Mora shkas nga postimi i Ketlines mbi leneshat. Shume prej nesh kane filluar te gjejne mangesi, difekte, probleme me martesen si formule, zgjedhe, kungull nen sqetull, limitim te lirise. Ketu nuk po flas per karakteristikat individuale te bashkeshorteve.

A mendoni se martesa funksionon akoma, qe eshte baza e familjes?

Si mendoni?

178 Komente

....eshte ligji i natyres.njeriu duhet te ciftezohet ,te shtohet.....nuk i shpeton dot edhe pse mund ta dish shume mire koston e saj.

Pastaj ,kur te zihen syte dhe te mbyllet goja,s'ke c'ben tjetersmiley

Me duket mua sikur je martuar me zor ti venus, apo eshte e kundra..smiley

normale moj,se e kisha kaluar adoleshencen kur u martovasmiley

nese eshte fjala per t'iu nenshtruar ligjeve te natyres ,te çiftezohesh e te shtohesh,kjo nuk ka nevoje per kontrata....Atij ashtu asaj ashtu dhe ja u be....po kur ne kishe te thone smileyeri sa vdekja t'ju ndaje(tash e kane ndrruar kane hequr fjalen vdekje ,thone per te gjitha ditet e jetes time)te kap tmerr ,nje gje kaq irreversibile.....

....eshte ligji i natyres.

 

njeriu nuk ben me pjese tek ligjet e natyres, qe kur filloi te perdore aresyen. normalisht nuk ka pse te jesh i martum per te bere dhe rrit kalamaj. kushtet e sotme shoqerore e lejojne plotesisht. ndryshe zanes nuk do t'i shkonte mendia ta anashkalonte martesen.

Martohemi per tu riprodhuar, per te ngrene nje pjate supe te ngrohte dhe ti gjeme rrobat te hekurosura.Martesa si institucion eshte nje e keqe e domosdoshme, nje zgjidhje konsesuale qe limiton prirjet individuale.

Burrat tek e ngopja e kane mendjen vetem..

Si tha ajo "Ku mbushet pusi me gjilpera?" smiley

Martohemi sepse kemi nje projekt, qe mund te jete rritja e femijeve ose kultivimi bashkarisht i prirjeve intelektuale dhe emotive.

ngaqe jeton e vetmuar. po te jesh ne grup nuk do te binte mendia te kultivohesh bashkarisht me ndonje. se ne grup kjo arrihet me mire. (fakti qe vjen ketu e diskuton mjafton si ilustrim)

shoqerite primitive nuk e kane pas njohur martesen. kjo lindi nga deshira per POSESIM. te kesh nje grua per vete, se te kesh shume duhen tope te renda, duhet me qene sulltan. por gjithashtu dhe gruja ka nje burre per vete, se edhe mund te mos kishte gje prej gjeje.

e pastaj çfare me mire se kalamajt mund te beni ju femrat ?

shoqerite primitive kane pas martesa poligame,ore....

Nc nc nc, s'ke asnje mundesi te behesh fallxhor, ta garantoj une. As psikolog smiley.

sa lexova "kultivimi" prisja te lexoja me pas "i bimeve dekorative".Ky po eshte projekt inspiruessmiley

une njof ca qe martohen per te nda paret e vjedhme se bashku.

kto me rezultojne martesat me te suksesshme smiley

patjeter qe merren me politike te dy..smiley

jo mi zogu jo

me mire syri sesa nami

vidhet tjeterkund sa...cte te them, madje atje ku sta pret mendja hic, atje ku morali duket se eshte ne krye te sedrit smiley

nejse se dola nga tema smiley

Njerezit martohen qe te kalojne bashke jeten, te ndajne gezimet dhe hidherimet qe hasin ne jete, te rrisin femijet qe jane fruti i dashurise se tyre, gjersa te vije nje dite kur edhe dashuria mbaron, atehere trokasin dyert e gjykatave per divorc. Boboo sa shume eshte rritur numri i divorceve!!!!

engelsi e shpjegon qe martesa sherben, po ashtu si te kafshet e tjera, sa per te rritur kalamajt. por meqenese proçesi i rritjes se femijeve te njeriu eshte shume me i gjate se tek kafshet, se duhet 18 vjeç qe nje i ri te behet pak a shume I AFTE per jetese dhe meqenese nderkaq prinderit JANE PLAKUR, ata vazhdojne e jetojne bashke edhe pse pa qellimin kryesor te lidhjes se tyre.

Eshte interesant se deshira per te patur femije eshte shume e forte tek femra.Ne kushtet kur te pasurit e nje femije jashte martese ose pa martese, konsiderohet si devijance, deshira per femije binjakezohet me martesen. Ka plot femra qe pasi arrijne nje moshe kritike, jane gati te kene nje femije, pa u martuar domosdoshmerisht me atin e femijes.

Familja eshte nje kontrate sociale me detyrime te ndersjellta , ku rritja dhe perkujdesi per femijet eshte me i rendesishmi. Per njerzit qe nuk kane kushtezime ekonomike dhe kane kapercyer moralin shoqeror dhe religjioz "te lidhur bashke deri ne vdekje", me lehtesi e prishin kontraten me shume se nje here. Bashkesia e aktoreve te Hollivudit dhe e njerzve te pasur e  deshmon qarte kete prirje. Ne nje plan me te gjere, kriza e familjes si institucion duket tek rritja e numrit te divorceve, ulja e numrit te martesave, rritja e martesave alternative, bashkejetesa,martesa brenda gjinise, rritja e numrit te femijeve te lindur jashte martese, rritja e numrit te famijeve njeprinderore.

Apokalipsi po vjen.

Mendoj se ne nje fare menyre martesa eshte comercializim i sentimenteve ,me pelqen i pelqen e duhet te kete gati se s'ben nje kontrate martesore...E shof edhe si kontroll social,me i pranuar i martuar se sa single apo me nje femije te ...gjithsesi ,eshte gjithnje e me ngushte si zgjedhe.....ndoshta sepse martesat tona jane konfuze ,nuk ka akorde te meparshme.....

ty gruje te duhet nje lidhje jashtemartesore. 

sikur te ishe gruja ime do te ta mundesoja vete. sigurisht po t'ja vlente barra qirane.

e kuptoj se po ben seanca psikanalitike gratis e sidomos pa ti kerku kush....

 

smiley ti po ben psikanalistin tani.Mos prish debatin.Mendimet i ke interesante por mos i personalizo opinionet.

 Boboo sa shume eshte rritur numri i divorceve!!!

ngaqe si burri po ashtu gruja, frekuentojne te njejtat gjera, diskutojne mbi te njejtat gjera, ushqehen prej te njejtave gjerave, etj (bile finistera pa u zhyt shume thelle, kete kerkon dhe nga martesa. pra qe te ket nje shok jete qe te ndajne hallet dhe deshirat)

mirepo kjo eshte pikerisht dhe çfare e KONSUMON martesen (lidhjen ligjore te dy personave te sekseve te ndryshme) 

qe martesa te jetoje sa me gjate, duhet qe burri dhe gruja te frekuentojne gjera te ndryshme, horizonte te ndryshme, duhet pra te mos kete ndarje hallesh ose pasionesh, por completim forcash, mundesish, etj.

nje burrit pertac i duhet nje grua punetore, ndersa nje burrit punetor nje grua pertace, nje te zgjuari i duhet nje budallaqe, nje budallait nje e zgjuar, nje kursimtarit i duhet grua dorshpuar, ose nje dorshpuarit grua kursimtare.

shkurt njeri duhet te punoje e tjetri te qendroje ne shtepi, etj, etj. njeri duhet te jete per qitje te larget e tjetri per qitje te shkurter. 

