“Di gjë ti si mbaron ajo përralla e shtatë kecave me ujkun”, më merr në mes të natës shoqja ime, që nuk po arrinte të vinte vajzën e vogël në gjumë. E sqaroj fillimisht se ishin tre keca, dhe se ujku, shkoi dhe e lyeu këmbën me miell te një furxhi, por rrugës mielli u shkund dhe kecat e kuptuan që nuk ishte mamadhia, sepse këmba ishte prapë e zezë; i thanë ujkut se u kishte humbur çelësi, ndaj duhej të futej nga oxhaku dhe ndërkohë ndezën një zjarr bubulak, vunë aty një kusi me ujë dhe ujku ra pëlltym në ujin e valuar dhe ngordhi. “Iiiii, po kjo qenka horror”, më thotë shoqja, “imagjino ujku duke marrë valë? Ca ere e tmerrshme? Po si zjen aq shpejt uji? Po tre keca aq të vegjël, si e ngrenë atë kusinë e madhe? Si t’ia shpjegoj vajzës së vogël unë këtë?!”

Epo nuk e kisha parë me këtë sy këtë përrallën e kecave unë. Kjo qenka shpifurinë e madhe. Ndaj i them ta lërë këtë, dhe të merret me përralla të bukura, nga ato që i bëjnë vajzat e vogla të ëndërrojnë.

Le të marrim të parën: Borëbardha

Nuk po merrem fare me pasqyrën që fliste si të ishte juri “miss”-i dhe as me faktin, që flinte në shtëpi me shtatë burra… Nga të panjohurit ne s’duhet të pranojmë as edhe një kokërr karamele, e jo më një mollë të tërë. Pale të na e japi një shtrigë që nuk shihet dot me sy. Pastaj nuk hahet fare, që gjithë dynjanë e varrosnin në tokë, kurse këtë me një arkivol të qelqtë, dhe fiks andej i bie rruga dhe Princit, që e ka parë vetëm një herë dhe ka kuptuar se kjo është dashuria e jetës. Kurse meshkujve që njohim ne, u duhet një jetë e tërë për ta kuptuar.

Hirushja.

Kam njëçik më shumë rrespekt për të: E keni idenë sa male me pjata ka larë para se të takonte Princin? E ç’janë ca lidhje që mbarojnë keq në krahasim me aq sa ka punuar ajo duke larë, shplarë, e gatuar?! Ndaj e meriton Princin më shumë se të gjitha. Ama mi ngre nervat sa s’ka me ato këpucët. Meshkujt që ne njohim përshembull, s’duan t’ia dinë për këpucë, të shajnë që e ke mendjen te këpucët, kurse kësaj ia çojnë të arta dhe aq të vogla sa i bëjnë vetëm asaj. E sa e ka këmbën kjo!? 34 apo 35? Ne të tjerat që e kemi 38, mirë që s’gjejmë kurrë me 70 % ulje, por s’kemi shans as të na bëjnë këto të Princërve.

Arieli

Sirena e vogël i ka të gjitha. Vajza e Tritonit, mbretit të thellësive ka flokë të kuq e të gjatë, ka miq dhe çuna, që i vijnë rrotull. Dhe për më tepër, këndon. Këndon gjithmonë. Dhe çfarë do ajo?! Do një jetë tjetër. Jo e tipit po iki që këtu e po jetoj atje. Do të bëhet njeri ajo. Dhe shkon e ia shet zërin Ursulës për një palë këmbë: vetëm e vetëm se për gjysmë sekondi pa një mashkull që këndonte dhe kërcente. Për më tepër që ky mashkulli na qenka dhe i martuar (jo në versionin e Disneyt por në librin e shkruar, sepse ata që bënë filmin i morën masat ta martonin në fund me Princin). Tipike nga ato llasticat kjo Arieli, që s’dinë ça duan e pse e duan.

Bela

Kjo po kjo, kjo është më e bukura nga të gjitha: e zbulon bukurinë e Princit – Bishë pasi shikon përtej pamjes së jashtme. Hahahaha, sa e bukur! Po gjithë ato bisha vërdallë, duhet të rrimë e t’i zbusim për të parë mos gjejmë ndonjë Princ?! Ja përshembull Bela, mundohet ta bëjë të edukuar bishën… I mëson dhe si të hajë në tavolinë. Pa provoni njëherë t’i thoni një mashkulli, që nuk duhet të përtypet me gojën mbyllur e t’a shihni… Dhe në fund fare, morali është i qartë – ajo i thotë “të dua” dhe ai shndërrohet në Princin e bukur që ka qenë më parë. Kurse ajo fiton as më shumë e as më pak, por një kështjellë.

