " aorta gurmazore" me ka kenoqe [te qafa sic e dime te gjithe, kemi a. karotide, t'dyja anet] A.A.Gill shkruan tek The Times [rralle] dhe tek The Sunday Times [perjave] disa reportazhe [rralle] botohen aty kur eshte neper bote, ndersa tek suplementi Style [reviste] ben kritike Restorantesh, ku ai shkon dege me dege etj...cdo te Djele. Kur sgjindet m'pune...shkruhet A.A.Gill is Away [me pare behej me geoffrey bernard apo bernard levin, te dy te vdekur sot] dhe kjo e fundit eshte bere dhe liber. A.A.Gill e Shtypi Anglez dun i artikull te shpejt, sic do kisha qef me shkrujt dy fjale per Auron T. E meriton nje artikull te plote, por per arsye kohe...se di. Ndoshta do e bej nje here tjeter. Ose jo. Arsye replike jo-humane, te stepin, po ashtu dhe arsye peshku o pak si... jo vetem ka rrotacioni qe car shkruj zhduket per dy dite, [si e mos/ bo Nano i p**** apo teshtit Sala, ne NA ZE GRIPI!!! jemi cmendur pak-sinqerisht!!] po ashtu...ofendimet dhe te sharat pa shkak qe merr robi qe munohet, e jane temat ping-pong...qe te krijohet ideja e Sh. e Vorfen, ka vec dy probleme sot:

- politike x100

- president + Ajer.

nje shashke, nje provokim, nje emer i ri apo caredo te jete...me ka kriju pershtypjen qe Sala e Edi, lodhen me pak per presidentin se sa ne ketu. Jo se i click ato tema fare. Po hajt mo...Presidi o i rendesishem. SHUME. Varja ksaj pune. Forumi ka "mo pressing matters" ka i ane kuptohet, ta entertaim ket publik e ti japin arene boksi smiley Gud. Ska me. + Ska tjeter, vec Peshku o per Shq. ne bote ne Cdo fushe...kur punent bohen me default o " o rri o ik" car te boje robi si qe e merr molli per pak Shqypni, Eh.

Anyhow... Back tek tema... Nuk ke car ti shtosh Lirit apo Bames. E kane Nail me dy rreshta. Humanizmi, paraqitja, higjena etj.

---------------

Auron Tare Shqiptari Normal! Nese do shkruja per te, dhe as nuk e njof as si person, ftyre apo me gjate [jo sdu ta boj google fare] Ate meriton ai. Ka vec ket paralel per A.T. "Dritaret e Xhulianit" Dritaret e thyera, ne kohe kriminaliti-deshperimi etj. Duket krahasim i madh, e po ju futem thelle Xhuliani la kaq gra apo kete e ate [sic e kena zakon ne!! gjithmone!] apo Auroni duhet te kish pa gjo tjeter...e ket e ate...Atehere misery-ja, ska fund. Ndryshmi fillon ketu. ne New York apo Shqiperi e them me plot gojen megjithese krahasimi duket ka dy bote te ndryshme, levizja fillestare ka nje trajte. Highlight, ekspozo, sensibilizo, REVOLTOHU e bo pak Change. Auron Tare eshte Shqiptari Normal. Shqiptari qe i dhemb e madhja dhe e vogla e qe punon ne menyren e tij, me aq mundesi qe ka. Do kisha qef shume te zihem e ta telendis me "ide e revoltime" te tipit:  Pse Ronit i pelqen ngjyra Jeshile, Anglezes Bluja e mu Vishnje...po skam kot sot per kete pune!!

+ qe kena i president me zgjedhe, x LMAO!

5* >>> Problemi. e Auroni. Qe po thote vec kete [kshu e lexoj une] Cdo gjo progresive e ka nje fillim, te e vogla...

Incident diplomatik per nje lope, po sikur te ishte derr, ose politikan..

Ballkan Hesap!..po e themi ne turqisht smiley

Me kujtohet nje skene para disa vitesh ne Krete..Nje grup turistesh anglezet kishin rrethuar dhe po perpiqeshin te ndalonin nje plak i cili po behej gati te therte nje sheleg...Plaku i veshur ne te zeza, nga ato veshjet tradicjonale kretane filloi tju bertiste..Uksh! Uksh re coglanja! ...Nje ponar taverne aty perreth i cili fliste anglisht u fut ne mes dhe filloi te komunikonte ne rremuje..Keta anglezet na ishin te gjithe vegjetariane. Ne fund rane dakord qe tja blinin plakut shelegun. E blene, keshtu te gezuar shelegun keta anglezet me cmim te kripur..dhe plaku u fut brenda per pak minuta dhe doli me nje sheleg tjeter ne dore....Plaka e ka bere gati zjarrin! Ska perendi ta bleje kete te dytin se e kam te fundit

Per mu therja e kafsheve buze rruges apo poshte urave eshte mesjete. Dhe jo se u lebetiten ato angleskat a kushdo qofte po sepse eshte kunder cdo rregulli elementar sanitar dhe kunder arsyes se nje njeriu normal. Me thone te drejten sme rruhet shume as per ato "kasapet" me bark te madh e te piset, nese ata do e hanin vete ate qe thernin. Problemi per mu fillon te rregullat qe nuk zbatohen, e vazhdon me turmat e njerezve (te paditur) qe qahen dyerve te spitaleve kur i merr spira shalet. Koston e paguajne te gjithe taksapguesit. Pa fol per anen njerezore pastaj... 

A nuk u jargavit peshku para ca ditesh kur ato fatkeqet rane ne humnere? Po pra rane se dikush nuk zbatoi ligjin diku... e dikush tjeter mbylli nje sy e kshu me radhe.

Para ca kohesh nje autobus i tere me studente kosovare u helmua ne Tirane, nga sanduci thane. Nje vajze tjeter vdiq ne Vlore, nga akullorja. Sa njerez duhet te vdesin qe te tjeret te mesojne te zbatojne rregullat. Apo ci qi tomen. Rendesi ka qe te shofim politikanet qe dalin pas fatkeqesive dhe "manaxhojne" situaten.

Edhe ne lashtesi keshtu besoj therreshin lopet ,vecse ndryshonte materiali i ekzekutimit ne varesi te epokes.

Tani, nuk kemi faj ne, se Anglia ka ec shume para ,aq sa kane harruar qe mollet shkulen nga pemet ,jo nga vitrinat e dyqaneve .smiley

Sic e tha dhe dikush me lart ,sikur te calonte Shqiperi vetem te procesi barbar i ekzekutimit te lopeve e bagetise ne pergjithesi ,Mesjeten e risjelle  ne kohe nga keta fshatare nevojtare , do ta shikonim me kersherine e turistit te ardhur nga e ardhmja.smiley

PS:me siguri ka qene vegjetariane.smiley

Para dy vitesh, per krishtlindje(a vit i ri) pata nje bisede telefonike me nje mikun tim shqiptar atje...degjoheshin krisma..bam bum... Filluan fishekzjaret atje? e pyeta...Jo mor c'fishkzjare, me tha ai miku...Nxoren kallashet dhe filluan ritualin keta smiley

Pertej humorit anglez, eshte e tepert te kerkohet cjapi te kasapi e kasapi ne kasaphane?  

Shume e tepert.  Pse anglezet do na tregojne ku te therrim lopet.

Jo, po ai qoftexhiu i OSBE-se kishte vajt' per kontroll.

Ne mos gaboj, ne Shqiperi ekziston nje ligj dhe nje rregullore per therjen e kafsheve, mirpo se pse disa kasape nga mendja nuk e zbatojne, ketu duhen inspektoret e bashkive, komunave te levizin dhe tu vejne gjoba. 

Eh o Pjero...Ne mes te Tiranes kam pare skene te tille..Dyqan kasapi dhe e mori vicin tjetri...dhe e theri ne mes te lulishtes...

Si shpjegohet qe ne Shqiperine qe mbaj mend une nuk ka patur gjera te tilla? Diktatura ta kete patur fajin?