Sa gru te zonjen e inteligjente do kesh.........smiley

u jep shume kontrast gjerave, saqe i bene bardhe e zi! 

ky quhet SKANIM.

per te pare gjendjen e mushkerive ose tumoret eshte e vetmja zgjidhje.

jo.

ti ke dhene disa shembuj "grosolane", per te shpjeguar ne njefare menyre eksperiencen qe pothuajse gjithekujt i eshte krijuar duke vezhguar ciftet qe qendrojne akoma se bashku, pa patur probleme te medha. por ky thjeshtesimi, pra heqja e nuancave dhe e ndryshueshmerise, nuk mendoj se eshte gjithnje i duhuri.

 

o venus, zakonisht kur leshon nja ca komente, tejcon nje bukuri te pa mase... por me kete e prishte. ti e kupton shume mire se ti, per te dy keta tipat, ke ate perceptim qe ke vetem e vetem sepse industria e modes dhe e tv  te ka shplare trurin, ne kuptimin figurativ, apo metaforik (keshtu i thone!). 

ky tipi meqe ra llafi, e ka nofullen te shemtuar. ci pelqen ketij njeher! smiley

Une dhe kete mezi e gjeta,se te tere meshkujt perfekt ngjanin si femrasmiley

jo se jam i zënë!  e pranon poli... atë gjënë ti? apo do thjesht të më shikosh? smiley

edhe une e zene jam ,prandaj e leme te syçkat vetemsmiley

meshkujt perfekt nuk dallohen dot nga fotografia goce, se ndryshe do te ishte kollaj me i gjet se ku fshihen gjenite. 

fotografia dhe bile kontakti i pare me nje njeri jane mashtrues. shpesh dikush qe na duket i bukur ne takim te pare, na del budalla dhe i mezitshem me pas, e dike qe duket kot na del tip interesant dhe me lezet sa me shpesh ta takojme. 

Po te gjithe ne nje thes perfundojne,pavaresisht se si na duken e si jane ne fillim e ne fund.

Nuk ka dashuri ,zjarrin e se ciles nuk e shuan martesa-s'e mbaj mend kush e ka thene.

PS:E rendesishme eshte te marresh nje qe di te te degjoje, jo vetem te urdheroje.

vetem qe di te te degjoje? as gje tjeter me  oj ? smiley

une ate femren e du vetem per dashnore, ose per flirt si possible. 

se nje grua e tille, per ta mbajt, kerkon performanca te larta per çdo dite. qe per t'i arrit vazhdimisht (dmth sa here qe konkuron) duhet te drogohesh, siç bejne sportistet se ndryshe nuk ja del dot. 

pra po ta shohesh holle, eshte nje çmim shume i larte per t'u paguar (nga une), qe nuk ja vlen barra qerane.  

ndersa vetem per nje here, per ate alamet cope, do t'ja vlente nje perpjekje herkuliane, them.

vertet venus, ky eshte mashkull palluqe , tip homoseskual. Kerkoje mashkullin ideal tek macisti, pak i shemtuar, me nofulla katrore, ball te larte, hunde te beshme, leshtor ne kraharor smiley

E thote sa per te prishe syrin, po e di une ajo vdes per Ezelin..smiley

ne (burri dhe vedi) jemi martuar se vdesim për pak ceremoni. dhe po ashtu jemi njerëz komplet asocial (e kemi kalu moshën kur na pëlqejshin mbledhjet popullore) por dhe vetëm s'na rrihet, kështu që kemi shok njëri-tjetrin. kemi bërë dhe ca çerra që të shtojmë shoqërinë tonë private. e kshu... në fakt, është lodhje e madhe të kërkosh gjithmonë partner të ri. gjithë ajo energji që mund të shpenzohet për të bërë gjëra të tjera, për veten, për shoqërinë, familjen, etc. po dhe sfidat na pëlqejnë. se të vendosësh të rrosh përjetë me atë tjetrin, që gjithmonë është tjetër, është sfida më e madhe që robi i ve vetes. se jo përditë ai tjetri është i zdritshëm si ditën e parë dhe jo përditë jemi të hapur ndaj tjetrit. dhe gjithë puna qëndron te aftësia për të ndërtuar me atë që kemi zgjedhur. të zhvillohet qëndresa, imagjinata, dashuria. dhe kur e duam atë tjetrin, i duam të tërë. se si la copia va bene, la familia va bene, si la familia va bene, la societa va bene, etc. refrenin këndojeni vetë dhe gjelozoni po deshët. smiley

Baza e familjes nuk eshte martesa, kjo eshte e sigurte. Martesa eshte institucion i krijuar para disa mijera vjetesh qe perfaqeson normen morale fetare qe i eshte pershtatur dhe vazhdon ti pershtatet moralit shoqeror i cili ne vetvete nuk eshte gje tjeter pervecse moral fetar. Nuk do cuditesha fare nese do degjoja per nje aksh komunitet qe nuk ka martesen si institucionin qe simbolizon familjen, thjesht do mendoja qe jane me pak koqe se ne

une them se edhe eshte. sepse ajo zgjidh shume çeshtje, se kot nuk eshte kthyer ne institucion. (pak a shume si ligjet fizike qe nuk i hudhim dot poshte pa gjetur tjeter zgjidhje)

imagjinoje boten sot pa martese. nuk do ta njohesh me gocen tende dhe mund te besh seks dhe femije me te pas disa vitesh. 

ma che cazzo dici qui...pse martesa na ka mbrojtur nga keto perversitete??

keto perversitete??

të dija më largpamëse, më të ndërgjegjshme për kuptimin dhe prejardhjen e moralit e "modeleve" shoqërore!  

imagjinoje boten sot pa martese. nuk do ta njohesh me gocen tende dhe mund te besh seks dhe femije me te pas disa vitesh. 

po këto ndodhin dhe kanë ndodhur, para e pas daljes së "institucionit" të martesës!

Ndermjet asaj qe them une dhe botes se kafsheve eshte ne mes nje galaktike e tere. Gjej rruges nje planet dhe bej dy minuta pushim te pakten smiley

Eh, leje leje...

Martesa eshte thjesht nje fare kontrate shpirterore...Simbolike...Ne qarqet e te njohurve ketu njoh shume cifte te cilet kane femije dhe bashkejetojne per 20vite dhe nuk kane nenshkruar kete kontrate...Nuk shoh asnje ndryshim mes familjes sime dhe familjeve tyre ne rastet kur mblihemi per festa te ndryshme...Nje mik i njohur(bashkejeton 15vite) nuk beson tek koncepti i imponuar nga kleri,shoqeria per "aprovimin shoqeror zyrtar te dy personave"....Apo certifikimin e tyre...Gjithcka ne fund te fundit varet ne vendimin e tyre dhe mund ta quash kete lidhje bashkjetese,fejese,martese,lidhje civile..etj..

As une nuk e kam nenshkruar ate gjene smiley. Ai me pyet mua, une e pyes ate, gjithmone shtyjme vitet, akoma s'na eshte mbushur mendja qe ja vlen ta bejme apo jo?..

