Qeveria e “Rilindjes” do të ketë 19 ministri. Ja 5 dikasteret e reja që krijohen

Edi Rama dhe Ilir Meta që nga dita që ndanë bashkë se kush do të jetë kryeministër dhe kush kryetar i Kuvendit kanë nisur të diskutojnë edhe për emrat e qeverisë së re. Edhe pse publikisht ata mohojnë bisedimet për emrat e ministrave, e vërteta është se ata kanë hartuar një listë paraprake ministrash. Listë të cilën e ka siguruar edhe gazeta “Tirana Observer”. Megjithatë kjo listë deri në shtator kur do të betohet qeveria e re mund të pësojë ndryshime, por lista e mëposhtme do të jetë baza kryesore e kabinetit të Rilindjes.

 

Problemet

Por Edi Rama dhe Ilir Meta kanë hasur në një problem të rëndësishëm. Deputetët që propozohen për ministra nuk duan të lënë mandatin e deputetit, një kush ky i vënë nga dyshja Rama-Meta. deputetët kanë frikë se në rast shkarkimi si ministër, atëherë ata do të jenë jashtë politikës. Dhe ky ka qenë shkaku pse disa emra të kontaktuar nga Edi Rama për tu vërë ministra e kanë refuzuar ofertën e tij.

 

Emrat paraprakë

Kryeministri Edi Rama mendohet të marrë si zëvendësin tij në qeveri Pandeli Majkon, madje me privilegjin që mos ta lërë mandatin e deputetit. Majko do të jetë i vetmi deputet që do ta ketë këtë privilegj, por ky u fundit ende nuk ka dhënë një përgjigje finale për këtë propozim të Ramës. LSI pritet të marrë disa dikastere kryesore, si ministrinë e Mbrojtjes, ministrinë e Pushtetit Lokal dhe sërish ministrinë e Jashtme. LSI ka dëshirë që të marrë ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Transporteve, por vështirë se Rama do ta pranojë këtë kërkesë, sepse në programin e PS bujqësia dhe rrugët zënë pjesën më kryesore.

Ministritë e reja

Për ta bërë sa më funksionale qeverinë, por edhe për të kënaqur aleatët  shumtë, kabineti i Rilindjes do të ketë 5 ministri më shumë se kabineti aktual i Berishës. Rama dhe Meta kanë menduar që qeveria e re të ketë 19 ministri, aq sa ka pasur edhe qeveria e Fatos Nanos. Në këtë mënyrë, nga ministria e Brendshme do të ndahen Pushteti Lokal, në këtë mënyrë do të kemi ministrinë e Rendit dhe atë Pushtetit Lokal, nga ministria e Ekonomisë do të dalë më vete ministria e Energjetikës. Gjithashtu do të ndahet edhe ministria e Kulturës, Rinisë, Turizmit dhe Sporteve. Për të zhvilluar sa më shumë sportin në vend, ky sektor mendohet të ketë një dikaster më vete, ndërsa Rinia do të kalojë tek ministria e re e Emigracionit. Po ashtu do të ngrihet edhe ministria e re e Zhvillimit Rural që do ti përkushtohet zhvillimit të fshatit shqiptar.

 

Sot mblidhet Asambleja Kombëtare e PS

Partia Socialiste do të mledhë sot Asamblenë Kombëtare. Në këtë mbledhje do të diskutohet për pikat e programit qeverisës të 300 ditëve të para. Po ashtu do t’i jepet mandati edhe Edi Ramës për të nisur negociatat me partitë aleate për ndërtimin e qeverisë së re

 

Ben Blushi kandidat për kreun grupit parlamentar

Mazhorancës së re qeverisë i duhet edhe një kryetar grupi në Parlament që të jetë i aftë të mbrojë vendimet e qeverisë, aq më tepër që ministrat nuk do të jenë deputetë. E kush më mirë se Blushi mund ta bëjë këtë? Ndaj edhe Edi Rama do ti propozojë Blushit postin e numrit një të deputetëve socialistë. Por nuk dihet nëse Blushi do ta pranojë këtë ofertë.

 

Emrat paraprakë të qeverisë

Kryeministër, Edi Rama
Zëvendëskryeministër, Pandeli Majko (pa lënë mandatin)
Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ministria e Ekonomisë, Mimi Kodheli
Ministria e Financave, Shkëlqim Cani
Ministria e Rendit, Taulant Balla
Ministria e Transporteve, Artan Lame
Ministria e Mbrojtjes, Luan Rama
Ministria e Sportit, Fidel Ylli
Ministria e Integrimit, Edmond Panariti
Ministria e Arsimit, Mimoza Hafizi
Ministria e Pushtetit Lokal, Ylli Manjani
Ministria e Energjetikës, Edmond Haxhinasto
Ministria e Bujqësisë, Ilir Beqja
Ministria e Kulturës, Fate Velaj ose Auron Tare
Ministria e Zhvillimit Rural, Ervin Bushati
Ministria e Drejtësisë, Spartak Ngjela ose Ilirian Celibashi
Ministria e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu
Ministria e Mjedisit, do t’i përkasë PBDNJ (Vangjel Dule s’do jetë ministër)
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Eglantina Gjermeni
Ministria e Rinisë dhe Emigracionit, Erion Veliaj

90 Komente

Deputetllekun ministrat s'duan ta lene, qaj #Ngjalindje qaj moi nene.

