Nje mengjes i bukur duke pire kafen dhe duke lexuar ne PPU. Ne kuvend keto dite po flitet shume per programin e qeverisjes, dhe kritikat nuk mungojne kurre. Duke qene se PPU-se nuk i shpeton asgje, nuk mund t'i shpetonin edhe shume e shume kritika qe po behen ne lidhje me programin te qeverise se re... Ajo qe me ben pershtypje eshte se si disa peshq, edhe pse kritikat japin fakte konkrete per "gabimet" apo premtimet e paperfshira ne program, vazhdojne edhe justifikojne poziten e re. Kur do ta kuptoje ky popull qe duhet te jemi gjithmone ne opozine pavaresisht qeverive dhe pavaresisht bindjeve politike?

92 Komente

Po kujt t'i thuash, gjithë ditën llogje dhe gërr-mërre. Premtimet ishin të shumta, unë do mjaftohesha me një të tretën e tyre për ta votuar ndoshta në 2017, në arrifshin n'atë ditë..Gjithsesi programi në mund të quhet i tillë është në gjuhën kineze dhe vetëm @argendis mund të na e spjegojë !

Duhet hequr kultura , ose perfunduar me mire , e INDIVIDIT qe rrezikon dhe shtyp shoqerine dhe shoqeria nuk reagon !!!!!!

1 milion te papune dhe te 1 milion emigrante ne kto 20 vjet

Bravo Ben Blushi.......por mos harro se te gjithe kemi faj , edhe PD, edhe PS, edhe PPSH, edhe une , edhe ti , edhe te gjithe ne, kokefortet , injorantet, te korruptuarit, dhe te pa-diturit

I Elbasanit i Tiranes  etj , s'ka lidhje , llogje kavaje ishte parlamenti sot

konkretisht te shohim cdo te bejne ne te ardhmen.

kontradiksioni  mes prezences, fjaleve te bukura dhe mungeses se kualitetit , profesionalitetit,  vullnetit , ndershmerise , zotesise nga ana tjeter , nuk duhet te jete me problem. Populli pret me lista , me borxhe, me papunesi, me plage ne zemer

Ne 1 telefilm pas 90 shqiptar ka qen 1 shprehje super super super.. "Morem pushket edhe luftuam, per liri edhe per atdhe, por prap nuk e kuptuam qe armiqte ishim NE"... "Nqs po kerkoni fajtorin mjafton te shikoheni ne pasqyre" thot V 

Nga e gjete kete ti qe populli duhet te jete gjithmone opozitar?

ne themel te formimit te shteteve moderne?

pse i qu te forta ti keto shtetet moderne ?

eshte me e mira qe kemi per momentin po nuk eshte se jan perfekte.. ne krahasim me ckan qen..(mesjete)

Po cfare thu moj/mor zonje/zonjushe/zoteri, kjo qe thu ti eshte thjesht zevendesim parulle, nga "I gjithe populli ushtar" dikur, ne "I gjithe populli opozitar" tani. Populli nuk eshte ndonje mase homogjene, sado edhe sikur ta quash turme. Ne ato qe po i quajme shoqeri te perparuara ka nje opinion publik kritik kur eshte per te kritikuar dhe mbeshtetes kur eshte per te mbeshtetur. As opozita nuk duhet te jete gjithmone "opozitare". Te jesh gjithmone "opozitar" eshte e barasvlershme me te jesh mistrec.

dmth i nderuar ti po thua qe ne nuk duhet te kerkojme me te miren nga ato qe neve i kemi then votebesimin?? ti po thua qe duhet ti mbeshtesim??? Opozita eshte institucioni qe ve ne pah gabimet e qeverisjes edhe kerkon qe ti korigjoj...ndersa ate me popullin ushtar se kam iden ca lidhje ka me opoziten 

Ku e gjete qe une po them te mos kerkojme me te miren dhe me shume nga ata qe kemi zgjedhur? Po them qe ne nje shoqeri  te perparuar, ose qofte edhe ideale, quaje si te duash, qeveria duhet mbeshtetur kur ben gjera te mira dhe duhet kritikuar kur ben gjera te keqija, sigurisht me ate marzhin e subjektivitetit se c'eshte pune e mire e c'eshte e keqe. Mos i kerko popullit te jete grusht bashkuar opozitar, kete po te them, nese nuk e kupton lidhjen me popullin ushtar s'eshte faji im. Opozita, pavaresisht etimologjise, s'duhet te jete gjithmone kundervenese, po nje pasqyre ku ata ne pushtet te dallojne se ku po ecin mire e ku gjerat calojne.