Do qe kemi nje harmoni keshtu sic jemi, ose kur merzitemi i themi njeri-tjetrit, sa mire qe nuk jam martuar me ty se kush do te duronte gjithe jeten. smiley

keti, po e bëre, bëje të mirë. si me thënë edhe pse tani jani mirë me njëri-tjetrin imagjino dhe parashiko edhe skenarin më të keq! mos li "klauzolë" pa futur! smiley

megjithate me marr letrat te ka detyruar te martohesh dhe ty. s'marr vesh pse e quan kontrate shpirterore, apo qe te behet me poetike puna.

Une nuk kam pas nevoje te martohem per letra o zog gomari, se e fillove me personale...Te ishte per martese per letra une duhet te isha me shtetesi britanike tashme disa here...Te permenda rastet lart sepse une nuk pargjykoj askend si puna jote qe hidhesh dhe na ben filozofin ketu . Per mua personalisht si individ martesa ka rendesi, aspak per letra por thjesht si nje ceremoni shpirterore por ishte ime shoqe qe e deshironte altarin shume here me teper se une...Megjithate po te jap disa shembuj reale

Nje mik bashkejeton ne harmoni me bashkeshorten e vete pa vene kurore per 25vite..kane 3 femije dhe shkojne per se mbari...

Nje X person qe e kam ne pune i martuar dhe i ndare dhe ralle i sheh femijet te cilet jetojne ne Paris...

Kuptoje o kaqol se nuk eshte kurora,cermonia apo buqetat e luleve qe mbajne nje lidhje,familje gjalle por mardheniet midis tyre..

Shko e keput qafen tani!

dmth te ka detyruar gruja te martohesh me zorr ?

me duket se nuk po te ofendoj heeeeeee ?

po thua se: ime shoqe e deshironte altarin dhe ti pranove per te mos ja prishur megjithese nuk je personalisht per altar. (kete une e quaj detyrim tendin ndaj gruas)

tani dhe nje pyetje. po sikur mos ishe martuar zyrtarisht, a do i kishe letrat e qendrimit atje. raste te tilla a njihen prej ligjit atje ? per vendasit e di qe njihen po per te huajt ?

Per mua personalisht si individ martesa ka rendesi, aspak per letra por thjesht si nje ceremoni shpirterore

Po zyrtarisht Suedia ka te njejta te drejta per ata qe bashkejetojne(quhet Sambo)..Ciftet SAMBO kane te drejta te njejta me ciftet e martuara. Kam nje te njohur shqiptar ketu qe ka 5vite qe bashkejeton me bashkeshorten dhe kete vit merr shtetesine.

 

Ne suedi mbase eshte simbolike ,po ketu hiç lum miku ,ka nje force qe nuk di ç'tete them.Kam mbetur e skandalizuar para ca vitesh kur kontigjentit italian ne Nasiryja iu be nje atentat i fuqishem.U vrane shume vete.Nder ta ishte un capo brigadiereqe kish 20 vjet qe bashkejetonte me gruan pa u martuar.Nuk e lejuan ne homazhe zyrtarw ,nuk mori asnje kacidhe nga sigurimi qe kane kur shkojne ne misione,asnje kacidhe nga pensioi ,femijet i kishin mbi 18 vjeç...U trajtua sikur te ishte prosti e radhes.Ndofta edhe per keto mbulesa njerezit martohen.

jo,për të mos patur këto ngushtime dhe kufiyime të pabaza nga kisha katolike, ndaj edhe duhet luftuar krishtërimi dhe vatikani, në këtë rast. përtë mos kaluar më pas tek etika dhe morali që pretendojnë të imponojnë! 

smiley

ti per çfare e ke fjalen njehere kur nenkupton martese ? 

jetesen ne ÇIFT me kurore ose jo (per mua nuk ka ndryshim te madh) apo mungesen e krejt çiftit ? psh une vij tek ty, bejme nje femije bashke dhe une iki te nesermen e ti merresh vete me rritjen e tij. une neser shkoj me venusin bej dhe nje femije me te e po keshtu deri ne vdekje. 

pasneser tek ty vjen krikulli dhe ben dhe ai nje femi (se ti vdes per ta) dhe keshtu dhe ai me radhe.

po pse moj, a vazhdohet keshtu, a nuk te duket se jemi me shume burra seç duhen per kete pune.

 

ore po pse aq budalla jam une. po une me mire vete dhe e dhuroj farën... pse të lodhem kot tutje tu! tallesh ti tani?!

smiley

Ne fakt ciftet ne bashkejetese kane te njejtat te drejta si ato te martuara ketu. Cti besh ju andej e keni katolicizmin ne genet e kushtetutes..

Ky eshte rasti qe nxjerr zbuluar martesen si kontrate komerciale, si institucion te imponuar nga shoqeria, institucion rregullator ne nje bote merkantiliste padyshim por edhe frenuese, shtypese.Frojdi ka patur te drejte ne kete pike dhe koha nuk e ka pergenjeshtruar. Kurse per rastin kur martesa behet monotone dhe mbytese sepse "i kane munguar "akordet paraardhese", e nese me kete nenkuptohet erosi, sadisfaksioni seksual dhe intelektual, shpirteror, ka plot cifte qe e kane patur kete parahistori familjere, terheqes te dy ne kuptimin fizik dhe ne intelekt, e perseri i jane dorezuar tundimeve per te kafshuar "mollen e ndalume". Duhet me qene shkencetar , me be zbulime cdo dite dhe gruaja te jete admiruese e shkences qe ta kuriozosh cdo dite, ose te jesh Pikaso dhe cdo dite te pikturosh nje kryeveper, qe femra te te admiroje me goje hapur.E megjithate problemi eshte se Pikaso ndjehet bosh pas cdo kryevepre dhe pas cdo adhuruese te radhes.

Por gjithsesi, ky nuk eshte postulat. Ka plot cifte qe dine ta mbajne ndezur flaken olimpike edhe vite pas martese.Keta jane pergjithsisht cifte te leshte, teper religjioze (jo ne kuptimin qe shkojne ne kishe dhe mbajne nje kryq ne qafe) ose i perkasin tipologjise "i lumtur eshte ai qe nuk ka nevoj per me shume lumturi", te vetmjaftueshem ose me potenciale te kufizuara.

qe ti krijojme vetes probleme qe nuk do ti kishim patur kurre me pare, prandaj..smiley

Qe te mos leme pa pune avokatet divorciste. smiley

Sa kushton divorci ne Shqiperi? Ketu tek ne kishte pyetur njera se donte te bente divorc me burrin e saj, qe te martohej per letra me nje tjeter ishte tek $500.

mos me thuak Kety...500dollar ...e ndava ne vend....po ketu ...hmmmtre vjet eshte i ndare po jo i divorciuar ,gjate ketyre tre vjeteve bashkeshorti me i dobet ben kerkesa se duhet te mbajet e njejti tenor te jetes e tjetri pagun ...mbas tre vjetesh nese ke fuqi te besh divorc jane edhe naj tre mije euro te tjera.

I paskeni ligjet e forta ju andej nga Italia..smiley

Hajdeni ne Amerike dhe ndaheni kollaj, kot nuk thone Amerika eshte vendi i bollekut smiley

Ide fantastike, do hap kompani per te sjelle cifte nga Italia qe te bejne ndarjen ne Amerike smiley

Tashti pa shaka vertet,une jam martuar ne Shqiperi sipas ligjit shqiptar qe me siguri eshte (ishte)i ndryshem nga formula martesore legale italiane.Njoh çifte shqiptare qe janendare spas ligjit italian ,mua nuk me duket normale nga ana juridike...

martohemi- se na do qefi. Ca pyetje?!