Hiqja deputetllekun! - do thosh Cekja.

19 ministri si Nano? Pse jo 20, dhe rrumbullak dhe #Nanondryshe.

Po te jete vertete keshtu eshte maskarallek!

Nje vend sa nje pellembe si Shqiperia, gjithe-gjithe pak me shume se 2 milione banore rezidente, me pak se nje cilido qytet i madh ne Europe, me 19 e kusur ministri!

Dhe kjo ne mes te krizes me te madhe financiare qe ka pesuar rajoni ketu 60 vjet!

Cmenduri!! Vjedhje diten me diell!!

Tjeter maskarallek do te jete perfshirja eventuale e ish-ministrave te qeverise Berisha ne kete kabinet. Njerez si Vasili, Panariti apo Haxhinasto, qe i kane sherbyer me besnikeri qeverise se deshtuar te Berishes, nuk duhet kurrsesi te perfshihen ne kabinetin e "rilindjes"; te ruajne te pakten nje minimum forme!!

 

 

Emrat paraprakë të qeverisë së Rama-Meta

me mire ta thone Meta-Rama,  se keshtu  ngjan sikur thua Ram-Met paste mavria..smiley

duket si qeveria e Bushatllinjvesmiley, keta qenkan me shumice aty..  ndersa z. Panariti nuk duhet ta levizin nga ministria e jashtme!!

ne fakt sipas alfabetit me para vjen M-ja pastaj R-ja.... smiley

Meta po imponohet me force.

Ka dite qe zhvillon nje veprimtari te dendur politike, me takime me perfaqesues te larte te institucioneve, krejtesisht te pamotivuara! C'pune ka kryetari i nje prej 7-8 partive parlamentare qe ka sot Shqiperia te beje turne me ambasadore e huaj, krere institucionesh, etj.? Asnje pune. 

E vetmja pergjigje e kesaj eshte nevoja e ngutshme per bashke-protagonizem me Ramen. Ky i fundit po qe ka arsye pse ti zhvilloje keto takime, si kryeminister in-pectore i vendit dhe kryetar i koalicionit. 

Po ku te le Meta. Edhe tek Nishani kishte shkuar me vrap, nje dita pas takimit te ketij te fundit me Ramen.

Keshtu si po veprojne po behen qesharake, dhe te mendosh qe puna nuk ka filluar akoma!!

 

8 vjet para apo 8 vjet mbrapa? kjo eshte pyetja smiley

per hir te bipolarve po themi stanjacion. "europa" aty esh, s'ka ku vete. smiley

Te Kultura po shkoka bashke-veshesi...

ose bashkpiktori.. shkon gjithashtu..smiley

Kan lujt gje basketboll bashk keto ? smiley

Te gjithe emrat e perfolur ne Ministrine e Kultures jane medioker. Velaj, Tare, Ylli apo Lame jane te gjithe figura bajate, qe nuk sjellin ndonje risi. Te shikojme sesa i afte do te jete Rama te zgjedhe njerez te sakte...

zgjodhe ndonje nga keto ti?

Gjergjo me shko tek veni i  Ferdinant Ponit smiley... dhe me kqyr me vemendje ato listat e votuesve.. Sec kam nje bindje qe  ata (PDh-i) s'kane qene kurre me shume se 30%  

Bjer info, per cilet po diskutohet, nese listat nuk jane keto?

Po pse ore prape me ministrat e Gjirit te Lalzit do qeverisesh... o beu yne???

Po pse o vetem keta ka partia, qe po thua ti evidentojme apo ti verifikojme per nga meritokracia, vetem keta bejne  o deputetin o ministrin, o beu yne...????

ps

kjo ishte thjeshte nje sarkazem, por nuk besoj se kjo do te jete ekipi qeverises i Rames, me siguri do te kete shume prurje te reja, mbase edhe te padegjuara, pasi Rama shquhet per antikonformizem... dhe kete e ka shfaqur me se miri edhe kur ishte ne Bashki..... prandaj, mos u merrni me pandehmat e shtypit dhe aq me teper te nje gazete periferike qe vetem scoope prodhon...

kur ishte ne bashki mbante pas Shalsat... smiley
le qe kete e mban pas vetes si qenbesnik edhe sot. ia jane shtuar edhe nja dy kone si Tahiri dhe Veliaj, pa permendur kone te tjera me te sofistikura sepse tregohem i padrejte ndaj kampit tejter...

tashti do ti provojme edhe konet e Edit se ata te Saliut i provuam dhe na dolen se ishin jo kone po qelbesa..... ata ja futen Saliut...

