Shoqata e Koleksionistëve Shqiptarë prej më shumë se dy vjetësh përgatitet për një ekspozitë të madhe për 100-vjetorin e Pavarësisë, por rrezikon të dështojë. Për mungesë stendash!!!

Prej mëse dy vitesh, koleksionistët shqiptarë kanë trokitur vazhdimisht në institucionet e shtetit shqiptar për të organizuar një ekspozitë të madhe e të denjë në 100-vjetorin e Pavarësisë. Letra të vazhdueshme, takime dhe në fund asnjë përgjigje. E vetmja gjë që kërkojnë: stenda vertikale për të ekspozuar. Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë është gati të hapë “thesaret”, por shteti nuk ka disa stenda ku ata të mund të ekspozojnë për publikun e gjerë vlerat e rralla. Ekspozita, për të cilën koleksionistët kishin menduar edhe një program të detajuar, është thuajse e dështuar. Për ca stenda. Nuk i ka as Muzeu Historik Kombëtar, as Ministria e Kulturës dhe as Galeria Kombëtare e Arteve. Janë stenda vertikale, të krijuara posaçërisht për të ekspozuar materiale filatelike dhe kartëmonedha. Në vendet fqinje prodhohen dhe përdoren normalisht. Të tilla i janë ofruar Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë në çdo ekspozitë ndërkombëtare ku kanë qenë të ftuar a në konkurrim e ku janë vlerësuar me çmime. Përveçse në Shqipëri. Përballë një parodie të tillë, çdokush mendon për një çmim marramendës të tyre. “Kushtojnë sa makina e një nëpunësi të administratës së ulët”, thotë Bajram Peçi, kryetar i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë. Nuk kanë kërkuar fond për shpërblim (siç ndodh në vendet e qytetëruara), por vetëm mundësimin e disa stendave ekspozimi, që në fund i mbeten sërish inventarit të ministrisë.

Në fakt, nuk është një problem rishtar. Sa herë që gjenden para nevojës së një ekspozite, ata tundin kokën në formë zhgënjimi: “Nuk kemi ku t’i ekspozojmë”. E janë po ata që në koleksionet e tyre disponojnë vlera që nuk gjenden në arkivat e institucioneve shtetërore, përfshi këtu Postën Shqiptare apo Bankën Kombëtare, kur bëhet fjalë për kartëmonedhat. Mjafton të përmendim se në ekspozitën e realizuar më 31 mars të 2011-ës, në rastin e 85-vjetorit të monedhës kombëtare, pjesa dërmuese e materialit ekspozues ishte ofruar nga koleksionistët. Por le të kthehemi te 100-vjetori i Pavarësisë.

Ndonëse në një terr informativ (2 muaj para datës së shënuar nuk ka ende një kalendar të përcaktuar aktivitetesh), nuk dimë të shënohet ndonjë ekspozitë e rëndësishme me këtë rast. Koleksionistët kanë ofruar pullat e hershme postare, zarfet që firmosen nga Ismail Qemali e të tjerë, figura historike të kohës, monedha e kartëmonedha, medalje të hershme, vlera që publikut i ofrohen rrallë në një kronologji 100-vjeçare. Muzeu Historik Kombëtar nuk ka në program e nuk po punon për ndonjë ekspozitë me këtë rast. Nëse ndodh, do të jetë e rastësishme dhe e sajuar. Në fakt kështu pritet të ndodhë me të gjitha aktivitetet e këtij përvjetori të rëndësishëm historik në mungesë të seriozitetit e vullnetit për t’i organizuar ato. Në dijeninë tonë nuk ka as ndonjë paraqitje të këtij niveli të propozuar nga koleksionistët, të cilët, për të shmangur edhe bezdisjet burokratike e kishin hartuar edhe programin e plotë të paraqitjes së stendave. Justifikimi më i zakonshëm që koha ishte e pamjaftueshme në këtë rast nuk do të qëndronte.

