Rikthimi i emigrantëve sjell njëkohësisht një pik martesash në muajt e verës e në të njëjtën kohë dhe një bum kërkesash për rivirgjërim apo “qepje” të vajzave që kërkohen me detyrim të paprekura nga bashkëshortët e tyre emigrantë, që kanë lënë pas një Shqipëri të izoluar ose të paktën kështu të menduar prej tyre, ku femrat nuk dalin nga shtëpia. Mjeket gjinekologe shohin përditë jaranë të mashtruar nga penj që lidhin sërish himenin duke i “rilindur” të virgjëra vajzat sikur asgjë të mos kishte ndodhur më parë…Një fenomen, që vë në dyshim moralin e një shoqërie që e sheh veten konservatore e ku duket se njolla e gjakut në çarçafë ka mbetur pikë e fortë reference, por që shpesh është në të vërtetë “mëkati” i dyfishtë i të kaluarës dhe mashtrimit të së tashmes.

Është e sigurt që nëse një burrë këmbëngul të marrë një grua të virgjër, ai me shumë gjasa do ta ketë atë qoftë kjo edhe virgjëri false. Ajo që ai nuk do të marrë vesh asnjëherë është se virgjëria që ka marrë dhe gjaku në çarçafë nuk kanë ndodhur për herë të parë. Mjeket, por edhe sociologët pohojnë se kryesorja për ata që këmbëngulin në virgjërinë e nuses nuk është fakti nëse ajo është vërtet e virgjër, por shenja se ajo është e tillë.

Mjekët thonë se një pjesë e mirë e femrave me një përqindje që varion mbi 50 për qind kanë një himen (shenjë të virgjërisë) elastik dhe një pjesë tjetër pësojnë çarje të himenit jo në ato që quhen vaza gjaku e për rrjedhojë kanë një humbje virgjërie pa gjak. Dhe ky është një problem i madh. Mund të jenë të pafundme viktimat e heshtura të paragjykimeve dhe përfoljes apo edhe martesave të dështuara prej kësaj virgjërie që shkon në mënyrë të heshtur. Mjaft burrat shqiptarë duan sipas mjekes Rubena Moisiu të tregojnë ende çarçafin me njollën e gjakut edhe pse ka kohë që ky nuk shpaloset më në dritare. Ajo që sipas mjekëve është një gjendje normale fizike e femrës për mjaft njerëz mund të jetë një katastrofë morale, ndoshta për këtë arsye ka një numër tjetër meshkujsh apo vjehrrash që shkojnë të bëjnë një verifikim për para se lidhja të shkojë në martesë.

Mjekja Mimoza Keta pranon se ka pasur raste ku i është kërkuar që të verifikohej nëse vajza ishte e virgjër apo jo, por sipas saj këto nuk janë aq të shumta sa numri i atyre që kërkojnë të rivirgjërohen. Ajo thotë se mjaft herë ka tentuar t’ua prishë mendjen vajzave që kërkojnë diçka të tillë, por dyshon shumë se edhe pse mund të kenë pranuar para saj se nuk do ta kërkonin rivirgjërimin nuk kanë shkuar ta bëjnë këtë në një klinikë tjetër apo te një mjek tjetër. Arsyeja edhe sipas saj është shenja e gjakut mbi çarçafë. Ndoshta një vajzë e qepur nuk është e virgjër natyrale, por ndryshe nga ajo që mund të jetë vërtetë e virgjër e qepura ta garanton (mjekët e bëjnë) që do ta kesh një njollë gjaku në çarçafë. Ndërkohë në rastin e një vajza natyralisht të virgjër, por me një himen elastik, njolla e gjakut është e pamundur dhe sipas doktoreshës mjaft prej tyre duhet të kenë vuajtur gjatë nën presion apo dhunë duke ua mbyllur gojën me faktin se nuk u gjetën të “virgjëra”. Burrave me namuz në fakt ata që kanë kërkuar me ngulm apo ata që do të zbresin avionit në Rinas këto muaj vere në kërkim të virgjëreshave duhet t’ua kishin mësuar këtë që në shkollë dhe për më shumë ndoshta dikush duhet tu mësojë që njolla e gjakut në çarçafë është një gjë pa vlerë dhe paguhet lirë.

Më shumë

155 Komente

Ahaa haa sa kam qeshe me ket shkrim smiley

Emigrant trima dhe sylesh smiley

Eh, qekur zbriten katunaret ne qytet, keto probleme kane filluar te quhen probleme qytetare. Ja t'iu tregoj nje histori te vertete une se si u kane pas zgjidh kete pune qe ne mesin e viteve 80 ne Tirane.

Turi (s'po e them mbiemrin) i "Qemal Stafes" ishte "gjujts" profesionist. Bashke me dy shoke te tjere, njeri student ekonomiku dhe tjetri kontrabandist florini ishin pjesetaret e grupit "Gjeli". 1.90 i gjate, cun king, me xhinse dhe nje "vespa" blu, pak "te rame" por prape yll dhe sidomos me nje aftesi bindese te klasit te pare, Turit nuk kishte femer ne Tirane qe ti rezistonte. Mas nje dore te mire bastesh nga ato qe nuk e besonin, dhe qe Turi i kishte fitu te gjitha nje per nje, edhe kundershtaret me skeptike ishin terhequr duke e deklaru Turin te parezistushem. Kjo aftesi e Turit ishte dhe thelbi i grupit "Gjeli". Studenti i ekonomikut vinte cdo fillim shtatori me listen e dropulliteve me "gjela" qe kishin zbarkuar tek konviktet e studenteve dhe Gjuheve te Huaja. Pasi i identifikonte ato qe dukeshin "me te kapme" lista i kalonte Turit. Detyra e Turit ishte qe duhet ti gjunte te gjitha pernjehere perpara se "ti dilte nami", ti rregullonte dhe pastaj t'iu mushte mendjen qe ti jepnin "gjela" florini. Keto gjela pastaj i jepeshin Mir Kontrabandistit qe lidhej me shoferet e Albanieve qe i blenin 3000 lek "gjelin", ne mos gaboj. Leket pastaj ndaheshin ne tresh dhe boheshin rrush e kumlla. Legjenda thote qe vjeshten e 87-es Turi mblodhi fiks 28 gjela, por numrat e sakte sidoqofte nuk i dinte njeri.

Le te dalim tek historia jone tani. Ne kohen e lire Turi gjunte gocat e "Qemal Stafes". Zakonisht gjuante "capkenet" se nuk donte te humbte kohe duke "gjymu" gocat e urta. Qe ta presim shkurt, nje dite Turi cohet nga bordura e Murit te Ambasadeve i thote shoqnise qe po iken se doli njona per "tegel" dhe kthen ke tuneli per ne shtepi. Te tjeret aty mo, deri sa te maronte shkolla. Kur mas nja i cerek ore vjen Turi me nje fytyre te nevrikosur, nuk i flet asnjerit, i ve bythen bordures dhe ndez nje cigare. 

- E Turo, kaq e pate sot? - e pyti njoni

- Jo me...

- Nuk ta la? - e pyeti tjetri.

- Jo me...

- Po pse u ktheve pra?

- E nxorra perjasht.

- E nxorre perjasht! Po pse.

- Nigjo, sapo fillova ta ngacmoj dhe erdha ne qef, ajo u terhoq dhe me tha "Turi te lutem dua te te them dicka. Une jam e virgjer ndaj te lutem ta marrim me ngadale dhe kujdes se kam shume frike."

- Po ti ca bone?

- Une nuk majsha mo. "Cou" i thashe, "merr plackat edhe ik. Kur te kesh kalu nja dy tre dashnore dhe te mos jesh me e virgjer hajde prap." Dhe e nxorra per dere perjasht.

- Po pse mer burre i dheut, cfare te keqe ka. Goce e mire...

- Ik mo se nuk do rrjep k* tim une duke zhvirgjeruar gjithe gocat e Shqiperise qe ti gjejne te tjeret gati...

Kshu qe thoni ju. Kohe te veshtira...Tani paska dale mode e re. smiley

Kaq dembel dhe ky Turi? apo mos po e exagjeron pak ti PF?

Asnji llaf ekzagjerim Tafuto. Mahet men si batute edhe sot e kesaj dite, ndaj po e tregoj. Meqe je i djathte smiley mund te te tregoj edhe se si ne nje nga bastet rregulloi mbesen e Enverit, dhe la takim me te, por ne takim ne vend te cupes i erdhen tre fuksa qe i thyen brinjet ne hu. Po njehere tjeter.

smiley Ok nje here tjeter, me pelqejne historite qe tregon.

Jo po qe ta dini qe nuk kane vujt njerezit vetem ne internim asaj kohe. smiley Edhe ne Tirone picirin e zi kan pas heq.

Bobo me ket qe tregove ke per tja heq menjen Hurit!!!!

Apo nuk i ka inat Tironsit ai!!!

