Kandidati i përzgjedhur nga mazhoranca për President të Republikes Xhezair Zaganjori ka deklaruar në një intervistë per Top Channel se ai nuk eshte më kandidat për raundin e katërt.

Me kete deklarate zoti Zaganjori lajmeron tërheqjen e tij nga gara, një deklaratë që hap sërish shumë skenarë dhe hap edhe mundesine për një konsensus mes paleve, mes mazhorances dhe opozites. 

"Nuk jam më kandidat për raundin e katërt, nuk pranoj që të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti, që opozita nuk ka besim tek unë dhe do të paragjykohet çdo vendimmarrje e imja, në një kohë që Shqipëria përballet me sfida të jashtëzakonshme, është reforma zgjedhore, janë zgjedhjet e vitit që vjen, reforma në drejtësi që duhet të bëhet, cështja e pranimit të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat dhe me radhë.

Në këto kushte paragjykimi unë deklaroj me bindje të plota dhe jam i sigurtë që analistët do të thonë se ka patur presione, ka patur takime...Nuk më vjen keq për asgjë, unë falenderoj ata që më propozuan, do të uroja që ky proces të mbyllej dhe të zgjidhej një kandidat i përshtatshëm", tha Zaganjori.

Zoti Zaganjori u shpreh se vendimin nuk e ka komunikuar me asnjeri para se ta bente publik ne media, pasi ai nuk ishte një kandidat zyrtar.

_______

Kush do të jetë në garë për president?

87 Komente

PD do zgjedhi me 71+ figuren e saj...

po pra pergjigju ti nji here e pastaj te tjjeret..... nuk te erdhi keq fare qe ike dhe nuk na e vare...????

alidemso, jam felliq. 

mi dhjeu Cezi te gjitha planet.

Cimo si tu duk Argjentina???

Ne Kosove thone "si lock"!

 

U mbush deti plot pampor

po na vjen nje Zagonjor!

m'vje mire qe je back, bro. Se i fryk qe s'po vije mo e kisha, drejt me thon!

sa gjo e shemtut. ky e dinte qe diten e dyte qe opozita nuk e pranonte, pse nuk dha doreheqjen para takimit berisha-rama qe ti jepte shanc konsensusit kur ju dhimbskan kaq shume fatet e vendit?

pasi lexova kete deklarate, Xhezoja  fitoi  respektin  dhe simpatine time!  burre serioz, me dinjitet!! bravo!!

Belulo, 

Xhezua e dinte qe duhej te vinte si kandidat i dale nga nje proces i paracaktuar (ndonese ne si popull, e perseris edhe njehere, nuk na ndihmon hiq!) .  Vendosi te katapultohej jashte ketij procesi apo jo?

 

po une nuk i di prapaskenat o Bama... thjesht me clexojme posht e lart...  fakti qe kerkonte konsensusin  e  opozites..  dhe ne kete deklarate e thekson:  ''besimi i opozites  te une ishte i rendesishem'' thote,.. do te thote qe eshte  njeri serioz.., apo jo?

Mor po ky mund te ish shpirt njeriu qe thu ti, por fakti qe shkoi ku e coi era i trego te gjitha.   

Tani ky mire beri qe dha doreheqen,mbase dhe ka qene pjese e lojes,ku i dihet,Presidenti ka tre muaj qe eshte zgjedh pavaresisht raundeve i pari i dyti i treti apo i katerti,biles Bomi e kishte marre ne telefon dhe e kishte uruar,Suksese zoti Haxhinasto ne detyren e re.

Bobobobo lan nam.... presidenti i 100 vjetorit te pavaresise Haxhinastua smiley

Do ishte me mire Jozi.

Grek jo, por servil i mundshem i grekeve (si gjithe klasa politike xhanem) padyshim.

Poshterim ! Rasti Zaganjori keshtu do mbahet mend si etalon i poshterimit si rasti Dokle i kllounit.

Ketij nuk i beri fajde deklarimi qe : ja ktheva temen Jozefinit se kishte gabime. Gjynaf per ate zot ku katandiset njeriu dhe si e terheq pushteti.