Do te ishte turp i madh dhe historik, sikur emra te qeverise Berisha te rikonfirmoheshin ne kabinetin e Rames!

Vasili, Panariti, Naco, Haxhinasto jane persona qe jane perlyer keq fare gjate kohes se Berishes, me ne krye Meten dhe si te tille duhen lene jashte skuadres qeverisese. LSI-ja le te gjeje perfaqesues te tjere, meqe na u be e domosdoshme ta fusim ne valle, po jo keta se eshte turp!!

Tjeter ceshtje akoma eshte shperndarja e dikastereve. LSI-se nuk i duhen dhene ato dikastere qe ka patur, pikerisht per arsyet qe te permenda me lart dhe mundesisht, cilatdo dikastere qe ti besohen te jene sa me pak te "korruptueshme"...

 

Drejtesi besoj se do i shkoje LSIse.. nuk diskutohet Ngjela minister i drejtesise,, eshte absurditet.

aman o dhe ti..

per nje b qe ti se ve, fjala bile behet pilesmiley

Ka dale Ngjela ka thene do jem, kam marrveshje thote me Ramen

Do jete fatkeqesi nese Fidel Ylli mer portofol ministri.

Ministria e Kulturës, Fate Velaj ose Auron Tare

smiley 

 

po nuk vjen Fatja per nje karrige ministri, jooo....

 

Njerez qe merren me turizmin me kane thene keto dite qe gjeja me e mire do jete sikur te behet minister turizmi auron tare. Une s'marr vesh nga ajo fushe, po personave ne fjale ju kane rene lesht duke u marre me turizmin.

Po, jam gati ta besoj ne vend per turizmin.

As qe e di nese Fate Velaj eshte i pershtatshem apo jo, por jam e sigurt qe mund te bejne me mire se aq (tek x-i fus edhe implikimin e Velajt ne ate meselene e veshit).

Tare ka konflikt direkt interesi me ate post, sepse eshte marre dhe merret historikisht me biznes ne fushen e turizmit kulturor. 

Ka agjensi udhetimesh qe merret me shoqerimin e udhetareve te huaj ne Shqiperi, kerkime arkeologjike, nder to edhe nenujore, e keshtu me rradhe.

Si i tille eshte automatikisht i perjashtuar.

Ne krye te ministrive na duhen persona qe te mos vijne mundesisht nga bota e biznesit, pasi ne ate rast asgje nuk na shpeton nga abuzimi dhe grabitja e pasurise publike ne dobi te interesave private!

 

Cjane keto budallalleqe. Nese nje punonjes administrate qofte dhe minister apo deputet ka konflikt interesi jane ligjet dhe regulloret ato qe e percaktojne. Nuk perben krim te kesh nje biznes privat te regullt, perkundrazi perben ligjisi ekonomike ne kapitalizem. Nese kerkon te te vesh interesat e tua mbi ato te detyres dhe ne kundershtim me ligjet ka edhe sanksione e penalizime. Keshtu eshte i ndertuar shteti ligjor. Te pakten Tare, perpos te tjerave, njihet si nje intelektual qe i ka rene bretku se protestuari dhe denoncuari per abuzimet qe jane bere me monumentet dhe zonat historiko-kulturore ne Shqiperi.Ka menaxhuar per ca kohe edhe qytetin antik te Butrintit ku permiresoi ndjeshem funksionimin e tij.

Timi, e para, ketu ne Peshk mund te kemi mendime dhe pikepamje te ndryshme nga njeri-tjetri, por kjo nuk i ben mendimet respektive "budallalleqe", ok?

E dyta jane pikerisht ligjet e shtetit ato qe nuk e lejojne nje zyrtar te jete njekohesisht biznesmen. 

Tek ne, zakonisht kjo "zgjidhet" duke ja kaluar pronesine nominale te biznesit dikujt tjeter, sapo emerohesh.

Une mendoj se kjo praktike duhet te marre fund.

Nga pikepamja ime si qytetar, ne kushtet e Shqiperise mendoj se eshte shume me mire te mos kemi ne krye te institucioneve njerez qe deri nje minute para emerimit jane marre me biznes; nuk e ha njeri qe keta do ti lene pas dore punet e tyre, te cilave ju kane kushtuar jeten, per tu marre me hallet tona, per nje rroge medioker.

Nuk jam dakord me ty qe kete pune tja leme drejtesise, pasi te kene ndodhur shkeljet, pasi tek ne deri me sot, me gjithe abuzimet pa fund me pasurine kombetare, asnje zyrtari nuk i ka hyre qofte edhe nje gjemb i vogel ne kembe!