Jasmina

E dashura e Aladinit pastaj është komplet qorre. E takon këtë tipin në Pazar, bie brenda, pastaj e sheh të veshur si Princ dhe nuk e njeh… Mund të mos më njihte mua përshembull, po të më shihte kur dal me pizhama për të blerë bukën në mëngjes te dyqani i lagjes, por jo Aladinin. Dhe nga çfarë e njeh ajo? Se ai i thotë “a ke besim tek unë?!” I bukur moral ky: kini besim tek meshkujt qe takoni shkarazi në pazar!

Jo, jo, nuk ke ç’i mëson vajzës së vogël nga këto. Shkojnë nga shkojnë e merren me princa. Kur hapin probleme dhe çunat e thjeshtë, e imagjinoni dot këta princat?! Më mirë shtatë kecat dhe ujku. Uuups, tre, se u ngatërrova.

64 Komente

e drejte!   ka kohe  qe ne FB, p.sh,   qarkullojne nja 10 variante te tilla...

almost single: blogu i një vajze single, ose aty rrotull

sa shume qi jeni shtuar kohet e fundit juve bre ti qike. qe mos keqkuptohemi, s'po ankohem, perkundrazi, e shikoj si shenje progresi te femres, e cila qemoti, e shtypur nga patriarkalizmi shqiptar detyrohej te te thoshte "ti je vec i dyti", kurse sot te thote "jam pothuajse beqare" smiley

vec ama, mos na e pershkallezoni almostparadigmen duke na thene lajme tip "jam pothuajse shtatzene" se kjo almost do na i shkaterronte afeksionin per progresin tuaj smiley

E po, domosdo qe princi do kerkonte Hirushe me kembe 35, se hall i madh me gjet kepuce, vetem tek reparti i femijeve i gjejme. me kete rast, e nxjerrim dhe pedofil princin. smiley

kemba e hirushes ishte 36 jo 35e 34 sic thuhet me siper. Dhe adulte 36 me sa di une ka plot, te pakten ne Shqiperi. smiley

Epo, per nje numer kembe, dashke te ma heqesh princin nga dora ti mua? Po fundja, po e bejme porosine qe maja e kepuces te mos jete e rrumbullaket, por me majuc. smiley

shiko se dhe une jo rralle vesh kepuce Lelli Kelly, ama edhe sikur te mos e kisha numrin 36, nuk mund te mos nderhyj ne modifikimet e papershtatshme qe iu behen perrallave. smiley

kam nje emer te ri per ty 'almost single'. How about - "girlfriend-e with benefite"? konsideroje njehere, mbase te pelqen. 

Pse kaq e ashper ti Llastica? Ajo ka te drejte te beje zgjedhjet e saj. Sikur ta personalizoje dhe ajo dhe te te kthehet e te te thote ty "E ve dot gishtin ne tharese ti te betohesh qe s'e ke bere me njeri jashte nje lidhje afatgjate?" nuk do ishte gje e mire per Peshkun, se ca do ja mbanin njeres e ca tjetres anen, e do kishim percarje ne faqe jo vetem per pune politike po dhe per pune *irje.

Pothuajsebeqares ju ziliqarose se *i me shume se ty, Anes se e ka kemben me te vogel...zilia s'te ben mire per shendetin, per te miren tende e kam.

behet si rreth vicioz gjeja; nese kultivon tek vetja ndjenjen e zilise per tjetren ngaqe ajo *in me shume se ty, kjo sjell nervozizem, stress dhe ankth tek ty, gjera te cilat te bejne (te dukesh) me pak atraktive tek meshkujt, si rezultat ti perfundon duke *ire akoma me pak se tjetra, dhe dihet qe mungesa e *irjes  sjell probleme shendetsore, ose me sakte ato probleme shfaqen ne mungese te saj. 

kjo ne vija te trasha, se ne vija te holla s'ka shume studime per ziline dhe xhelozine, me perjashtim po te jete duke bere gje Pjeri tani qe ka shkuar prap ne memedhe.

P.S. almost single, na fal se me keto komente dolem jashte temes se keces qe u be princeshe vetem pasi e *iu ujku, fenomen i cili shkaktoi jo vetem xhelozi dhe zili, por dhe mosbesim tek pararoja progresiviste e femrave ne lidhje me kauzen e "burrit te mire".

per rezultate, info sa me te sakte, meqe ra fjala, ti e ke provuar vete? Te eshte bere ai rrethi vicioz? Qe ta besoj me shume de. Se keshtu me llafe ne ajer, nuk besoj gje une. btw, nuk ishte ziliqosje kjo imja. Ka nje emer tjeter, lol

flitet qe ndodh me shume tek femrat kjo lloj zilije, po ti normal qi s'e lexova artikullin, thjesht deshe te hedhesh topin tek fusha ime. 

une jo, se s'jam tip ziliqar, jam tip qe me behet qefi kur te tjeret ecin dhe *ijne ne jete (more so if they can do keto gjera at the njejten kohe) smiley

Ka dhe nje aspekt tjeter perralla e Dhise me kecat per te cilin s'jam informuar mire: Cfare ben kjo mama Dhia kur iken nga shtepia dhe i le te vegjlit vetem: del e bredh per qejf apo shkon ne pune?

po shkon per te blere ushqime mi, ne pazar. c'jane keto dyshime per mama dhine, pas kaq kohesh. Se marr vesht! 