Mire qe s'u pergjigje si Henry Chili (a.k.a. Henri çili, a.k.a. Naim çili) smiley

me mua e kishe ti gjembac? se jam e re ketu, e sa t'ja marr doren mire kush me replikon e kush kerkon pergjigje.  smiley 

Po. Dhe nuk ishte sulm, thjesht shaka smiley

Martesa ka anen legale, qe eshte kryesorja, por edhe anen fetare per ata dhe ato qe i perkasin nje besimi por eshte edhe nje norme shoqerore e pranuar dhe dy personat heqin dore pak nga individualiteti i tyre per kete bashkim. Kjo pune keshtu eshte ndryshe plasin kopilat rrugeve dhe nuk di kush ca behet. Kur behet bashkimi i nje burri e gruaje nuk do te thote qe keta bejne vetem seks, por kane edhe detyrime te tjera per nj-tj. Tek shumica e kafsheve, pasi femra lind te vegjlit, mashkulli largohet dhe femra i rrit vetem, ndersa ne martese tek njerezit burri nuk ben vetem femije e te ike.

Nje nga arsyet pse martohen njerzit eshte se keshtu bejne te tjeret. Mos u martoni thjesht se keshtu bejne te tjeret smiley

"Mos u martoni thjesht se keshtu bejne te tjeret"

shume njerez bien pre e ketij mentaliteti. Martesa kur behet si "trend" apo si detyrim familjar apo shoqeror e humbet kuptimin dhe behet bajate.

Kurse une mendoj nje arsye tjeter eshte se nuk durohen kerkesat e shumta smiley

Nje aresye tjeter mendoj eshte qe njerezit kane frike nga vetmia. Po flisja me nje kolegen time para ca ditesh dhe po me thoshte kete gje, "kam frike te vdes vetem, dhe ta kaloj jeten vetem". Te degjosh nje koment te tille nga nje goce 24 vjecare, eshte e frikshme, por ja qe kemi dhe keshtu.

Nuk eshte fare e frikshme, milingona. Kolegia ka thene shume thjeshte, qarte, shkurt, gjithe filozofine dhe mekanizmin qe shpjegon martesen.Ne jemi qenie sociale, kemi nevoj te shoqerizohemi, te asociohemi .Individualisht, motivi me i fuqishem ne raportet shoqerore eshte te jesh i pranuar, te vleresohesh.Kjo eshte shtysa dhe masa e dinjitetit. Ne kete kuptim, ne kemi frike nga vetmia, nga te qenit vetem dhe te pa asociuar  ne nje bote te socializuar.

Shkalla me e larte e vleresimit, e pranimit  ne raportet individ-individ (sepse ne rang shoqerie jane titujt dhe mirenjohjet) eshte te ndash intimitetin me tjetrin, te ndertosh nje raport seksual , si mekanizem i socializimit dhe largimit te vetmise. Ndryshe sex do te behej me kedo qe te del perpara. Pra motivet qe na shtyjne drejt marteses (deshira seksuale, dashuria si lidhje shpirterore, riprodhimi pasardhesve, romantika, poetizimi dashurise etj. etj) s'jane gje tjeter vecse ambalazhi frikes nga VETMIA. Vetmia eshte frike, pasiguri, pamundesi per te perballuar sfidat dhe risqet e jetes. Dashuria, afiniteti shpirteror, projektet e perbashketa etj. s \jane gje tjeter vecse mbulesa sociale e  mekanizmit te  verber te  mbijeteses dhe sigurimit te vazhdimesise se llojit .

Te kesh freike nga vetmia do te thote te vetedijesoshesh se je qenie sociale.

E frikshme ne sesnin qe nje goce e re, e talentuar, aktore, bukurane, te mendoje keshtu sepse njezetekatervjecaret zakonisht nuk e mendojne aq shume idene e vetmise dhe vdekjen. Akoma mendojne qe jane te pavdekshem dhe kane kohe per t'u martuar, krijuar familje dhe per t'i shpetuar vetmise. 

 goce e re, e talentuar, aktore, bukurane, 

gjithe keto cilesi,paskan shkuar dem te nje femer e tille.

Jo aspak. Thjesht, te vjen keq qe ne moshen e saj ajo duhet te shfaqe kaq frike per jeten, jo se nuk duhet, por kaq e madhe frika e saj per vetmine sa te le nje shije te trishte kur e degjon. Ndoshta, ka te beje dhe me kulturen individualiste. Se ne ne Shqiperi nuk eshte se thoshim, ububu po s'u martuam qysh do ja bejme??! Ne moshen e saj s'me shkonte mendja as per martsen, e as per te vdekur vetem.

Une nje gje nuk kuptoj, nese dy persona kane vendosur te bashkejetojne, pse nuk e legalizojne kete? Cte keqe ka? Nese eshte halli i pronave, kjo zgjidhet me marreveshjen paraprake, po ashtu edhe ndarja. Apo e kerkon trendi qe te dukemi modern dhe te themi se po "bashkejetojme" jo te martuar ose edhe blla-blla-blla-te e feministeve? Po te mos ishte e rendesishme martesa, gay-t nuk po bejne gjithe ate lufte qe te kene te njejtin status ne martese si njerezit e sekseve te kunderta.

Eshte solemnitet, angazhim, pergjegjesi, shprehje e dashurise martesa, pse te humbasin te gjitha keto?

martesa eshte nje "vlere" po do (por gjithnje ne thonjeza), qe ka lindur papritmas andej, sic edhe duhet ta kishe lexuar vet, nga 2000 vite me pare. 

tani qe te mos behemi teper serioze, kur permend punen e soleminitetit, i humbet te gjitha piket ne nje diskutim racional. shoqrise se sotme, per te ecur me perpara, per ta hapur shtigje te reja, qofte edhe te panjohura, duhet te mos e kete me pengesen e kishes. se probleme te tjera martesa nuk ka. ka vec ata qe kane te bejne me moralin qe kane dhe duan akoma te imponojne fete.

Po te mos ishte e rendesishme martesa, gay-t nuk po bejne gjithe ate lufte qe te kene te njejten status ne martese si njerezit e sekesve te kunderta.

homoseksualet, me sa di une, nuk kerkojne (ne ato vende qe kerkojne dhe u lejohet te kerkojne) martese. kerkojne thjeshte ligje qe ti vendosin ne te njejtin paln ligjor me te gjithe njerezit e tjere. psh ketu ne itali dy homoseksuale, gej a lesbike, edhe pse jane te lidhur bashke (pra me martese te kryer jashte italise dhe te "transferuar"), nuk konsiderohen LIGJERISHT bashkeshorte, dhe pasuria e njerit nuk i kalon automatikisht tjetrit, sikunder ndodh me ciftet femer mashkull te martuara ne itali (apo te martuara jashte dhe te "transferuara" brenda italise.). keto cifte "speciale" duhet te bejne shpenzime qe shkojne deri tek 10 mije euro, me noter e me gjera te bashkelidhura, qe te mund te kene ate perkujdesje ligjore qe cifteve femer mashkull u vjen automatikishte nga ligji i shtetit italian. 

se pari martesa nuk ka dale para dy mije viteve. Bej nje kerkim ne gugell dhe do te gjesh se ka ekzistuar qe nga koherat kur nuk mbahet mend.

Se dyti, po ju referohem atyre homoseksualve qe ne shume vende kane mundesine e asaj qe quhet "civil union" dhe kane te gjitha te drejtat si martese, por nuk e duan kete. Duan martese ashtu sic kane nje burre dhe nje grua.