argjendis mendoj se ne nje shoqeri te shendetshme ka vlera baze se çeshte e mira e çeshte e keqja ,le te themi vlera absolute e jo subjektive.Vlere absolute eshte qe te jeah hajdut eshte e keqe e duhet ndeshkuar...ne cilindo sistem ne cilin do ane politike.Mendoj se konfuzioni i madh ne Shqiperi vjen pikerisht nga mungesa e vlerave baze,nga dallimi baze se çeshte e mira e çeshte e keqja.

 Mendoj se konfuzioni i madh ne Shqiperi vjen pikerisht nga mungesa e vlerave baze,nga dallimi baze se çeshte e mira e çeshte e keqja.

pse zane ska vlera fare atje.?po n'kto 23 vjet demokraci çer kan kultivu?smiley

Po ti je prej atyne qe thu ne keto 23 vjet s'ka pase demokraci...hajt ta ndajme nje here edhe kjo eshte baze a ka a s'ka demokraci ne shqiperi A alke paske zbrite prej pullazit ti apo je tu shkrujt me cellsmiley

mos kishte demokraci salen do e kishin varur sot (bile qe ne 97). 

sipas nje komentueses poshte qe : populli te ndeshkon sot vetem me vote, tregon qe demokracia ne shqiperi eshte aktive. 

po zane esht nje e vertete e pamohushme qe ne k'to 23 vjet s'ka pas demokraci.ka qene dhe eshte thjesht anarki  ku bandat me t'fuqishme kan bo ligjin dhe maliqin.poplli i thjesht ka jetuar si ka mundur.tregues eshte fakti qe robt kan bo t'pamunduren per t'ik prej anej me çfardolloj mjeti.me k'to zgjedhje i eshte dhene nje votbesim i madh nje grupimi njerezish te rinj me shpresen qe do sjellin ndryshimin.populli nuk ka per t'qene asiher i gjithi opozitar.sa me i modh zullumi aq me opozitar populli.rama me te tijte skan mor akoma asigjo n'dor dhe un nuk jom paragjykys ndaj asnjonit. 

Tesh mos fillo me mashtru kaq paturpsisht.Njerezit iken me çdo mjet e menyre ne vitet e para pas 90-es,iken nga mizerja e llahtarshme ,nga mungesa e lirise ,iken si te liruar nga nje kamp perqendrimi.Ikjet e medha jane historike ,eksode te ngjashme me ato biblike...anijet ,ma do mendja edhe ti je prej tyre ,me max e respektitSa kohe ,s aa vite ka qe nuk ike kush keshtu nga Shqiperia...ikjet tesh jane sporadike ,luksi ,me avion ,kolet e kravate.....te ibeje shtet pas shkatrrimit total komunist ,pas shkattrimit qe ai sistem i beri njeriut,vlerave,te besh shtet me shqiptare brez njeriu i ri me vlerat e moralit komunist eshte nje imprese pak te thuash e veshtire.E megjithate politik aia arriti,Me ne fund shqiperia e renditur e ne nje ane me Evropen ,nme forcat qe mbrojne lirine e vlerat e saj.Shqiptaret si n'do zot tu shetite si krajla neper Evrope,me nje pash te thjeshte..Me tu mbush mendja hap çfaredo lloj aktivitetei ne Shqiperi,do lloj biznesi.Shumica ,ndofta te gjithe ia kane dale te kene shtepiat e tyre private ne Shqiperi,te tyret ,shpesh vila e viletta.Kolesteroli po ben namin e kolesteroli nuk vjen ne regjim tolloni...tesh mo sme i pa keto do te thote te mos duash...a ka te varfer ,qe heqin keq,qe nuk arrijne ...sa te duash ,si ketu,si kudo...shpesh per padrejtesira(me siguri ka)shpesh per dembel-llek,shpesh per mungese oportunteti.po kjo nuk mund te errosoje frutet e lirise e te demokracise.

