Shqiptarët do të kenë një Kod të ri Pune. Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar dje ndryshime në 90 nene të këtij dokumenti ligjor.

 

 

Telepuna - Parashikohen për herë të parë rregullat për telepunën, një dukuri e re në vendin tonë. Nëpunësit mund të çojnë me e-mail punën e kërkuar

Të miturit - Sipas Këshillit Kombëtar të Punës, ndryshimet e miratuara dje të dërguara në qeveri, parashikojnë rritjen e moshës për punë nga 14 në 15 vjeç

Ndryshime në 90 nene 

Penalizime për ngacmimet seksuale, largimet nga detyra. Puna mund të dërgohet edhe nga shtëpia me e-mail

Shqiptarët do të kenë një Kod të ri Pune. Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar dje ndryshime në 90 nene të këtij dokumenti ligjor. Paketa e amendimeve i është dërguar për miratim Këshillit të Ministrave dhe pas aprovimit në qeveri, pritet të dërgohet në Parlament. Në Këshillin Kombëtar të Punës janë paraqitur risitë e përfshira në Kodin e Punës.

Ngacmimet seksuale, por edhe largimet nga detyra do të kenë penalizime. Sipas ekspertëve që hartuan ndryshimet në rastin e ngacmimeve seksuale në vendin e punës, çështja do t’i kalojë gjykatës duke u shqyrtuar më pas sipas rregullave dhe procedimit që parashikon Kodi Penal.

Sipas ndryshimeve, burrave do t’u jepet leje lindje njësoj si në shtetet perëndimore. Bashkëshortët dhe baballarët e fëmijëve do të kenë mundësi ta kalojnë me vogëlushët e tyre katër muaj pushim me të drejtë rroge, brenda 6 viteve të para të jetës.

Po ashtu, gratë shtatzëna nuk do të lejohen të punojnë në oraret e mbrëmjes, jo vetëm në kohën e “pritjes së ëmbël”, por edhe gjatë kohës kur ushqejnë fëmijën me gji. Amendime të tjera të Kodit të Punës, janë raportuar edhe për pjesën e orëve jashtë orarit në punë. Risia është telepuna, mundësia që kanë nëpunësit për të dërguar me internet, detyrimet e përcaktuara nga eprori.

Ngacmimet seksuale

Nëse dikush të ngacmon seksualisht brenda ambienteve të punës, ai dënohet rëndë. Sanksioni për këtë vepër është vendosur për herë të parë në Kodin e Punës. Rasti dërgohet në gjykatë dhe procedohet më pas për dënimin dhe gjithçka tjetër sipas parashikimeve të ligjit në Kodin Penal.

“Për herë të parë, diskriminimit në punë, ngacmimi seksual i jepet një rëndësi tepër e veçantë dhe ky Kod u jep mbrojtje punëmarrësve në këtë dimension. Kemi garantuar që koha maksimale javore e punës të mos jetë më shumë se 48 orë dhe maksimumi i orëve shtesë të mos jetë më shumë se 200 orë shtesë”, tha ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. Sipas tij, koha maksimale javore e punës nuk do të jetë më shumë se 48 orë. Ndryshimet në Kodin e Punës parashikojnë se shqiptarët do të punojnë më shumë, pasi kemi shtesë të orëve të punës, nga 40 në 48 orë punë në javë. Për herë të parë është vendosur që çdo punëmarrës, nëse prish kontratën e punës me punonjësin e tij, duhet të vendosë arsye dhe ta argumentojë atë. Kodi gjithashtu rrit nga 14 në 15 vjeç moshën për punë.

Një mbrojte më të madhe siguron Kodi i Punës për punëmarrësit, duke parashikuar që njoftimin që i bën punëdhënësi për zgjidhjen e kontratës së punës duhet ta shoqërojë edhe me shkaqet e prishjes dhe se barrën e provës për të vërtetuar se shkaqet ekzistojnë e ka punëdhënësi.

Garanci të reja parashikon Kodi edhe për aksionin sindikal, duke përgjysmuar kohëzgjatjen e pajtimit, duke sanksionuar të drejtën për grevën e solidaritetit, të grevës së përgjithshme në nivel kombëtar apo rajonal.

Leja e lindjes

Burrat do të mund të përfitojnë 4 muaj leje për t’u përkujdesur për nevojat e fëmijës brenda 6 viteve të parë të jetës së tij. Ndërsa për gratë nga 42 ditë, leja e paslindjes me rrogë të plotë rritet e shkon në 63 ditë.