A thu? I themi qe eshte perkthim mer burre. smiley

Identikiti i Tomit eshte sagllom cun tirone. Nuk e beso Huri qe eshte perkthim. 

 

 

Ne fakt eshte person real. Hyri ne ambasaden italiane ne 90-ten. Lajmi i funit per te ishte qe kishte shku ne Firence dhe kishte fillu pune si lulishtar tek nje shpi nga ato familjet e vjetra italiane, tip konteshe a ku di une. Dy jave masi kishte fillu pune e kishin pa xhiro me "Ferrari" neper Firence, me mbesen e konteshes nja 16 vjecare. smiley Qe atehere su mor mo vesh se c'u bo.

PF, une kam qene qemal stafs dhe po vras menjen kush ka qene Turi. Mos i fillon mbiemri me M dhe mbaron me I!? Apo Turi nuk eshte emri i vertete. Amon ma qit ket kuriozitet.

Ky e ka pas shpine tek pallati me silikate mrapa Qemal Stafes, ishte cun lagje domethene. Kaq mo se nuk do rrime te morim njerezit neper goje. Vete ka qene Polikums ne mos gaboj. Dhe emrin e ka pas megjithmen turi dhe ka pas vespa.tani qe po e menoj me shume e ka pas nje ngjyre grije me duket apo caffe-latte qe i thon italiont.

O e njef o njef, se ka qene megjithmen tip. Aventurier i lindur.

PF mos u kasavet se as une nuk du me mor njeri neper goje. Kam pas njoft shume Tura si ky athere po ky nuk qeka ai qe menova un. Tung.

Po pra fiks ai qe menova une. E kam pas shok per ca kohe megjithse kishim diference moshe. Historite e tij ishin legjenda. Eh cer gallate ka pas. Ishte 99c nga te rrallet, jo se s'kishte te tjere por ky ishte nivel i paarritshem.

Ore do tregoheni me te kujdesshem ju apo jo. Lejini keto muhabete me cuna tirone te paaritshem, kini meshire per njerez qe jeten e kan kaluar ne Has ku aventura si te Turit mund te kushtonin jeten. 

Nuk perment litari te shpia e te varmit. 

 

Eh te tregota brixhit bardoja historina ty qe te shqyje syte, te moshes se saj te thyer kuptohet..

shoku,huri prej Hasi nuk e rrun hic per ty si cun tirone,se kush je ne ket blog,kurse tina,rri e meno se ca impresini bo komenti i PF-se ke huri prej hasi.kupton tina,je kaq i kompleksum prej hurit prej Hasi,sa i gzohesh komentit te PFse, se dru huri prej Hasi,prej komentit te PF-se,e ka mur vesh,mo n'fun,se kush jon cunat e tirones.kur huri prej hasi arrin e t'komplekso kaq shume,imagjino po t'ishte cun tirone!smiley

ket Tura't kane qene ne nje menyre "80-lekshat" e ri modern te asaj kohe qe ne nje menyre jo te ndergjegjshme punonin per nje grup ne sigurim qe i kishte rrenjet shume shume lart. smiley 

Shume e thelle mu duk kjo. Mbase gjen kohe e na e shkoqit...

Muhabet i gjate shume por nqft se te kujtohet ne ate kohe andej nga 85 lulzoi ashtu pa ra shume ne sy nje treg i zi qe quhej tregu i shoferve te mauneve dhe te marinarve ( kryesisht te portit te durrsit ) ose Futbollistet (Sportistet) qe dilnin jashte ne te vertete jane futur mallra ilegale nga lindja qe u shisnin me flori ne dore.

Dhe fjala doli ....Jugu apo Veriu qe sillte femijet ne Tirane per te studiuar kuptohet ata qe kishin u jepnin gjela qe ti kthenin ne leke ne tirane se ne rrethe te mbyste sigurimi apo shume nga rrethet vinin ne tirane e benin unazat e blenin ore per tu martuar apo ndonje placke te vogel apo dhurate. Ka pas disa tipa si puna e ketij qe bridhnin ose me Vespa apo MZ dhe mblidhnin informata se kush ka gjela apo kush do te blej dicka sepse njerzve me barreta nuk i besonte kush.

Dora e dyte e ketyre "grosisteve" rrinin ose tek hotel Arbana ose tek Arberia.

Te tere keta kishin nje suportim shume te fuqishem qe polici i rruges apo i plotfuqishmi i zone nuk kish se ci bonte, sepse ishte dora vete ministria e brendshme

alias blloku po perpiqej te thithe floririn sepse dicka po ndjhej e njerzit kishin fillu me leviz dhe gjelat e fshesh po dilnin dale nga dale.

Kam pervoja shume te hidhura personale ... kam shpetu per qime smiley

Si lere lere?  Ty nuk te besohet kjo ?

m'besohet gono. bleve 50 mij lireta(fallso) me 35 mij lek (t'vjetra)....

tung nga ai qi ju shptoi per nji qime

Ben vaki, sigurimi ishte gjithandej, po nuk di te jete arrestuar njeri se "thynte" gjela. Plus qe ato tipat qe thu ti do kene qene kurthe per te ardhurit. Se ato qe e bonin kete lloj kontrabande ne Tirane e njifnin njoni-tjetrin qe nga feminia, me emer plake dhe me pseudonim qe i kishte ngel nga puna qe bonte. Ky rasti qe po them une eshte fakt. Nese shoferi qe i mblidhte gjelat dhe i thynte ishte punonjes i MPB kete nuk e di. Po edhe llaf per fuksilliqe nga njerezit qe kom njoft une te pakten, nuk kam nigju kurre. Se mbase une i pari do kisha rone mrena, bashke me plot te tjere.

PF, shiko po ta analizosh ate kohe me kujdes do te bjeri dicka ne sy qe une do ta quaja si : Liberalizmi Ramiz'jan

Se nga erdhen si rrufe ne qiell blu do thoja xhinsat e bluzat e jashme e rroba pak me vone as nje vit me vone fillun te dalin motorcikletat e para e deri tek elektronika per shtepine si tv , lavatrice  ne nje kohe kur "shteti" skishte pune fare me keto gjona. Kam pas nje komshi qe ka qene shofer me maune dhe e pyeta nje here se e njef kete apo ate dhe me tha kujdes se kjo eshte shume e komplikume dmth shofert e mauneve apo ata qe kishin kontakte me te huaj si tregtia e jashtme apo ministria e jashtme nuk dinin gjo fare per keto gjera.

Nuk diskutohet qe dora e dyte kane qene njerez qe kishin prirje per keto gjona se nuk mershin x e y  dhe po ta them se aty kane qene njerez qe jo vetem e njifnin njoni tjetrin por qe kane qene ne lista per tu fut ne burg per "matrapazlliqe" sic thoshin athere sepse njonin e njifsha personalisht dhe me tha se polizia ska cme bo kurre me asigjo.

Pastaj ky treg zhduk per njehere ... gjasme rastesi !!!! 

di te them qe ka qene nje grup shume i fuqishem nolt fare

 

Bo vaki, bo vaki. Ne gjithmone nga nolt na e kan fut.

dhe ne fakt ai treg nuk u zhduk kurre. Thjesht nga fundi i 89 filloi te legalizohej me dyqanin e valutes te pallati i Vace Zeles, ku fillun te shiteshin me flori edhe motorra MZ. Koha kur dollari shkoi nga 70 lek ne 350 lek.

Tamom Ramja e kapi situaten dhe hapi pika te tilla e para per te neutralizu kete grup dhe e dyta se i duhej valute dhe banka kombtare se kthete mo dollarin me 70 lek por me tregun e zakonshem.

pf cere i tregon popllit kto gjona. poplli bar hante ene bar vazhdon me honger.nga 1 kollare eshte gjithmon gati per popllin.si kjo puna e t'shpumes t'pashpume.lene masnej kur shofin ondrra me sigurimsa.gjelat ene dallaret shkoshin ke marinari ose shoferi i maunes,ato e ktheshin n'mall.pik.shteti u zgju pak me vone.kush nga ju i ma men atletet simod???

Shiko edhe une ate po thoja. Asikohe nuk e rrunte mo njeri per shtetin dhe njerezit deshin te bojshin hajer per vete. Por teorikisht ekziston edhe mundesia qe thote Gjon per sigurimin. Po nga ana tjeter, ai shtet po te ishte aq i zgjute dhe ekonomiqar nuk do ishte katandis per buken e gojes. Vari lesht. No passaran!

Atlete simod smiley

Ce mo xhan? Edhe ti nga Hasi? smiley

 

Vajza, qepuni, po vijne emigrantet

 

 pse i nxirni nomin vetes, me keto shkrime pislliqe ordinere, te pakten emigrantet mos i merrni kaq per  leshko per pune `pedhi`

Me cmeni Google Chrome. Sapo e kam instalu sot dhe po e perdor. Me tu fut ke peshku thote "This page is in Albanian. Would you like to translate it?" Nje here, dy, tre... s'po me lite rehat. Hajt mo thashe, translate nami u bofte. E dini si doli? "Girls qepuni immigrants come!"

or ti lal, aty ku t thot "a do me perkthy ket gjuh te huj" gugli i kromit ka dhe nje opcion qe thot "mos ma perkthe nonjiher mo kurr te ta griva mishin" bleri nje here me miun e pc se do t lej rehat pergjithmon.