Por dhe sot, nje pensjonist ate mishin e lopes me sebepe dhe raste e ka ne pjate... smiley

Po ta zgjerosh pak konceptin, lope ka patur gjithmone.

Diktatura ne fakt ishte e organizuar dhe jo talebanizem dhe tribalizem si sot...Kishte kooperativa,...mishi seleksjonohej dhe therrej ne fabrikat e mishit sic e permendi dikush ate viziten ne klasen e 4 ne fabriken e mishit ne Tirane..

Ti po do me thene qe diktatura ishte e mire e ca jena kenaq atehere se ishim te organizuar. Kishim koperativa dhe rendimente te larta. Kurse sot kena talebanizem dhe tribalizem. Edhe koprativa s'kena. As kryetare koperativash, asgje si atehere. Po me sa me kujtohet s'kishim mish atehere. Me kane thene se ne fillim dyqanet e mishit quheshin kasap. Ja nderrun ja bene mish se kasap ishte fjale jo konforme me ideologjine. Me kane thene se ne fillim shkoje tek kasapi po gjeje mish. Nga vitet e fundit kur u i rane baterite sistemit, dmth diktatures, shkoje tek dyqani i mishit gjeje kasapin tu nejte se as miza s'kishte me vra. Po te kishe nje kasap mik ishte sa nje ciflig se mund te merrje ndonje gjysem kile me shume kur te vinte koha e tollonit. Ca s'na nigjojne veshet ... 

Te fola per organizim..Dhe diktatura kishte shtet me te organizuar se kjo Republika e Bananes qe ekziston sot...Ti do te thuash qe ka mish neper raftet e kasapeve sot?..Mish i cili nuk kontrollohet nga asnje lloj instance shteterore.Lope te ngordhura dhe ricikluara qe po helmojne popullsine..

Diktaturat gjithmon te organizuara jane; me mire mos fol se kjo dihet. Ai lloj organizimi s'i duhet as dreqit. Dua te them që dhe pa dashje nuk eshte mire te behen te tilla krahasime se nuk eshte mire. 

Sot eshte inekzistent "elementi shtet" dhe vendi eshte thjesht nje katrahure kaotike e paorganizuar....Ishim zeo ne diktature sot kemi vajtur  shume poshte minusit

ka nje skene thertoreje te kronike ne gur. flitet per kohen e italise ne fakt. interesante per tu lexuar.

Me eshte kujtuar kur shkova heren e fundit ne Tirane. Pata nje reagim te ngjashem, po jo nga thertorja, po thjesht nga 'markata e mishit' ajo e vjetra te pazari i ri ne Tirane. U futa une se doja te shikoja 'variantin autentik' te shitjes se mishit. OMG!!!!!

e di, e kam parasysh.

dikur, tregu "i gjese" ka qene nga rrapi i trishit. pazar tipik oriental, e njejta histori deri sa mund te binte vertet te fiket, over and over, pazari mbahej me lart nga shitesi, me poshte nga bleresi, dhe te dy fillonin te leshonin nga pak pe, derisa puqeshin me ne fund te cmimi. edhe fjalori ka qene i llojit te vet. Psh tre e pese dmth trenije e peseqind. Sa e mban, thuhej per sa kushton etj etj. Tani nuk ishte hic e rralle qe ne fundjave te shkohej atje dhe te blihej ndonje bageti e imet, ndonje qingj a kec dhe te therej ne oborret private nga prindi mashkull. Therja ishte nje teknike me vete, ku dallonte shume "fryrja: e lekures etj etj...

Ne kemi nje raport shume te vecante me mishin dhe gjithe ritualin e tij!

7 vjec, te nje shok i babit, nga ata shok per kok ushtrie, ne Cakran te Fierit, perballem me nje qingj rud te fryde me ajer... edhe sot e maj men zhurmen e lekures tek shqitej nga dhjami. Masanej ate "kape lekuren ketu e fute thiken aty, e shtyje nga jashte"

Ama, abolutisht te gjith ata qe njof personalisht e qe i kam pa nder vite te thernin, e rrespektonin gjene e gjalle. Kush e ferkonte si ti thosh me fal, e kush thosh ndonje fjale..

Ashtu eshte..ndersa ne Angli kafshet theren si te ishin gjera, rriten si gjera, dhe e gjithe jeta e tyre eshte nje biruce ku rriten me hormone e ushqim per kafshe qe perbehet nga mbeturinat e lopeve te tjera, dhe pastaj shkojne ne nje sistem te mekanizuar therjeje, ku mbyten nga gjaku i tyre e rripen ende te gjalla. E gjitha kjo behet ne menyre te fshehte, duke ia fshehur publikut, e prandaj anglezet e kane harruar se mishin vjen nga lopa. Kane bere ca anketa me femije ne boten perendimore, dhe shumica prej tyre thonin se mishi vjen nga supermarketet dhe nuk e kishin idene se vjen nga lopa.

...ndersa pula KFC, vjen nga veza ''kinder'',  bashke me nje dhurate natyrisht..smiley

 

mua me ka bere pershtypje gjithmone qe i thone tregu i gjese se gjalle..............gje e gjelle...pse pikerisht ky term:gje!!!!!

Po pse mishi ne Angli rritet neper peme o Auron? Kjo qe kane bere anglezet eshte hipokrizi e madhe. Eshte si te thuash qe nazistet qe vrisnin cifutet me gaz ishin me te qyteteruar e moderne sesa kur turqit ta prisnin koken me nje jatagan te madh ne shesh.

për kulturën e lashtë të bashkëkombasve të mi, të cilët mezi po presin të bëhen anëtarë të denjë të komunitetit evropian.

eh çja nxin jeten atij populli me ket,sa vjet do vazdhoj kjo propagande?42?

Kur te vije udheheqesi i Auron Tares ne pushtet, Edi Rama, fshataret tane nuk do presin bageti after rrugeve. Tani per tani, Tare, historian i vetshpallur, por qe ben punen e hamallit per turistet e huaj, do I beje antireklame turizmit shqiptar.

Me vjen mire qe ka njerez me mend ne peshk dhe nuk e kane marre seriozisht kete person.

lol, une ty as kafshe nuk te them dot, se me siguri qe ato ofendohen. Ty vetem fjala shpellar te shkon!

 e fajin domosdo e ka Auroni smiley, qe futi  Angline   ne skenen me mish vici, deleje dhe keci.. kaq e desh puna dhe fillon mish mash  historia me nazita me cifut dhe turq! dhe harrojme muhabetin : Ku e lame ne ? Tek komet. Pastaj i fusim nje te...preme ne mes! 

Rusia 1 Polski 0

qe dhe i mirmroma ty Liro! Ti ta merr me zor dhe mirmroma-n smiley

p.s ku ke qene ka 2 jav ste shof? Auroni ka faj, faj shume!  Ktu jena me i vale! smiley

p.s.2 Mire qe si beri turistat Sirian, se sot do e digjnim Sirine fare smiley oh harrova ajo po digjet vete smiley

Ore qe ne mesjete jeton mbi 60% e Shqiptarve ne Shqypni jam dakord, kjo habia e Auronit me duket snobe.. se mos boni nam e komentoni per temen e atyre me aftesi te kufizuara qe sapo solli Blendi .. pffffffffff

Mesjeten nuk e mora vesht ky eshte ?

Qe Aroni nuk merr telefonin dhe lajmeron organet kompetente,  kete e kuptoj si mesjete se ne ate periudhe , me sa kam njohuri nuk kane pasur telefon levizes.

Lajm i mire qe rate ne qetesi, se te kishit rene ne paçe mbase edhe me mire, paçe me kry lopet , çfare deshirojne anglezet me mire.