Me ne fund shqiperia e renditur e ne nje ane me Evropen ,nme forcat qe mbrojne lirine e vlerat e saj.Shqiptaret si n'do zot tu shetite si krajla neper Evrope

 

smiley  

Kolesteroli po ben namin

versioni i nje shokut tim pdist i ksaj eshte - na msoi Sala fjalen "diete". smiley

Zana, te siguroj se si ti, si une, jemi njerez te mire, e megjithate, kur vjen puna per te gjykuar te miret e te keqinjte ne politiken shqiptare ne ndahemi. Vlerat mund te jene absolute, po gjykimi yne per to eshte relativ. 

gjykimi varet nga ushqimi. ty te kane edukuar komunistet, pranej  ndodhesh dhe ne kine sot. ndersa ate tjetren komunistet mund ta kene luftuar, ose e kane çpasuruar. 

pra ty komunistet te pasuruan, ate e çpasuruan. ti gjithmone do kerkosh shtet komunist, ajo gjithmone do kerkoje shtet jo komunist. kaq e thjeshte eshte puna.

Ti qenke nji cope koqe kandari qe se paske shokun. Une kur ra komunizmi isha gati kalama dhe babai im vertet ka qene komunist, po ishte nga ata naivet qe i zbatonin pike per pike ato tipare e komunistit, i pari ne sakrifica dhe i fundit ne pretendime. Une vetem dite te diele e shihja, se me linte ne gjume e me gjente ne gjume, dhe e gjitha kjo per 7 mije leke te vjetra. Me ato u pasurova une dhe erdha ne Kine. ti qenke nje nder me budallenjte qe ka ardhur te peshku deri me sot. Ku me sheh mua qe po kerkoj shtet komunist. Dhe mos fut hundet te Kina, se nuk ia ke haberin fare

fjala pasurim/çpasurim ishte vetem figurative. 

je pra çun komunisti. pranej dhe partia beri lufte klasash, se çuni komunistit ngel komunist, po ashtu çuni kapitalistit ngel kapitalist. pra nga do ta kap une fillin njesoj del per ty. 

s'marr vesh dhe pse te duket sharje ty, trajtimi komunist qe te bej une. 

si thoshte njeri, 20 vjeç po nuk je komunist nuk ke zemer, ndersa 40 vjeç pa qene kapitalist nuk ke mend. ti sa vjeç je ?

Mire e ka emigranti, e keqja e ketyre blogjeve eshte se duhet t'i pergjigjesh cdo lloj debili qe ka mesuar tastieren. Kush tha qe mu duk sharje "trajtimi komunist" qe me bere ti (hajde gjuhe analfabeti hajde). Po mire, meqe une dhe gjithe brezat pas meje mbetkan komunist, se im ate ka qene komunist, po ti cfare je, kapitalist? Ku e gjeti kapitalin yt ate? Apo eshte nga keta kapitalistet e rinj. Une jam 30 vjec, si i bie me qene?  Komunist pa mend apo kapitalist pa zemer? 

Ai qe s'e di ti, po qe e ka zene halli te merret me shume te marre.

do e ket pasur baben polic, qe merret me te marret pa e detyruar njeri.

Duket qe i njihke mir policet, mos me thuj qe je djale polici

Prandaj qenke si cyryk nga mendja. Po sna the, Sokrati ishte komunist apo kapitalist. 

a eshte prifti popull ? 

te kujtohet te kush film shtrohet pyetja ?

njashtu eshte dhe sokrati. 

ik nashti argjendis se na çave trapin. smiley

Paske dhe trap ti. Ti je trap i gjithi. Hajt mbetsh me shendet se mbeta duke humb kohe me idiotet.

Dhe sikur te te marresh te "mirepranuar " ty llafelume , anetar i dobet i prroit psikik  ose Profili -im , si rregull , para se ti thuash dikujt se cfare edukate ka , duhet te thuash edhe edukaten qe ke vete. Dmth Zeus sikur vetem 1 njihet qe mba KOQET e kandarit per te peshuar edukatat .