Ishin i here nje grup shokesh ne lagje dhe cdo mbasdite mblidheshin dhe tregonin historite e tyre. Sa shihnin noj goce tu kalu rruges fillojshin komentet: "

-e shiko ate gocen e kam pas une."

Kalonte nje tjeter cupe"

-shiko shiko kete oiii si o ajo si dashnore!!! te hudh tuc".

E mire si perfundim keta trimat i binte me pas kap gjithe gocat e qytetit. Si o ajo pune mo kalojne ca kohe edhe shoket nuk takoheshin me perdite. gjithesesi nje dite te bukur me diell takohen. Fillojne tu pyt njoni tjetrin:

-Po he mer ca ke bo e si ke qene?

-Miremo i thote ky. Jam martu.

- Po he mo si te doli?

- Xham!

Po ty tjetri?

- aaaaa ene mu xham!

- po ty re? 

- mos pyt hic se xham!

Kshu te gjithve ju dalin grate xham ktyne shoqve. Ne fund cohet njoni...

- Ej po ato xhamat qe kena thy ne kush i ka marr?????!!!!!!!

tani sa u futa ke kjo faqe e nderuar dhe me erdhen kujtimet vuuu, mu kujtu nje dite qe po bojsha nje dore muhabet koti me i cun lagje, kalon nji tip me surrat katunari aty dhe e pershendet kte cunin, un se c po i thoja nonji gomarllik adoleshenteje ktij cunit t lagjes dhe as ja hodha syti ktij legenit, mas icik iku ku tipi dhe ma bon ky cuni i lagjes " se njef ti ate cunin?"

"ke me, ate, vallai se njof po po deshe prit se po i hedh i sy nga mrapa kurrizit se kushedi po m vjen n men nonjigjo"

"ca thu mi ti, se njef fare, hic, as mirmjes mirmrama???"

or ti, ishin vitet e kaluara 90 e ca, kishte zullape plot qe me dilshin ne mes te rruges kur shkoja e vija nga gjimnazi me "proprozu", po at surrat vallai se kisha pa nonjiher me sy.

"ik mi ti m'tha cuni i lagjes, fillo dil me ferexhe se po t bojn robt namin, ky trapi para ca ditesh s'ka lon njeri pa i thon ke lagjja e vet se t'ka bo ty, me emer e mbiemer, po un po t'besoj se gamori as ti hodhi syt, u kuptu ashiqare qe as ta kishte pa nonjiher surratin, po te dinte vetem emrin. ca bo mi ca bo, se po ja qit namin vetes kot, ik mbyllu n shpi se s bohet kshu do perfundosh keq"

un fillova tu qesh, po kta cunat e lagjes time ishin si trima athere dhe ky s me la gjo pa than dhe me percolli gati me shqelma deri ke shpija.

"ishalla se t shof prap me minifun ma tha" m donte fort i shkreti, kushedi ku ka perfundu tani...

Zakon i keq. What happened to the good old "insert kumbulla before sex" method?

Ky shkrimi eshte pacavure e rendomte. Eshte marre qimja dhe bere tra. Nuk them se mund te mos kete te tilla raste por nuk besoj kaq masive. Rubena Moisiu duket me shume si fallxhore sesa gjinekologe, ftyre baxhelle.

Me duket se i gjithe ky shkrimi qenka reklame e sofistikuar per te sjelle turiste te huaj me rastin e 100 vjetorit:

Nëse në Perëndim, ku duhet thënë kërkesa të gjashme nga vajza prej familjesh emigrante nga vende shumë konservatore nuk mungojnë, pagesat shkojnë nga 200 euro më të lirat kryesisht në vende të Europës Lindore deri në 4500 euro në Austri, pasi kjo është një ndërhyrje plastike e për rrjedhojë e kushtueshme. Ndërkohë në Shqipëri “virgjëria” kushton shumë më pak. “Përgjithësisht merren aq para sa kushton një vizitë normale (nga 1 mijë deri 3 mijë lekë të reja), por ndodh që edhe nuk marrim para se nuk kanë”, – thotë Mimoza Keta.

  Liria e  shumte e rinise e cila  shperfill elementet e tradites, perfundon ne imoralitete.Shoqeria kalon ashtu "gradualisht " ne nje   mentalitet te ri. Ku asgje nuk  ben shume pershtypje, nuk shifet si me  pare.....

Grave, liria nuk kuantifikohet. Ska liri te paket dhe liri te shumte. O je i lire o nuk je. Pak a shume si puna e shtatzanise. 

Ta zeme se eshte nje fenomen kjo "qepja" e femrave. A fillohet jeta bashkshortore me genjeshtra? Sigurisht qe jo..Mire femrat duhet te jene te ndershme, po meshkujt si duhen te jene me eksperience? Pse mos te jene te sinqerte qe ne fillim te dyja palet?

Roni ,me duket se nuk ke kuptuar thelbin e asaj qe them une.Je i lire te veproshe sipas deshires tende.Bie llafi, te xhvishesh lakuriq, pazarit ose te engledisesh ne kohe te lire, ne parkun e qytetit duke bere ....nga ato gjerat qe dukur u thoshin "te turpshme".Mirepo keto sikur prishin ate qe i kemi pas thene "Cipe publike".Dhe te tilleve u thoshin "Cipeplasur".Me nje liri te tille, "te  teperuar" , avash avash shfaqet nuk bejne me pershtypje.Behen te zakonshme.Krijohte ai mentaliteti i ri,  fringo.I cipeplasurve.Si puna e humbjes se virgjerise, ku  andej nga juve, thone se  sikur  nuk  perben me asnje problem, asnje pershtypje.

Ketej, akoma  dhe  çoku ...qepen......

ketlina ,do rrosh e Rrofsh vertete shume!Me ardhe  ne ndihme mua.Po degjon Roni!

Grave, liria kondicionohet vetem ne raport me ...lirine. Liria ime kondicionohet prej lirise tende. Une jam i lire te bej cte dua deri kur liria ime cenon lirin tende. Te pakten ky eshte perceptimi i lirise ne perendim.

Tashti, kjo puna e cipes eshte subjektive. Jam i sigurt se si une si ti nuk kemi te njejtin relacion me cipen qe kan pasur gjysherit tane. Mbase mund ta kemi te ngjashem deri diku, por kurrsesi te njejte me gjysherit rrespektiv. Thelbi i gjese eshte se sot shoqeria shqipetare po ndryshon me ritme shume me te shpejta se me pare, dhe detyrimisht realiteti behet me traumatik. 

Nje her e nje kohe besohej se nje nga shenjat e kjametit eshte kur fermrat te vishen me pantallona. Sot, jo per shenjat po as per vet kjametin nuk e vret mo menjen njeri. Mund te thot dikush, kjo ne vetvete eshte shenje e kjametit. Mbase smiley

p.s. interesante kjo puna e marrjes se shembullit ekstrem te te ecurit lakuriq neper rruge kur duam te diskretitojme lirine. Shume e perdorin kete shembull. Do te ishte interesante te kuptoheshin arsyet se perse pikerisht te ecurit lakuriq per shume njerez personifikon anarkine ose lirine ekstreme sic e quajne disa.

Jam i sigurt se si une si ti nuk kemi te njejtin relacion me cipen qe kan pasur gjysherit tane.

smiley

c'ke me gjysherit, mer. smiley

 

  Duke ju shmangur  "te ecurit " ne rruge (une nuk bej llaf per ate lloj ecjeje, e kam ne menyre alegorike ) le te shofim si  ka evoluar "te ecurit "... ne politikeberjen, shkallen e moralitetit te saj, cipen e saj publike, ne kushtet  kur lirine e kane te plote.

 Do te mjaftonte  pa asnje shkalle gabimi, emertimi kur   te gjithe jetojne, mendojne  e punojne  te lire,  por te katandisur.... ne  cipeplasur ?

Nuk besoj te  me thuash ..."jam kondra"!

Cipeplasur eshte subjektive mer Grave. Cfar eshte konsideruar cipeplasur para 100 vjetve nuk konsiderohet sot dhe shancet jan se perceptimi i cipeplasurit nuk do te jete ky qe kemi sot pas 50 vjetesh. Dicka qe eshte ne ndryshim konstant nuk mund ta marrim dot si mjet mates.

Une problematiken shqiptare me teper e shoh te lidhur me mungesen e lirise se sa me mungesen e cipes. Per cipe te vret shqiptari, por per liri as do tja di.   