Ama turisteve, ua shpjegove ne nje anglishte, thjesht te perkryer, qe ti kishe me shume kulture se ta... e prapeseprape, vota e atij kasapit ka te njejten vlere dhe peshe sa e jotja.
E ketu shprehe pak indinjate me gjeste dhe hodhe veshtrimin mosperfilles nga dritarja e furgonit duke tundur koken...
sikur ajo e mundoka shqiperine... te gjitha te tjerat qe u kishe treguar dhe u tregove pasketaj turisteve, ishin patemeta. Muahahahahahagahaa smiley

Edhe ne sardegna eshte plot me barinj e dhi e dhen, por nuk dalin me hanxhare e heshta per me llahtaris dynjone neper rruge nacionale (por sigurisht i bejne neper fshatra). Njerzit kane dhe ndjenja dhe asnje nga ne s'eshte njesoj, prandaj kursejini broçkullat si puna e njonit ktu qe tha: Per me jetu ne shqiperi duhen bole....

po shof qe ky figura nga mallakastra me thike ne dore qe ther lopen ne mes te rruges nuk qeka i vetmi. paska shoke edhe ketu tek peshku. 

prandaj jetojme ne kete rrumpalle ne se edhe keta qe shkruajne ne kompiuter jane njesoj si ai me thike ne dore qe i hap rropullite lopes ne mes te rruges i mbledh me legen plasti ku ka la kembet ne darke dhe ja shet ketyre peshqve ne mes te pluhurave atje ku i biri lan makinat.  eeee sa kenaqesi eshte me qene shqiptar  biles biles shqiptar te peshku?

 

 

@aurontare i peshkut dhe Auron Tare i shkrimit, jeni apo s'jeni një, më nxisni me këtë orvatje që bëni më sipër, për të fyer ata që mendojnë ndryshe nga ju, për të t'ju përsëritur se jeni ju që e keni gabim në këmbënguljen tuaj? Ajo që kuptohet më mirë nga tërsia e shkrimit dhe komenteve tuaja është se ata trapat, diku nga kthesat e Ballshit, që përpos se turpërojnë Shqiptarët me therjet brutale, sidomos dëmtojnë rëndë promovimin e turizmit, një synim i madh ky i programit qeverisës. Si dhe unë, edhe ju e dini shumë mirë se imazhin e keq Shqipërisë e Shqiptarve nuk ja krijon rasti i veçuar i shfaqjes së veprimeve në formë të disa individëve, por e keqja i vjen nga përmbajtja e treguesve, si niveli ekonomik i mjerë, niveli kulturor i ulët, prodhimi i mallrave afër xeros (se ndryshe, nuk do zinte kreun e programit të zhvillimit ekonomik, turizmi), një shtet që popullohet në shumicë nga fshatarë, sepse industria mekanike, elektrike, kimike, tekstile, elektronike, e automjeteve, etj. që krijojnë premisat e zhvillimit të një populli, nuk ekzistojnë.

 Ju, Auron tare, një nga mbrojtësit më aktiv të vlerave të trashëgimisë kulturore të vendit, e dini shumë mirë se në bregdetin e Adriatikut, synimi i qeverisë për zhvillimin e turizmit, zhvillimi kaotik i ndertimeve ka sjellë si rrjedhë që përgjithësisht ujrat e zeza të derdhen pikërisht atje ku do lahen anglezkat e tua. Tani, më thoni ju lutem, në ç'raport qëndron dëmtimi i imazhit të vendit nga kasapët e improvizuar të Mallakastriotëve dhe ndotësit gjigandë të ambientit prej qeverisjes?

z.auron gjithkush ka mendimin e vet. Une pershembull mendoj si miqte e tu angleze, eshte barbare dhe me teper jo-higjenike, e rrezikshme per shendetin e njeriut pa filluar pastaj te flasim per te drejten e kafshes vet qe masakrohet ne ate fare feje. Nje kafshe qe te ka dhene "jete" gjithe jeten e saj se shkurter dhe eshte e destinuar te kete nje fund makaber. Fakti qe jane angleze nuk ka fare rendesi, mund te ishin p.sh. edhe kineze, serbe apo greke. Nuk jam mbrojtes fanatik i kafsheve pasi vet jam mishngrens, por kunder menyres primitive dhe barbare.

Ne nje teme ktu ne peshk po flitet per imazhin! Edhe ktu kemi te bejme me imazhin, jo thjesht me punen e nje kasapi. Pra, nese flasim per imazh dikush duhet te jap nje shembull dhe te vendos nje standart. Por, ne nje vende ku njerez me thika ne duar bene kurban shelegun tek dera e bashkise ne mes te Tiranes duke festuar eshte shume ti kerkosh kasapit ne Mallakaster te mendoj per te drejtat e kafsheve, imazhin qe percjell apo higjenen.

 

 

 

 

Me mire te ther lope rrugeve se te jem nje cope injoranti si ti, qe shkruan gjera kalamajsh dhe i duket vetja i zgjuar. Kur i ha lopet pa e vrare mendjen, meso qe ato edhe theren. Nese tjetri s'ka dyqan ku ta there, do ta there buze rruge. Duhet te shqetesohet per neverine tende ai qe ka hall te nxjerre buken e gojes? Kur s'ke empati per kaq, je thjesht nje cinik medioker. 

Po dal edhe une me shit ne mes te bulevardit pula, sorra, kunadhe, pata, qofte, ashure, brek grash e ca te kem mundesi, se nuk kam pare me pagu taksen me shit te tregu se jam shume i varfer e mezi nxjerr buken e gojes pra.

New Yorku kishte plot te tille, mu afer central parkut, pese metra tezga me breke grash.

Po mire zoti aurontare, s'po merret vesh ku e ke hallin, tek therja e lopes apo higjena e mishit ?

Ne jetojme ne kete rrumpalle se brezi qe e mori vendin ne dore ne 1990, ishte krejt rrumpalle.

Sa per mishin, ai do jete me 100% bio, le te kete edhe shtresen e pluhurit 1 gisht, eshte 700 here me i shijshem se i lopeve qe theren ne menyre civile dhe paketohen ne qese plastike.

Aq e blej er ti tha... 

Meqe shume njerez po shkruajn per Angline, e dine shume mire njerezit ktu nga vjen mishi, mos u peshkoni nga titujt bombastik te gazetave.

Ajo qe njerezit ktu kerkojne eshte qe jeta e nje kafshe te marre fund me  dinjitet. Fundja kjo eshte ajo qe ndan ne njerezit nga kafshet!

 

 

Mire mo mire, po vjen leksioni nga vende qe shkaktojne dhjetra mijera te vrare anembane botes, dhe kjo kasaphane njerezish nuk u ben pershtypje.

Jane ca tipa te fantaksur pas kafsheve, qe u ben me shume pershtypje vrasja e kafsheve se njeriut.

Ky lloj perversioni mendor nuk ekziston fare ne Shqiperi, kafsha eshte kaq larg njeriut (shyqyr zotit) ne Shqiperi, sepse kafsha trajtohet si kafshe, se kafshe eshte.

Ti ke shume te drejte xhan. Shikoje pak filmin "War Horse" nese ka arritur ne kinemane e lagjes tende. Do shikosh se sa dallim ka kafsha nga njeriu dhe se sa pune i duhet njeriut qe te arrije deri tek kafsha.

Po mor po, pse nuk fillojme te therim njerezit e t'ia leme planetin kafsheve ?

Qenke ftof ne ate klime, jo me kot keto teori dalin prej andej.

Kush ta ka bo planetin ty daje qe nuk ia leshoke askujt? smiley Eh c'me nxorre mallin e Enver djalit qe donte t'ia nenshtronte natyren njeriut me pllane 5vjecare. Pa shake tani. Te kishe ti 1/10 e fisnikerise se kalit, une do te votoja per ty gjithe jeten.

Planetin daku e kam marre me dhune dhe kam per detyre te zhduk te gjitha speciet qe nuk i pershtaten hegjemonise se njeriut.

Njeriu ben punen e natyres, kali qe permende do te jete gjithnje e me teper specie ne zhdukje, sa me pak nevoje do te kete njeriu per te.

S'e du voten tende se je ftof, ka plot te tjere qe ta blejne.

He ty te lumte pushka bre. Njeriu ben punen e natyres thote. Ja dhe kete se kishim degjuar. Vertet, c'na duhet natyra kur kemi njeriun, tha. Poshte natyra. Njeriu...njeriu...!