Ne Itali nuk eshte as civil union....ka vetem martese e kaq .Tashti kane filluar te levizin pak ,per here te pare po ndodh kjo njohje ne Milano ,para dy diteve.Italia eshte bigotta.Nuk them vetem per homo edhe per forma te tjera ...psh nje vella e nje moter nuk martohen dhe e kalojne jeten se bashku.Perse te mos i njihen te drejtatrashegimie automatike nese deklarohen si union civil ,apo si nje nucleo familiar

sepse per lek çdokush e shet bythen. kjo prish tere regullimin social te shoqerise dhe krijon probleme. liria e tepert kthehet ne ANARKI.

te dija me me shume llogjike ty, kur komentoje nga dy rreshta vetem. 

se pari martesa nuk ka dale para dy mije viteve. Bej nje kerkim ne gugell dhe do te gjesh se ka ekzistuar qe nga koherat kur nuk mbahet mend.

smiley aq me mire!

me pelqen pyetja, duke pasur para sysh qe akoma ne shqiperi, njerezit partohen sepse duhet.

jam i mindur qe dikur, te gjith martohen, por nuk duhet me te shikohet ligj (natyre apo jo) por thjeshte si nje ndej dashurie. Mendoj qe ne momentin qe martohesh, shjeshte te ben te mendosh pak me shume per partnerin - psh. ne momentin e acarimit, ose te ben te ndihesh i sigurt qe tani me dashuria ka dhe nje nivel tjeter stabiliteti.

Dheja me e shpifur jane ato martesat me shkuesi. Dhe me befason fakti qe vajza ose djali, suken sikur bie ne tashuri me shikim te par. Edhe nese dashuria me shikim te egziston, nuk mund te afirmohet direkt me martes.

martesat me dashuri or lum miku jane te reja, kur kemi ne mendje historine njerezore. Rreth 100-200 vite kane ndersa ato martesat e tjera kane mijera vite qe kane qene e vazhdojne te jene.

Per shaka nje barcalete. Nje grua qe ishte prostitute merr vajzen dhe fillon ti mesoje zanatin. I thote qe mos ja jep kujt pa te paguar. Nje dite vjen kjo vajza dhe i thote qe bera seks me njerin po para nuk i mora. Po pse i thote nena, me tha qe te dashuroj i thote vajza. Budallaqe i thote kjo, dashurine e kane shpikur per te bere seks pa para.

cinike .....pragmatiste

c'lidhje ka kjo me komentin tim ore lum miku???

gerr verr. Merrni martesen si ide/teori dhe peshojeni- cfare ka pros dhe cons. Dhe pasi ta keni peshuar shikoni  nga kush anon, atehere do gjeni dhe pergjigjen sepse martohen dynjaja! Mos harroni ta vini dhe ne praktike. Se c'u kuptua pastaj.

Martesa vertet ka kufizime por ka dhe ca gjera me teprice.smiley

 