Une them ta provojm nje her ti ndrrojme rrolet, te vrasim per liri dhe tja varim pak cipes. Kam idene qe mund te na dal me mire. 

naten, se neser jam per pune.

 Liria permbi  te gjitha duhet te kondicionohet ne raport jo  me vet lirine por me mentalitetin , me vet moralin e shoqerise, ne te cilen individet e lire bejne pjese. Se Ju vete  e thoni,  qe liria e individit perfundon ku  cenohet liria e tjetrit.

Une do te shtoja ..ku cenohet morali i  shoqerise, ajo....cipapublike.

E sot ore mik, jo per nostaligj te se shkuares, por ne te gjitha  fushat jetesore  ka plasur  cipa publike.

  E degjojme, e shofim me syte tane  tjetrin te  flase  me zerin e tij, me fjalet  e tij, me xhestet  e tij, me bllokun e tij,peer afera  te turpshme, te denushme, qe nxisin urrejtej tek gjithe ata qe skane, e qe jane shumica e shoqerise dhe ..ushtruesit e te   "drejtes"(qe eshte  ligji, ligjzbatuesit e shkalles me te  larte), i shperfillen  te  gjitha, duke ja dhene "te drejten" nje  cipeplasuri

Rrihet ketu pa duhan?  Me fal !

Shko, shko se ....!

e tmerrshme!

dmth perceptimi anej qeka "ata me palle ne dore, por edhe trapa" smiley

 

Ajo qe me vret me teper mua,emo vllai,eshte mungesa e besimit qe ju te gyrbetit keni ndaj ne byrazereve qe keni lene ne Shqiperi smiley

smiley

jo t'gjith. un psh kom vlersim te modh, biles ene i far zilie, se qe thu ti, osht me dy an medalja, si gjithnji: ka nga te gyrbetit, te krahut tjeter, qe vijne ne shqipni per i cik ashtu... si anglezkat apo gjermonkat psh qe shkojne ne turqi apo itali te jugut per i cik testosteron cilsor.

e nigjo edhe te mlidhet nji si lomsh ne fyt.  smiley lool

aq sa po me bohet me e qujt atdheun shqepëri tani.

se shqiponja s'ka. te pakten kshu del si veni ku te shqepin smiley

Emo gjeje pak kete librin. Autori (Fran Nazi) eshte "malok" 24 karatsh nga Mirdita,  i lindur ne Bronx nga familje te arratisurish te pasluftes. Humor vrases, perzierje e kultures ballkanike me Harwardin. Drejtor i Soros ne vitet 90 ne Tirane, derisa e hoqen se hapi feud personal me Berishen. Per pune e ketij zbarkoi dhe vete Xhorxh Sorosi ne Tirane, po aha! Historite e librit qe perpara se ti shkruante mi ka tregu tek "Fideli" dhe kam shurru ne breke. Mos e humb.

PF, nga nje njohje siperfaqesore personale dhe ca history te tjera ky frani dukej mashtrues ordiner. Do e kisha te veshtire ti besoja nje libri te tijin.

Cfare flet mor burre. Cheke pak ne internet. Po ne ato vite ishte pak e veshtire per ta kap ate lloj mentaliteti qe perfaqesonte ai.

Noshta jam gabim. Sic thashe njofja ishte siperfaqesore. Psh ky robi nuk fliste shqip kur ishte te Sorosi. Edhe ne kafe me "sekretaren" nuk lshonte fjale shqip. Sigurisht qe kjo mund te mos tregoje asgje por linte shije te keqe. Nuk po permend te tjera. 

Mos e ngaterron. Ky fliste gjithmone shqip me nje dialekt te rende verior gje qe shpesh e bente ta identifikonin me kosovaret qe zbriten ne Tirane nga fillimi i viteve 90. Shtoi dhe koken me cepa...

Por jo. Ka qene nga te paktit, ne mos i vetmi, shqiptar e vjeter i diaspores per te cilin kisha shume rrespekt dhe kenaqesha ne muhabet. Se ne pjesen me te madhe ishin katunare qe u kishte ngel ora me Gjon Markagjonin. 

Batuta me e madhe e Franit ka qene: "Nga njera ane une. Familje te arratisurish mirditore dhe diversantesh; i lindur ne Bronx, i rritur dhe edukuar ne rrethet me konservatore antikomuniste te Amerikes,  zbres per here te pare ne Shqiperi me 1990. Nga ana tjeter nje pjelle e lindur, e rritur dhe e edukuar ne Shqiperi. Komunist me teser dhe sekretar i Partise komuniste. Gjeje kush e shan tjetrin "komunist!".

Atehere e terheq, me siguri e kam ngaterruar me dike tjeter. Librin e paska icik shtrenjte vec. smiley

Rast i mire per te kerku rritje rroge. smiley Spo na dalin leket as me ble libra, thuji.

Lene, Lene osht bo leku shume i shtrenjte.

po tashi ky frani ishte budalla apo jo se na ngaterrove fillin.

Jo mer xhan. Thashe qe nga e folura dhe struktura veriore ngaterrohej me kosovaret qe asokohe te gjithe ne Tirane i merrnin o per budallenj o per mashtruese. Ndersa Frani ishte zotni por dhe cun Bronx-i. Ndaj dhe Xhorxh Sorosi qe e kishte vene drejtor te Sorosit per Shqiperine erdhi personalisht per ta mbrojtur ne konfliktin me Berishen, po s'ka Soros qe ia merr kalane Berishes. Jo se Sorosit me verte po i plaste per kalane-kulle te Berishes, se i ka kalate e veta mullar, po hajde mo! Si ajo pune.

 

Dhe historia e funit tani se me duhet me ik.

Merrshin ne telefon plaken time ne New York nga Shqiperia, thoshte Frani dhe i thoshin: "Cuni jot ash ba komunist. Asht lidh me t'kuqt per me rrezu Sali Berishen." Dhe plaka qe iu pergjigjej "Por jo he burr se Franin e pashe mrame se erdh ne shpi. Nuk asht bo komunist. Po ai Fran asht". Avantazhi im ishte qe plaka ime si besimtare katolike ishte akoma me konceptin qe komunistave u dalin brire te vegjel e te kuq ne koke, si briret e djallit. Dhe sa kohe qe briret s'me kishin dale... E kupton?...s'kishte njeri qe t'ia mbushte mendjen.

Cipa e virgjerise(hymen)  eshte mbeturine e shoqerise fallocentrike. Eshte interesant se etimologjikisht, "Apokalipsi" nenkupton zbulesen, te zbuluarit e dickaje.Ne Librin e Zbuleses, apokalipsi lidhet me seksualitetin e femres dhe mashkulli eshte ai qe ne martese, heq velin/cipen e virgjerise  qe mbulon misterin e femres.Eshte ai qe e zbulon femren permes penetrimit. Ardhja e apokalipsit eshte dikotomike: permban dy elemente, zbulimin dhe tmerrin, magjepsjen dhe friken. Sipas Derrida-s,apokalipsi eshte dicka qe "pritet te vije" (deshira)  dhe "duke ardhur"  ai permbushet. Sipas tij , hymeni eshte dicka qe qendron midis  "deshires dhe permbushjes".Virgjeria eshte si nje dhurate per ditelindjen.Para se ta hapesh ka nje medyshje, do te jete e bukur apo e shemtuar (si eksperience).

Cfare ka pertej ketij veli? ASGJE.Zbulesa eshte e verber.Sic jane te verber meshkujt qe mendojne se i gjejne te virgjera femrat e qepura.Seksualiteti femres perafrohet me imazhin e  gjarperit helmues."Dhurata" mund te jete edhe helmuese.

 

Qyqa spirituso. Edhe "p* me helm" nuk kishim degjuar ndonjehere. Nejse. Po me merzit mungesa e seskit tjeter ne kete teme. mos valle vertet ato fshehin dicka prej nesh? 

Spiritus ti zakonisht shkruan komente interesante nga pikpamja sociologjike neomarksiste, por ne kete rast keq me vjen por me duket se ke shkruar gomarlleqe apokaliptike me Derriden qe e kishte hymen-in ne zorren e trashe (nese nuk je tallur komplet, se shoh nje kokerr me llapen jashte). Ndoshta xhanem edhe sepse edhe tema eshte nje gomarllek i tere.

Keshtu per temen nuk kam ndonje gje per te thene, kam nje verejtje: ve re qe njerzit preferojne te kene nje makine te re, kur nuk kane mundesi blejne nje te perdorur nga te tjere.

Se mos vetem  Derrida, heretik,yyyy sa jane.Fillon nga Aristoteli dhe mbaron tek Zizek. smiley

Ne krahasimin me makinen sikur e ke permbysur paradigmen.Zakonisht kush nuk ka mjaftueshem pare, blen makine te perdorme.Ose provat e para behen me makine te perdorme.Por mund te kerkosh te blesh edhe makine te re, dhe ajo eshte e stukuar dhe ribojatisur.Duhet eksperience. Virgjeria eshte si banknotat, i paguhen pruresit me te pare.Pastaj qarkullimi vazhdon. Hulobeku (edhe ky nje gomar tjeter) e shpjegon rishperndarjen e sexit me ligjet e tregut.Te shkathtit grumbullojne me shume trofe, qullacet blejne makina te perdorme.