Ne fakt kete dyshim u cudita qe s'e kishte hedhur shkruesja meqe kishte vene ne pikepyetje te gjitha perrallat. Ne rregull,,u sqarova, une e besoj mama Dhine. smiley

Punon part-time striptiste tek klubi eurointegrist "Tundebythen me shpejt", dhe part-time biblotekiste, gjate se ciles kohe shkruan romanin "Dilemat dhe peripecite e dhise ne mungese te cjapit dhe tagjise". 

Mama Dhia eshte prosti e lagjes qe ka tre kalamaj dhe nuk dine asnjeri ka ka per baba. Ajo jeton me wealthfare dhe nuk ben asnje pune tjeter vecse dredh leshte dhe ben manikyre, ndersa kalamajte thote qe nuk ka pare ti coje ne kopesht dhe i mbyll me cels ne shtepi. Ujku eshte punonjes social qe do te sigurohet qe kecat e kane mbushur moshen ligjore qe te rrine ne shtepi. Ne te kunderten femijet do ti cojne ne shelter. Kuptohet, pas ngjarjes se fundit, punet nuk jane mire as per mama Dhine e as per kecat! smiley

E shikon mi Moza sa versione na dolen per mama Dhine, kisha faj une qe pyesja! Hajde ta marriim vesh cila eshte e verteta. smiley

E shoh Fee, e shoh smiley C'i bejne mama Dhise. Mama Dhia eshte dhe kenge. E mban mend ti? 

' kujdes-tha mama dhia

dhe kecave te saj

dhe mos e hapni deren 

se ujku do t'ju haj

 

mami mami ujku po te vi

deren e kasolles nuk e hap njeri

... 

 

mama dhia kecat kur i pa

i puthi ne faqe e qeshi ha-ha-ha.

 

Ujku budalla! 

 

 

LOL. 

C'me ke kujtuar me kete kengensmiley
Kjo qarkullonte ne tirane dhe ne nje prej vizitave te mia te tezja(edukatore kopshti), e mesova dhe kur U ktheva ne vlore e kendova gjithe krenari para klases.mesuesja me kerkoi t'ja mesoja gjithe klasessmiley kush ish si unesmiley

Ka pas qene dhe 1 tjeter ( nese te kujtohet) . ' Kur behej nje koncert ' dicka e tille. E mbaj mend akoma dhe sot se e kisha qef. U mblodhen kafshet shtepiake dhe vendosen te bejne kush ka ' the xfactor' smiley. " Oi o Oi o - I pari na I nisi gomari I shtepise nje kenge pa pregatitur dosido, nga fundi spektatoret nisi ti merzise mbaroi me oi oi  ooo". E vazhdon, po e le me kaq, se e kap ' almost single ' e  I Ben orgji pastaj smiley

He he po thosha C'ne orgji,hiç mendja te oi oi.
Se ne fakt oi oi me shume me kujton 'te vrane o miti te vraneee oiiiismiley

Te erdhi xhibi dhe Pateku fluturimthi.

Une thjesht nje perceptim fashsmiley

Per baba cjapin nuk bhet fjale asnjehere tek ajo perralla. Kjo mama dhija, mos eshte gje single mother apo almost single mother?

Po kesul kuqen pse e ka neglizhu. Edhe ajo ka versione alternative. smiley

Me e bukura qe kam degjuar une eshte ajo me Sulkuqen qe i thoshte ujkut ne ferre "Te pashe...te pashe" derisa ngrihet ujku i frustrum dhe i bertet "O Sulkuqe, a do na lesh te dhjesim rehat, apo jo!"