E kemi sterthene qe qeveriu nuk do lejoje kurre te krijohet nje bosht tjeter influent ne PD. Nje president nga Shkodra, me 5-6 deputete lokaliste qe sillen rreth tij, do behej shume i rrezikshem ne plan afat gjate per te. Shembulli ishte Bamiri me satelit Oketen. Pra vetem me nje deputet dhe e bene te hedhe valle Skrapari me Meten. smiley

Nje zonje presidente do nxirrte jashte loje brutalitetin e barbareve dhe travestitin dhe copen e mishit Jozefin. smiley

Po Nano president me nja 15 deputete te PS rreth e rrotull ke do nxirrte jashte loje smiley

Une deshire te fshehur kam tjeter gje. smiley Ketu po lexoj ate qe po ben qeveriu faqe burrash.

Robi ka kaluar neper duar 70 % te juristeve qe jane aktive e skualifikohet si kandidat per president vetem se shikohet si klan i Jozefinit. Kjo eshte tragjike per ate vete mer pa ne te tjeret vari qillot.

Vetem se sme the ke do nxirrte jashte loje burri i asaj gruas qe eshte shoqe me gruan e te ndjerit ...... e kjo e fundit shoqe e nje shoqes time smiley . Mgjs muhabete grashe , po Bismarku e pat than politika nuk eshte shkence ekzakte smiley keshtu qe spo flas me smiley

Ngjela thote qe kandidatin e ri duhet ta propozoje opozita tashme (Nanoja?).

p.s. Ky ja futi, ai e nxorri, tjetri e nguli e i treti e shkuli.  Para tre muajsh, para tre javesh, presidentin e ka zgjedhur Berisha me Ramen.  Zaganjori  u perdor si ushtar ne fushen e shahut per tu ngrene, Topalli ishte presion e diversion, Nano eshte bllof per zgjedhje te parakoshme etj etj.  U dyndet me teori konspiracioni more njerez e i nxorret keta politileshet si gjenij kasparovo-makiavelist.  Besoj se shpjegimi me i thjeshte per cka po ndodh, eshte dhe me i sakti.

Me ne fund erdhi shansi i arte per Ciljeten. Me lepitkat blu...

Dum Presidente me cajca er taj!

Zaganjori me kete terheqje tregoi dobesi, nuk ishte per ate post! Faji i mbetet Berishes qe dogji 3 Raunde per kesiso langosh, fundja fundit kot nuk je i panjohur e tullac. Edi Rama nuk ka faj fare ne kete mes, per ate dihet se ai eshte skandal fare dhe kundra-vajtje ne politike, Ai e ka mendjen te bllokoje cdo gje, e ka sport ...pjese natyrale e ketij poplli budall.

Ju hap rruga Nanos.

..pjese natyrale e ketij poplli budall.

ahahahaha, ju jeni florinj ! Kur ngelni teresisht zbukuar, ju mbetet e fundit fare : te nderrohet poplli !!  smiley

 

 

Zaganjori me kete terheqje tregoi dobesi, nuk ishte per ate post!

Ja tipik Shqiptar qe po te jesh i miresjellshem e te hapesh rruge, te marrin si te dobet.

Presidenti eshte burre shteti dhe komandant i forcave te armatosura, Nuk ka vend "i mirsjellshem" ketu. Apo je mesuar me presiden kukull si Topi qe llomotisin fjale te bukura sa per bella figura. Presidenti duhet te kete bythe per rezistence dhe autoritet, ndryshe si do ti beje balle reformave ne gjygjesor qe jane emergjenca kryesore. Ka nje paradox ketu, disa budallenj qe i bejne freski Rames tani thone "bravo qenka rob zoti" po pse e refuzoi Rama atehere? E refuzoi sepse ka plan per te percare maxhorancen dhe jo se ja plasi shume per Presidentin konsekual. Prisni tani kur te dale neser me emer-kandidat Fatos nanon dhe rrumbullakoset plani i tije per percarje.

Dmth sipas teje, ky te kembengulte si Nano qe t'a zgjedhin me zor, pavaresisht se ligji eshte ndryshe, qe e zgjedhin te tjere e s'e ve dot vete personi kandidaturen e te beje fushate? Cfare rezistence flet kur kete e propozuan te tjere?