Ose ose me qe je kaq i Pregatitur  per mbajtjen e Koqeve te  kandarit te Edukates , na xeberthe pak Edukatat se ndoshta te biem ne hak kot dhe je Ohuha .."kujt do me i tregu Edukaten or tie "smiley

ik or shoku kapter merru me ndonje tjater.

Une merrem me ke dua po me shume me mendimet jo me Njerzit Kapterra ose koqe Kandari .Po keta te profileve i kam shume qejf se kercasin sikur me qene ...te Medhaja , me citate .Po Lenini qe ishte djale Feudali e Marksi Kapitalisti pse dolen sipas tye "komunist or tie " Po Cunat e sensecionisteve qe ishin te gjithe Feudale pse u bane Kapitalist .Po ti vazhdo lumin e pskikes se ke gjet qe te kthejne pergjigje normal kur flet Gomarlleqe .

Mbaju prurjes e leri Ushqimet se se cfare ke ngrene  ti me te tjere keto 25 vjet ,vetem per te pasqyruar njeriun e Ri  te shpelare Berishist , nuk ka Lum e Prua qe u lan ato tru magjari  qe kini mbajtur e mbani !smiley

Normalisht qe ta mbeshtesim kur ben gjera te mira..por jo ben 1 gje te mire edhe bej 100 te keqija.. sepse ne fund te fundit duhet te justifikohen per rrogat qe marrin nga populli...jo ta bejme si qeveria para ardhese qe u liberalizuan vizat edhe akoma vazhdojne edhe i bien fyellit ne 1 vrime...Bere dicka te mire... ok bravo.. kalo tek gjeja tjeter e mire e rradhes.. kjo eshte ajo qe po mundohem te them

Po spo thu pra kete, se te kishe thene kete s'do harxhonim kot keto ... cfare harxhohet ne internet, se kur shkruanim ne leter thoshim po harxhojme bojen dhe letren. Dhe hiqe edhe kete konceptin e vagullt te popullit, popull eshte ai fshatari qe i bie bretku nga mengjesi deri ne darke me pune bujqesie e tu kullot lopen e s'do t'ia dije as per program Edi e as per ku e di une cfare. 

Ti mund te lexosh mendjen time me mire sec di ta bej una :O wow smiley

Une flas per ato qe shkrun, ti thu po te lexoj mendjen

 

epo kuptimet jan relative, nqs ti kupton ate nga ajo qe kam then una pune per ty.. por te jesh i sigurt qe ajo qe eshte perpjekur te thot autori me kete pyetje nuk eshte fare ajo qe mendon ti...shpresoj te jem i qarte

Nese ti me "Kur populli do e kuptoje qe duhet te jete gjithmon opozitar?" nuk kupton qe populli duhet te jete gjithmone opozitar, kerkoj ndjese. Duket se je shume i/e thelle per t'u kuptuar, se coc sillemi si rosat vetem ne siperfaqe.

po e thell eshte mor djal e thell se po te ishte pyetje e thjesht sdo behesh ne kete blog

Se pyetjet e cekta i ben ne blogje te tjera ti. C'nder te madh i ben PPU-se, po edhe c'barre te rende i ve mbi supe, per t'u felluar me shume.

jo bej pyetje te ktij lloji ne kete forum sepse kam pastur iden qe ka njerz te mirkulturuar edhe te mirformuar nga cdo aspekt i jetes, por ja te njoha ty edhe tani e kuptoj sa gabim e paskam patur 

Mire mire mos ma kishe thene kete. Me vjen kaq keq qe i bera kaq keq Peshkut duke e privuar nga pyetjet e tua te thella ne te ardhmen.

Argjendis te pershnes per kete qe ke thene me siper:

Ne ato qe po i quajme shoqeri te perparuara ka nje opinion publik kritik kur eshte per te kritikuar dhe mbeshtetes kur eshte per te mbeshtetur. As opozita nuk duhet te jete gjithmone "opozitare". Te jesh gjithmone "opozitar" eshte e barasvlershme me te jesh mistrec.