Letra e parë e Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, drejtuar Genc Pollos si Ministër i Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, mban datën 7 tetor 2010. Ndërsa flitet për ekspozitën, përmbajtjen dhe realizimin, kërkesa e vetme është sigurimi i stendave. “Çfarëdolloj karakteri që do ketë ekspozita, kombëtare apo ndërkombëtare, ajo do kërkojë planifikimin e shpenzimeve, ku në radhën e kërkesave spikat blerja e stendave të ekspozimit të pullës postare, të cilat Shqipërisë i mungojnë”, shkruan Bajram Peçi, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës. Në mungesë të një përgjigjeje, një vit më vonë, më 14 tetor të vitit 2011 fillon komunikimi i njëanshëm me Ministrin e Kulturës, Aldo Bumçin. Në vazhdim janë disa letra, gjithnjë në pritje të një përgjigjeje që nuk erdhi asnjëherë. Koleksionistët e kanë të qartë se do t’u bjerë telefoni kur të jenë të domosdoshëm për ndonjë aktivitet, ku zyrtarët duhet të bëjnë ngrefosjet e zakonshme. “Asambleja e Shoqatës së Koleksionistëve, vendosi që të përgatitet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë me ekspozimin e një pjese të kulturës shqiptare që ruhet e shfaqet në filateli, numizmatikë e medalistikë. Në programin e Ministrisë së Kulturës, që me siguri do të dalë shumë shpejt, gjykojmë që do të duhet të parashikohen edhe ekspozita filatelike, të monedhës e kartëmonedhës, si dhe të medaljeve. Në stendat e ekspozimit, ne do të vendosim ato rrallësi emetimesh që nuk i ka as posta, as Banka Kombëtare, por dhe as Presidenca…

Ndonëse koleksionistët filatelistë të Shqipërisë, prej 20 vjetësh marrin pjesë pa reshtur në ekspozitat e konkurrimet ndërkombëtare, ku janë vlerësuar me medalje Vermei, Argjend i madh dhe Argjend-Bronz, në Shqipëri ka qenë e pamundur të bëhen ekspozita të tilla, sepse, si institucionet që varen nga Ministria e Kulturës, ashtu dhe Posta Shqiptare, nuk kanë stenda ekspozimi. Ekspozitat filatelike, që ka bërë e bën shoqata jonë në Tiranë, Korçë e Shkodër, bëhen me mjete rrethanore e krejt të papërshtatshme. Së dyti, nëse për ekspozimin e monedhave e medaljeve me qëndrim horizontal, Muzeu Historik Kombëtar ka stenda pothuajse të mjaftueshme, për ekspozimin e materialeve filatelike dhe të kartëmonedhave, kërkohen stenda ekspozimi me vendosje vertikale të objekteve, të cilat Shqipërisë i mungojnë. Për këtë, është e nevojshme që të mbështetet financiarisht kjo nismë kulturore, duke blerë një sasi stendash ekspozimi, të cilat i prodhojnë e i shesin të gjithë fqinjët tanë. Stendat mendojmë se duhet të jenë në inventarin e një prej institucioneve të vartësisë Suaj dhe t’i jepen Shoqatës të Koleksionistëve të Shqipërisë, herë pas here për përdorim në ekspozita, në funksion e interes të publikut të gjerë në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë. Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë, ku janë të anëtarësuar dhe koleksionistët shqiptarë të Republikës së Kosovës dhe koleksionistë shqiptarë të Maqedonisë, ndonëse në përbërje të saj përfshin në shumicë intelektualë, si: arsimtarë, inxhinierë, juristë, artistë, punonjës të kulturës, mjekë, gazetarë e ushtarakë, nuk i ka mundësitë financiare për ndërmarrje të këtyre përmasave”, theksohet në letrën e disatë që Shoqata i dërgon ministrit Bumçi, më 28 shkurt të vitit 2012.

Mund të duket qesharake, por në mungesë të stendave kjo ekspozitë nuk do të organizohet. Në një situatë kur fondet rrjedhin për një sërë aktivitetesh, shumica të dyshimta për vlerën që përcjellin, e kur 100-vjetori i Pavarësisë futet në axhendën e minutës së fundit(pavarësisht njoftimeve të hershme të këtij lloji), kur bëhen konkurse turravrap e pastaj dështojnë, situata të tilla bëhen normale në botën shqiptare. Pyetja është: Edhe sa do të durojmë!?