Ore ti qenke ftof me shume se ç'dukej ne fillim. Zhdukja e specieve eshte e vetmja garanci qe gjallesat do te permiresohen. Epokat e akullnajave jane pergjegjeset nr 1 per zhdukjen e specieve, pas katastrofave planetare.

Keto specie sot jane te perkohshme, nje epoke akullanajore mund t'i pergjysmoje pa frike fare, le ndonje katastrofe.

Gjasat e mbijeteses i ka njeriu se eshte kafshe e zgjedhur dhe njeriu do mbijetoje edhe kur te jene zhdukur 99% e specieve aktuale.

Kjo lidhja kerthizore me specie te caktuara eshte bullshit sentimental, po kur Mema natyre te turfulloje serisht, ai kali i War Horse, do jete i pari qe do perfundoje ne hell.

Ka nje teori gryke e qypit/shishes, qe 70 mije vjet me pare si pasoje e shperthimeve te hatashme vullkanore mbeten vetem 1 000 njerez ne planet. Sot jemi 7 miliard.

Njeriu nuk eshte specie natyrore, njeriu eshte Specia.

Mami me tha qe tek nje lavazh makinash lanin edhe tapete. Ishte skandalizuar edhe mami, megjithese s'eshte angleze.

Keshtu jane ndare gjerat :ketej cmendin njerezit ,ne Angli lopet. E rendesishme eshte mos te cmendesh dhe mos te hash lope te cmendur.

Shikoni o njerez se po ngaterroni dy gjera. E para ka te bej me rastin konkret te therrjes te lopes ne mes te rruges nacionale. Kete gje besoj nuk ka njeri me dy lek tru qe ta mbeshtes, pra pavaresisht rrethanave eshte nje akt i denueshem. Ajo qe irriton pjesen me te madhe ketu eshte fakti se autori merr shkas nga ky rast dhe pergjitheson nje vend duke perdorur si zakonisht ate qe ka vite qe eshte bere bajat, klithmen e nje te huaji, a thua nje i huaj eshte qytetari model te cilin duhet te kemi si shembull dhe jo vlerat dhe jo llogjiken. Nqs autori dhe te tjere autore do i bejne apel vlerave dhe llogjikes do te jete shume me e ndershme dhe  e kuptueshme kauza e tyre, por jo ti besh apel qytetarise te dikujt tjeter duke poshteruar racen shqiptare. Ky eshte racizem. Ju pelqen juve apo jo eshte racizem. Auroni eshte njeri qe ka dhene kontribut ne shume aspekte ne Shqiperi, por kjo kritike jam i mendimit qe nuk do ti bente keq.

Duhet hequr dore nga pergjithesimi, dhe prishja e imazhit te nje populli dhe race te tere ne aktet individuale te nje budallai qe mund e jete nga c'do vend i botes, nje idioti qe gjithashtu mund te jete nga c'do vend i botes, nje mesjetari qe gjithashtu mund te jete nga c'do vend i botes, nje krimineli e keshtu me rradhe. Nqs ai ka therrur nje lope atje ne rruge, ky akt nuk pefaqeson Shqiptaret dhe as Shqiperine, prandaj klithma "O zot paskam ardhur ne mesjete" eshte te pakten fare injorante, raciste ose nje genjeshter e thurrur nga autori per ti ber apel psikes e shqiptarit qe mos beni keshtu se eshte turp, dhe keta qytetaret model skandalizohen nga gjera te tilla. Edhe une jam skandalizuar nga shume gjera ne vende te ndryshme, psh ne Paris kur shkova si turist pash ne mes te Parisit rrahjen e nje vajze nga tre kater djem, dhe te rrahur vendce, fakti qe une u skandalizova nga nje pamje e tille nuk do te thote qe ky skandalizim imi te pasqyrohet nga artikuj te shkruajtur nga njerez me peshe ne jeten publike franceze. Prandaj autori do bente mire te hiqte dore nga ky kompleks i tmerrshem sepse eshte vete autori me kete shkrim ai qe tregon shoqerine shqiptare si mesjetare. Pashe dhe shume gjera te tjera skandaloze te denja per qytetarine e mesjetes ne kryeqytetin kulturor te europes por kjo nuk me beri te klith "o zot paskam ardhur ne mesjete".

Nsq ju i dashur Auron nuk jeni pjese e lojes te peshtire psikologjike te luajtur nga media europiane tash 20 vjet kunder popullit shqiptar, te lutem si njeri me akses qe je ne median shqiptare hiq dore nga berja padashje e sherbimit ne drejtim te kesaj peshtiresie qe ka 20 vjet qe e shohim me neveri dhe na ka zjell zorret e barkut tek goja.

Une nuk kam asnje problem me ceshtjen qe ngre Auroni, dhe gjithashtu fajesoj shtetin per kete dhe jo hallexhiun, por me indinjon shume menyra se si Auroni e percjell kete ceshtje.

Auroni ka nje jete qe ngre statusin vetjak me kete pune, ti ben çarçaf per te shpjeguar gjerat. Mua me pelqen vetem kur i futet arkivave e na nxjerr ndonje gje interesante, po ne keto 20 vjet, hullia publicistike e ketij lloji vlen sa per 10 vjet kerkime arkivore.

Une zakonisht i kam shume te shkurtra, dhe i denoj carcafet ketu ne blog, por ti lexoje njehere se mos rrjedh lehte, nuk eshte aq e gjate sa duket. 

E lexova qe me para, jam dakort me ty, thjesht them se eshte 'pune me bereqet' kjo ne tregun e ketyre 20 vjeteve.

Kur japonezet u munden ne L2B, pesuan nje traume te ngjashme kombetare dhe shumica e robve, ne pergjithesi ata me identitet te dobet iu futen japonezofobise. Mirepo aty nga vitet '70, kur Japonia triumfoi ekonomikisht, filloi rikthimi ne origjine dhe tani mburren se ishte kultura japoneze e punes, e terci-verci te ketij lloji.

Ne kemi humbur identitetin etnik arber, si pasoje e arberofobise, se ishte proçes i thelle e i tejzgjatur ne kohe, mire qe s'humbem gjuhen.

Ne pergjithesi, te dobetit qe jane shumica bien shpejt ne fatalizem, çka pastaj mund te sjelle zhdukjen e etnive. Ne fakt qindra e mijera etni jane zhdukur pergjate historike, jo si pasoje e genocidit, por fatalizmit qe i ka shtyre te urrejne vetveten.

Gjithsesi shqiptarofobia si dukuri ka rene nga fiku para 2 vjetesh, nuk eshte me i ashtuqujturi diskursi dominant. Do gjejme tek-tuk reagime prej te renesh prej fikut, por koha ben te veten, rritet brezi i ri, te vjetrit ikin, deshton nje ideologji sunduese, ngrihet nje tjeter qe eshte e kunderta, keshtu veterregullohen gjerat.

po mire more miq te peshkut, ju revoltoka menyra e angleskes qe e gjykon therjen e lopeve  ndane ne rrugeve. po therja e kafshevve nga miloti ne shkoder buze autostrades si ju duket?

 

po peshku qe shitet ne rruge? po qente qe masakrohen neper qytete dhe ulerasin gjithe naten deri sa japin shpirt. po ujrat e zeza qe derdhen ne plazhet e jugut?  po pyjet qe digjen cdo vit?  po pemet qe priten?  po furrat e gelqeres ne kryje qe po i fut kancerin nje qyteti te tere?  po malet e krujes qe po behen cimento per dynjane?

po qytete qe po zhduken nga ndertimet masive prej betoni?  etje tj

 

si do ja bejme?  apo do denojme stilin e shkrimeve dhe jo fenomenin?  apo keto qe po numeroj une ju duken si gjera te vogla si kjo puna e lopes qe theret ne rruge?