Kodi parashikon rritje të mbrojtjes për gratë shtatzëna dhe nënat e reja nëpërmjet ndalimit të punës së natës për gratë shtatzëna dhe me fëmijë në gji, mbrojtje nga diskriminimi në punë dhe barazinë në pagesë pa diskriminim.

 

Kosto

E drejta e përfitimit

Paga - Në ditët e festave zyrtare njihet vetëm kur ato bien në ditë pune

Ndryshimi - Lehtëson koston për punëdhënësit, përmirëson klimën e biznesit

Koha - Javore e punës, bashkë me orët shtesë, jo më shumë se 48 orë

Maksimumi - I punës shtesë në vit për punëtorin nuk mund të jetë më shumë se 200 orë

65 Komente

ketij i them emancipim une.. thame, te drejta te barabarta!smiley

Sigurisht qe keshtu duhet. Ketu tek ne, ky ligj ka kohe qe ekziston. smiley

Duket qe eshte pune grash. Na e futen!

Java e punes behet ligjerisht 48 ore! Dhe askush nuk reagon!

Ngadale, aty futen edhe 40 oret e kafes.

Po keto oret e peshkut ku futen?!smiley

Se di ku i fut ti; une si pjatalares privat qe jam , i fus mes cikleve te larje shplarjes. 

Tallesh Trop..  kush te reagoje, ne  privat po punojne  me  70 e me shume ore ne jave e lere qe nuk reagohet dot por jane dhe te pasiguruar  e tedek laruar  ne shumice. 

Me e shumta 48 ore. Pastaj ti je dhe merikon lale...ju 50 oreshin e keni normal ne jave.smiley

Tani mund te reagoj per lejen e lindjes per meshkujt: bravo, shpresoj ta perdorin sa me shume.

Leja e lindjes

Burrat do të mund të përfitojnë 4 muaj leje për t’u përkujdesur për nevojat e fëmijës brenda 6 viteve të parë të jetës së tij. Ndërsa për gratë nga 42 ditë, leja e paslindjes me rrogë të plotë rritet e shkon në 63 ditë

oooo dua të shkoj në Shqipëri tani! smiley

 

eshte parashikuar nga kodi i punes, qe burri duhet te marre pjese ne procesin e lindjes duke dhene ndihme konkrete.. p.sh te push apo te fryj dhe te cfryj ritmikisht, kshu, per simpati..smiley

48 ore pune ne jave mesa kuptoj eshte koha maksimale duke llogaritur dhe oret shtese te punes. Aktualisht koha javore e punes ne administraten shterore eshte 40 ore.

Eshte nje hap i mire njohja e te drejtes se burrave per leje per t'u perkujdesur per femijet. Megjithate legjislacioni shqiptar eshte larg legjislacionit dhe praktikave te vendeve europiane te rregullimit te marredhenieve te punes, te balancave pune/familje, te barazise gjinore ne ushtrimin e pergjegjesive per perkujdesin ndaj femijeve .Edhe pse procesi integrimit europian ka si detyrim perqasjen e legjislacionit me “Acquis communautaire” , ne legjislacionin shqiptar mbeten te pa rregulluara ceshtje si puna  e papaguar e grave ne familje, fleksibiliteti i punes per te dy prinderit me femije te vegjel , flextime dhe puna part-time te cilat zbatohen gjeresisht, sidomos ne vendet nordike, per nxitjen e barazise gjinore dhe balancimin e te drejtes per pune me pergjegjsite familjare.

Kemi garantuar që koha maksimale javore e punës të mos jetë më shumë se 48 orë dhe maksimumi i orëve shtesë të mos jetë më shumë se 200 orë shtesë”, tha ministri i Punës, Çështjeve Sociale 

 ca ke garantu ti mooo ? Po java ka qene 40 ore apo e kam une gabim tani ? Me 40 ore dhe ne po na vejne me punu 60, imagjino tani qe e kane bo 50

 E kane ligjeru te shtunen pune me ligj kta ????

ah lene e pashe tani qe e pasken thene te tjeret para meje

 

hajt hajt se ju ben mire  burrave te rrine ne shtepi me bebat -smiley

edhe me bebin familjarizoheni edhe me gruan afroheni

se jo per gje po egziston nje thashethem qe punet e shtepise dhe femijes  s'quhen pune smiley

Si fillim ky eshte nje draft i cili nuk ka hyre ne fuqi akoma. I duhet te kaloje ne qeveri dhe pastaj ne parlament.