 Martesa- Nga Paganizmi tek Kohet moderne 
Nga Barbara Walker.....            Fjala martese vjen nga latinishtjamaritare, nje bashkim qe realizohej nen mbrojtjen e perendeshes Aferdita – Mari. Per shkak se perkujdesja e kesaj perendie pagane evokohej vazhdimisht si nje aspekt i marteses, baballaret e Kristianizmit ishin kunder ketij institucioni. Sipas Origen: martesa eshte e felliqur dhe e pashenjteruar, nje domethenie e pasionit seksual.St Jeromme thoshte se qellimi kryesor i nje njeriu te zotit eshte te prese me sepaten e virgjerise, pemen e marteses.St Ambroze thoshte se martesa eshte nje krim kunder Zotit, sepse tjeterson statusin e virgjinitetit qe Zoti ia jep cdo burri e gruaje ne lindje. Martesa ishte prostitucion per anetaret e Krishtit, dhe te martuarve duhet t'u skuqej faqja per gjendjen ne te cilen jetojne. Tertullian thoshte se martesa eshte nje krim moral, me i tmerrshem se cdo ndeshkim apo se dhe vete vdekja. St Augustine thoshte qarte se martesa eshte mekat. Tatian thoshte se martesa eshte korrupsion, nje udhe e ndotur dhe e manget e jetes. influencuar prej tij, kishat siriane e bene rregull qe askush nuk mund te behej kristian pervec beqareve, askush qe kish qene martuar me pare nuk mund te baptizohej. Saturnian thoshte: Zoti ka bere dy lloje njerezish: burra te mire, dhe gra te djallit. Martesa sipas tij, perjeteson djallezine femerore, te cilat dominojne burrat me magjine e seksit.Shekuj me vone, St Bernard thoshte se per nje burre eshte me e thjeshte te ngjallte nje te vdekur, sesa te jetonte me nje grua e ta ruante shpirtin te paperlyer. St Paul e mallkoi martesen me nje shprehje shokante: martesa eshte dicka me e mire se djegia gjalle ne turre te druve. Por me vone ndjekesit e tij u treguan edhe me te ashper krejt sipas mesimeve te Jezusit: Nese dikush vjen tek une, dhe nuk urren nenen, babane, motrat, vellane, gruan dhe femijet e tij, fare e fis, madje edhe jeten e tij, nuk mund te behet nxenesi im. (Luke 14:26)Jerome kishte neveri ndaj memesise, ketij tumorizimi te uterusit, perkujdesit ndaj foshnjave qe s’e mbyllin gojen, gjithe atyre ndjesive themelore qe vetem vdekja i zhben fatmiresisht. Ai shtonte se cdo burre qe e do gruan e tij me passion, eshte mekatar dhe tradhtar.Nje shembull domethenes i ketij virtuti anti-familje eshte ai i nje shenjtoreje St Perpetua, e cila mohoi prinder, burre e foshnjen e porsalindur ne menyre qe te behej e denje per Krishtin. Zhduku prej meje, armik i zotit, sepse nuk te njoh fare- jane fjalet me te cilat ajo flak tutje foshnjen e saj, ndersa te afermit e saj pagane perpiqen ta kthejne mbrapsht.Ky ka qene koncepti i hershem kristian i nje gruaje te ndershme: nje grua qe ve besimin para familjes. Kisha kristiane me kohe reflektoi mbi kete kendveshtrim. Nuk ka asnje lloj shenjterimi te marteses nga ana e kishes romane deri ne shekullin 16. Ceremonite martesore deri ate kohe kane qene kryer sipas riteve pagane.Ne periudhen e paganizmit, pushteti i burrit ishte ne shumicen e rasteve dytesor, saqe kur erdhi koha dhe krijuan ligjin e pare te marteses, u kujdesen te percaktonin rregulla qe martesa te ishte monogame. Keshtu qe burri mund te mbeshtetej tek pasuria e gruas dhe femijet e tij duke ekufizuar dhe vete gruan.Shoqerite matriarkale rralle e lejonin xhelozine seksuale. Grate ishin te lira te ndryshonin te dashurit ose burrat, apo te benin martesa poligamike ose ne grup. Mitet regjistrojne tranzicionin nga martesat e lira, fleksibel te favorizara nga Perendeshat, ne martesat monogame te favorizuara nga Zoti. Perendesha parahelenike, Nena e Zeusit, Rhea e denoi monogamine si mekat dhe insistonte ne ligjin e vjeter te marteses ne grup. Mirepo djali i saj Zeusi e kundershtoi, dhe ne emer te patriarceve ipushtoi tokat e saj. Detyroi bijen e Rheas, Heren,- e cila jepet si nje trajte tjeter e Rheas, - te bashkohej me te nje martese monogame, megjithese ai vete kurre nuk i qendroi besnik detyrimeve te tij. ishte vazhdimisht shkeles i kurores, dhe Hera hakmerrej ndaj tij. Nje here, ajo nxiti perendite ne nje rebelim kunder Zeusit. Ky e ndeshkoi ate duke e varur ne qiell me kycet e kembeve dhe duarve lidhur bashke-ndoshta ky ka qene i pari precedent hyjnor qe lejoi burrat te torturojne grate ne rast mosbindje.Greket helene besonin se burrat duhet te benin c’ishte e mundur te detyronin grate e tyre te ishin te bindura dhe besnike. Aristoteli thoshte se burri duhej te ishte me shume se dyfishi i moshes se gruas, ne menyre qe te dominonte mbi te. Perbuzja e grekeve per grate faktikisht i shtynte ato drejt romancave homoseksuale, duke injoruar keshtu familjet e tyre dhe duke bere te dashur- djelmosha te rinj.
Duke vezhguar martesat ne grup qe ishin te zakonshme midis fqinjeve te tyre, greket i konsideronin keto zakone si barbare dhe imorale. Ne periudhen kur vetem greket kishin nje strukture sociale patriarkale monogame, nje grek i thote gruas spartane te Leonides: “Ju grate spartane jeni te vetmet gra qe urdheroni burrat”. Ajo i pergjigjet:“Ne jemi te vetmet gra qe lindim burra”
Rrefimet folklorike te Mesjetes percjellin nje pershtypje se Zoti ishte kunder marteses. Nje histori e tille eshte ajo e dy te rinjve te virgjer te cilet rane dakort te mos martohen kurre “per hir te Zotit”. Por prinderit e tyre i detyruan te martohen. Por me ndihmen e Zotit, toka nden kembet e tyre hapet dhe i perpin para se ata te kene kryer aktin e zhvirgjerimit. Nje prift qe guxoi te merrte pjese ne ceremonine e zyrtarizimit te marteses u gjet i vdekur mengjesin tjeter.
Gjate Mesjetes nuk kishte nje perkufuzim kishtar te nje martese te ligjshme apo te nje kontrate qe te ligjeronte nje martese. Kleriket dukej se nuk e kishin fare idene mbi nje subject te tille. Ata e injoronin martesen duke e lene ate krejtesisht ne mbreterine e bashkejeteses.
Nen ligjet Romane dhe barbare, martesat mund te inicioheshin dhe nderpriteshin lirshem, me vullnetin e seciles pale ne cdo kohe dhe per cdo arsye. Ky sistem funksionoi deri ne vitin 1563. Me ne fund Kisha e deklaroi bekimin prifteror si te domosdoshem per nje martese te vlefshme, duke zhvlersuar qe nga ai moment cdo martese sipas ligjeve te vjetra te pashkruara, duke u kujdesur njekohesish te kalonte ligjerisht pasurine gruas nen kontrollin e plote te burrit.
“Rregullat e marteses” te Frat Cherubinit ne shekullin e 15, e shpallnin burrin gjykatesin e shpirtit te gruas: “Qortoje ashper, talle dhe futi tmerrin asaj…e nese asnje nga keto nuk funksionon, atehere merr nje shkop dhe rrihe me sa fuqi ke, sepse eshte me mire te ndeshkosh trupin dhe te shpetosh shpirtin, sesa te demtosh shpirtin duke kursyer trupin.”
Patriarku i Rusise rekomandonte kamxhikun ne vend te hurit prej druri a hekuri, qe mund te te linte sakat apo edhe te vriste. “ Me mire kamzhik, keshillonte patriarku, dhe zgjidheni me kujdes vendin ku do godisni. Kamzhiku eshte me efektiv dhe shkakton me shume dhimbje.
Martin Luteri e konsideronte veten nje burre jashtzakonisht te mire. Kur gruaja ime e tepron, thoshte ai, merr vetem nje goditje me grusht prane veshit.
Ligji anglez i shekullit 19, konsideronte te pafajshem cdo akt dhune te burrit ndaj gruas se tij, duke e klasifikuar kete te fundit ne te njejtin rang me femijet dhe idiotet per nga te drejtat, e duke e vene nen kujdestarine e plote te burrit.
Ne 1848, Emili Collins, nje feministe e shquar amerikane e pershkruan keshtu nje grua amerikane te asaj kohe: nje grua qe sillte ne jete shtate femije, qe gatuante, pastronte, lante, shplante, milte lopet, qepte, rriste femijet dhe perkujdesej per cdo nevoje te burrit, i cili kishte te drejte ta godiste e rrihte sa here ajo ankohej nga lodhja a stresi i perditshem. Deri ne mes te shekullit 20, ligji amerikan ruante ende imunitetin e se ashtuquajtures “ shenjteri e shtepise”. Shtepia e nje burri eshte keshtjella e tij dhe nuk mund te nderhyhet. Ligji ndalonte gruan te hidhte ne gjyq burrin, sepse mund te shkaterrohej paqja e familjes. Vetem ne 1962 u perpilua nje ligj sipas te cilit paqja e shtepise konsiderohet e shkaterruar nese gruaja rrihet, e megjithate doktrina e imunitetit mbeti ende ne fuqi de jure.
Madje edhe sot, ne disa sherbesa fetare martesore ende nuk eshte hequr nga betimi i nuses se re fjala “ bindje”. Ende shume klerike besojne se gruaja duhet t’i nenshtrohet deshirave te burrit me shume se e anasjellta – nje e keqe jo e vogel sidomos kur ke te besh me burra qe e konsiderojne veten si lidere ne nje martese.

 

Bindja eshte per te dyja palet, keshtu shkruhet ne Bibel. Eshte keq kur gjerat merren jashte kontekstit dhe shkruhet sic duhet. Diku eshte nje pasazh tek Testamenti i Ri, ku thuhet qe burri duhet ta doje gruan sic Jezusi deshi kishen, saqe u kryqezua per faljen e mekateve. Problemi qendron tek njerezit dhe interpretimet qe i japin sipas interesave te tyre. 

Shume interesante  Av  qasje e fese per martesen.Se kisha nje info te tille. Feja pra, eshte jo vetem  opium per popullin por edhe armiku i grave smiley Te kthehet matriarkati qe bota te bjeri ne qetsi smiley

Ne fakt , mite  flasin per kohet e arta te  jetes pagane dhe kjo i korespondon nje kohe kur jetohej ne bashkesine primitive. Ose sipas Engelsit tek "Origjina", kur ende nuk kishte lindur institucioni prones brenda te cilit u perfshi dhe gruaja.

He, a nuk eshte cudi? Kur e kam perkthyer kete shkrim per here te pare, kam ndejt ca minuta hutushem, nuk i besoja syve smiley Paganizmi ka nje charm te jashtzakonshem ne syte e mi smiley

Po pra, paganet, sa te lire, sa te emancipuar, sa tolerante .smileyKur e mendon qe komunizmi kishte pikerisht kete si destinacion te fundit, te vjen keq qe eksperimenti nuk kishte mjetet e CERN-it. Se qellimet te mira i kishte smiley

FLM per perkthimin interesant .

You read my mind smiley 

Me vjen mire qe te pelqeu shkrimi. Cheers!

 

Martesa nuk ekziston. Jo më shumë se ç'ekzistojnë mendimet, të cilat po t'i kundrosh nga një farë largësie, e kupton vetë që dalin nga hiçi e në hiç venë. Vetë i pjell, vetë i ushqen e vetë i vret.