43 Komente

Ah Migjen Migjen ! Idhulli i fleterrufistave te kendit te kuq.

"Shoku brigadier, kam tre vjet qe s'ma jep lejen e zakonshme ne kohen e plazhit, dhe une e kam realizuar planin per çdo vit ne masen 130%.

DERI KUR KESHTU ?

Me respekt,

Shaqir Taptupi,

Marangoz ne repartin 2 te kombinatit Misto Mame."

___________

Vetem pakeeeeeeez me e vra mendjen, na del se Shoqata ne fjale duhet me i ble vete ato stendat, e duhet me e organizu vete ate ekspoziten, e duhet me i pre vete biletat tek dera, e me leket qe fiton, duhet me siguru mirembajtjen e shoqates.

Nje nder penalltite me te rrezikshme qe kamunizmi iu ka lene disave, eshte se "jam i papune, po ia fus nje krijim shoqate, dhe keshtu i them shtetit, qit paret tani se jom bo shoqate". Shoqata e Ballonave i kerkon shtetit penj e spango special se rrokelat normal jane vetem 250 m, dhe ne i çojme ballonat la e me la.

Oh te keqen e truve te shoqatisteve t'Shqiperise. 

Kush e ka thene kete, Dideroi apo Hollebeku? Sipas teje, muzeumi eshte nje hapesire boshe ku koleksionuesit vine me stendat e tyre private qe i varin neper mure. Dhe filatelisti psh duhet te mbaje edhe nja tri stenda (dy te kuqe e nje jeshile) poshte krevatit qe ti kete gati kur t'ia kerkoje ekspozimin Luvri. Bile mire do ishte ti benin edhe me rrotka, qe ditet e pushimit te benin ekspoze ambulante tek Lana.

O te keqen e kafkes!

Nuk e mora vesh se koleksioniste te kujt ishin keta ,apo yxhym ,tetet gjithave ,pra temat e koleksioneve te tye....bime mjekesore ,flutra medhetare,gjarprinj qe nuk shkojne ne letarg,libra te zones se katert operative.. minerale te rralle te zones se Gur Kusarit,..me nje fjale ça do ekspozojne,

Që thua ti Zana, meqë nuk e ke lexuar shkrimin e Olivertës dhe nuk di se koleksionistë të kujt ishin, të sqaron xhaxhi Petro ty. Këta moj xhane koleksionojnë brisqe rroje, brisqe të përdorura gjatë 100 vjetve. Ata duan t'i ekspozojnë ato, për të treguar si me ç'mjete janë rruar shqiptarët në një shekull. Ata, koleksionistët, thonë se i ruajtën këto vlera brisqesh, ti dhe nëpunsi hurbinek thoni se nuk ju rruhet, ndërsa Bumçi dhe Pollo që mund t'i blejnë stendat thonë se nuk e rruajnë. Kështu të keqen xhaxhi, jepi dhe ti një bërdaf rruarje te PPU-ja dhe lutem, ruaje briskun me të cilën do ta rrush, sepse do ta koleksionojmë dhe ekspozojmë nën diçiturën: një brisk me të cilën është rruar një bythë e zgjuar.

qenke i implikuar personalisht me nje fjale ....po me ardhka keq...merre pa drame...nuk me the as tiveç se çfare koleksionesh kane....ke nje nick te hatashem ,prej heroi te punes socialiste....hahahaha

nji miku im ka koleksione fantastike pullash e monedhash, vendi dhe te huaja; ka kataloge te tere. Me tha dikur qe njeri i ofroi deri ne $80 mije per te gjitha dhe nuk pranoi t'i shiste.
Nuk besoj e ka bere prej patriotizmit sesa prej faktit se per nji koleksionist ky kthehet ne ves
 

Po çfare mutin don qeveria e babasqapit me Historine , kur kjo eshte puna e shoqates se Historianeve ?

Kjo eshte nje Qeveri Deshtakesh karieriste qe nuk di

as pse e permend I Qin Vjetuerin

nuk di as perse  perkujtohet nje Dite e tille , 

nuk di as kur e kemi si Date , pasi na ka kane dale studimet e Hunjve qe e paskemi Nrefur Fjamurin e shpallur pavaresine  para I.Qemalit .