Por njekohesisht te opozitoj (jo si mistrec) se çfar ke thene me shume te drejte eshte vetem teorike dhe iluzion utopik, sepse nuk konsideron njerzit si qenie ne thelb emocionale, qe nuk do te thote gjithnje iracionale, sepse mund te jesh mistrec edhe ne menyre racionale. Ta kam llafne qe per çdo ngjarje ekzistojne te pakten dy menyra racionale shpjegimi, gje qe krijon arsien opozitare dhe arsien pozitare (dmth filmin demokratik ne çdo vend te botes, te perparuara ose jo). Pak a shume nje send i vene midis dy personash, pershkruhet nga dy pikpamje te ndryshme, te dyja legjitime.

Problemi eshte se dy personat (me sakte dy vellezer) ose pozite-opozita (opozitare, por vellezer) jane ne sherr emocionalisht si mistrece (gjendja e zakonshme e vendeve te perparuara dhe te joperparuara), akuzohen per te njejtat te pabera si burri me gruan. Eshte kjo arsyeja e mungeses te kujteses qe asnjeri nuk mban mend se per çfare po akuzon, eshte akuzuar kohe me pare. Eshte kjo arsyeja e mungese se kujteses historike qe nje sherr nuk mund te zgjase pa fund, ose zgjidhet per mire, ose lidhja e personave (dhe personat), alias sistemi demokratik konsumohet dhe shkaterrohet (psh republika ne kohen e Romes). Dhe natyrshem vjen baba, tirani.

Shkurt muhabeti edhe ju qe e mbani veten progresiste, nuk jeni me te mire se reaksionare, per te mos thene me keq. Dashje pa dashje duke u grindur si vellezer mistrece jeni duke kerkuar "Dum Baben". Dhe baba do te vije, hiç mos u beni merak, do vije tua fuse me lapra turijve, siç ka ndodhe ne kohen e 7000 lekshit.

Tek njerzimi ka diçka qe nuk shkon emocionalisht, dhe jo demokratikisht, ideologjikisht, politikisht, ekonomikisht, siç paraqitet nga mashtruesit dhe mesite e rreme e te gjitha koheve dhe epokave.  

 

Ke te drejte Heretik (dhe te pershendes edhe une), prandaj edhe ne nje postim tjeter thashe "shoqeri ideale".  

Falimneres qe me jep te drejte, megjithse me te thne te drejten mua do te me behej qefi te me jepshe te drejte emocionalisht.

Me duket se perveç shoqerise ideale ke folur edhe per shoqeri te perparuara, qe ne fakt jane shoqeri reale. Pavarsisht nga ndryshimet e medha ne paraqitjen e jashtme, dmth edukata formale dhe tradita e fituar ne kohe, ne thelb emocionalisht nuk ka asnje ndryshim midis demokracise shqiptare dhe asaj zvicerane ose amerikane. Per italianen ta garantoj me 100%. Vetem demokracia kanadeze ha buke veç. Ajo eshte shpresa e botes.  

 

Eshte mesnate ketu or babam, emocionet jane pergjumur. Nuk thashe edhe/edhe, por ose/ose ("Po them qe ne nje shoqeri  te perparuar, ose qofte edhe ideale, quaje si te duash, qeveria duhet mbeshtetur kur ben gjera te mira dhe duhet kritikuar kur ben gjera te keqija"). Por per demokracine kineze, s'na the gje. Une i kisha shpresat se ajo do te ishte shpresa e botes. 

fati i kines eshte qe nuk eshte demokraci, dhe s'ka qene ndonjehere. 

po ik fli lal, se u lodhe.

Ja qe edhe ti sje aq trap, ca gjera i kap

te them te drejten une nuk jam aspak dakort me kete shprehje.Une mendoj se armiku i shqiperise ishte komunizmi e komunistet,ideologjia shkatrrimtare qe stimuloi cilesite m ete perçudnuara te shqiptareve,revanshin ,qyl-llekun ,maskarallekun,dembelizmin,dashakeqesine ,siunimin.Ne keto cilesi une e shume e shume nuk gjendemi.E pse atehere armiku ishim ne?ashtu siç nuk jam dakort qe ishim ne te njejeten kohe fajtore e viktima....Absolutisht jo.Gjithkush te mbaje pergjegjesine e vet

Komunistë.? Më vjen keq por s'ka më të tillë sot Zana, pos ca pleqve që s'lidhin dot as ushkurin..smiley

hahaha zana ti po e ben si puna e atij qe thoshte "i fundit mbyll deren" nuk eshte vetem komunizmi.. ka shume e shume faktore te tj 

Ti do reagimin e  popullit qe tani ? Nuk po kerkon pak si shume ?