Pyetja për mua s'është pse martohemi, po ç'na shtyn të rrijmë dyshe-dyshe.... se sinqerish, me letra apo pa letra, kur jeton me dikë, nuk je më beqar(e) dhe kur të vjen në majë të hundës, njësoj i thua vetes ç'mu desh e njësoj mendohesh të ikësh apo jo. Nëse statusi "i martuar" në rregjistrat e bën peshoren të anojë drejt ndenjes dhe jo ikjes, atëhere me siguri që s'po rri për arsyen e duhur dhe që s'po kontribuon as në lutmurinë tënde as në atë të tjetrit/tjetrës.

Gjithësesi, pyetjes se pse dyshe-dyshe... mund t'i japësh dum duke marrë parasysh që jetojmë në një botë duale ku nata është e ndarë nga dita, e zeza nga e bardha, e keqja nga e mira dhe mashkullorja nga femërorja. Njeriu këtu poshtë është skizofren nga "natyra" se rrallë bën atë që do vërtetë dhe shumicën e kohës e kalon me kompromise midis asaj që i bëhet dhe asaj që llogjika i thotë se duhet të bëjë. Them nga "natyra" se në fakt ky tension i përhershëm midis këtyre dy poleve nuk asgjë të natyrshme. E natyrshmja nuk ka nevojë për protokolle e për sakrifica, rrjedh vetë e shkon vetë aty ku duhet, si lëngu që merr formën e enës. Jemi e vetmja specie që mundohemi të rrijmë kubikë brenda sferës. Po natyra prapë na kap dhe na shtyn ta kompensojmë disi handikapin tonë e të qenit (të ndjerit) i ndarë nga Gjysma. Dhe meqense jemi handikapatë si specje, këtë Gjysmën që na duket se  nga mungon e kërkojmë të tjetri. E mqs jemi dhe të programuar për të shtuar rracën e kjo është çështje që ka të bëjë me gjenetikën dhe historinë e rracës sonë, kjo prirje për t'u ngjitur me pseudo-gjysmën tonë është kultivuar e protokolluar e shenjtëruar për shekuj të tërë etj. etj....

Sa për ceremonitë, s'kam gjë kundra atyre të të tjerëve, po vetë ... përtare fare. Nuk kam arritur t'i jap përgjigje pyetjes se ç'të vërtetë timen po u komunikoj të tjerëve nqs organizoj një ceremoni të tillë...

U komunikon qe ti je nje nga Ata dhe SI  ATA.

Me ne fund Peshku qenka rritur e maturuar; edhe ne mes te veres mendon per probleme serioze dhe ceshtje madhore si martesa.

eshte stina e shumimit per specien njerzore, po ku merr vesh ti , peshk smiley

Pse vetem ne vere te lejne grate t'(j)a besh andej nga memedheu, si puna maceve qi e kane me sezon? smiley

Perkundrejt parashiqimeve te mia te sapolinkklikuara, e pashe te gjithe videon, qe e lezecme smiley

Pyetja lind though, mire Peshkut q'i ka vajtur mendja per martese, po ty c'ne qe te ndodhej kjo videoja e kalamanit ne xhep next to pakon me qimqakiza? smiley

po ja, keto bisedat ketu me konceptim sezonal, me sherbyen si hint per ta nxjerre nga arkivat

Ka dy menyra per te kaluar jeten: njera eshte duke nderruar cdo dite nga nje vajze dhe tjetra eshte qe, mbasi ke nderruar per nje kohe ne kerkim te personit e duhur, te nisesh e te ndertosh jeten. Kur ky process rezulton i suksesshem gjendesh ne maje te nje keshtjelle, pamja vertet me e mrekullueshme qe Jo vetem ja vlen vertet por qe edhe je i ndergjegjshem qe eshte rezultat i perpjekjeve dheinteligjences tende. Mjafton ta krahasosh me te bredhurit cdo dite me nga nje cupke qe, si edhe ti, diten tjeter bredh me nje tjeter duke ardhur verdalle dhe kurre perpara apo ne lartesi. Eshte fjala per nje institucion te ngritur mbi vlerat e derdhura nga mami dhe babi dhe te pasqyruara tek femija. natyrisht, kjo lloj marredhenie kerkon sakrificen e vlefshme te ekskuzivitetit te marredhenies. 

Pse ndodhin shume divorce sot e kesaj dite? Thjesht sepse njeriu e kerkon gati e te persosur bashkeshortin/en. Ne fakt, gjeja e mencur eshte qe te kerkohet njeriu qe i ka te dhenat baze te inteligjences dhe karakterit, pervec kembeve dhe cicave te bukura, per te ngritur keshtjellen dhe pastaj ja nisim kenaqesise se mundimshme. Nderkohe qe bejme edhe goxha seks. 

mesa di une edhe komunizmi eshte kunder marteses. Kur te vije dita e bekuar dhe te jetojme ne komunizem, institucioni i marteses do zhbehet, si nje relike e se kaluares burzheze dhe grate nder te tjera do jene te perbashkta. Edhe une qe sjam komunist hic, kur e degjoj kete them hallall, vetem te vije kjo dite.

e kane dhene te pare pergjigjen; keq me burre ,e keq pa burre,keq...mos te martohesh kurre !

Vjet para se te martohesha, thashe po marr sharren e po pres sa me shume nga pylli im modest (me shume si korije), para se ta nderroj me nje dru te vetem smiley Keshtu qe dola me nja dhjete vajza e gra, shumica si t'i kishin bere me leter kalk: ne te tridhjetat, te divorcuara, pa femije.Dhe ishin ato qe s'donin te lindnin. Po atehere pse jeni martuar, i pyesja. Martesa behet per te krijuar familje e familje pa femije s'mund te kete.  Dhe u shpjegoja se ne shqip "familje" e "femije" kane te njejtin etimon, rrjedhin nga e njejta fjale medemek. Epo s'jemi te gjithe  shqiptare, ma mbyllnin gojen. Me sa kuptova une, ato martoheshin ne njefare menyre per ta zyrtarizuar e konsoliduar marredhenien ne cift. Megjithese mungesa e femijes duket se e dobesonte ate. Dhe m'u kujtua nje francez qe kam takuar nja pese vjet me pare, i martuar me nje kineze. Ky fakiri i zhuritur per nje femije, ajo rrinte gjithe diten duke pare telenovela e s'donte qe s'donte te kishte ndonje krijese tjeter brenda saj. "Po mire o mavri, i thashe francezit, nuk i diskutuat keto gjera perpara se te martoheshit?". "Ku e dija une, tha ai, I took it for granted qe do benim femije. Pastaj une e dua ate, e edhe sikur ta dija, prape do martohesha". Ja c'te ben dashuria, te le pa femije.

Vjet para se te martohesha, thashe po marr sharren e po pres sa me shume nga pylli im modest (me shume si korije), para se ta nderroj me nje dru te vetem smiley Keshtu qe dola me nja dhjete vajza 

Mendon se mjaftojne ato dru qe ke prere para martese ,qe mos te presesh me dru te botes per gjthe jeten tende martesore ?smiley Te  vlejti ajo eksperience?