Bela

Kjo po kjo, kjo është më e bukura nga të gjitha: e zbulon bukurinë e Princit – Bishë pasi shikon përtej pamjes së jashtme. Hahahaha, sa e bukur! Po gjithë ato bisha vërdallë, duhet të rrimë e t’i zbusim për të parë mos gjejmë ndonjë Princ?! Ja përshembull Bela, mundohet ta bëjë të edukuar bishën… I mëson dhe si të hajë në tavolinë. Pa provoni njëherë t’i thoni një mashkulli, që nuk duhet të përtypet me gojën mbyllur e t’a shihni… Dhe në fund fare, morali është i qartë – ajo i thotë “të dua” dhe ai shndërrohet në Princin e bukur që ka qenë më parë. Kurse ajo fiton as më shumë e as më pak, por një kështjellë.

sa emer te bukur paska smiley

Mileti po pret me plot tingling anticipation nese kur te behen 99 komente do ta kete apo jo mendjen Fiqua qe te shkruaje "100" dhe ne kete teme.

Fiqo, ne fakt si burre zamani qe je ti, tek keto temat me te *ira duhet te vish me heret, diku ke 69a.

Mos u merakosni deri 7 vjec lereni femijen te enderroje perralla me princ , pastaj fillon vete dhe kupton cdo gje , s'beson me as te Santa as te Princi , vetem nqs vertet ambjenti dhe prindi ia fut frymen e perditshme endrrave me sy hap se ajo eshte princeshe  bla bla bla  dhe normalisht do enderroje ashtu si princeshe deri sa te martohet smiley.

Femija duhet lene i/e lire te eksplorojegjithcka.

Ti i ke lexuar shkrimet, apo vetem fotot ia ke pare? 

Llastica, here ya go smiley

Qenke dhe kjo ne politike? Besoj patjeter qe eshte me Partine Durimmadhe smiley

Ej, ça boni kshu mer? Na u bo Tiçoja mo e afert se EdRoma. O, po mos ja ini otren tashi!!!

po ku ka mire se mendimi i lire smiley

Spaske shume eksperienca me vajza te vogla smiley

Se di pse kujtojme se fmite jane ndryshe nga ne te medhenjte dhe i hane perrallat.

Gjer nga mosha 3 vjec mund te evitoja kto gjerat me : ' e vrau dhe ja shkuli zemren' apo ' i ziente femijet dhe i hante' por te tjerat jane te tretshme. I kuptojne si perrallen, si mesazhin, si ironine. Madje me mire se ne. 

Pse ku do rriten kalamajt, ne kopshte virtuale ku ska dhune dhe mashtrim qe tju tregojme vetem perralla me paqe dhe lumturi ?

Skam kundershtim per kto prrallat e lartpermendura. Ato bartin shume mesazhe te tjera nen rrogoz qe gocat e vogla si shejtane qe jane, i kuptojne menjehere.

Gjithesesi problemi eshte se ktu ne shqiperi ska shume perralla apo histori te tjera te njohura mire qe prindi tja tregoje pa merak. Librat lejne shume per te deshiruar. Sidomos per kohen e gjumit ska fare materiale te mira.

Alternativa qe kam perdor personalisht ka qene : tregoju historite e tua te femijerise ose pill vete nje personazh (lepurush, femije, apo ku di une) dhe nderto histori adhoc smiley Historite tona te femijerise jane te larmishme dhe te bukura. Kurse nje personazh fiktiv qe kam perdor psh ka qene psh nje lepurush i ngjashem me Mifi (Miffy) por qe ben gjera nje cike me aktive , me te prapa dhe me te rrezikshme se personazhi palluq i librave smiley

Ja kshu smiley

 

 

iPad mi Ruzhdije. Biles ja/ta  lexon vete. Vec mbyll syte dhe enderro, ti dhe femijet. 

Kshu e nisi dhe ajo e herri poterit, lol. provo nje here me Mifin smiley

Iva Tico i beka keto? Po c't'u desh mi Iva....

na bone kurioz duke ja qit emrin

nje google tregon kete

http://radiovala.com/portal/showbiz/1409.html

po kjo qenka 36 vjec me keto shkrime. Per zotin perfytyrova nje 22-24 vjecare naive nga observimet, po ksaj shoqes i paska mbet sahati i maturimit goxha mbrapa.

Apo mos eshte sindrome e femres qe rritet ne Shqiperi te vonohet kaq shume? Kshu esht kur mamate ju thone "mos prekni gje me dore, sa jeni tu bo studime, dhe kto vazhdojne "studimet" thell ne 30tat"...

Shume dobet me kete.

4, ulu, vajze, ulu!

Po jepi nje cope 5 te pakten. Me gjeneroz dhe ti. Mos bej keshtu. Per bojen qe ka harxhu. 

Me duket mua apo po perpiqet me stilin e sarah j p te seks and the city motra ne fjale?

smiley

Sa vini re ne ju mooo smiley

Kontrollin rutine te okulisti s'e leme kurre pas dore,motrrasmiley

Burrë jo ndoshta, po nji dashuror e gjen. Dhe dashurori, burrë është. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).