Ne keto kushte, 100 here me mire parandalimi. Biznesmeni nuk behet minister dhe hajt shendet!

Ndersa persa i perket Tares-intelektual, ky eshte nje term aq i pergjithshem saqe nuk di nga ta kapesh! Nuk di ama te jete marre me studime, botime apo kerkime shkencore; di qe ka nje biznes dhe me ate pune i eshte prezantuar opinionit publik. 

 

 

Ore zotni te besh apo te kesh bere biznes privat nuk eshte krim dhe as pengese per tu bere nepunes i shtetit qofte edhe minister. Kete kuptoje njehere. E dyta keta njerez si Auroni psh jane perfshire ne politike dhe kontribojne. Kur partia e tyre fiton cfare duhet te bejne sipas teje? Per mua duhet te punojne ne administrate apo ne legjisletiv (parlament) per te realizuar programin e tyre politik per te cilin populli i votoj. Populli nuk votoj vetyem Edi Ramen se pastaj i bie qe jemi monarki, por grupin politik te socialisteve, ku ndermjet tyre eshte dhe Tare. Dhe e fundit te jesh intelktual nuk eshte term i pergjithshem, por varet se cfare kuptoni ju me fjalen intelktual. Dhe e fundit fare, poir fare ama se nuk merem me me kete ceshtje, Tare nuk ka ndonje biznes privat. 

Tare eshte biznesmen ne fushen e turizmit kulturor, me agjensine e udhetimit Auron Expeditions

Lidhur me kete biznes ai ka ndertuar edhe organizaten Albanian Marine Research Center, qe merret me hulumtimin e pasurive arkeologjike nenujore te Shqiperise. 

Keto jane dy interesa private te njohura boterisht; nuk di cfare mund te kete tjeter.

Ligji e detyron Taren te jape doreheqjen dhe te shkepuse cdo lidhje me keto biznese, nese emerohet ne ndonje post publik. 

Une them se eshte shume me mire per ne qytetaret qe persona si Tare, qe ja kane kushtuar jeten sipermarrjes private, te mos angazhohen ne poste publike drejtuese, pasi eshte i dukshem konflikti i tyre i interesit edhe pas "doreheqjes" formale nga bizneset qe kane ndertuar. 

Nuk po them pra se eshte krim, po them se eshte me mire per qytetaret. 

Tjeter ceshtje pastaj ajo e angazhimit te biznesmeneve ne PS!

Ti thua se meqenese biznesmenet e kane financuar PS-ne tani duhet tjua shperblejme, tju kthejme investimin me fitim; une nuk jam absolutisht dakord me kete linje, sepse parate qe do te perdoren per te shperblyer Taret me shoke jane te miat!

Kupton, zoteri!?

lol, Auroni eshte deputet ose me mire te them ishte deputet ne parlamentin e Shqiperise deri ne fund te Majit 2013. Pra ai eshte politikan do apo nuk do ti. Qe eshte mare me biznes shume mira ka bere se ka ushqyer vehten dhe familjen. Dhe leri sofizmat "qe ja ka kushtuar tere jeten sipermarjes private etj". A thua se te kesh apo te kesh patur nje agjensi turistike shetitjeje me gamor eshte ndonje biznes kyc qe do te demtonte ekonomine e shqiperise nese do te behej ndonje lidhje e shkurter. Kur flitet per biznese e biznesmen nuk jane keto cingerimat e Tares, por biznese te fuqishme ne industri, tregeti, ndertim etj. Biznese qe kane xhiro 10-tra milion dollare. 

Ti thua se meqenese biznesmenet e kane financuar PS-ne tani duhet tjua shperblejme, tju kthejme investimin me fitim; une nuk jam absolutisht dakord me kete linje, sepse parate qe do te perdoren per te shperblyer Taret me shoke jane te miat!

Paragrafin e mesiperm mere mbrapsht dhe gjeji vendin sepse nuk e kam thene une, por mendja jote e cuditeshme.

Shyqyr qe rame dakord njehere te pranojme faktin, pra qe Tare eshte biznesmen, jo akademik! smiley Per biznesin pastaj, mos ja qaj hallin se nuk e ushtron maje gomereve, sic thua ti, po krejt ndryshe. Kush lexon dhe ka deshire te njihet me mire me kete kontekst mjafton ti hedhe nje sy linkeve qe kam sjelle une me lart.

E thene kjo, une po ta perseris qendrimin tim, jo per ty, sepse ti si militant qe hiqesh nuk diskuton ne arsye, por me linjen e fyerjes dhe mashtrimit, por per lexuesit eventuale:

une mendoj se ata qe kane interesa private ne biznes apo gjetke nuk duhen perfshire ne ekzekutiv. Nuk jua kam besen, pas gjithe maskaralleqeve qe jane bere ne kete vend!

 

 

 

 

Min e Puneve publike ??? ku eshte?