Tema eshte nje egzagjerim i Madam MAPO (numri radhes i kushtohet sexit, qytetit dhe Iva Tiços) ne te dyja aspektet: numri femrave qe qepen duhet te jete tej mase i vogel, por si fenomen ekziston dhe kam te dhena te besueshme per kete.Dhe kjo me emigrantet perseri pak e egzagjeruar por prap nostalgjia per femren e vyrtitshme shqiptare ben te veten. 

Dy histori te vockla mu kujtuan.Aty nga fundi viteve 80, nje x, e bukur qamet, kishte peshkuar njerin qe e donte fort por kjo ishte e shqepur dhe nuk dinte si t'ja bente per te mos e humbur rastin.

Tjetra, femer me goxha eksperienca, sportiv dhe moderne, tregonte qe sex anal nuk kishte pranuar te bente me kerkend.Ishte e virgjer dmth (meqe permende hymenin ne zorren e trashe) dhe, sipas saj, kjo sepse sexi anal eshte dicka teper teper intime dhe kete privilegj do ta kishte vetem i fejuari*

*Kjo eshte dhurate e hidhur, PF smiley

 

Dhurate e dhjere ke dashur te thuash mbase.

Nuk e kuptoj, e as dua te kuptoj se çfare paradigme kam permbysur. Desha te them vetem se sipas eksperiences time njerzit parapelqejne gjera te paperdorme. Dmth pavarsisht llap-llap papergjegjshem neper kafene e internet, ne jeten reale dhe per me teper per jeten e tyre personale dhe te dashurve te tyre (mama, grua, moter, vajze ne rastin e atyre qe e kane hymenin ne zorren e trashe) njerzit reagojne ndryshe nga sa hiqen si gariba kurvjare qe e bejne te duket bota bordello qe nga koha e Aristotelit. Kjo edhe merite e mediave moderne. Por kjo pune eshte si pune bumerangu, e bo ne det dhe e ha ne kripe. Une njoh shume persona qe tallen e zgerdhihen se si gruaja e njerit apo tjetrit rri me kembet per termo, por as nuk i shkon neper mendje, ose ben sikur sepse keto pune intuitohen edhe nga gomeret, qe gruaja e vet mund te beje te njejten gje, e te tjeret te tallen me te mbas kraheve. Per kete arsye un nuk marr pjese kurre neper keto lloj muhabetesh, zgerdhiu njeri e zgerdhiu tjetri "pi... ka.. lesh pazari", tregues i sakte i mjerimit personal. 

Eshte tjeter deshira qe kane njerzit dhe tjeter realiteti. Per nje pjese deshirat mbeten deshira. Te mos bejeme strucin tani dhe te fshehim realitetet.Te lashtet kane qene me liberale nqs do me e dit. Heteroseksualiteti ende nuk ishte norme detyruese.Sexi jashte martesor ose jo thjesht per riprodhim ka ekzistua rne te gjitha koherat. Kohet moderne e kane kthyer ne norme.Monogamia po sulmohet nga te gjitha anet,pas shpine dhe ballazi.Kjo eshte kriza e familjes, ky eshte Apokalipsi qe po vjen. Keshtu nanuriseshin edhe amerikanet me endrrat e moralit viktorian por A.Kinsey, me studimin e tij te famshem, i beri per dush te ftohte. Edhe per tradicionalistet qe nuk diskutojne keto probleme dhe per ta, ceshtja ne fjale eshte tabu, mund te ndodhi qe gruaja t'ju a luaj nga pas. Konservatorizmi eshte shtrat i mire per te ushqyer hipokrizine sociale. Ja pra qe problemi nuk eshte tek ajo dreq cipe qe ndan te miren nga e keqja.

Edhe keto qe duan te rifitojne virgjerine jane viktime e hipokrizise qe kultivon shoqeria dhe dwbel standartit.Femrat jane te bombarduara nga imazhet e seksit non stop, ne tv, revista, telenovela, reklama, gazeta, kudo, ngado, gjithandej.Globalizmi po ben te veten. Shiko si ndryshojne dhe shkembehen vlerat morale.Dikur nje femer qe lidhej me nje mashkkull pa perfunduar ne martese , i vihej damka si kurve kurse sot, nje femer qe nuk ka nje te dashur , shikohet me dyshim.Madje e para qe shqetsohet eshte mamaka. Nje nene qe coi gocen ne vit te pare gjimnaz me tregonte se ishte elumtur qe goca ishte lidh me shokun e klases. 

Standarti dyfishte pastaj, qe mashkullit i quhet normale te kete eksperienca kurse per femren quhet imoralitet.Ja pra sesi shoqeria kultivon sexizmin dhe hipokrizine.Pune e ngaterrume kjo heretik.

E para e punes un nuk jam tradicionalist, aq me teper modernist (ne kuptimin e çlirimit seksual), megjithse e di mire mund te dukem tradicionalist hipokrit. Ja ta zeme se jam vertet i tille, por nuk me duket hipokrite qe un psh te kem deshiren e forte te vras ndonjerin (ose ti prish hymenin kudo qe ta kete), dhe nderkohe te permbahem e te mos e bej nje gje te tille sepse kam dhene nje bese nje vere te caktuar. Tani kjo puna e "te futmes" eshte nje çike si universale, nuk eshte vetem pune sallami. Besoj se e ke degjuar se sa shpesh degjohet se "ja futi filani fistekut" ne kuptimin ideal te fjales, i beri nje intrige, i mori paret, "ia punoi" (jo token, ate gjone tjeter) mikut te vet me te ngushte, kolegut etj. Keshtu qe kjo pune nuk eshte e ngatrrume hiç, por na pelqen ne ta ngatrrojme "fut e qit" sa andej kendej. Eshte e thjeshte: mbaj besen gjithandej, mos tradheto qe te mos tradhetojne, duke filluar qe nga vrima qe ke me prane. Edhe kjo ndjenje, megjithse e sforcuar, ka baze natyrale, nuk eshte pune prifti dhe hoxhe, ndryshe e ka marre ferra uraten.

Keto punet e te lashteve qe kane qene liberale, raporti Kinsey, morali viktorian e bjeri ti biem jane bere nje çike si te merzitshme si pune propagande qe te mbush ne rrena, degjo edhe kembanen tjeter te pakten. Ne historine e njerzimit, pavarsisht renieve te herepashereshme, ka nje pergjegjsim te vazhdueshem ne ngritje per çeshtje morale. Pavarsisht se kemi hyre ne fazen e Kali Juga, ekziston filli historik moralistik jo shume i dukshem qe punon vazhdimisht per mire.

 

 

Mos e personalizo , nuk tu drejtova ty kur permenda tradicionalistet.Po flasim per argumentat , jo cfare je ti apo une. Te analizosh nje gje dhe te thuash se kjo gjeja eshte keshtu, ka keto apo ato permasa, dhe te jesh dakort apo jo me kete realitet , jane dy gjera te ndryshme. Kur une bej ate analize si me lart, nuk po them se bota eshte teresisht keshtu dhe morali ka marre fund.Po them qe ne raport me te kaluaren,seksualiteti eshte cliruar, mardheniet seksuale paramartesore jane shume fishuar, prostitucioni legal dhe ilegal eshte rritur, seksi nuk shikohet me vetem si raport dhe mundesi riprodhimi por edhe kenaqsi. Kjo ka gjerat e mira por edhe te keqia. Clirimi total nga rregullat eshte degjenerim, vendosja e rregullave te forta, strikte, prodhon drama dhe frustime. Praktikat ndryshojne. Krahaso Suedine me Iranin. Ne Iran femra qe tradheton vritet me gure.Ne Suedi penalizohet mashkulli qe kerkon favore seksuale nga nje femer.

Jam shume dakort, u martove, mos tradheto.Nqs nuk ke frena (jo ti e), mos u marto dhe  endu lule me lule.Po, eshte e vertete , revolucioni seksual cliroi njerzit nga tabute por krijoi dhe konfuzion.Femrat qe ndjekin karieren, qe jane te pavarura ekonomikisht, qe seksin nuk e lidhin me gjetjen e nje mashkulli per t'u martuar, ne fund e gjene veten vetem dhe te deshperuara.  Eshte e vertete gjithashtu qe, pas veljes nga revolucioni seksual, ka nje rikthim ne vlerat tradicionale, ose behet thirrje, se paku, dhe evokohen kohet e lumtura kur femra percaktohej ne rolet riprodhuese ne familje, ne kuzhine, ne krevat dhe me kalamajt. Kjo duket e bukur por eshte reaksion i meshkujve te trembur nga arritjet e feminizmit. Prandaj them qe gjerat jane pak te ngaterruara. Ti me thua mua neomarksist, por besimi se ka nje vije te pashmangshme progresive, drejt se mires ne zhvillimin e shoqerise, eshte puro marksizem. Poperi kete besim e stigmatizonte si historicizem.