Me tamam tamam kesaj bande ne Qveri nuk i intereson fare qe kemi Pervjetor pasi pervjetoret po vijne nga babasqapi ma te gjanë e te gjatë ne mbushjen e Hambareve te Kryehajduteve Historike te Shqiperise per me kujtue baben e tyre qe mbushi Valixhet dhe iku duke share Italianet  me nje " fatma " pse na pushtuen .

Kjo palo Qeveri , me karagjoze di vetm nje gjae , qe njaj Ahmetja ka themeluar Shtetin Shqiptar .....dhe per njat duhet me u kriju ni mazuleum sepse Nana me cicat e saj ka ushteqyer njat fare Burri Fluturak .

Dhe kjo Qveri me shpenzime maramendese per "familjen "  nuk paska te pakten nje program nga Maltezet a si e kane ata te Muzeumit , me gjet ca syze e ca dhoma perkohesisht per te kujtuar shqiptaret Traditat e tyre ne shume fusha e ne kete rast te koleksionisteve .

Por qeverise se Babasqapit nuk i leverdisin keto Ai e ka boll mire njat Podiumin ku zgerdhihet Liburnesha Jozefpercke prapa tij e ku shkelqejne spicmusteqet e Nishanit fytyre gaz , kur flet njaj Burre Muti Shteti si Sali Babasqap Vuçidoll Berisha , per ndihmen e madhe qe i dhane Serbet me rikujtue nja me do dhi e sqeper  I QIN Vjetuerin e te Pamvartunes . 

Nje nga planet e mija, ka qene dhe krijimi i nje ankandi te perhershem, ne fillim fizik (ekspozite, atelie, dhoma kulture, etj) e me pas online (ne internet, TV etj) dhe ndihma ndaj ketyre koleksionisteve, krijuesve etj, ne fillim nepermjet obligacioneve te elites. Mirpo me keta gomere qe drejtojne kete shtet, s`duket gje ne horizont, thjesht edhe per te te ndigjuar.

..thesari i "koleksionisteve"  eshte nje ndermarje private te cilet nuk i ka ndalu kush me i ekspozu privatisht.Duke ditun qe luvgati Enver i shtetezoj te gjitha thesaret e vertete te shqiptareve(flori,bizhuteri dhe vepra arti)pas 44' ketyne koleksionistave i kane ngele vetem fetet e lavderimit dhe stemat e Mao Ce Dungut me paraqit ne ato expozita qe duan te hapin me paret e taxapagueseve.

Ja dhe nje e tille ne Kine;

Eh sa mire do qe dhe shoqata e Kaposheve te festonte I QIN vjetnuerin e te Pamvartunes. Dhe nuk kane shume pretendime nje tog me Pleh dhe ca Pula te oborit  . Po do i kete tredhur Sulltani qe hante pilaf me koqe gjeli  dhe i ka lene pa Allate Historike si duket qe merren me shoqatat e te tjereve . E Kokosh ziu thuaj c'te ka gjetur ..do strehe dhe ne Kine tani smiley Po e kane plehun artificial ata nuk e kane Pleh Bio si Kshilli Ministrave te babasqapit smiley Aty ndihesh reht , i fut dhe ca glasa pas kikiki dhe ....i menderosur me glasa ,  po krenar ! smiley

Xha Petro,

Vizat jane hequr tani, le te vije kryetari dhe sekretari i shoqates se lartpermendur, une po i marr dy dite pushim ne pune, dhe po i shetis neper ca shoqata francezesh, edhe e shohim pasandaj si eshte puna. Une per vete jam anetar i shoqates "Miqte e kenaqesive te se dieles". Hame, pime, defrejme, shkulim patate, mbjellim lakra foragjere, dashurojme, ndahemi, mbeshtesim grate e njeri-tjetrit ne raste divorcesh, me nje fjale, "me u gjete Kola ne pune".