Ministria e Sportit ?? Do krijohet nje ministri vetem per sportinsmiley

Si mund te publikohet ky artikull ?

Ministria e Pushtetit Lokal, Ylli Manjani

ky eshte ai qerozi, kamikazi i LSI  qe e  ndersente Liroja kunder PS,  ne kohen  e prishjessmiley se madhe, apo jo?

nuk i shkon gjalle ne bote pushteti lokal LSIse.. ky gazetar trap qe ka shkruar keto k..llqe, shpresoj te jete nga ata qe nuk marrin rrogensmiley

Absurditeti eshte se po krijohen poste per njerezit, nderkohe qe duhet te gjenden njerezit per postet e nevojshme. 

"Rilindja" po fillon keq fare!

Malin e mbaresen mire e mire me premtime e zotime, por po pjellin po ato minj halesh, qe kane nxjerre nga gjirizet fatoset dhe salinjte para tyre!

Turp!

hahahahahaah ti qeke coroditur fare. Qenke kurdisur vetem te shash pa filluar akoma. hahahahahahah "Rilindja po e fillon keq fare". Po ku e pe ti? Mos valle kane dale emrat e qeverise se re? Cudi se nuk eshte edhe shume shume vape.

Timi, merru me argumentin, jo me fyerje, ta kam thene edhe me lart.

Tek kjo teme cfare po diskutojme!?!?

Hidhi nje sy titullit dhe permbajtjes dhe hajde diskutojme po deshe.

Vras mendjen ato vjershat e Nolit, kane qene parashikim apo mallkim?

Se vallaj po me krijohet bindja qe na ka bere magji ai kopili i Ibrik-Tepese. Se nuk ka mundesi tjeter. Ai vargu "Ti Halim qe s'di kendim" do kete qene ndonje formule magjie.

Ore nga ju te hemisferes perendimore, njifni ndonje profesioniste vuduje te cmplekse kete magjine qe na ka lidhur ai komunisti i qelbur i Bostonit?

 

Koha e Dhespotit te pabese qe desh te bente aq trazira shkoi.

Po nuk duhet harruar kurre, desh te ndante toka ai ,ja prishi mendjen njerezise.

Po ne nuk do leme asnje zog te ndaje njerezine nga rruga e drejte e hyqymetit.

Nga e gjithe LSI - ja mund te pranohen vetem Dy emra ....Haxhinasto dhe Panariti .Dava Manjanesh , Naço  e Rama jane te kompromentuar edhe me kohen e Ishit .

Duhet me cdo kusht te heqin ate Ministrine Rinise dhe Emigracionit dhe ta lene rang drejtorie tek Min e jashtme  per emigracionin .

Rinine t'ja atashojne Sportit duke e shkrire me te Kulrtures .Por gjithsesi pa Hatermbetje e megallomani duhet PRANUAR !!!!!Nuk ka kellqe Shqiperia per MINISTRI e Minisra Nqs se do te Rilindesh !

Rama do bente mire te shuante Lakmine e pordhamneve me badiguarde ( Bode me badiguarde ..smileysmileysmileysmileysmiley , dhe ti jepte nje fizionomi funksionesh te PERGJEGJSHMISH Jo piramibe me zv . qe jane per te fshire Bythen Politikisht partite . Kete e tregoi me se miri Sistemi Nanos dhe drejhtepersedrejti Drejtimi VERTIKAL i lloit fashist te Babasqapit ! Rama duhet te udhehiuqet nga Funksionare qe vijne me PROJEKTE te bazuara ne njerez dhe Financa .pas kesaj mundet te hapen vrima per militante si Xhibolja smiley qe te informojne Partine se c'behet me Parate e dhena !

Larg shembujve te Sqapit ...sa me Lqarg asaj MOSTRE ne cdo shembell , aq me shpejt do te Eci LSI-ja e e Emit dhe Ps-ja e Gjergjit smiley

E shpresojme o Idriz.. po nuk e vendosim ne dhe as Rama.. lsi do mare 4-5 ministri  dhe do veje ke ti doje b... sa per ate Manjanin , besoj se 99% do jete minister, kam nje fiksim qe do jete i drejtesise.

Idrizo, panariti eshte galaktike tjeter ne krahasim me ggjithe te tjeret e lsi-se. Me ka bere gjithmone pershtypje cfare e ka shtyre te merret me politike

Ketu me ke pelqyer, me perjashtim te pjeses Panarit-Haxhinasto, te dy besnike te Metes dhe te perlyer deri ne fut me afera gjate kater viteve te bashkeqeverisjes me Berishen. 

Per te tjeret jam plotesisht dakord, Naco, Manjani, Rama (i LSI-se) me shoke kane qene nxenes te dalluar te "profesor Nanos", qe ne kohet e lashta.