Un e personalizoj sepse çfare them eshte personale, imja, ne kuptimin ate qe besoj e argumentoj. Pastaj sa arrij te percjell idene ose sa arrin te kuptosh pa me keqkuptuar, eshte pune tjeter. Prandaj vlejne edhe pyetjet: Cfar deshe me thene me kete se nuk e kuptova?

Per te njejten arsye un personalizoj personat per çfare flasin. Mbas nje muaj diskutimesh profilat e personave tek Peshku i kam me se te qarta, bile nganjehere e di se çdo te thone pa e hapur gojen. Prandaj edhe nje blog qe nuk ka sjellje profilesh te reja behet i merzitshem dhe braktiset, Diogjeni e fik llampen. Njerzit perserisin te njejtat gjera, gjithnje neqoftese kane pasur ndonjehere gje te re per te thene. Idete, njesoj si pantollat, blihen ne pazar, pastaj quhen personale. Desha te them qe eshte veshtire te kesh ide te reja.

Edhe nje here mbas mendimeve tona, vlersimeve dhe analizave te situatave fshihen interesa personale ose grupi, mos u bej naif, ose mos me merr per budalla. Fjala vjen raporti Kinsey, ashtu si shume testime popullore te çdo lloji (edhe elektorale), nuk jane te painteresuara, objektivitet veshtire te gjesh edhe ne laboratore shkencore. Raporti Kinsey ka qene pjese e programit politik te çlirimit seksual, shkaktar dhe simtome njekohesisht e nje qyteterimi qe eksperimenton nje gje tashme me se te vertetuar historikisht: asnje shoqeri nuk mund te rrije ne kembe pa disa parime te pashkelshme. Pak rendesi ka se sa na paskan vuajtur femrat e Afganistanit, meshkujt e Suedise apo qoset e Hauristanit. Aq me teper ne nje shoqeri qe nuk e rruan per gje tjeter veçse per deshiren si motorr zhvillimi, e ve ne piedestal individin. 

Te quaj neomarksist sepse me kujtohet se keshtu e ke quajtur veten. Neqoftese marksiste besonin qe shoqeria ka progres drejt se mires, s'ka asnje problem per mua, sepse nese Komiteti Qendror thoshte qe po bjen shi, dhe vertet binte shi, edhe une bashkohem me KQ dhe them qe po bjen shi. Ky Poperi qe thu ti, kush e di si e ka pas hallin, kushedi i kane marre pronat ose e kane detyruar te behet spijun me zor dhe s'ka menyre tjeter per te nxjerre inotin, veçse duke mohuar evidencat.

Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!

Ky titulli me duket shume qesharak, duket sikur thote po vijne syleshet..smiley, kaq per keq u paska dale nami emigranteve? smiley

Pse akoma ekzistojne lidhjet e cifteve nga halla, tezja, komshia, xhaxhai, filani dhe fisteku?

Goca mundohuni qe te jeni vetvetja, edhe sikur mos t'u pranojne ashtu sic jini, me mire pa burre sesa nje burre me zakone te tilla prapanike.

Po pra! Vetem per emigrantet u qepkan kto? Po me shqipot si martohen, ashtu te shqepura...?

me shqipot shqepen pra smiley

smiley

a e ngjove tankun!

Shiko emigranti qe kerkon te mashtrohet duket goxha keq ketu, por dhe femra qe ploteson deshirat e nje personi qe vuan nga nje crregullim deluzional dhe per me teper krijon lidhje serioze me kete person, duket rende shume per vete.

Ky titulli me duket shume qesharak, duket sikur thote po vijne syleshet.

jo, motra, jo.nuk vijnë syleshët por mikut nuk i ka dhuruar zoti sy.

Meqe u hap thesi nji term tjeter I asaj kohe ka qene "e shpume" "e pashpume".

I knew Doris Day before she was a virgin.

pajen qendisnin dje nenat tona

brenda kater murve te shtepise

ndersa sot puntoret e qelqit nga kavaja

pikturojne diellin e partise

me duket se e ka pas knu hafsaja ket

Kishte shkruar Ed Hila (me terheqin shume pikturat e tij) nje artikull per Vilson Kilicen, meqe ra fjala, me interpretime interesante per "Projektuesit" megjithese me nje zell revizionist te shtyre kur vlereson "Denoncimin e Traktatit te Varshaves" - kuptohet, asgje per portretet e shokut Enver - "mos e perdor emrin e Tij kot", thote Bibla, por edhe "a i varen ujkut melcite ne qafe?", apo "te cajme bllokaden e interpretimit nexhmijan te historise se artit". Me tej, nese ke kohe, hidh nje sy ketu: http://infotore.com/perso/albums/displayimage.php?album=267&pid=6455#(Balthus te qofshim phalle), por Rrota, Gjergo (Picasso), Stamo (Goya), Lulani (Gaudin) dhe fovizmi vu.

Karaj si gjithnje me Origjinalitet . Nje sfond i vitit 36 ( kur erdhi Tefta per "Koncert ...) me personazhe te vitit yhyhyhy Babasqapor , me suksese ne mentalitet . Karaj e ka kapur bukur kete "mbartje " psikologjiko-morale te shoqerise sone te emnciCpuar nen  kujdesin femnuer te Dylqinjes se Pallavramentit suksesmadhes Jozefpercke dhe nën xëbërthimet mospëlqyese te inteliDjencës peshkore !

Lloj lloj perfytyrimesh te sjell ndermend kjo shkurtese me humor te HOLLE e teper Inteligjent e Karajt . Po me e perafert eshte me pasqyren Çajupiane te 14 vjec dhender.... ne lloin e saj .

Shqiperia po Ndryshon ! Ka nje inteliDjence te rralle ne te kuptuar të Thelbës së gjësë , veçanërisht në të kuptuarit e Problemeve me rrënjë nga ktitiket e kritikes kritike te  neomarksizmës !

Interesante se si i verdallosen robt kesaj teme... smiley 

Interesantesepse megjithse mungon Gjibi ...Derstila punon smiley

Lerini qepjet e shqepjet por merrni vesh ceshte bere ne Rome. Kjameti,

kjameti, Berishen e kan qelluar me veze!!!

 

A i ngrejti komet perpjete? Na jep ndonje link ......

Po pse s'te dalin ty Linqet e Hurit smiley Ne cdo koment  fillon " Holebeque ka thene ....I hyn ti ne mes ..dhe kthehet

Ku e lame ?

ke komet perpjete ...i thu ti

dhe vazhdo me komet e leprit  ...       Sa e mire ishte Brixhit Bordo smiley

Pse ke pak nga keta me lart qe e kane lone ke komet perpjete leprin , dmth Berishen si suksesor te suksesueshem mielooror -arrooro - shegoro Hecor !smiley

T paska marre malli per Hurbin me duket.Kot s'te thote shok ai smiley Po nuk ka lidhje kjo Idris.Qellon qe lexojme te njetat gjera.Ka fillu te rritet cmimi vezeve.Deri ne fushate me duket do shkoj cmimi ne qiell.E parashikoj fushaten e ardhshme me shume miell, veze e domate.E mor Birish c'na bene smiley

Pse ja hiqni ymrin idrizt???

 

Per t'i hedhur nje çike benzine muhabetit smiley, lexova para ca javesh 50 hijet e zotiti Gri. Biles me shkoi mendja te beja edhe nje recension, por pastaj m'u dhimbs vetja dhe s'e bera.

E kshu me nje llaf historia eshte ajo e nje vajze qe sa ka mbaruar fakultetin, edhe rastesisht njeh nje djale te ri yll te bukur, shume te pasur, gjentellmen ne sjellje etj etj, por qe ka nje mani te vockel: i pelqen seksi i dhunshem (te themi). Edhe kshuuuu, ne çiftin nenshtrues-i nenshtruar, brenda kontekstit sado-mazo, djali i propozon vajzes te behet "e nenshtruara me kontrate".

Nderkohe zbulojme qe vajza, e cila e ndjen veten te varfer, te shemtuar dhe tmerresisht te dashuruar me kete tipin (e kalon kohen duke thene: O zot sa i bukur eshte! O zot sa e shemtuar jam dhe sa e bukur eshte vajza me te cilen ndaj shtepine!), kjo pra na del qe eshte e virgjer. E nejse, e gelltisim kete.

Kur pas pak, djali, ky pra qe deshiron te te qelloje me kamzhik, te te lidhe me litar e te te vare si sallam ne mes te dhomes vetem e vetem per te bere sex me ty, pikerisht ky mallengjehet aq shume nga nje zbulim i tille saqe pranon te bejne dashuri (o zot! o zot!) normalisht dhe ne krevat!!!!