Ne pergjithesi i bejme neper livadhe. Por kur na duhet ndonje salle, mbledhim ca leka dhe ia japim te zotit. Se keshtu e kemi kendej, gjithçka ka nje zot, ska me jo po shteti e jo po sekretari i komitetit. Mbledhim lekat, marrim sallen, vendosim pikturat e nja tre borgjezkave, i admirojme, dhe ne fund borgjezkat na paguajne shampein. Organizimin me te mire e kemi pasur kur vajtem ne nje salle festash fshati nja 50 km larg çdo shtepie rreth e rrotull, dhe e kthyem ne orgji. Jam kenaqur fare, vetem verja gishtin, xha Petro. Aty u njoha rastesisht (siç na ra lapsi) me bashkeshorten time te ardhshme, Brizhiten. Brizhit Pardon. Sepse, xha Petro, qe ta kuptosh ti, shoqatat ketej i kemi qejflie, e jo me vetullngrysur qe te çajne torrovelen me peticione ne pike t'sabahut.

Ja nje variant, xha Petro : shkoni tek Basha, kerkojini nje salle bashkiake per ca ore, me nje çmim te ulet, ose dhe falas nqs Basha ka bere dashuri mire ate mengjes, dhe aty sillni ca tezga nga nje kompani tezgash me qira, hapni nje cep te vogel me shitje sanduiçesh dhe birrash me bidona, beni ca bileta me fleta A4 ne kompjuter, dhe shiteni 200 leka sa nje gazete Panorama. Edhe vendosni ca afishe neper qytet, shperndani ca trakte dore me dore e shtepi me shtepi, edhe prisni. Lereni popullin te qete, te lire t'ju doje ose mos t'ju doje. Provojeni. Heren e pare mund te deshtoni keq, por ska gje, eshte vetem raundi i pare, nga fundi Rroki e ben pleh ate rusin e maaaadh. Qashtu.

Dëgjo ti kokrra e katunarit! Mos guxo të futesh në tema që u përkasin qytetarve. Të qenit filatelist apo numizmat (që ti nuk e ke idenë ç'janë) s'kanë lidhje me katundarinë. Ato i përkasin klasës së mesme. Ndërsa ti ke vajtur në Francë që të punosh si oxhakfshirës apo të bësh llaç, unë e kam parë Parisin dhe më ka parë disa herë si pjesmarrës në konkurimin ndërkombëtar të filatelisë botrore, në Shateu Vanse-Park Floral-Salon du Timbre, ku në 2010-ën kam fituar medalje argjendi me konkurimin tim në 5 stenda me pullat postare të Shqiperisë, 1913-1918. Ptu...plehra e grindavecit të komuniteteti PPU, na merrka përsipër të prishi çdo temë.

Finisterre, faleminderit për prurjen, po kujt ja prure?

zakon i vjeter ky... duhen rruge? Ku jemi ketu? Ne komunizem? Duhen spitale, shkolla, police, shtet etj? ku jemi ketu, ne komunizem?

 

edhe cik iniciative vecse duhet. Merr shembullin e flea markets. Dikush e ka ate biznes. Kujdeset per gjithcka: qe nga parkimi (me pare sigurisht) e deri te dhenia me qera e tavolinave/ stendave dhe e drejta per me bo biznes brenda zones (hot dogs etj).
 

Me sa kuptova, keta rob po i nxjerrin kane c'kane ne mejdan te shtetit, per nder te shtetit. Nese eshte shteti i zoti dasmes, i tako po shtetit ti rehatoje te ftuarit. dhe nuk besoj se flitet per ndonje impenjim gjigand, korrniza druni, xhama/pecikllaz e dryna. 

 

Po jo ore, shteti dhe perkatesisht MKRS jane te zena deri ne fyt me aktivitetet per QIN vjetorin. Ekspozita fotografike, pikturash, librash, (me qe eshte dhe vaft turizmi), perurime statujash , perkujtimore, simpoziume, plus veprat e medha si stadiumi ri, parlamenti ri, mazoleumi Nalmadhnise, e nje mori aktivitetesh te tjera me dytesore.Ku bie radha per ca filatelistet.Plus qe keta filatelistet jane ca borgjeze e trashegimtare pasurish, kane keshtjella dhe llogari bankare por si harpagone qe jane, i shtrijne doren shtetit.

Mire qeveria por edhe opozita s'po jep nje koker leku. 