Ky muhabeti i sasise se oreve te punes ne jave eshte keshtu - ashtu nje pese me hic. Kush e zbaton kete rregull?! Ah se per pak harrova, kete e zbatojne parazitet e administrates, se privati eshte muhabet tjeter.

Persa i perket te drejtave te punemarresit duket qe nje pjese e mire e tyre jane permiresuar me kete draft.

PROTESTE!!!  Nga KUSH, per CFARE???!!!

 

Duhet te mbahen oret e punes ne 40. S'ka kuptim. Gjithe bota po tenton drejte uljes, nderkohe qe ne Shqiperi drejte ngritjes. 

"Koha - Javore e punës, bashkë me orët shtesë, jo më shumë se 48 orë"

Kemi garantuar që koha maksimale javore e punës të mos jetë më shumë se 48 orë dhe maksimumi i orëve shtesë të mos jetë më shumë se 200 orë shtesë”,

Po pra tamam keshtu.

Koha MAKSIMALE e oreve te punes te mos jete me shume se 48 ore, dmth 40 ore + 8 ore shtese.  Me kete me ligj s'duhet t ebesh me shume se 8 ore shtese ne jave.

Maksimumi i oreve shtese te mos jete me shume se 200 ore  = ne vit

Nga kjo prurje ketu dhe nga disa informacione nga burime te tjera informimi mua keshtu me rezulton.

Ne draft thuhet keshtu, se ne realitet eshte tjeter muhabetsmiley

Dora , nuk mund te krahasohemi me boten ne asnje pike.

Shqiperia taman taman ka nevoje per jo per 40 po per 80 ore pune ne jave qe ti ngjasoje botes ti afrohet gapit qe ka me boten.

Ky vend ka nevoje per pune per njerez qe punojne jo per pushime jo per kafe jo per thathesheme , kuptohet kur them pune ,  ku puna rrespektohet e paguhet njihet e vleresohet , perndryshe jo 40 po 140 te jene oret e punes ne jave prap se prap per dreq do vemi.

smiley Ai vend ka nevoje per harxhimi cilesore te oreve te punes , jo per me shume ore pune. 40 ore jane te mjaftueshme, ngritja e oreve te punes do shkaktoj frustrim tek njerzit dhe si pasoje nje efekt bumerang ne pune. Nese punohet si duhet brenda 40 oreve, i kapim hapat e botes me shpejt sec mendon.smiley

Bota eshte tashme shume hapa perpara dhe nuk rrin vend numero , keshtu qe duhet te punohet cilesisht jo 40 ore po shume me teper , perndryshe sado e sido qe te jete kodi i punes ne lidhje me oret ato ore skane asnje vlere .

thonte i shkreti xhaxhi : duhen 8 ore pune jo 8 ore ne pune smiley

Po 40 ore vazhdon te mbahet. 48 dmth qe max i oreve shtese ne jave mund te shkoje deri ne +8 ore.

Po durohen burrat shqiptare 4 muaj neper kembe,se per te te ndihmuar per femijen,maksimumi gjysem ore ,dhe per kete qahen gjate 23 e gjysem oreve te tjera.

 

Brad,eshte me te ngecur kjo pune.S'do keni cfare justifikimi te nxirrni per t'i shpetuar pelenave.smiley

e zgjidhme , marr dy gra ,ndihmojne njera tjeteren smiley

smiley    ene kte se kisha ngju noihere

se nga anet tona i thojn

burri nshpi si kerrcu i zi

Asnje nuk eshte kryengritur per kete?? smiley

 

Leje lindje per burrat shqiptare?! smiley 2012 kane thene mayat

Mos u kapni kot tek koncepti- Thyejni keto ngushticat e mendjes. Ideja s'eshte qe do lind burri. Thjeshte qe do kete mundesi te kujdeset per femijet ne ditet e para te jetes, duke qene i paguar nga puna.

Ahaaaa....rrofsh shume te keqen , qenkemi frikesuar kot mor Hunter smiley

Po shyqyr, shyqyr smiley Jo une po thoja,sa do te jete ky kontributi mashkullor po mori lejen e lindjes? Se ndonje gje te vogel, ok hahet, por me shume kam frike se bejne dem.

Me tregonte nje shok, i ati kishte marre pergjegjesine njehere ti jepte te hante pershesh. I ati oficer eh, mesuar me urdhra ushtareve. Kishte provuar ta ushqente ai, por jo te qarat e femise, jo mungesa e delikatese.Haje, po haje pra, hajeee te thashe. I kishin kercyer nervat te atit oficer. Kur ishte kthyer gruaja ne shtepi kishte gjetur te shoqin duke pire duhan ne ballkon dhe femine duke qare me tasin e persheshit ne koke.