Nuk po flas fare per freskine apo per "rob zoti", thjesht per "paradox" qe i kerkohet te beka rezistence kur dihet qe ligjin ashtu e kane bere Berisho-Rama qe presidentin e zgjedhin ata e ky vec pret te zgjidhet. Po te duash te flases per paradox kerko te ndryshohet ligji.

gjembi,

Rezistenca nuk behet vetem me llafe por edhe me heshtje. Zaganjori nuk kishte nevoje si Nano te bente deklarata nje pas nje sepse ai ishte perzgjedhur dhe ishte ne gare, gje qe Nanon nuk e ka perzgjedhur askush dhe nuk ka qene ne gare akoma. Zaganjori duhet te priste i qete deri ne raundin e fundit, per kete lloj rezistence e kam fjalen. Ai duhet te rrinte aty edhe sikur te humbte, e jo te bente bishtin nder shale si femije qe vuan se nuk e duan te gjithe. Presidenti nuk eshte figure per tu pasur xhan nga te gjithe ndryshe do quhesh Papa. Ai duhet te kishte qendruar edhe per faktin sepse nuk eshte ezagjuruar akoma mundeia e konensusit. Mund te ndodhte qe konsensusin mund ta kishte ne raundin e 4 pavarsisht lloqeve Ramiste. Zaganjori ka pergjegjesine edhe ndaj Propozuesve sepse ato qe e propozuan kane nje fare konstoje politike kur propozojne. Zaganjori tregoi se me pak uje e le barken te mbytet. Kjo nuk eshte cilesi por dobesi! Tregoi se nuk i vyente askujt sepse nuk kishte intergritet personal por ishte kukull, dhe jo kukull se e beri maxhoranca por kukull se kungull !

Ilir Meta është shfaqur me një çehre të ngrysur në një konferencë për shtyp, për të komentuar tërheqjen e Xhezair Zaganjorit. Ai ka thënë se tërheqja e tij ka qenë personale. Sipas Metës, tashmë sovran mbetet parlamenti, megjithse nuk e ka përjashtuar që mund të ketë edhe diskutime për gjetjen e një kandidati konsensual.

Tërheqja e Xhezair Zaganjorit ka qenë një iniciativë personale e tij, çka tregon edhe integritetin që ka. Mazhoranca në kërkesën e saj drejtuar Zaganjorit, ka qenë tepër e interesuar për t’i shkuar deri në fund kësaj kandidature, duke vlerësuar gjithë cilësitë e tij dhe që e bënin atë një kandidat konsensual edhe për opozitën, duke qenë se e kishte votuar vite më parë për në Gjykatën e Lartë. Kjo dorëheqje meriton një vlerësim dhe njëkohësisht është një mesazh për gjithë klasën politike, për të reflektuar për të bërë edhe një përpjekje për konsensus. Megjithatë, sovrani tashmë mbetet parlamenti.

Unë shpresoj që të ecet sërish me konsensus, por konsensusi dhe kapriçiot përjashtojnë njëra-tjetrën. Megjithatë, ne do të kemi diskutime nesër me PD-në, duke qenë se jemi në koalicion. Por, siç e thashë sovrani mbetet parlamenti”, tha Meta.

 

Me demek, "mos me thoni neser-pasneser qe e rrexova une qeveriun; parlamenti e ka fajin" smiley

 Përsëritet historia e përdorimit në "rolin përcaktues" të skraparllinjve në zgjedhjen e kreut të shtetit. Herën e parë, më 1928 si tragjedi, kur deputetët e Skraparit u ngarkuan nga Ahmet Zogolli me detyrën e nismëmarrsit të propozimit në Parlament, "Shqipëria-Mbretëri me Zogollin Mbreti Zogu i I". Pas 84 vjetësh, vjen si komedi në formën më qesharake të mundshme të saj. Tre lëvizje bosh, në erë, me një kandidaturë të cilës i përdorën emrin, të sigurtë se nuk do i jepnin konsensusin podgoriçanit "Tejmalit" dhe raundi i 4-të, me një figurë politike. Za Gora ra, nuk fitoi, por fitorja, humbja dhe shpëtimi janë brenda nesh. Një gjë e kam të qartë, se të jetosh vetëm për vete, siç bën Partia demokratike, është shpërdorim. Këtë herë dënimi nga BE, do jetë përpos se mospranimi edhe një damkë turpi. 700 qindshja e Skraparit sapo doli në konf.shtypi dhe vlerësoi dorëheqjen e Zaganjorit si akt qytetar.

 Tërë emigrantëve shqiptarë, anëtarë të komunitetit PPU, ju uroj mbarësi në atdheun e tyre të dytë dhe i përgëzoj (shoqëruar me zili) që bënë një zgjedhje e cila i shpëtoi nga vëndi, ku krerët politikë dhe sundimtarët qeverisës mendojnë se u ngjajnë perëndive. 