Nuk merr vesh populli nga programet kur jane vetem ne leter . Jepi kohe popullit te kuptoje ate qe duhet te kuptoje, se pasandaj , dhe ne dac t'i hedhesh hi syve te popullit, sic beri ai qe iku, do di te te ndeshkoje. smiley 

çfare ndeshkimi i ben atij perpara, po komunistet si i ndeshkuan ?

cfare pyetje ishte kjo , s'e nuk e kuptova ?.

Pastaj, per keto probleme,  drejtoju Berishes, atij kerkoi llogari per ate qe s'beri per 8 vjet qe ishte ne pushtet.

 

ti the qe populli te ndeshkon, por nuk e the menyren se si. 

une desha pikerisht te dij se ne çfare menyre te ndeshkon populli ? 

s'kuptoj dhe ç'lidhje ka berisha ? apo e ke te zyzet optike te stanpuar ?

I ndëshkuan, si nuk i paskan ndëshkuar?! Meqë s'kishin se çfarë t'u sekuestronin se ata morrat kishin, si "kokëpalarë" që ishin, i lanë pa punë. Edhe ndëshkim, edhe hakmarrje! Pse, pak t'u duk ty @profilo instalimi i luftës së klasave në formën e lënjes pa punë? Kur ju desh edhe vranë, edhe futën në burg dhe së fundi, atë që komunistët e quanin "pronë e gjithë popullit", elita e bandës PD-isto-tropojane e përvetsuan, e vodhën, e privatizuan për veten e tyre. (Ka shumë përcaktime.Zgjidhe vetë njerën prej tyre) Shihi tani tropojanët në Tiranë?. Po gjete më të pasur se ata, m'i jep si shembull dhe do tërheq argumentet. I pasuroi vjedhja e pronës publike, falë aplikimit të luftës së klasave dhe mungesës së shtetit ligjor, falë trafikimit të influencës së zyrës presidenciale dhe kryeministrore ku qëndroi i pari i fisit të tyre, i cili e kapëxeu në vlera Ahmet Zogun për vendosjen e shtetit klanor e primitiv.

Ou,me te pasur se skraparlinjte keshtu?.Mos te harrojm ese ka 23 vjet jete te lire,ekonomi tregu ,emigracion.Ekonomi e prone private...Tregti ,shqiptare kosovare asistenca perendimore ,ka Lazarat...pra keto jane burime qe i kane bere njerezit te shtojne pasurite e tyre ,jo vetem vjedhja e publikutqe edhe kjo eshte e dokumentuar e ne pushtet.Figura nr 2 e nacionit tone eshte nje hajdut i publikut ,pme prova.

po flasim per ndeshkim te popullit. cilin ka ndeshkuar ndonjehere ky ? 

ai mish-mashi tend i pakuptueshem kerkon deshifrues, se asgje kuptohet.

ore hani ushqime me vitamina ju t'shqipris/h ? se postimet qe beni i keni te shthurrur nga llogjika qofte me minimale. 

ti permend pukjanet ajo tjetra sali berishen, etj, ne nje diskutim ku une vetem pyeta se ne çfare forme te ndeshkon ky populli YNE ? 

 

me vote, or ti , me vote.Me vote populli tha : Sali Berisha ,  (jo )  Edi Rama ( Po )

do presesh 4 vjet , apo s'pret dot ?

Po s't'u durua , pyet Topllin se ajo ka bere parshikime me 95 % siguri.smiley

nuk perdoret pra fjala NDESHKIM. neqoftese kerkon mos besh hartim por diskutim te pakten serioz. 

demokracia eshte pushtet ku "ndeshkimi" behet vetem me vote. pra realisht nuk ka te tille. por per rrjedhoje edhe pushteti eshte i dobet. nuk mund te presesh ndonje gje te madhe prej tij. veç per ndonje lek, mendojne politikanet, prandaj dhe politikani me i sukshem i demokracise po del Meta, njeri pragmatik qe vetem te mbushe barkun kerkon, asgje me te madhe.

pushtetin ne demokraci e ndjane politikanet dhe gazetaret, keta bile dhe martohen bashke. ndersa populli vetem shpreson dite-nate. dita e revolucionit, kur populli humb durimin te pritja e gjate, eshte dhe vdekja e demokracise dhe fillimi i tiranise. dhe tirani, shkon po ne hell.