Ne fakt ,e di si me duket mua ky vendim ? Njesoj sikur te vendosesh te  hash 4 pica njeheresh qe mos te te vi me per pica me vone ,kur te te duhet te hash vetem fasule. Nje gje qe e ke fiksim ta hash ,do e hash gjithmone,pavaresisht qellimit te mire per mos ta ngrene me.smiley

Po lexoj tani nje liber me kujtime te nje te mbijetuari nga ato kampet e punes ne Korene e Veriut. Nese doje te kaloje gjalle dimrin, thote, duhej te haje sa te mundje ne vjeshte.smiley

e ka kuptimin me thonjeza ajo .....ndryshon puna.

shprehjet figurative jane te bukura per t'u shijuar ,por jo per te mbijetuarsmiley

Kuptimi ne liber ishte i drejperdrejte, ata te gjoret vuanin aq shume nga uria, saqe ishte shnderruar ne problem mbijetese. E di pse veme dhjame ne, sipas evolucionisteve? Trashegim nga ajo periudha ku, sic thuhet ne nje tjeter liber, "Freakonomics" ne mos gaboj, nje vakt i suksesshem nuk varej nga nje telefonate e suksesshme nje restoranti kinez, po duhej te merrje comangen a cfare kishe e te dilje per gjah. Dhe shpesh qelloje te ktheheshe duarbosh (ne kishe fatin e mire te ktheheshe, se mund edhe te te shquanin egersirat). Keshtu qe kur kishe ndonjehere "Vit te Ri", pra kur haje mire, trupi i ruante ato kalorite e teperta ne forme dhjami per t'i pasur per "rainy days". Keshtu edhe me martesen, po nuk hyre si nje derr i kenaqun, veshtire te mbijetoshsmiley

e sa per maretsen fillon si me shaka....

...ecen ne qiellin e shtate......

.....vazhdon me fitoren e njerit (es)......

...dhe perfundon me "lumturine e tjetrit.....

Nje burre i ndare, u martua me nje grua te ndare.Te dy kishin nga nje femije nga martesat e para.Pas nje viti ata linden dhe njefemije te tyrin.Vjen nje kohe qe burri i therret gruas-grua,eja moj,se femiu yt me femiun tim, po rrahin femine tone!smiley

Pse martohemi? Tani qe me duhet te laj nje qerre me ene e di mire pergjigjen.. Martohemi per te vuajtur dhe pike. smiley

Kam por prape duhen shplare para se ti fusesh..smiley

Do beja nje analogji per martesen me frigoriferin, po lere fundja meqi e zevendesove smiley

martesa është si frigoriferi, i ruan gjërat të ngrënshme deri në datën e skadencës. pas kësaj date, ata që janë kurajozë, nuk i hedhin gjërat në kosh, por i hanë. ata që janë frikacakë, drejt e në kosh dhe ngelen barkthatë. smiley

Mos u lodh per ate me lart shiko kete me poshte..smiley

xhib meqe pyetjen time se kane nxjerr akoma adm.

merr vesh nga aparatet fotografike?  Eshte Canon por nuk me shkrep smiley

e ka nxjerr ne ekran dhe thote card write protected..di gje si ta rregulloj se me duhet neser patjeter..

Nuk e kam idene se cfare karte ke po guglli sugjeron kete

uuaaaaa rrofsh atje ishte switchi tek karta ahahahhaha eklips shuuuumeee flm smiley

Martesa i jep fund shum çmendurive te shkurtra me nje budallallek te gjate.

dhe ato bythatat nuk ngelen pa martuar jo

Perse tjeter vec me kercy naplonin?

 

Moj,Zana ,ju apo  Av -it i shkon ndermend te na pyesi;" pse martohemi..?"

Po gjeni dot menyre, me te mire, per t`ja hequr vehtes, se kjo?

kam nje kolege(belge) ajo eshte ne procedur divorci prej 8 vjetesh,ja njoh dhe bashkshortin jan goxha te pasur te dy,ne fakt brenda 8 vjetesh ajo eshte ber gjysem njeriu(dobesuar humbet llogjiken bertet etc) + femijt e tyre u shkaterruan,,,pa menduar sa kan harxhuar neper gjykata me avokat etc,

ja se cfar mund te bej martesa nder te tjera.sipas statistikave 3 ne 4 çifte perfundojn ne divorc,,,

8 vjet procedura divorci...c'po ndajne keta,kufirin me izraelit dhe palestines?!

"Ku ta gjej ta naj, te heq qafe gjysen e borxhit", thote i shoku jem. smiley 

Si perfundoi trilema peshkmartesore, dhe a e ka provuar kush ti vere gruas parzmore?

Ca te martohesh amon,as po dime ca te marrim as po dine cfare te marrin.

Sic tha Kadareja, te tjera q, te tjera na q dhe te tjera do kishim q po te mos qe Peshku.

Une per vete distancohem nga ky qindrim dekadent.

...Nje mik bashkejeton ne harmoni me bashkeshorten e vete pa vene kurore per 25vite..kane 3 femije dhe shkojne per se mbari...

 

Tani kot po pyes Artin.

Meqe kane 25 vjet qe jetojne ne harmoni,perse nuk i futin dhe nje cope leter dhe ta bejne tamam?

Apo se kane frike se ndoshta ajo harmonia nuk eshte aq harmoni sa te duhet ty?

Per mua eshte idiotlleku me i madh te bashkejetosh per vite me rradhe dhe te mos martohesh.Eshte thjesht nje dobesi qe kane patrneret por qe nuk e shprehin dot hapur dhe e mbulojne ne lolka te tilla si harmoni pa letra.

Njerezit gjejne gjithmone justifikime per te mos marre pergjegjesine.Personalisht jam martuar me letra dhe ceremoni dhe nuk do ta kuptoja po re rrija me te njejten femer per 20 vjet rresht dhe te mos beja martesen.Edhe nese do te ndahesha,perseri do te rimartohesha nese do te gjeja personin e duhur.

E kam then,njerezit shpikin lloj lloj gjerash per te shmangur pergjegjesite apo mbuluar dobesite.

 

Altin -

...kam nje kolege(belge) ajo eshte ne procedur divorci prej 8 vjetesh,ja njoh dhe bashkshortin jan goxha te pasur te dy,ne fakt brenda 8 vjetesh ajo eshte ber gjysem njeriu(dobesuar humbet llogjiken bertet etc) + femijt e tyre u shkaterruan,,,pa menduar sa kan harxhuar neper gjykata me avokat etc,

ja se cfar mund te bej martesa nder te tjera.sipas statistikave 3 ne 4 çifte perfundojn ne divorc...

Martesa si institucion e paska fajin apo ajo idiotja jote kolege qe nuk leshon pe?Vertet ti mendon se ajo ose ai do te ishin me tolerante nese do te bashkejetonin?

Po e them edhe njehere,njerezit shpikin lloj lloj gjerash per te shmangur pergjegjesite apo mbuluar dobesite.

Shqipo

ajo nuk esht vetem idiote,eshte edhe e pasur smiley

bashkjetesa ketu esht juridikisht e barabart me martesen

te gjith jemi per martesen por duhet gjetur njeriu i duhur e ketu fillon problemi smiley

Martesa ime funksionon shume mire. Sa me shume vjeterohet aq me e vyer behet. Pra eshte si puna e veres qe sa me e vjeter te jete aq me e mire behet. Por kjo eshte dhe pune fati, dhe mua fati me ka ndihmuar ne gjetjen e gruas se duhur e cila ashtu si edhe vera me shume me lezetohet kur vitet kalojne.

Flm ... pra din me kene edhe galant....Flm per vemendjen edhe nje here.....smiley

se na ha sumatricja kryesisht smiley pergjithesisht, besoj se ja vlen sidomos ne vende si tonat, per francezt psh mendoj se e kane per qejf

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).