Do thoja qener dhe ata, po kam frike se ma merr frymen prizreni! smiley 

une e shof si reklame dhe mundsi shitje (edhe pse mendja ma thote qe tregu i koleksionistave aty eshte shume i limitum). Po sido me qene, nqse shifet si mundsi marketingu, duhet me e lujt cik ate dreq. Vecse nqse eshte ashtu si thu ti dhe e vetmja rruge shitje qe perdorin kta eshte ebay. Nuk e kam shume te veshtire me e besu edhe ket.

Nuk besoj se duan te shesin, nga c'lexohet gjithsesi. Une pershembull ato qe kam e koleksionoj nuk do ti shes kurre... lire smiley 

Gjithsesi nje uniformitet duhet, ekspozim standart meillaf. Ndryshe pastaj "antiks rodshou"

S'e lexova gjithe artikullin, por nga c'lexova, s'me duket se duan te shesin (flea market style) por te ekspozojne. Eshte ca me spec, sipas mendimit tim modest, dhe jam ca ne medyshje: edhe shteti mund te ndihmoje, po nga ana tjeter, edhe Shoqata vete duhet te organizohet (sic tha hurbi me siper) e mos t'i presi te gjitha nga shteti si ne kohen e te dashurit Enver. Ndoshta Shoqata mund te beje ndonje marreveshje me ndonje nga galerite private dhe te ndajne shpenzimet dhe fitimet? S'di c'te them.

jo jo, duhet shteti t'i japi dore...nuk ka fitim nqse nuk kane me shit gjo. 

Jo mor gjemb, nuk behet fjale per te shitur gje. Shteti do organizoje ceremonira te ndryshme dhe nje nga keto eshte dhe ajo me reliket e shtetit. Keto burra qe po kerkojne stendat (vendin domethene) nderkohe qe ofrojne koleksione private qe nganjehere arrijne ne vlere qindra mijera dollare ne monedha, pulla, libra kartolina, po dhe ne objekte te ndryshme historike qe bejne ate mut historie te atij shteti qe duan te nderojne. Po keto nuk mund ti ndertojne stendat vete, se eshte kunder cdo parimi muzeal dhe aq me teper ne nje rast te tille kur behet fjale per ceremoni shteterore. Eshte kuratori ai qe ben ekspoziten. Dhe keto burra nuk po pyesin as per standarte stendash, as per insurance per objektet qe mund te demtohen, vidhen, digjen et etj, po vetem per ate minimal: mundesine e ekspozimit. Dhe kjo vetem nga deshira e mire per tu ndier krenare per punen e tyre ne kete 100 vjetor.

Nje nga keta burra eshte edhe Petrua qe thua ti, qe ka harxhuar shuma te konsiderueshme per ti mbledhur keto rekilke nga jane e nga s'jane. Dhe nuk se ka dale keto ti kerkoje leke ndonjeri, si ca kacidhjare te tjere qe i njohim ketu, po qe bejne si gringo kur behet llafi per te respektuar te tjeret.

Kaqe.

Pordhi plaka Lleshit, n'kacile t'leshit.

Kur thashe shitje, e kisha per biletat qe shiten per te vizituar ekspoziten. Nuk e dija per cfare koleksionesh behej fjale (se ka nga ata qe koleksionojne edhe letra camcakezi). Tani e lexova me me kujdes dhe thuhet per pulla dhe kartmonedha. Nese jane per pulla shqiptare (e jo te, p.sh. Kaledonise se Re) ne 100 vjet, atehere po, jam dakort qe duhet qe t'i ndihmoje shteti ne kuadrin e festimeve per 100 vjetorin. Ndoshta i kane harxhuar leket duke bere konkurse per Parlamentin e Ri, apo Stadiumin e ri qe do ndertoheshin kete vit para 28 Nentorit.

Po pra. Behet fjale per filateline dhe numizmatiken shqiptare ne keto 100 vjet, si dhe objekte te tjera historike gjithmone te lidhura me historine e shtetit shqiptar. Fatkeqesisht por dhe fatmiresisht, pjesa me e madhe e ketyre koleksionisteve kane ne koleksionet e tyre private te kesaj periudhe me shume vlera se sa Muzeu Kombetar, ndaj ulja e kokes dhe nderimi i bie te jete nga ana e shtetit.