Hartimin e bere ti, mesa lexova, jo une.

 Dukesh qe s'te ka ecur shume ne dashuri.Shume urrejtje, mllefe....smiley

.Po ti mos u dorezo, perpiqu, nuk i dihet shkelqen dielli dhe per ty nje dite.smiley

paske fillu be ba idhuj e ? smiley... hiqini keto emra se ndryshe nuk shmanget dot diktatura 

...ai mish-mashi tend i pakuptueshem kerkon deshifrues, se asgje kuptohet...

Aaaa...më ke fyer shqipen standartesmiley, ke nëpërkëmbur inteligjencën timesmiley. Protestoj ndaj dhunës që ushtroni nga përtej detitsmiley!

@petro me fal vlla por "gjuha" si lend ska qene ndonjeher preference e imja 

Fillimi mbar gjysma e punes... fillimi mbrapsht.. gjeje vete vazhdimn

Aman, rezervohuni cik me te shar qe ne fillim , qe te beheni me te besueshem atehere kur duhet.

Mo u beni si Topalli qe ka parashikuar 95 % deshtim te qeverise Rama,qysh pa nisur punen.Opozite karagjoze.

Un spo flas se eshte e majta ne pozite.. sepse edhe po te kishte qen nai tjeter normalisht qe te njejten gje do kisha bere...

Sa optimiste paska qene Topalli...paska lene nje 5% sukses hahahaha

Po uluni more studioni , lexoni, beni kerkime , nxirrni statistika, krijoni strategji planesh afatgjata, nxirrni ligje te reja per ndalimin e korrupsionit  dhe shfrytzimin  e postit te punes se shtetit ..........mjaft u zute me pritje hedhje topa luftash ne parlament ...........populli pret zgjidhje konkrete

se na cate koken na cate

po dreke ke kronkrondili kush do haje?? 

Me qe PPU qeka fute qe me mjes amerikan ne "antikomunizem " suksese stanit te peshtyre te Injorances  Berishes qe dun me shtu artificialisht "antikomunist "smiley

Sa per qyltyre te nderuares shtojzovalle shoqerine e organizuar Njerezore  deri tani perfshi dhe ate qe ti quan komunizem perfshi dhe bajgerine pa emer te pas 90 e deri me sot kane prure dy shtylla .

Trashegimia dhe zgjidhja e Ankeses.

Shteti qe ti quan Komunsit e zgjidhi ne menyre te mrekullueshme ne teresine e saj ANKESEN .Por goditi trashegimine .Me nje kembe nuk mund e mbahej .

Shteti qe po gezojme i beri Mutin te dyjave dhe Ankeses dhe Trashegimise dhe gezojme nje Grope Haleje !

Se c'jane keto shtojzovalle te ftoj ne ndonje mrize me te treguese sa amel kuptohen do gjana nen hijen e pjergullave , freskine e Flladeve e ujet e bjeshkessmiley

Per te kuptue sadopak se ka Politika shteterore por nuk ka shtet Politik ! Pervec rastit te shtetit Hamullor te Berishajve i pashembellt ne asnje Rast ne Bote ,shtet qe u formua dhe u mbajt me Ulerima "posht komunizmi " Dhe mbasi te shpjegojme kete do vijme te perfundimi se nje Shoqeri ka nje vizion te Qarte kur ka nje Popull qe Ankohet e nje Inteligjence qe i percjell ankesen Masivisht dhe nuk ka Parti Pozite- Opozite .Rreshtimi i tyre Politk asht e mbrapmja e tyre

Ne Kuvend nuk eshte bere asnje ANKESE sepse prakatikisht vetem Lopet mund te shpikin me ane te mendjes se mund te Ankohesh ndaj dikujt qe nuk ka bere asgje ne Praktike . Aty kishte parashtrim Idesh qe plotesohen e kundershtohen .Nuk ka Politike Sqeperish si te ketyre qe paskan venio oroe se duhet me qene "popull Yp Xhixhi " ose Opozitar

Me kete InteliDjence PPU ka kohe qe perfaqesohet me Stafe , Targete , Remitanca e ...shka tjeter Shtojzovalle smiley

 

Populli opozitar ..... 