Ate qe po ndodh me zgjedhjen e Presidentit te Republikes e shpjegon mire, mendoj une, edhe pergjigjja e pyetjes: cili eshte modeli i shtetit qe ka nder mend dhe synon te ndertoje mazhoranca aktuale? A synon ajo ndertimin e nje shteti te mirefillte te se drejtes, me pushtete realisht te ndara e te pavaruara, apo ndertimin e nje demokracie formale, me brendi dhe shprehi oligarkike, ku nje vullnet i vetem ushtron kontroll te plote mbi cdo manifestim te pushtetit publik dhe privat?

Une personalisht mendoj se prirja eshte fuqishem drejt modelit te dyte dhe frenohet vetem nga konjuktura nderkombetare, ne kushtet kur "pushteti i katert" (media) eshte i kapur, opinioni/ndergjegjesimi publik eshte 0 dhe opozita (ndoshta) nuk kerkon aspak nje tjeter model, por thjesht zevendesimin e kastes aktuale me te vetet.

Ne kete kontekst gjasat jane qe Presidenti te jete shprehje e ketij vullneti, pra person i besuar i mazhorances, i afte dhe me vullnet te mbeshtese me sa i lejon pozita institucionale perpjekjet e saj per pushtimin e nje hapesire sa me te madhe pushteti.

Viktimë thotë Dosti

vajta dhe unë

me zor kandidat

vanë e më vunë

nuk do ta bëja

jo për flamur

po Jozefini

më bë mexhbur.

Si dhe bravo Zagonjorit, ka bere veprimin e duhur, jo vetem per faktin qe Rama i vuri veton por dhe per faktin qe Berisha dhe Meta asnjehere s'e kandiduan zyrtarisht me firma deputetesh pas gjithe ketyre raundeve se deshin ti kene opsionet e tjera te hapura.

Cfare paradoksi, fakti qe terhiqet nga gara per president e ben te denje per president.

 

 Intelektualet, thirrje publike per partite: Nano presidentQamil Xhani   Intelektuale dhe biznesmene nga Shqiperia dhe diaspora, i kane derguar dje nje leter publike shtate krereve te partive parlamentare qe te zgjedhin Fatos Nanon si president. Ne apelin e tyre, 27 intelektualet sugjerojne qe Kuvendi te zgjedh emrin e Nanos si kandidat per president, duke e cilesuar kete si nje hap cilesor ne drejtimin e vendit. "Duke ju respektuar fort per perfaqesimin te vullnetit te popullit, ne besojme se ju dhe trupa jone parlamentare mund te na japin me kandidaturen e Fatos Nanos nje stad te ri te demokracise shqiptare. Nje stad qe i pergjigjet aspiratave te shoqerise per tolerance, per ekuiliber, per emancipim dhe per evoluim drejt nje shoqerie te pjekur demokratike, te denje per nje Shqiperi ne BE, edhe me shpejt se thjesht nje ambicie te zakonshme e rutinore", thuhet ne letren e firmosur nga emra te njohur te artit dhe te biznesit ne Shqiperi. Ne listen e firmetareve bien ne sy edhe emra nga viset shqiptare pertej kufirit dhe diaspora ne teresi si Ali Ahmeti, Uke Ibrahim Rugova, Ekrem Bardha dhe mjaft te tjere. Intelektualet theksojne se zgjedhja e Nanos si president eshte dhe vleresim i politikes shqiptare, me gjithe vlerat dhe problemet qe ka pasur gjate ketyre 22 viteve. Sipas tyre, kandidatura e Nanos eshte me e mire se cdo kandidate tjere qe mund te dale nga nje proces me formula te mbyllura. "Ne besojme se duke mbeshtetur Fatos Nanon si kandidat per President te Republikes, formesojme nje precedent te ri dhe pozitiv per demokracine shqiptare: perfilljen e trashegimise sone politike me te gjithe vlerat dhe problemet e saj, por qe mund te jete ne sherbim te vendit, institucioneve dhe demokracise shqiptare shume me teper sesa formulat e tjera qe prodhojne nje president nga nje proces negociues i mbyllur e i kufizuar", thuhet ne deklarate. Duke vleresuar kandidaturen e Nanos, si nje politikan qe ploteson kriter per kreun e shtetit, intelektualet theksojne se ai do te dije te jete mbi palet. Gjithashtu, ata shprehin vleresime per kontributin qe ka dhene Nano ne zhvillimin e vendit me reformat e ndermarra, por edhe per nje moral te ri qe ka sjelle ne Shqiperi. "Fatos Nano ka instaluar ne jeten politike shqiptare precedentin e perteritjes se elitave politike ne kete vend duke i dhene frymemarrje dhe konkurueshmeri skenes sone politike", thuhet ne deklarate. Apeli i intelektualeve lidhet dhe me pervojen dhe trashegimine politike te ish-kryeministrit, duke theksuar se politika duhet te shpetoje flakja e trashegimise. "Duke qene te bindur se vlerat dhe pervoja politike duhen perfillur dhe konsideruar nga shoqeria, per t'u vene ne sherbim te saj, ne besojme se demokracia shqiptare ka nevoje te hyje ne nje faze te re, kombi shqiptar te shpetoje nga venia e shkelmit trashegimise sone politike duke kaluar nga fazat e permbysjeve ciklike ne fazen e vijimesise se natyrshme te takuar te vlerat dhe pervoja pozitive e asaj qe ne na ndodhur keto 22 vjet ne politike", thuhet ne deklaraten e 26 intelektualeve shqiptare. 