More,  vertete, ku jemi keshtu  ?

Ma hoqen mesazhin qe i isha drejtuar Hurit si i pjerdhur fare po nuk mund te rri pa shkruar prape se nje idiotesi e tille nga nje idiot eshte fyerje per rracen njerezore.

Kur them qe Huri ngaterron *arin me dollarin nuk them qe e ben se do ta beje po se eshte thjesht idiot.

Ti kthehemi problemit: kemi nje grup njerezish te cilet duan te bejne dicka per komunitetin me rastin e 100 vjetorit te pavarsise dhe duhen pergezuar perderisa kjo mender qeverie qe e paguajme dhe e mbajme me taksa as ka nderment te organizoje asgje. 

Me thoni si qenka njesoj nje grup njerezish te nderuar qe duan te ndajne pasionin e tyre me bashkatdhetaret e tyre, me Hurin qe shkon ne orgji me Brizhiten dhe gjithe kafshet e saj??

Sa per Zanen ca di ved. Njajo dhe zoja Zhozefin i din ma mire njato punet e Zones Operative se vite njai miku prej Gur Kusari dhe dite ved njai si me i zberthy.

Per 100 vjetorin eshte caktu nje fond ky aktivitet eshte pikerisht ne kete kuader mirpo ndarjen e fondeve e ka kush e ka ne dore, dhe ai vendos se ku dhe kujt do ti jipen fondet, psh nje pjese e mire e ketyre fondeve jane harxuar me varrin e nenes mbreteresh, me bustet, me dreqin dhe me te birin, fondi eshte mbaruar shperndare dhe keta koleksionistet kane ngel pa lek, shteti nuk i sponsorizon, keshtu mbetet qe ky aktivitet te zhvilohet gjysmak ose aspak ..

pikerisht efk..Per ty eshte mburrje Gur Kusari e ç'beri ai,...po lum djali ato maja jane rrypa rrypa.....e kesaj radhe as une e as kush tjeter nuk asht tu zdrype ma ......hajt tash fillo e shaj....

o t lumt oj Zan, mos zhdryp hic njaty nalt me nejt.

po une uroj me gjith shpirt te hapen njato dosje e ta shohim kush bertet ujku ujku (kupto Gur Kusari)

 

Nuk po i hyj muhabetit me sharje apo akuza,por personat qe kane koleksionet DUHET ti ekspozojne.

Meqe materialet jane per 100 vjetorin e pavaresise dhe shteti po organizon aktivitetet 1 00 vjetorit,besoj se edhe organiszimi i nje ekspozite te tille i takon shtetit ne bashkepunim me koleksionistet.

Ndoshta ne ekspoziten qe do te hapet dhe kur do te vendoset perkrenarja dhe shpata e Skenderbeut,te gjendet nje vend edhe per koleksionistet qe kane materiale per shpalljen e Pavaresise.

 

Qe ti thuhet "thesar" , cili vit duhet te jete nje liber ne gjuhen shqipe ?

Kam per shitje fjalorin shqip te 1980, çmimi i asaj kohe 65 lek, x 32 vjet ,2080 euro si fillim oferte.

I nderuar effkey ...idiotesi e tille nga nje idiot eshte fyerje per rracen njerezore.

Une do tu rekomandoja te rilexoni komentin e LefKopese qe pas leximit te Idiotit ju hap Horizonti per Jeten . Dhe keshtu mendoj kuptohet me mire perse nje degezim i paket i races Njerezore ndihet shume mire nen Petkun e Idiotit . Me vjen keq por ne se  JU perfytyroni nje Bote pa IDIOTE kjo eshte UTOPI . Prandaj ne nje fare pikpamje mendoj se jane te domosdoshem nen cdo ze , qofte edhe shpendesh , si pika referimi per te pare se deri ku mund te shkoje njeriu kur  "i rreshket ledhi " Kjo qe per anen teorike si e kuptoj . Lavdi natyres qe nuk na le pa Idiote !