Vallahi Hunter, beji cfare te duash, s'ma mbush mendjen dot. smileyKur ja kane dal mbane skandinavet qe kane prejardhjen nga Vikinget e eger, kane per t'ja dal mbane dhe shqiptaret. Te gjitha gjerat mesohen avash -avash, ne rritjen e femijeve femrat dhe mashkulli eshte komplet i barabarte. Kot e ke, qe bene sikur s'mundesh. smiley

Shquhet per optimizem dhe mire e ka,pesimizmi s'te shpie gjekundi.

Ma more nga goja Brad.smiley Por ne kete rast jam realistesmiley

Joo.C'eshte ajo fjale. Te takon merita qe e the i pari. smiley

Po jo me se kisha dhe une nje komshi atje ke shpija vjeter,ju qante gjithe lagjes qe nuk po i ngilte gruaja me barre,nje vit bam...tjetri bam ...bam.. e kalun tre kater vjet.....kur nigjojme qe Monit ( komshiu ) i ishte rrit e fry apendisiti dhe e kishin shtru ne Spital.

Sa me perfshirese ca iniciativa, aq me diskriminuese. Ata te LGTB-se do jene bere dhe!

Po filloni e zbatoni ate qe keni miratu deri tani me ju rafte majasilli mu .... Kto me verte duket sikur tallin trapin, dalin te lajmet perdite serioze me ato laptopat dinosaure me stemen e republikes, dhe sula qe fillo e tjerr thashetheme dhe...prap dy minatore te vrame dje.

Ketu ne Belgjike, kur lind femija, burri merr 10 dite leje te pagueshme, qe duhet ti konsumoje brenda 3 ose 6 muajve me duket, pra thjesht 10 dite. Ndersa ne Shqiperi e paskan bere 4 muaj. Pse burri do i japi gji femijes, qe e paskan bere 4 muaj. 

Ndersa per gruan, ne kohen e socializmit, e bene nga 45 dite ne 3 muaj pushim me te drejte rroge, dhe ne mos gaboj e çuan 6 muaj, por nuk e mbaj mend, me te drejt rroge apo te pjeseshme. Ndersa ketu, tani, flitet per 63 dite, pra 2 muaj, kur me perpara gruaja kishte me shum te drejta. Kesaj i thone qe Shqiperia paska shkuar mbrapa, me te drejtat e grave. 

Tani 63 dite leje eshte rritur ne fakt se ka qene 45 dite, ndersa leja e lindjes eshte 1 vit vetem qe gradualisht paga qe merr per kete kohe lindje shkon deri gjysme per gjyme. Shume nena (per arsye ekonomike) nuk e marrin 1 vit leje lindje por dalin ne pune pas 3 apo 6 muajsh.

 

Nuk e di Pjer nese e ke kaluar vete apo e ke me te degjuar.

Ligji i Belgjikes thote se paguan babane 15 jave(82% te rroges muajin e pare) dhe pjesen tjeter paguhet 75%te rroges. Plus kesaj prinderit lejohen te punojne me ore te reduktuara deri kur femija mbush 4 vite.

PS: Suedia e ka 6 muaj leje(te paguar 100%) per cdo prind

Art, kjo eshte e keqja jote se i beson shum kompjutrit, faqeve qe dalin aty. Une jetoj ketu dhe e di shum mire se e shoh dhe prek perdite kete realitet. Babai ka te drejte pushimi -pas lindjes se femijes- vetem, vetem, vetem, 10 dite, dhe ne i shohim baballaret e rinj -gjith qejf- qe marrin vetem 10 dite. Nderkoh kane te drejten e punesimit te reduktuar kur kane femije te vegjel, reduktim qe e ka emrin 4 te 5, quhet keshtu se masa 5 quhet 100% i oreve te punes javore, dhe ai ka te drejte te punoje 80% te oreve te punes qe i thone masa 4 , dhe pagesa eshte afersisht e plote por jo e plote, psh, e ka rrogen 1200 euro ne muaj te kohes se plote -masa 5 , dhe i behet 1100 ne muaj per masen 4, pra per 80% te oreve qe punon.  