100% dakord edhe per faktin se nuk kemi kellqe per ministri mbi ministri, per ti bere vend orekseve te medha te paleve! Jemi vend i vogel, i pazhvilluar, ne mes te nje krize te madhe. Ne kete kontekst sa me pak shpenzime, aq me mire.

Shkurtimi i menjehershem i posteve zv. ministrore dhe i te gjitha privilegjeve te krereve te dikastereve do te ishte gjithashtu nje levizje shume e mirepritur ne popull. Ministrat mund te shkojne fare mire ne pune edhe me autobuz, biciklete, motorr ose fundja me makine personale. Nuk kane pse te kene shofera e roje e mbajtes cantash pa fund, qe paguhen me parate tona!!

 

 

 

Ke nje problem qe ka te beje me kostot per makinat shoferet etj. Nuk eshte se eshte keq qe ato kosto te hiqen, por ato jane gjithsesi nje pike uje ne detin e abuzimit me fondet publike. Tendera, koncensione, privatizime, lobime, studime (eshte shume e rendesishme), rinovim licencas, taksa, taksa doganore, akciza, tvsh, sigurime shoqerore etj jane milirada euro ne nje katervjecar (dhe kur them miliarda i really mean miliarda) qe ikin neper xhepa qeveritaresh, zyrtaresh, sekseresh, delenxhish etj. Ta minimizosh problemin te qeveria e vogel dhe shoferet e deputeteve dmth qe ke rene vertet pre e mashtrimeve te sali berishes ne keto tete vitet e fundit. Llogaria eshte e thjeshte fare, sikur 100 shofere x 300 Euro/muaj x 12 muaj = 360.000 Euro/vit qe ne fund fare jane 100 familje te ushqyera ne nje fare menyre. Vlere shume e vogel, jo se eshte per tu neglizhuar, por ne krahasim me abuzimin eshte me pak se 0.3 per mije ne vit.

Une mendoj se qeveria duhet testuar hap pas hapi.

Sot per sot kete mund te diskutojme, pra temen e permasave dhe te cilesise se kabinetit qeverises.

Nga Shtatori e mbrapa, nderkohe qe kabineti Rama do te marre vendime do ti diskutojme rast pas rasti. 

Kredi me mirebesim une per vete nuk i jap njeriu, aq me teper duke ditur cfare monstrash do ta bashkeqeverisin vendin perkrah Rames.

Personalisht jam kundra zgjerimit te qeverise dhe ne favor 100% te marrjes se masave drastike per reduktimin ne minimumin e domosdoshem te cdo shpenzimi te ekzekutivit: stafi, logjistika, kanceleria, komunikimi, dietat, udhetimet jashte dhe brenda vendit, te gjitha dua ti shikoj te reduktuara ne maksimum!

Ministrat le te shkojne ne pune me mjetet e tyre, ose me mire akoma ne kembe, me autobuza, apo bicikleta, si pjesa derrmuese e qytetareve te Tiranes. Sekretaret, cantambajtesit, drejtoret e kabineteve, zedhensat per shtyp, shoferet, rojet, etj. tju hiqen si privilegje, aty ku te jete e mundur. 

Jemi vend i vogel dhe shume i varfer, ku dhjetera mijera qytetare hane me lista dhe qindra mijera te tjere i mbajne familjet duke vjele speca dhe ullinj kopshteve te botes! 

Nuk kemi takat per tangarlleqe shpurash si ato qe kemi pare gjate qeverive Berisha-Meta, por edhe me pare!

Jam shume dakord me ty qe qeveria me pak dikastere dhe reduktimi i shpenzimeve qe permenda me lart jane vecse fillimi i mire i punes. 

Kjo fryme duhet te vazhdoje ne cdo ind te qeverisjes. 

   

 

 

Si fillim nuk me duket keq. Nje skuader kompakte, ku jane futur edhe ca lojtar me mik, por qe nuk ja prishin taktiken skuadres. Besoj se me kete ekip, por edhe me lojtaret rezerve qe do ti bashkangjiten mbas 5 vitesh do te hyme ne kampionatin e BE-se. 

Aq sa c'ka hyre ne kampionatin e BE-se Kuksi ne futboll

O Gjeke  vini ke te doni se nuk i ruhet Njeriu ME.pervec Politikisht Sqeperve te Saliut per te bere Llogje me thashetheme e per te mbushe gazetat e Blogjet me anale  e për tu shquar me shprehje dnegelizuese xhibonjiste " nuk më rezulton kështu llajo demokracia ne Parti " smiley

Njerzit duan REFORMA Praktike nuk duan nderrim Fytyrash . Ose Selanik e tatepjete ....dhe behuni Gati ne shtatotr per nje SULM aq te eger sa qe kunder babsqapit do duket si lufte zonjash me jasteke PUPLASH .