Ndersa persa i perket anes praktike nuk besoj se eshte hera e pare qe lexoni ate Idiot . Keshtu qe e perkar moderatorin qe ta ka "fshire " , pasi mendoj  po behet mode qe handikapatet mendore , ti trajtojme si ves i keq i shqiptareve me te "shara " .Te lutem pergezoje per Horizontin e Tejcquar  qe ka , .... eshte i gjalle , ne Natyre , me shoqeri me emra te ndyer , poligam  , sic eshte vet me gjithe miqt e rrethit te tij !

Ja psh nuk mungon dhe nje me Peter . Nga ata te tregimit me pese Peter .Ben sumëzime , ka kalem , ben oferte , eshte sfidus per I QIN vjetnuerin   ...dhe gjithmone kur i numeron i dalin kater PETER- ter -ter -ter . Pse ti ndodhe keshtu gjith ketij llogaritari ? Asnje shpjegim tjeter pervec degezimit me IDIOTE .

Me vjen keq qe nderhyra si shkarje nga tema , por kur ne prurje cfaqen ATA ose.... Idiotet , nuk ke se si e zhvillon  prurjen  ne binaret e duhur smiley

Respekte dhe me falni per nderhyrjen

...besoj se edhe organiszimi i nje ekspozite te tille i takon shtetit ne bashkepunim me koleksionistet

Qeveria do financoje ne Mauzoleum për Zogun, njeriu që ndërtoi shtetin shqiptar.

Me një fond të posaçëm qeveri vendosi financimin e ndërtimit të një Mauzoleumi të familjes Mbretërore, ku do të prehen Mbreti, Mbretëresha Geraldinë, Leka I dhe bashkëshortja e tij.

“Dihet se në një akt barbar Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të nënës mbretëreshë për fajin e vetëm se i kishte dhënë kombit, burrin që ndërtoi shtetin shqiptar, Ahmet Zogun. Ky ishte shpërblimi që kjo nënë shqiptare meritoi t’i gërryhen me dinamit kockat nga një paranojak që do faktohej si diktatori më gjakësor pas luftës. Mauzoleu do jetë më i madh sesa ç’ishte varri i nënës Mbretëreshë, se aty do prehen mbreti vetë, mbretëresha Geraldinë. Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij. Tani do jetë varrezë mbretërore”, u shpreh Berisha.

Enver Hoxha dhe njerëzit që mbrojtën krimet kundër njerëzimit në kohën e diktaturës duhet ta kishin vendin në Hagë. “Zonja e zezë bashkë me një gazetë që e sponsorizon vjell vrer çdo ditë kundër historisë së vendit të vet, kundër mbretit, përveç të shoqit, i cili dhe të cilët do e kishin vendin në gjykatën e Hagës. gazetatema.

 

Me cfare do ta besh Sale? Me lekt qe do te jape greku pas shitjes detit, apo me kursimet e Lekut te Vogel qe punon ne ministri.

Sec kam nje parandjenje qe Mauzoleu qe do te ndertohet do te jete pre e barbareve,sic eshte varri  te perndritshmit Konica qe nje here ne vit e prishin.

Ndoshta prandaj nuk duhet sjelle as Noli as Zogu dhe as familja e Kastrioteve ne Shqiperi.

Shqiptaret akoma i perceptojne figurat historike,sipas metrit te historise se PPSH-se.

Kush ka me shume publicitet se komandant Enveri ose i hidhen eshtrat ne lume( si Gjergj Fishtes) ose i perdhunohet varri si Konices,ose i hidhet varri ne ere( kete barbari nuk e kam kuptuar kurre) sic u be me nenen e Zogut qe ndonese nuk kishte publicitetin e Komandantit kishte lindur nje mbret qe e njihte gjithe bota si legjitim.

Mendoj se eshtrat e patrioteve dhe familjes mbreterore me mire te sillen pas 50 vjetesh me rastin e 150 vjetorit te pavaresise.Deri atehere brezi rusofil,i revolucionit kinez,i posdravit dhe i hitparese do te jene zhdukur ose do te jene ne grahmat e fundit.

Ndersa ti o babam edhe atehere  do vazhdosh te jesh i ri e i fresket si trangull i njome, mu keshtu si sot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).