 

Po jo mo Auron,mua personalisht  thjesht me  habit fakti qe ,kjo turiste e lidh Mesjeten vetem me nje therrje publike te kafsheve,ne nje kohe qe ne Shqiperi ka shume elemente qe jane mbeturina mesjetare dhe qe i shikon aq dendur sa eshte e pamundur mos te vihen re  ,sic jane: punimi i tokes me parmennde ,transporti i njerezve dhe mallrave me gomere e kuaj ..etj ,pamje keto qe i shikon rendomte ne cdo fshat ,qe ndodhet buze rruges te pakten dhe jane vertet pamje qe e meritojne t'i etiketosh "Mesjete"

Atehere,thjesht une kam te drejte te aludoj, se kjo thjesht eshte nje partizane e mbrojtjes se te drejtave te kafsheve,se dhe shkrimi juaj vetem kete evidentonte nga gjithe udhetimi qe ju keni bere.smiley

 

O Auron. Mire e thu ti, po kujt ia thua. Shiko se c'thote pak me siper njeri nga keto kuqezinjte

 

IT Akëisti - 13 Qershor 2012 - 12:59 

 

Planetin daku e kam marre me dhune dhe kam per detyre te zhduk te gjitha speciet qe nuk i pershtaten hegjemonise se njeriut.

Ti akoma tek ura me anglezen perdore. Nderkohe parrulen "Shqiperia shkemb graniti" e kemi zevendesuar me "Shqiperia bllok betoni". Urabanizohen njerezit, vella!

Haha... smiley

Ne ktu kemi ardhur, dhe ktuuu do qendrojme gjithmone!

"PO...PO...PO!!!!! -Viva Duce...smiley
.smiley

Problemet ekzistojne dhe jane aty qe qajne per zgjidhje.

Por, kjo inglizka qe na u ankuakerka ne kete menyre eshte per t'u çensuruar jo per t'u megafonuar.

Keto pasthirrmat e qasjet emocionale s'kane fare lidhje as me problemin as me denoncimin e problemit.

Don ta denoncosh problemin, ne menyre serioze e te pergjegjshme ?

Bej nje shkrim, analize, reportazh e ç'te duash, ku merresh me dukurine ne vetvete, duke i radhitur pikat e problemit.

Po keshtu me pasthirrma inglizkash qe pijne çajin ne oren 5 pasdite, aha po merresh me tjeter gje.

C'pune ka problemi me zorret e rropullite e lopes ? Kjo eshte qasje kryekeput retorike e efektdashese.

Palle mund te jem por per palikari te kemi ty, shih te besh tifo per Greqine.

po pse jo? Aq me teper qe jemi edhe vellezer prej nje gjaku. 

Ore po ti je grekofil, grekoman, minoritar apo thjesht palikar ?

Sipas meje, vendimi i një të huaji për të vizituar Shqipërinë si turist është një aventurë. Ka një komponent risku dhe adrenaline që në çastin që i huaji vendos të vizitojë këtë vend. Informacionet për Shqipërinë janë filtruar gjithnjë përmes injorancës, paditurisë, izolimit, paragjykimit. Për një pjesë të të huajve nuk ka shumë rëndësi fakti që ndodhin veprime barbare, por që këto veprime barbare nuk shokojnë vendasit. Mendoj, se të huajt nuk ndjekin kafshën por vendasin. Ose më saktë, ndjekin me kuriozitetin që dikush do të shihte një kafshë, sjelljen e vendasve. Pra, mendoj se artikulli nxjerr në pah jo dhe aq mungesën e infrastrukturës dhe pamjaftueshmërinë e përpjekjeve të qeverisë për të nxitur turizmin, por kalon një kufi delikat, sepse përball të huajt me vendasi. Sheh vendasit nga prizmi i të huajve, në vend se të shihte të huajt nga prizmi i vendasve.

pa nje cik ''ambasadorllek'' brenda ,nuk te merr njeri seriozisht ne shqiperi.prandaj edhe anglezkasmiley. the mirakell of fridem

Eh ca jeni bere nje grup i rrezikshem ju te Temes. Me gjithe public enemy-n Bled Mane-n dhe ne krye Ymerin.

Nejse, Auron, ajo intervista me te birin e Hrushovit nuk kishte te share.

Rrofsh o i nderuar Auron .

I ke dhene nje mundesi Derstiles (ku mungon vetem HURI ) dhe specialisteve te tjerrjes e perdredhjes se Leshit nga   Japonia tek Kina , nga Anglia ne Indi e me rradhe, .... nje mundesi te shkelqyer per tjerrje . Drejtoria e Derstiles ti mbaje shenim shtimin e disa nikeve si tjerres te dalluar .

Dhe se dyti me e kuptu zotrote se Jemi pjella te rikthyera ne mesjete , kjo eshte dhe arsyeja qe nuk kuptojme aq kollaj nga Therjet e LOPEVE ne Rruge Nacionale ..sepse Qeveriu i ther DESHT ne themel te Institucioneve ne Vitin 2012 or tie .

 

 

Oidriso,

 

Është temë shumë reflektive kjo. Mendoj se mund të nxjerrësh disa përfundime shumë interesante. Një prej tyre, do të ishte për shembull, ndarja e detyrave. A do të ishte e drejtë të spekulonim për shembull, që shoqëritë e emancipuara kanë prirjen të vecojnë/diferencojnë njeriun, nëpërmjet vecimit/diferencimit të punëve? Pra, lind vetiu një pyetje, a nuk po shkojnë shoqëritë perëndimore drejt lënies së punëve më pak të qytetëruara, në dorë të njerëzve me kombësi tjetër, që ‘perceptohen’ më pak të qytetëruar. A nuk ka një klasë të tërë intelektualësh shqiptarë, (ose dhe të kombësive të tjera, shpërndarë nëpër botë), që bëjnë punë të tilla, nisur pikërisht nga ky pikëvështrim. A mund të konsiderohet një punë më pak e qytetëruar specialitet i një njeriu më pak të qytetëruar? Ky është thelbi mendoj unë. Këto pyetje janë shumë interesante dhe mendoj se kombësia në këtë rast nuk luan asnjë rol. Ka punë që kërkojnë thjesht burrëri, maturi, e jo shumë intelekt. Por, që në asnjë cast nuk abrogojnë intelektin.

Po drejte Lirka ...Po ketu kerkush nuk mendon KESHTU , sidomos Vuvuzeleria qe i duket se i Moren KULLEN e Babasqapit smiley ...Ketu mendojne e shkruajne qe Auroni ja ka fut Pordhes . Dmth vertetojne me se mirri ate qe Auroni ka shkruar per ta . Per Mesjetaret . Ai e ka thene qe ne TITULL Mesjete ....dhe patjeter qe kjo duhej te terhiqte komente . Jo dengervengeret e Anglise eeeeeee e Japonise eeeeee , Amerikes eeeeeee smiley Ndoshta shembulli perse shoqerohej me angleze eshte pak i "ashtueshem "dhe shkakton reaksion me te drejte .. Thjeshte  se ne jemi prej mbi 20 vjetesh ne kontakt me Boten ne menyre Masive dhe c'eshte me e Rendesishmja me kulture te trasheguar CILESORE . Pra keta shembuj pasqyrojne me te vertete nje RIKTHIM ne Mesjete dhe per kete nuk duhen DERSTILA por me te vertete te vjen KEQ !

Flm...

ja edhe komenti i nje Italioni kete rradhe me qe nese nuk i pelqeni engleskat.  eshte nga website i Bugatit.

"Ettore Bugatti even famously rejected King Zog of Albania's request to buy a Royale, citing the man's terrible table manners as the reason why"

tani mos me thoni qe edhe BUgati paska pas inat me Naltmadherine tone.

 

Naltmadhnine e refuzonte Bugatti, por e pranonin me shume kenaqesi damat e Vienes. Keto jane budallalleqe fare, table manners... jo po toilet manners: He farts so loudly!

jooooo ore   damat.  po damat e kujt mo figure?  red light district?

 

 

Dama tamam, ka qene alamet ushtaraku tjetri. 

Ushtarak?  ne cilen akademi u laureua?  po ne cilen beteje luftoi?  apo ne durres kur zbriten italianet me pupla?

keshtu behet historia ne shqiperi me tregimet e kafes se fshatit me goten e rakise perpara dhe tufen e qepes se njome.

Ka mbaruar akademine ushtarake ne Stamboll dhe me pas u gradua kolonel ne ushtrine e Perandorise Austro-Hungareze. S'jane tregime kafeje keto, jane te marra nga biografia e tij.