Dhe jo vetem kaq, por menjehere pas zhvirgjerimit, i dhuron vajzes plot dy (apo tre?) orgazma te gjaaaaaata, dhe brenda dy ditesh e prezanton edhe me mamane se ciles s'i ka prezantuar kurre ndonje te dashur te meparshme. Sakaq, s'i pushon goja duke i thene çupes: une jam kokrra e maskarait dhe sa e bukur je!, por kjo vazhdon te mendoje: oh sa i bukur eshte dhe sa e shemtuar jam!

Tashti morali eshte qe edhe per nje grua angleze (si shkrimtarja... shkrimtarja???!!!) te diteve tona virgjeria na qenkesh pasuri qe duhet kembyer me pasuri te tjera (nje djale te pasur, yll te bukur dhe qe te dhuron dy-tre orgazma qe heren e pare). 

Ndoshta vijon...

dmth i bie qe koka e falur nuk pritet

qenka gogja  llibersmiley

meqe ra fjala,uhh c`te shfrytezuar u benin plakat ingleze,njomzakve kurdesmiley

Lere, ç'liber! Ne fakt tek Repubblica nje nga keto shkrimtaret italiane (letersi te dyshimte ben edhe kjo, por sepse i eshte mbushur mendja qe ben letersi te mire), tha qe libri ne fjale nuk eshte liber, por "loderze seksuale" qe ka gjalleruar jeten e çifteve ne Itali!!!

Se mos harroj une, kjo debilja angleze i ka vendosur ngjarjet ne Amerike smiley. Se atje medemek gjen edhe te virgjera, edhe te pasur qe jane te rinj ne moshe. 

Finis, ky libri ka bere buje te madhe dhe ka vendoa rekorde shitjesh me formen dixhitale kryesisht tek grate. Shyqyr ime shoqe s'ka marre gje vesh akomasmiley

Kur s'e ka marre vesh deri tani, s'e besoj ta marre me. Besoj.

Keto plakat i kishin qef kurdet te virgjer dhe keta te shkretet se c'benin ca marifete qe plakat mos kuptonin qe ai mjeti ishte perdorur me pare.

vijoje, vijoje por historitë e vërës, dhe rrotës sa të lashta janë aq dhe fund nuk  kanë.

nuk vijon.

ndoshta

vijon smiley

Me e "bukura" se kjo goca qe magjepset pas bukuroshit billioner, 22 vj, studente e sapo diplomuar, jo vetem eshte e virgjer, por s'di asgje rreth seksit, as shoqen e vet te dhomes qe  e ka "dore" se ka pyet per kuriozitet, as edukate seksuale s'ka bere ne shkolle.Nuk ka as adrese e-mail (sepse posta elektronike per dashuri eshte).Kaq katundare qenkan kto gocat  nga Siatell! Po pa nje artific letersia nuk qendron dot ne kembe. Pastaj libri eshte nje manual kamasutre.Goca elektrizohet si me suste sepse ky tipi e ka me tepri cdo gje, bukurine, parane dhe veglen e punes. Ky eshte morali pare i fabules per nje raport sexual vibrant.Morali dyte: mashkulli eshte si natyra, ai neshtrohet duke ju neshtruar. Morali trete: erezat sado mazohiste (ne kufijte e lejueshem dhe me konsesus mes dy partnereve) i bejne mire jetes ne cift. E gjithe historia i ngjan pak fabules "E bukura dhe bisha". 

Sipas shtypit, pjesa me derrmuese qe po e perpin librin jane shtepiaket e deshperuara ne mes te jetes. E,mbreti Lir dikur thirri:gjysmen e mbreterise per nje kal.Tani gjysma e shoqerise pergjerohet per nje orgazem smiley

Harrove kompleksin e infermieres se kryqit te kuq : grate duan te shpetojne burrat nga drite-hijet e tyre. Budallallek me oke ne fakt, se c'ta duash nje burre njengjyresh? smiley

Sa per kamasutren, tallej nje nga keta recensuesit ne italisht dhe thoshte pak a shume: grate jane te vetmet qe e shikojne nje film porno deri ne fund, per te marre vesh nese protagonistet martohen. smiley

Pakap, une e kam lexuar it., por me duket se keshtu e kane perkthyer ne shqip.

 

 

Mua me  habit popullariteti dhe shitjet rekord te librit ne nje bote qe eshte e mbytur deri ne fyt me sex.Ka me qindra libra erotike te botuar,po qe se  suksesi librit  shpjegohet me nxitjen e fantazise sexuale te femrave.Nga sa kam lexuar (se dhe une doja ti beja nje prezantim ketu ne ppu por hoqa dore) vleresimet jane kontroversale, nga antifeminist tek pornografik dhe pervers.! Klishete sexiste jane te perhapura si vaji ne lakra ne liber. Femra e neshtruar, e bukur, e embel qe performon e dominuar nga mashkulli, nenshtrim dhe disipline,mashkulli aktiv, femra pasive,  mashkulli qe  gjalleron dhe percakton kufijte e seksualitetit te femres etj. etj. Autorja ka mixuar pak Frojdin me Fukone. Besoj se eshte perhapur fama e tij si flame permes rrjeteve sociale, mundesia e leximit si ebook dhe lehtesia e dikutimit hapur neper rrjete sociale.

Megjithate, leximi i tij eshte si nje kokteil i fresket, mundesisht ne plazh, ku te gjithe receptoret jane te gjalleruar  dhe e gjithe bota rrotullohet rreth diellit smiley

 

S'kisha per ta lexuar ndonjehere jo, por ma beri te keqen nje mikesha ime, goxha grua me goxha pune me goxha burre me dy goxha femije, e cila me tha tekstualisht: Fin, kur e beri kjo idiotja nje liber kshu dhe fitoi gjithe keto para, dua edhe une te bej nje te tille, qe t'i siguroj vajzes shkollimin perjete ne shkollen zvicerane (vajza eshte dy vjeç). Biles, tha kjo shoqja, kam menduar edhe subjektin, por eshte nje çike me intelektual sesa ky libri i Grise. Ja, ta them?, me tha smiley. Jo, i thashe, se Derridaja thote qe mund te "te trembet" ideja smiley. Keshtu qe shpetova nga rrefimi i subjektit te shoqes per ate dite, por te nesermen me dergoi nje sms: Te lutem, te lutem, te lutem, hidhi nje sy librit dhe me thuaj ç'mendon. Edhe kshu, e mora borxh vetem per nje nate, se do te me brente ndergjegja per gjithe jeten po t'i beja xhiro atij soj produkti. Por lexova vetem te parin. Aq e kisha detyrimin shoqeror. smiley Ne fund te leximit, mendova qe njerezimi e meriton mjerimin e vet. Keq e me keq le te veje, dmth.

 

p.s. Frojdi dhe Fukoja, po rrotullohen e s'po gjejne derman ne varr qe ua permend emrin ne lidhje me ate liber. Miks i te gjitha klisheve shoqerore dhe keqkuptimeve lidhur me vepra te rendesishme, do ta quaja une. Mu si ata qe s'lodhen duke perseritur "Feja eshte opium per popullin", dhe kujtojne se po citojne Marxin. Surrogato kulture-pop, gjysme-analfabetizem.

Ah, po, me kujtoi ca fletorka me gjoja historira dashurie, qe qarkullonin fshehurazi ne shkolle te mesme. Dhe ketu, pasi beme xhiron e stadiumit si me thene, kthehemi tek tema siper. Per mua, keto historirat me qepje jane baraz me libra si ky per te cilin folem, dmth baraz me kulture injorante maskiliste, baraz me humbje te dinjitetit te femres por edhe te mashkullit...

Po te kisha ndonje fuqi vendim-marrese, heqja e hymenit do te behej normalisht ne ambulance dhe do te ishte nje sherbim i lire per te gjitha ato gra qe do ta deshironin.

50 hijet e zotiti Gri

Keshtu e paskan perkthyer ne shqip titullin e librit? smiley

Shade ne kontekstin e titullit te librit i bie nuance e jo hije.  Gjithashtu, qellimisht nuk eshte shtuar cilesimi zotri, ku ai mund te lexohet edhe si 50 nuancat e ngjyres gri, qe ka kuptimin e te paqartes, pasaktesuares ne anglisht (me qe mbiemri i Kristianit drejtshkruhet njesoj si fjala per ngjyren gri).

Nuk ju llogarisja te lexuesit e "nuancave", asnjerin prej jush. Gabim smiley

Deshzotç, pa ë, se ndajf. .

Flm per publikimin... Nje gje smora vesh pse e ke kap nga fundi, jo per gje po me dhimset shume fillimi smiley Tung

Redaktimin e bejne adminet e blogut e jo une.  Une e pubikova te terin.  Falemnderit juve per shkrimin e qelluar.  Shpresoja te ngjallte diskutim me peshe shkrimi juaj, por pervec spiritus ne nje fare menyre, tema u mbush me nostalgjira per vitet 80-te ne Tirane, diversione pleqsh per liri te tepruar e banalizma ordinere te rradhes.