Nqs doni te besojme se do Rilindim duam te shohim Konkretisht OPERACIONE , ...pa  .ne p. te semes kush merzitet .Kater VJET si Luan TOPI .Le ta tregojne veten te vendosur dhe te zgjuar .ose lerini Ministrite dhe cdo gjashte Muaj futini ne Burg ministrat , se vetem per te vjedhur do jene keshtu me sistem Piramidal me kater a pese zv sipas shembullit te Krye  hajdutit e krye mashtruesit Berisha ! Kjo po e kompeson !

Me dhimbje vella me dhimbje . Po ose do Rilindni Shqiperine me plote te drejte , me çu kemi ndjekur ne Raport me te çarat e kodrave te Jozefperckes , ose ulni Marshat dhe Gradualisht pranoni se AI vënd Përfundimisht Është i Kapur nga Krimi Ndërkombëtar dhe nuk mund të shërbejë për gjë veçse siç e vuri në shërbim babasqapi lavatriçe Parash të Pista .ose trampoline Korupsioni Masiv sic e vuri ne sherbim Nano ....duke e maskuar me Lëmosha për Rrugë Hajdutësh Kombi e  ndonjë Rrugë Po Hajdutësh Arbëerie !

Shume dakord jam.. ne kete kohe qe ndodhemi jane te nevojshem njerzit e rinj dhe  jo te shantazhueshem.. besoj se PS me rezultatin qe mori si parti, nuk i detyrohet njeriu ndonje gje dhe ne linja te gjera do punoje per te miren ekskluzive te vendit..

Amen!!

Ore me ne fund nje koment i hajrit nga ju te PS-se!!

Rama fitoi zgjedhjet, nuk i ka borxh njeriu, te qeverise sipas idese se tij, sepse per ate pune e mori mandatin. 

Po filloi te leshoje per sa nga njera ane tek tjetra asgje nuk do qullosi, perkundrazi do te shnderrohet ai vete ne rrufepritese te zemerates popullore dhe ne ate pike i rrofte gazi!! 

 

 

Bejne mire qe ministrite qe ka patur LSI me Berishen mos ti luajne..te ndihen rehat militantet e LSI-se per vendet e punes..Lufta duhet te behet tek ministrite e Rames per te rehatuar pjesen tjeter..Punoni me mend ne koke dhe futjani vrapit..smiley

Dhe mos HARRONI ....

V I N I ........P E S H O R EN .peshoini para se te marrin detyren dhe cdo FUND Muaji .ne se kane shtuar Peshe Menjehere Rama ti shkarkoje !

Shtoini kesaj edhe depistim Mjkesor te administrates cdo gjashte Muaj .Kush nuk ka nevoje per mjekim ..LARGOJENI menjehere nga Puna ...jo ma beni si dordolec me BOTOKS si kryeshemtira e Ballkanit dhe Historikut te Liderve shqiptare ...Babasqap Sali Berisha !

Idrizo, do bojne qeveri a fitness center kta? smiley

Dhe hapni ndonje vend edhe per Ketlinen ke ato te Rames Shpesh te argalis smiley dmth  qe di te qeshe smiley

Kam respekt per pleqte emigrante..le te punojne per te miren e atdheut prane kryetarit te tyre, shyqyr qe ja arriten dites se mosha ben te veten dhe u bie takati... komunist mosmirenjohes..smiley

Pse te mos kesh ???? Ne dime te respektojme Rinine smiley

Po kush po kerkon dhe ku e di qe une po vuaj per nje post? Plak xheloz!smiley

lart thote qe ministria e jashtme do i jepet LSI po si kandidat ka D. Bushatin

Swed i nerum ..na llafet kemi .Per ne eshte ajo barcaleta me leppurin qe e zuri Luani duke menderosur jashte Halese ...

Me ne te gjithe kane fshire Sumen ..pervecf Xhibit qe "le nje koment ATY " dhe ndonjerit qe" ben programe "......po me beso sinqerisht qe nuk jam Gabuar ke Ramqa .me mbetet ne mend fjala e Plakes sime .

I mire eshte .e do PUNEN ...dhe jam i Bindur qe do OPEROJE pa dhembje..Eshte  Ekzekutiv .

Plus qe i ka ARDHE Koha dhe s'mba ME .Gota eshte cip me cip dhe ka rrjedhur ca pika Hidhtesire !

Ose pjese perberese e Rumelise me Berishen  sadrazem edhe peseqind vjet te tjera me Nikun me krahe shqiponje zv ..... ose me nje BREZ REAL qe do te HYJE Ne EUROPE ! Dhe qe ta tregoje kete nuk ka shume Kohe se sa nje VIT !