Zoti Tare,

Ju lutmi shume cfare keni me goten e rakise me qepe te njome? 

hajt bre burre e ktheje i gote e te na rroje anglezi sa malet se zogu e pat.

auron, jo mër zogu,

ti ske faj. Nga ta kapesh , e nga ta lesh eshte shqiperia...ku ta fillosh me perpara, ke thertoret e sajuara buze rruges, ke tregu i gjese se gjalle dhe ushqimeve, ke ujrat e zeza qe shetisin qyteteve, ke kapaket e pusetave, ke spitalet publike ku gelon pislliku ehiiii

thjesht ska shume lidhje me skandalizimin e turisteve angleze. Kam pa me syte e mi skena huliganizmi te tmerrshme dhe pisllik te patolerueshem ne mes te Londres qe çte te them, me ja fut vrapit ne mes te dites.

Anyway, mire e ke bo qe e solle ne vemendje. Nderkohe qe ka projekte dhe financime per thertore te certifikuara. Sikur te lidhej nje cike me kete (jo domosdoshmerisht nga ti) mire do ishte.

 

Ruzhe, Auroni nuk po flet per pisllik ne mes te Durresit apo Fierit po per njerez me thika dhe sepata qe presin gurmaze kafshesh neper arteriet e turizmit shqiptar.

pse ti mendon se nuk jane te gjitha te lidhme me nj-tj ?

mbreteria e pisllekut dhe kaosit keto ka, si ne arterie, si ne bllokë, si ne mes te Patosit smiley

sa per turistet, sma ha menja se i largon ajo lopa. nje pjese e tyre pikerisht me kto detaje poshteruese pe rne kenaqen dhe bejne shkrrap shkrrupe smiley

nejse,  ika i here se ka ther baba i kalastren ene do e bojme i dore pilaf smiley

Muhabetit te Zogut i ka dhene drejtim himni kombetare.

 

Nga lufta vec ai largohet

qe eshte lindur tradhetare.

 

A u largu Zogu nga lufta? Po!

Ec babe, qarkullo shok qytetare!!!

 

sa i idhet qe je mer çun..... nuk le tre veta bashke.....

smiley

s'di a i ke parasysh ata autobuzet e dikurshem.

Fizarmonike thua ti o?

 

O Auron, por per ligjin e duhanit qe nuk respektohet as neper spitale e urgjenca (jo me ne vende te tjera publike) ke shkruar gje? Pyetja ime eshte serioze.

A me rafte i pike mu per duhanin. Ti thuaj pse nuk bojne nje fleterrufe  per ate medetet e mjekeve qe punojne ne ato kushte? Si mund ta pine ate cigare ne gjithe ate myk qe ju ka pushku zyrat. Leje pastaj kur e ngrofin me furnela me rrezitenca. 

 

Vibert ishte luks me ato sediljet prej fibre.

ekskluzivitet i lagjes 8 ... kujdes aty smiley

 

lere lere , ''se e ka me te hedhur'' shqipja..

belul spaskan kaluar nga gerqia shumicasmiley

ne kohen e faturinos se autobuzit si duket nuk praktikohej ky lloj sporti

e shqipe eee,  e kapa qe ne ajer une...smiley    keta  ''axhaminjte''.smiley,  jane ne autobuz firzamonike akoma..smiley

po ''pisokolitoja''  si duket mo,  meqe eshte kohe krize...smiley

ne kohe krize lulezon artismiley dhe solidariteti.  e ndan tjetra cibukun me 2 vetasmiley

dmth, pazari tani  u beka  me shumice, nga  ''trio''  e siper..smiley

Eh cna kujtove..Shkoja shpesh ne shkolle me ato firzamonikat e vjetra pa xhama...Me e keqja ishte kur ishin ngjeshur me pasagjere dhe ngecje ne mes te firamonikes..Ajo pelhura sa here qe merte kthesen leshonte tym si ndonje stuhi shkretetirash...Dilje me floket me xhel nga shtepia dhe mberrije ne shkolle si mullixhi .. smiley

Kohen e partise nuk e njoh dhe aq mire se isha femije.. Flas per fillimin i viteve 90..Ato te tranzicjonit.

Xheli fillestar i hyre ne Shqiperi, ishte o i verdhe, o blu. Jeshil s'kam hasur. Gjithsesi namin e bente vaji i flokeve... oh medet sa njerez perdornin ate vajin, meshkuj e femra. 

Hehehe... ok. Kjo e sqaron. Kete foton mund ta kishe gjetur pak me terheqese... apo fillim tranzicioni thuaj, xhel kioskash. smiley

Xhel kioskash dhe cfare xheli ...I skaduar qe ne kohen e Perestrojkes...Kur thahej pastaj dukej si tutkall. smiley

Ai vaji i flokeve vinte nje ere e keqe qe nuk durohej...

xhel?  do i ket lyer me marmalate se xhel vallahi nuk e kam pas degju atehere. per tymin ka plotesisht te drejte

Gjasat e mbijeteses i ka njeriu se eshte kafshe e zgjedhur dhe njeriu do mbijetoje edhe kur te jene zhdukur 99% e specieve aktuale.

O kasolle... smiley

O kasolle ku na mblodhe? E kujt eshte kjo perle mor aman. E sipas ketij qe e ka shkruar cfare do hajme " ne kafshet e zgjedhura" veten tone? Bir medet!

Perla kishte plot, po kjo ishte kulmi i megallomanise smiley

Si bejne shqiptaret sikur kane lindur te gjithe ne Paris.. Ne jemi popull qe vijme nga varferia..Ah sikur te kishim ca plendsa ne ate kohe apo zorre qingji se e dinim vete se si e benim ate kukurrecin.. biles plakat nuk e lanin kastile e linin edhe pak pa lare se te shijonte me shume tava me lenk..

Te gjithe prinderit tane kur blinin nje dele apo nje gjingj vete e rripnin aty ne oborr te shtepise.. dhe vazhdojne ta bejne kete gje edhe ne ditet e sotme.. smiley

Thuaj shyqyr, qe nuk vine angleze per Pashk apo per Bajram ,se do na ngeleshin ne dore.smiley

smiley ku pyesim ne per anglezet aman, ne jo vetem qe do e kishim bere me qejf ate pune por do i mbanim me pahir edhe anglezet qe te hanin..

Lere me ,sikur te shihnin raprezaljen ndaj qingjave ,qe zhvillohet cdo gusht ,ne Tomor....atje s'durojme dot ne mesjetaret ,jo me........smiley

Ne vertete jemi te varfer qe e hame qingjin nje here ne vite.. ama traditat i ruajme me fanatizem..

U themi ketyre anglezave mos na shikoni gunen por punen..

Sikur nuk duam ne kushte po ja qe aq mundesi ka fshatari i shkrete.. Ai e there vete lopen qe te fitoi pak me shume per kalamajte e shkrete.. Cfare te ardhurash ka fshatari? Vetem te shesi gjene e gjalle, apo produket bujqesore te cilat i shet shume shume lire se bie tregu ne vere, aq sa nuk siguron as leket qe i ka bere yzmet atij produkti..

Ketlina kape fillin e temes..Nuk eshte problemi tek therja e kafshes se ne fund te fundit ne cdo vend te botes theren,konsumohen kafshet. problemi eshte tek kryerja e ketij akti ne publik keshtu pa problem...terrorizimi i femijeve me skena te tilla gjaku eshte kafsheri. ..Shoqerite qe perdorin teknika te tilla jane ato te botes se trete...

Une nuk e honeps Edmond Tupen por me pelqeu se si e analizoi ne nje rast problemet tona shoqerore...Jemi mesuar me mizori ndaj kafsheve qe ne femijeri. U shpreh..Kur ishim femije ishte si loje mbytja e qenve,maceve....Keto dukuri e shendruan femijen shqiptar ne mizor..Ata femije qe permendi ai jane politikanet,doktoret,profesoret e sotem...