Ore ti i Pakapshem qe e kap gjithnje djathtas, cer prisje ti nga kjo teme leshi majtas ku edhe diversantet pleq e kapin sa majtas djathtas se ashtu e kane hallin ata, pleqni hesapi, nuk i'u ngrehet e behen moraliste kunder lirise se tepruar amerikane.

Rivirgjërimi është në fakt një “mashtrim” për t’i bërë qejfin shoqërisë që më mirë pranon një “mashtrim” të tillë sesa tronditjen e strukturës patriarkale ekzistuese

 

Ja kjo ketu mund te haje nje diskutim te mire.

Ok... ska noj gje jo... Epo spara behet kollaj lidhja ndoshta nga e qepura te Nazimeja,  te vrasja etj... sidoqofte... Vjeshta e Xheladin Beut eshte lexim me i mire per kete pune 

O Krasta, shpresoj te jesh mire vete dhe familjarisht. Te pershendes dyfish meqe permende "Vjeshten e Xheladin Beut". Falemnderit edhe per punen ne gazetari, me ndje nese nuk u zgjata ne koment per kete punen e qepjes, ndoshta sepse konteksti do te donte vertet shume pune dhe fundja sepse ketu ne PPU nuk i qepesh dot tamam ketij muhabeti (sa here qe e shqep per ceshtjet gjinore, shkoj me vrap ne klinike).

Po normal qe diskutime substanciale do gjeneronte tema e p...erballjes se mentaliteteve mbi p...arametra te tille socsekskyltyrore.

si gabim po me duket,pse jo  vajza qepuni se po ikin emigrantet? Jo per gjo po keshtu ulet numri i turisteve.

Edhe ky do jete merzitur ngaqe vajza s'ka qene e virgjer.

secili ka ate qe meriton, refugjati shqiptar qe knej punon ne ndertim ne te zeze dhe mezi ka gjet nje b...vend shpi ku neser te fusi nje grua vjen ne shqiperi te marri nuse me korrispondence duke e rrejt mendja se meqe ne vend te huaj nuk ka gru te huaj t ja hedhi syte do i gjeje nje ane te mire te qenurit te vet shtetas shqiptar-katunar dhe do mari ndonje 14-18 vjecare nga zonat rurale me pamje pak a shume te mire dhe mbi te gjitha aq te humbur qe mos ta kuptoje qe po perfundon nga mesi i malit shqiptar ke katuni i humbur italian, nga skamja ne skamje, me ndryshimin qe kendej nga mergimi s do kete asnje shoqe e asnje kusherire ti thote "hec ta pjekim i kafe mi gru e bojm nja dy thashetheme ne dialekt" si i bohet me u siguru qe tjetra mos t ja rrasi me nje shqelm mbas nja nje viti e shumta e te thote "jam e re dhe jeta me theret", duhet qe tjetra te jete merhume ne ate pike sa s ka dal nonjiher nga shpija, keshtu qe duhet te jete dhe e virgjer, se dihet qe ne katun po doli goca nga pragu i deres me siguri do ja filloje karrieres seksuale. ajo qe ka rendesi eshte qe vogelushja te jete e mesuar qe mos ti shkoje menja me dal nga shpija, se aty do e mbaj peng injoranti shqiptar-emigrant duke pas kujdes me e mbars qe para se ajo te njofi ato dy rruge qe perbejne katundin italian ku ai e ka burgosur.

po kto gocat e shkreta s kan ca ti bojn se nga vendi i shqipeve s ka ndonje veprimtari tjeter sbavitese pervecse me u rrukullis neper ferra me nonji bashkefshatar te vetin qe si ka dal shansi me ik e me u bo rrefugjat (ketyre te fundit mos ti qajme shume hallin, se nuk bojn jete te keqe me gjith ato katunare ne dispozicion, dhe kujt i plasi me shku me mbledh domatet e italise ne vend te atyre te vendit te vet), qef i modh, mjafton me prit rradhen e prenotimit per kta gamoret emigrant dhe nje te qepme dhe hajt me shnet. pastaj ca te bohet te bohet.

eh moj shqiperi, nena ime...

A nuk e kisha shkruar (kam harruar) qe doktoret habiteshin me permasat qe kishte fenomeni ne zona Urbane si Tirana (se ky ishte shqetesimi i ri ) smiley Qe te mos u biem ne qafe katunarve kaq shume smiley 

paske harruar me te rendesishmen...se ne fakt ne tirane ka vetem qytetare denbabaden ahahahahahah! heren tjeter me i kujdesshem eh!

Ladi, ndonje fjale se nga vijne keto femra?  Jo per gjeografine, katund vs. zona urbane.  Por per shtrese e kam fjalen.  Shtrese ekonomike, sociale etj. 

Se keshtu, si ne artikull e ne diskutim mire jane shqepur e qepur hymenet e tradites.  Por ndoshta duhen theksuar edhe disa arsye te tjera.  

Per kulturen maskiliste, cfare te thuash qe s'eshte thene.  Klinika qe "restaurojne" virgjerine ka edhe ne NY.  Femrat qe shkojne jane kryesisht nga Lindja e Mesme, Amerika Latine.  Po n'dac, ka plot histori Brooklyn-iane me femra cifute ortodokse.  

Per emigrantet* qe kerkojne virgjerasha, u befshin fije fije per ato mend qe kane.  Teper i kane edhe fijet e te qepurave.  

Por pse serviren keto femra ne kete fare feje?  Me duvak te arnuar?  Me ka rene rasti te perplasem me nja dy nena hallexhesha.  E besoj qe c'ke me te qe do i conin vete te klinika per qepje.  Vetem t'i nisnin prej ketej.  Kuptohet qe ato mendojne per mire.  E kush ka force para skamjes se tyre t'u thoje qe s'e keni mire? 

*Ky artikull me kujtoi per nje te njohurin tim, shqiptar nga Maqedonia, lindur e rritur ne NY.  Qe shkoi ne Maqedoni per t'u martuar dhe kishte njohur nje cupe e ishin fejuar. Sa e tallem te ziun nje nate ne birra e siper, per pune qepjesh.  U be keq.  

Monde ska nje studim te tille, as besoj se do kete shance per te pas si per shume fenomene te shoqerise... Flas per te kuptuar shtresen e tyre dhe ndoshta edhe gjeografine. Por nga sa kam degjuar dhe nga sa di thelbi nuk eshte edhe aq ekonomik dmth ka edhe te pasura apo prej familjesh te kamura ashtu sic ka te varfera e prej familjesh te varfera.. problemi me shume gjasa qendron te edukimi dhe te presioni rreth e rrotull, familja e tij e saj apo shoqeria.... 

Mua me vjen keq per keto elastiket e penalizuara nga natyra por per keto  qe eksplorojne sexin plastik ndryshon puna smiley

OMG sa gje e hidhur! Sado meshkujt shqiptar te shkojne jashte e te jetojne me vite, nuk ndryshojne kurre dhe shiko c'detyrohen ti bejne vetes vajzat e shkreta smiley

Nuk e kuptoj pse-ne, duke ditur shume mire qe keto meshkujt qe kerkojne vajza te virgjera ne Shqiperi per tu fejuar, dhe fejohen ne te vertet, nderkohe qe ne shtetin ku jetojne kane lidhje me dike  edhe ndonje bashkejetes me ndonje femer tjeter, pse jo edhe me meshkuj te tjere! Kam degjuar kohet e fundit qe shume homoseksual meshkuj shqiptar, jashte bashkejetojne me dashnorët e tyre, por detyrohen ketu te fejohen me femra sepse keshtu ja kerkon familja dhe nuk mund te shfaqen hapur. Martohen ketu me nje vajze fshatare  humbamene qe eshte trajnuar per te qene e mbyllur ne shtepi dhe humb gjurmet e homoseksualitetit te tij !!  Tronditese apo jo

keta emigrantet kerkojne qiqra ne hell apo hell me qiqra smiley

Sado meshkujt shqiptar te shkojne jashte e te jetojne me vite, nuk ndryshojne kurre 

 

sadoqe perpiqemi te fusim kulturen perendimore,ku marrin vesh keta,thoshte z Fotaq. smiley

''oksidenti, merr vesht..smiley

 

p.s   titullin, pa e lexuar shkrimin, kuptova keshtu: meqe eshte sezoni i pushimeve dhe vijne emigrantet, vajza qepjuni atyre dmth ndiqini, take your chance....  mirepo per tjeter lloj qepje e kishte fjalen autori, qe per ironi paska mbiemer domethenes: Karaj.smiley

ja prishte mendjen zoti Shazivar !

hajde Llesh ti mes nesh /

goca te qepme ne godolesh

zgjidh cin dush prej tash e tesh

se per lesh dhe ti do vesh !!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).