Mos rri shum ne kompjuter i dashur se budallepsesh smiley

Nuk u zbatoka ligjin n Belgjike?..Une i referohem ligjit aktual i cili thote 13 jave pushim(nuk e di nese per emigrantet vlen ky ligj). PS: Edhe ne Britani e kishin tek 3 muaj leje per baballaret

Art, lexo rreshtin e fundit te komentit tim; Mos rri shum ne kompjuter se .... smiley 

Degjo i dashur, çdo dite, çdo ore, çdo muaj, çdo minute, çdo vit, une jetoj me realitetin ketu. Para ca javesh psh, gruaja e nje shefi te ri tek puna ime, lindi, dhe ky shefi mori lejen, VETEM 10 dite . As edhe 1 minut me shume. Tek puna ime, thuajse çdo vit a 6 muajsh, njihemi me lindje te grave ketu apo grave te punonjesve ketu, dhe te gjithe burrat perfitojne VETEM 10 DITE.  Sigurisht qe ka dhe ligje prapa skene smiley si i thone, por nuk i pjerdh njeri, asnje drejtor, fabrikant, sindikat, shef, nuk i njeh. 

ky ligji ri me duket me shume si 'kshilla shtepiake'

Praktikisht ky ligj nuk zbatohet.

Punedhenesi pagon rrogen me vonese dhe me idene se po ta jep qyl, te nxjer ne pune dite festash zyrtare + 1 Maj, ste jep lejen vjetore te caktuar ne kod...

Punonjesit nuk kane guxim te kerkojne te drejtat e tyre neper gjykata per arsye se humbasin vendin ose se nuk jane te vetedijshem per te drejtat e tyre ne kod.

duke marr parasysh se ne pergjithsi ne Shqiperi punohet me orar 8 deri 3-4, i bie qe te punojne çdo dite te javes per te mbush 48 ore... 

 

 

Trajtimi i padrejte qe iu behet punonjesve ne shqiperi ka rrenje te thella, ne nje mendesi korrutive dhe bizantine te organeve (kontrolluese) te shtetit. Shkurt Nuk ke ku te ankohesh pa kosto . (dmth shko ne gjykate i nderuar se vetem aty (s)merr zgjidhje. )

 

Ne ligjin "PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE" ne nenin 19 parashikohet qe; Shoqerite me mbi 50 punonjes duhet te konstituojne keshillin e punonjesve (pra nje organ vendimmarres qe mbikqyr se cfare ben pronari me planin e biznesit dhe me punonjesit e tij. ) 

Ne faqen www.qkr.gov.al (hapet vetem me e-explorer) verifikohet lehtesisht se kompanite me te medha shqiptare, (qe bejne reklama perdite) nuk kane keshill punonjesish, pra edhe aty mungon organi qe perfaqeson te drejtat e punetoreve. 

Ne mungese te ketij Organi, organizimi sindikal eshte ne vetvete çorganizim i punonjesve ne parti politike. Por kjo eshte teme tjeter .

Gjithashtu eshte shume e nevojshme qe te shkundet institucionet pergjegjese qe te marrin masat per mbrojtjen e punonjesve (dhe ne vecanti per te garantuar ndershmerine e procedurave te largimit/pushimit nga puna ). Keshtu ;  

NE KODIN E PUNES, KA NJE DISPOZITE ; ZYRA SHTETËRORE E PAJTIMIT

> >Neni 189(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Në çdo qark krijohet zyra e pajtimit. Zyra e pajtimit ngrihet me urdhër të Ministrit të Punës dhe të Çështjeve Sociale.

2) Zyra Kombëtare e Pajtimit krijohet në Tiranë.>>

3) Zyra e pajtimit përbëhet nga kryetari dhe 2 anëtarë, përfaqësues të organizatave më të përfaqësuara të punëmarrësve dhe 2 anëtarë, përfaqësues të organizatave më të përfaqësuara të punëdhënësve.>>

4) Kryetari dhe anëtarët paguhen nga shteti në masën e caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.>>

5) Procedura e pajtimit është falas dhe rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

>Deri me sot nuk di asnje punonjes qe te kete parashtruar probleme apo ceshtje ne kete forme, ndofta Ju i dini ato dhe do te marr ndonje informacion me teper. >

Djema, mos ngaterroni ligjet qe Parlamenti aprovon, dhe qe jane te detyrueshme te zbatohen, dhe ligjet qe qeveria nxjerr, qe hak-hak ta themi ketu midis nesh, mund edhe te mos i zbatosh, persa kohe Parlamenti nuk i ka aprovuar, sepse ligjet qe qeveria nxjerr, me shume i ngjajne urdheresave smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).