Tani ky shqetesimi qe ka sjell Auroni me shume se gjesti qe eshte i tejshpifur i ka rrenjet me te thella.Eshte tek mentaliteti. Nese une kam vezhguar si duhet ky biznesi i therrjes ne rruge ka lulezuar ne kohet e thashethemeve qe therret mish gomari e vjen mish i skaduar nga Argjentina. Dhe kasapet si esnaf marredheniesh me publikun e nxorren therrjen nga dyqanet edhe e cuan ne rruge, para syrit te shofereve e kalimtareve. Pra u bene kasap transparent. Fiton besimin e munguar duke ja therrur mishin klientit para syve.

Po pervec karagjozlliqeve te disa ketu, nuk ka justifikim me karakterin tradicional te shqiptareve, as me biocitetin e mishit, as varferine, as me bujarine, as me se keta anglezet bejne si me te mire. Duhet te kuptojme qe ka nje perversitet moral dhe keqkuptimi vlerash.

Ne Shqiperi legjitimohet agresiviteti. Ndaj kafshes , ndaj njeriut, ndaj cdo gjeje. Dhe kjo eshte shqetesuese.

Hej..te pakten mos na e quani tradite therrjen e bagètise ne ane te rruges,se jo per gje por duket sikur po flisni per 1 vend tjeter e jo per shqiperine..fakti qe kjo gje ndodh prej shume vitesh,nuk eshte as normale e aq me pak tradite,as per vete shqiptaret e jo me per te tjeret ..p.sh une mbaj mend se ka qene tradite qe mishin e blije ne dyqan...dhe fjala bie..uroj te filloj edhe prodhimi dhe shitja e sallamit ne ane te rruges,qumeshtit,djathit apo nenprodukte te tjera,ashtu siç shiten rendom ne ate vend fruta apo zarzavatet....nuk shoh çfare diference mund te kete.

 

Tepricë hormonesh

 

 

 

 

Revista KLAN/Sebi Alla

Fermerët gjithnjë e më shumë të prirur drejt përdorimit mbi normat e lejuara të stimulantëve bimorë. Produktet ku përdoren hormonet nxitëse dhe rreziku i tyre. Në farmacitë bujqësore, edhe stimulantë të rrezikshëm. Flet specialisti.

 

Kryefamiljari bleu mish, aty në thertoren masive të merkatos në Tiranë. Nuk pyeti aq shumë për pisllëkun e insektet që bënin gosti, por sytë i ndali në një vitrinë prej nga mishi i viçit ngjante i shëndetshëm, i freskët dhe ta bënte me sy. Zgjodhi pjesën e qafës, peshoi mallin dhe e çoi në shtëpi, duke paguar 700 lekë për kilogram, pa e ditur se ajo qafë do t’i merrte në qafë fëmijën. E konsumuan të gjithë anëtarët e familjes. Por ishte djali 17-vjeçar ai që, gati tre muaj pasi konsumoi atë darkë, nisi të marrë një peshë të pazakontë. U shëndosh aq shumë sa nisi të kishte probleme të mëdha fizike, sa gati nuk mund të lëvizte. Analizat në Shqipëri nuk i jepnin asnjë shpjegim dhe u detyrua të shkonte në Gjermani. Mjekët e gjetën sëmundjen “e rrallë”: Adoleshenti kishte konsumuar hormone viçi në sasi të madhe. Mesa duket, veterineri gjatë injektimit të hormonit stimulant (që shton peshën në mënyrë artificiale), nuk kishte gjetuar damarin e duhur dhe për pasojë hormoni kishte mbetur i kalçifikuar, “stok” në qafën e viçit. Llokma me përqëndrimin me të madh të kësaj lënde, i kishte takuar atij.

Kjo histori ka ndodhur rreth tre vjet më parë në Tiranë. Këtë e konfirmon agronomi dhe farmacisti bujqësor Mehmet Hoda. Thotë ngjarja qarkullon ndër specialistë të bujqësisë dhe ushqimit, edhe pse sot tingëllon paksa si legjendë urbane. Mbase prindërit e djalit fatkeq nuk e kishin mendjen aq tek mediatizimi, sesa tek shëndeti i të afërmit të tyre. Por që po konsumojmë mish, qumësht, madje edhe zarzavate dhe fruta të “pompuara” nga stimulantë në sasira të mëdha, madje të pakontrolluara, kjo nuk është sekret.

A ju ka marrë malli për një mollë, dardhë e ftua nga ato që jo vetëm konsumoheshin plot shije, por vendoseshin edhe në sënduqet e rrobave për të lëshuar erë të mirë? Me siguri që po, por ato ditë janë të largëta. Sepse sot gjithçka, që nga produktet e mishit, qumështit, zarzavateve dhe frutave nuk janë më aq natyrale, pasi “bio” as që bëhet fjalë. Stimulantët bimorë dhe shtazorë, janë futur në të gjithë Shqipërinë. Më e dukshme është në këtë periudhë ku kastraveci, domatja, speci dhe bostani ka kapur tregun qytetas si mall vendi. Ironikisht, nëse në dimër amvisat bëjnë kujdes nga tezgat plot me perime “behari” sepse e dinë që ato vijnë nga jashtë dhe janë “me ilaçe”, me trokitjen e verës joshja për produktet e vendit është e natyrshme. Mirëpo sa hap një domate, do detyrohesh që gjysmën ta hedhësh, sepse dalin damarët e bardhë e të fortë si kashtë, ndërsa edhe ai pak lëng dhe bërthamë, të mbyt në thartirë. Gjëja e parë që të vjen ndërmend është se paska shkuar kot shpenzimi. Sikur të ishte vetëm kjo ndoshta do ngushëlloheshim disi, duke u bërë “bllokadë” domateve të kuqe nga jashtë e jeshile nga brenda. Por nëse kthen sytë nga tezgat e tregut, aty gjen gjithçka. Kastraveci edhe pse i bëshëm, nuk ka shije dhe aq më pak farëra. Dhe çdo produkt me radhë të zhgënjen, sa ia vlen të kthesh sytë nga mallrat e huaja, pasi vërtetë përdorin stimulantë, por brenda kritereve dhe në mënyrë të kontrolluar. Berati, Lushnja, Fieri, Korça, Lezha dhe Shkodra, mbajnë rekord për përdorimin e stimulantëve të produkteve bujqësore. Edhe zonat e tjera nuk mbesin pas, por për mungesë toke, nuk mbjellin sasi të madhe me pemtore dhe perime.

“Ka të paktën shtatë vite që stimulantët bimorë kanë hyrë në sasi të madhe në vendin tonë. Për ne si specialistë, këto stimulantë nuk janë të dëmshëm nëse përdoren me sasinë e duhur dhe në kohën e duhur”, shprehet agronomi Mehmet Hoda. Në farmacinë e tij, fermerët duhet të vinin me recetat përkatëse, por Hoda është i detyruar që të bëjë edhe rolit e “mjekut” që vendos diagnozën për bimën dhe më pas jep edhe ilaçin e duhur. Është nga ata specialistë që studimet i ka kryer në fundin e viteve ‘80. Kohë kur stimulantët bimorë nuk njiheshin as në literaturë. Sepse rëndësi i jepej kryesisht plehrave kimikë, por edhe përkujdesit ndaj bimës me spërkatje kryesore gurin e kalit, që ruan bimën nga vrugu apo tenja. Pa harruar pastaj fushatën konstante asokohe, që bënte thirrje për përdorimin sa më të madh të plehrave organikë. Sot fermerët nuk mburren vetëm me produktin e tyre cilësor, por sa para kanë fituar dhe sa ishin në gjendje që të kapnin tregun më shpejt se të tjerët. Dhe kjo nuk vjen vetëm nga përkujdesja në sera po arë, por nga stimulantët bimorë dhe kimikatet që përdorin. Dhe për të kapur të parët tregun, ato përdoren në doza 5-6 herë më të larta se norma e lejuar. Për pasojë humbet jo vetëm cilësia e produktit bujqësor, por degradon deri në rrezik për shëndetin. Sepse rritja dhe pjekja e domates, bostanit, kastravecit, specit dhe frutave nuk kryhet në mënyrën natyrale, por shumë të përshpejtuar.