Mos qesh me Fitnes smiley se duket si i parendesishem po eshte  e vetmja gjelper qe cpon tullumbacet e InteliDjenteve . Kur mbante Fjalim para "Intelektualeve te Tiranes" i ndjeri A.Hajdari ne vitin 93 ,ku Ketlinat mbanin shenime per ardhmerine e Shqiperise " Mbi Demokracine "

vetem nje  i uritur nga Fshati im tha kur i pa Qafen ...A i paca merndjen !si i eshte trash Qafa ! smiley

Eh, nje torte eshte e shkreta. Do i bjere copa me e vogel, po te pakten hane te gjithe. Vetem ishalla nuk bohet si Torta e Pavarsise, qe iu futen njerezit jashte rradhe me legena.

amon mer PF sa i ve re kto gjona...thuj per kshu rastesh u mbleshim, jarebi!

Keto qeshtje do ti mbuloje Ministria e Gjerave te Embla.

Dhe jo per ato qi te vete mendja ty, ato zbulohen nga Ministria e Reciprocitetit.

Dy ish mimnistra nga qeveria BERISHA? e 21 Janarit?+LIKJA me ngjalat? bravo kjo është RILINDJE...madhështore...

Ministria e Rinisë dhe Emigracionit, Erion Veliaj

 

ore vertet,  cka ndermend te bej me emigrantet kjo ministria e Emigracionit?

Rinise...Emigracionit... lidhe vete pra cfare do behet. smiley Ajo qe me bezdis mua eshte ky kendvshtrimi i shtetit si punedhenes. Se ja ku e kemi dhe greqine fqinje e na tregon se ku perfundojne keto manovrime. Sa mbarojne zgjedhjet e shtrine qeverine si dose dhe o burra ministrat si gica te majme qe ti kapin ndonje sise. Pa folur ketu per mizerine e pleshtave e kepushave qe s'do i lene pike gjaku pa i thithur. 

Po te ishte se punesimi ne shtet e con ekonomine perpara, kushedi ku do kishim mberrit qe ne kohe te Enverit!

tani, nese duan tu bejne sherbime e lehtesime emigranteve,  mjafton te organizojne mire ambasadat    dhe konsullatat per kete pune. dhe me nje drejtori  koordinuese nga ministria e jashtme  eshte mjaftueshem, ska nevoje per ministri.    por nese kane mendje  te eksportojne emigrante,  dmth tu gjejne pune gjetiu, ti sistemojne atje etj..OK, mbase nje ministri perkatese eshte e nevojshme.smiley

Do ti coje te gjithe te rinjte emigrante, ne menyre qe Meta me Ramen te mbreterojne te pashqetesuar

smiley

po mire more po ministrine e seksit te lire lakuriq ne mes te dites si e harruan keta!?

Pa ate ministri s'e ben dot ti a si? smiley

po si tha Hazbiu... do bejme edhe qef

Azbiu s'qie per qief me vule ministrie siq e do ti, ai qie per hapihashash*i krejt n'pavaresi.

P.S. Vilajeti do kete vetem Ministrine e Emigracionit apo dhe Ministrine e Mjaftacionit?

Me Azbiun krujeni JU ..se u duket sikur eshte Meksi smiley Meksi eshte neoliberal dhe nuk e perdor Hurin kot se koti . Po po rate ne HU te Azbiut ..." oj nen oj nene" do Ulerinte LefKOPEJA " erdhen kamunistet smiley Atehere ta porvoje InteliDjencen shumenikshja Ca the smiley ...Bunkeri eeeee .Bradi jo seeshte me pushime . Ka dhene Llafen dhe e mba ( jo hurin e Azbiut )..llafin

Azbiu ta rras Kopacen qe te Ulerish "O mami Partia ..." te te degjoje tere Lagjja dhe  mos te te vje njeri ne ndihme .Shmangu ti Xhibole se turtullesha e ka si dibrane .."shi shi qeni si rre " smiley

min e mjaftacionit hahahahhaahha

dha e dha auroni dhe e mori postin e min se  kultures ,bof çfar shushunjash mban ajo toke !!!

kur vinte komentonte auroni ketu i (gjasme) ne mbrojtej te trashgimisz kulturore,i pata then teksualisht : ''auron duhet siguru posti i min se kultures pa te tjerat rregullohen''

me pergjigjet : ''jo, nuk synoj per poste un''

po e gjeta postimin do e sjell ketu

Se kuptoj pse kaq shume kohe midis qeverive. Nje muaje e gjysem, dy muaje ne nje vend te vogel si shqiperia do arrinte.

Mbase nuk synonte, por kur te therret atdheu, si mund te thuashe jo? M

normale ai nuk synonte,por e therriste skuthlliku karakter tipik i shtetareve tane !

Nuk.degjova te thoshte ndonje gje te pakuptimte.

Shtimi i numrit te ministrive, konfirmimi i emrave te perfolur ne qeverite e meparshme, ne krye te dikastereve te reja, mungesa e shkurtimeve drastike ne numrat e zv. ministrave, nese vertetohen, jane sinjalet e para shume konkrete te abuzimit te madh me besimin e zgjedhesve!!

Do te ishin fillim i tmerrshem, pararoje e abuzimeve masive qe do te pasojne. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).