Dje me beri pershtypje fakti qe, sapo u zgjodh Edmond Spaho ne detyren e re, filloi qe ne rreshtin e  pare , pa falenderuar 95 % a me shume deputetet qe e votbesun ne ate detyre, te shante me gjuhe allaberishiane fjalimin e Rames....

S'ishte as moshe e re, xhanem, qe te 'punonte' qe diten e  pare per mandatin tjeter .smiley

ej po e degjenerut temen vlla/moter.. kjo eshte pyetje pertej partive pertej figurave politike.. pse gjithcka qe ka te bej me politiken duhet te lidhet o me te majen o me te djathten e?? 

Po dreke te kronkrodili kush do haje ?

te mos kishe pyetur kete edhe mund te qeshesh e duartrokasesh pas Profilit qe a merzit shume or tie se nuk ka "popull qe ndeshkon ' , edhe mund te permendje "degjenerimin " e temes smiley

Jo po ka "Popull Opozitar " smiley

C'te ben Ushqimi pa vitamina qe ha Profili dhe i mba ison zotrote , nuk ta ben as Saliu kur te godet pas koke e te ben O[pozitar si Popull smiley

 

Po ne me Kinen i kena prish marrdheniet , ti prap nga Kina i bie smiley

shume faleminderit per kritiken e vlersoj vertet.. dua vetem te them qe ka 1 arsye pse kjo pyetja do te mbetet gjithmon pyetje enigme...edhe eshte sepse realiteti jone mund te shifet edhe nga kometet si ky i joti apo i ndonje tj.. ne 1 blog smiley

Paski ardhe me bresheri smiley Ku e ka emo ate simbolin e Lefkopese memitroloz.

Nje nga nje .Per Elben qe eshte dere Fisi ! Cfare nuk kuptove ?

Me thone te drejten rv nuk i takoj shume konspiratives .Biles qeshem me marrezite e Dosjeve smiley Ato enigmat mbase i ke debatuar me Nivele te Larta InteliDjentesh por , mbase te Vlen .Tek PPU me pa shkolle eshte LefKOPEJA me tre Mastera qe i kane rene dy Rruges dhe nuk ben pejetje me mejtim te mendjes smiley

Keshtu miqesisht me aq sa njohem mbi kete dhe "Popuj Skllave" e "Popuj Opozitar " ka vetem ne mendje te semura ose Gjenijsh .Tani dhe shume nuk te njohem smiley

ajo qe thash me siper ishte shume e qarte saqe smendoj se ka vend per fjale te tjera..e vetmja gje qe mund te besh eshte te mos biesh dakort ose qe te biesh (gje e pamundur)... nqs pyetja nuk eshte e qarte per ty apo per ndonje tj.. heres tj qe do pyes per dicka do e bej me abetaren ne dore qe mos bej me gabime si ky i sotmi

qe te biesh dakord ( gje pamundur ) ...po pse Populli opozitar qekam une dmth smiley 

hallall bukahalla kripa/mbece me shendet se ika smiley

Dhe per te te heq merakun (perjashto veten ) mbase nuk me ke lexuar , une vij sepse nuk e duroj dot dhejam pak alergjik( ketu ke te drejte ) kur cfaqen :

Artificialet kantikomuniste te pas 90 alias  komunistet e para 90 . Havel ! 

Megallomanet e servilete peshtire te cdo Kohe ose Yp Xhixhet !

Pordhaxhijte Hipokrite 

Injorantet InteliDjente qe kane plase rugeve si tubacionet ...dhe ne teresi 

Perpjekjet e shqipove qe perpiqen te shpikin Rroten pas Marsit te 92 .

Mos personalizo gjo se une e pelqej pyetjen tate prandaj dhe erdha ..jo per kunder po per ta pasuruar mejtimin e mendjes smileysmiley

ketu me ne fund gjetem pika te perbashkta sepse edhe un kam shume alergji nga ato cfare permende me siper smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).