“Çdo stimulant që përdoret ka efektet e tij, që nga nxitja për mbirjen e farërave deri në rritjen dhe lidhjen e frutit, mirëpo kur përdoren me sasi të madhe dhe jo në kohën e duhur, këto kimikate nxisin një rritje të përshpejtuar që para së gjithash shkatërrojnë cilësinë e mallit”, kujton Hoda. Për agronomin kjo është një çështje që nuk zgjidhet duke bllokuar mallin kur del në treg. “Është e vërtetë që stimulantët përdoren në sasi të madhe dhe pa kriter. Për këtë problem nevojitet shërbimi këshillimor i bimëve që në serë apo arën e fermerit”, shprehet Hoda. Përdorimi më i madh i këtyre stimulantëve është në periudhën prill-maj, kohë kur prodhimet e stinës nisin të dalin në treg. Për të kapur çmime sa më të larta, fermerët i janë drejtuar farmacive bujqësore duke përdorur stimulantë në sasi të madhe. Edhe pse janë produkte të farmaceutikës bujqësore që kushtojnë shumë, përsëri ia vlen ky shpenzim për fermerët, sepse duke kapur tregun të paktën tre javë para pjekjes normale të zarzavateve, sigurohet një çmim më të lartë. Bujqit pretendojnë që ecin me “ritmin e kohës”, kur pikërisht në kohën kur duhet të durojnë që fruti të piqet vetishëm, shkarkojnë mbi sera dhe ara sasi të madhe stimulantësh. Në gjuhën shkencore njihen edhe si hormone që nxisin si zhvillimin e bimës, ashtu edhe pjekjen para kohe. Po a gjenden lehtë stimulantët bimorë që kalojnë nga dogana?

Sigurisht që po! Po aq kollaj sa paracetamoli. Por Hoda të tregon të gjitha mënyrat sesi abuzohet me këto stimulantë, sa kur del prej farmacisë dhe sheh tezgat e mbushura me produkte të stinës, të zë koka. Janë të paktën pesë lloje stimulantësh që përdoren për produkte të ndryshme bujqësore: Domatja, kastraveci, specat, patëllxhanët, bostani dhe pjepri futen në një familje të një tipi stimulantësh që përdoret nga fermerët për rritjen sa më të shpejtë, por edhe për një prodhim sa më të madh. Kjo po ndodh edhe me bostanin i cili ka hyrë në javët e fundit në treg. Kur i sheh, nga jashtë ngjajnë të shëndetshëm, mirëpo prova të zhgënjen. Madje edhe tregtarët i kanë hequr pusullat joshëse të viteve të mëparshme kur shkruanin: “Shalqi me provë”… Në këtë periudhë nuk ka provë, sepse prova është me rrisk. Pas cipës së hollë të lëkurës shquhet një skuqje premtuese, por zemra është krejtësisht e bardhë, e fortë dhe e pakonsumueshme. Po kështu ndodh edhe me pjeprin. Dhe për të plotësuar shportën e pazarit të ditës, nuk ka si të mungojë edhe speci apo patellxhani. E njëjta histori. Thjesht, pa shije.

Sipas agronomit Mehmet Hoda, stimulantët që futen të kontrolluar janë të një cilësie të mirë, gjithnjë nëse nuk përdoren me sasi të madhe dhe në kohën e papërshtatshme nga fermerët. “Nëse për një kategori stimulantësh bimorë ka kontrolle, nëpër disa farmaci gjenden edhe stimulantë të fuqishëm që janë shumë të dëmshëm për shëndetin. Mendoj se futen në mënyrë kontrabandë, pasi nuk janë pjesë e listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit”, tregon Hoda. E megjithëse janë të ndaluar, përsëri gjenden në farmacitë bujqësore. Përdorimi i tyre shkon deri në atë pikë që jo vetëm pjek para kohe perimet dhe frutat, por i rrit në mënyrë artificiale duke u shtuar peshën. Dhe nuk është vetëm kjo periudhë kur përdoren stimulantët bimorë për të dalë në treg sa më shpejt, por pothuaj gjatë gjithë stinës në vazhdim. Pak muaj më pas nis përdorimi i stimulantëve edhe për vreshtat dhe pemtarinë. Kimikatet me hormone përdoren thuajse në të gjitha rastet në formën e spërkatjes, me dozën 1-2 tableta (çmimi i një tabelete, 3-500 lekë të reja) në 100 litra ujë. Por ndodh që fermerët hedhin sasi më të madhe stimulantësh, ose përdorin deri në 5-6 spërkatje para se të dalin në treg me produktin e tyre krenar. Dhe në këtë fazë, nuk flitet më për vlerat ushqyese të produkteve, por për rrezikshmërinë e tyre për organizmim e njeriut. Sepse me kalimin e kohës dhe depozitimin në organizëm të “kusureve” nga këto lëndë, do të dalin problemet e para. Dhe atëherë do të jetë nevoja jo më e farmacive bujqësore, por e farmacive njerëzore.

Vështirë të shpëtosh nga stimulantët, edhe në blegtori. Pjesa më e madhe e fermerëve injektojnë hormone tek viçat tre javë pasi kanë lindur. Kjo u përshpejton rritjen, siguron një fryrje artificiale dhe shtim në peshë në një periudhë të shkurtër. Aq sa kur viçat mbushin katër muaj nga momenti i lindjes, kapin peshë prej afërsisht 100 kilogram mish. Vetëm për cilësi nuk mund të flitet. Pak zona kanë mbetur pa u infektuar nga “hormonomania” dhe kjo ndodh jo vetëm se nuk e dinë këtë marifet, por edhe se nuk kanë para për të shpenzuar paraprakisht. Një injektim për viça shkon 2000-3000 lekë të reja. Paçka se këtë shumë e kompensojnë shpejt me shtimin e mishit në mënyrë artificiale, disa fermerë në zonat malore nuk janë në gjendje që ta sigurojnë këtë injeksion. Dhe nëse dikush i mburret mikut se ka gjetur mish të vërtetë, pa hile, gjasat janë që sapo është kthyer nga ndonjë udhëtim në zonat e thella. Por hormonet që përdoren në gjedhë, nuk janë vetëm për shtimin e masës muskulore. Për të siguruar pjellshmëri çdo vit, fermerët u kërkojnë veterinerëve që 2 muaj pasi lopët lindin të injektojnë hormone që përshpejtojnë një barrë tjetër. “Të gjitha këto ndikojnë në cilësinë e qumështit dhe nënprodukteve të tij. Nuk është vetëm fenomeni i stimulantëve bujqësorë, por edhe i atyre blegtoralë, madje mjaft i rrezikshëm kur merret drejtëpërdrejtë nga mishi”, thotë Hado.

Por ai dhe kolegët e tij kanë në dorë vetëm të paralajmërojnë. Nëse dikush do të kërkojë të dijë ç’bën shteti, pse nuk ngre struktura dhe të famshmet “grupe pune”, ai është i vonuar. Teorikisht, strukturat i kemi. Detyra e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor shtrihet në të gjithë spektrin e këtyre problematikave. Mirëpo ata vetëm kanë konstatuar dhe nuk kanë marrë asnjë masë. Nevojitet që të kryhen kontrolle që në arat dhe serat e fermerëve. Specialistët e bujqësisë në rrethe përveç shërbimit këshillimor duhet të ushtrojnë edhe kompetencat e tyre për të limituar përdorimin e stimulantëve. Këto kontrolle janë inekzistente dhe kjo pranohet edhe nga drejtues të AKU-së. Sipas tyre, në të ardhmen pritet që fermerët e mëdhenj të pajisen me një bar-kod personal, çka i identifikon në momentin që ata dalin në treg dhe nëse kanë abuzuar me stimulantët bimorë ose shtazorë mund të merren masa. Gjithnjë me prapashtesën mund…, pasi kjo ngjan një kohë e largët. Dhe nëse këto stimulantë do vazhdojnë të përdoren pa kriter, mund të vijë një kohë që për të protestuar, në vend që të bërtasim, do “pëllasim”…
 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).