Emra e intelektualeve 

1.Ylli Popa 

2. Dhori Kule 

3. Moikom Zeqo 

4. Gjergj Sinani 

5. Adrian Civici 

6. Mihal Tase 

7. Arben Gjata 

8. Ksenofon Krisafi 

9. Aferdita Jonuzi 

10. Petrit Malaj 

11. Leonard Solis 

12. Luan Bregasi 

13. Zef Preci 

14. Artan Santo 

15. Bajram Muco 

16. Shaban Sinani 

17. Edit Mihali 

18. Sulo Haderi 

19. Ali Ahmeti 

20. Uke Ibrahim Rugova 

21. Thimio Kondi 

22. Kujtim Cashku 

23. Pirro Milkani 

24. Ekrem Bardha 

25. Arjan Gjonca 

26. Anton Lulgjuraj 

27. Bujar Kapexhiu  [koha jone]

@Ilir! Shumica e këtyre "intelektualëve" të sipërshënuar, kanë patur të vetmen vlerë se kanë shërbyer si nëpunës në qeverisjen "Nano". Kanë vënë në krye emrin e të nderuarit Ylli Popa, i cili ka një periudhë të gjatë që nuk është më figurë publike aktive dhe vazhdon me një mori nëpunsash. Po pse me mend e firmën e Afërditës, Luanit, Thimjos e Leonard Solisit (të gjithë këta nënpunësa e administratorë mediokër) do punoj e veproj politika shqiptare. Ka disa prej tyre që nuk di se si mund t'u jenë marrë firmat, si Bujar Kapexhiut, Pirro Milkanit, Artan Santos e Kujtim Çashkut? Gjithësesi, shumica e tyre nuk përbëjnë elitë të shtresës intelektuale. Po të mos kishin shërbyer si nënpunsa, thjesht do kishin ngelur anonimë.

 I ka detyruar partia ( Fatos Nano) ose zedhensi  eksponent i tij ndoshta,  me nje fjale goje,  mesazhe sigurisht, qe vec e vec  e me nje leter ti bashkoje dhe tu marr firmat .

Kom mendimin, se eshtre qesharake ta mendosh qe te mbidhen intelektualet, kastile,  per nje oferte presidenti! Po te kete ndodhur keshtu per mua eshte shume qesharake! 

Menyra me e mire qe te zgjidhej nje i PD-s. Jua lame, s'e deshet, tani veme tonin. Xhezua doli bir kumbulle, domethene, sic pritej te ishte.

Peshku, 

Duke pasur parasysh te drejtat dhe detyrimet, qe gezon dhe qe e kufizojne institucionin e presidences ne vend, cili do te ish ajo figure qe ju mendoni se do ta kryente ate funksion suksesshem. Pra kush do te kish vullnet te shprehej, inicioje nje reforme ne drejtesi; kush do te mbeshteste dhe njekohesisht do ti kerkonte llogari prokurorise etj?

une propozoj ty qe ta drejtosh skiperine.

 

smileysmiley

Interesante esthe, qe sipas ligjit, duhet te kete votim qe seanca te quhet e djegur... Sa votime ka pas gjer tani? smiley 

Plus a do shkoje per raund te peste? smiley 

Plus ligja lejo qe nese Topit i ekspiro pulla, dhe ne rast se nuk zgjidhet nje president tjeter, Zhozefi automatikisht rreshqet ne ate karrige, perkohesisht.. smiley 

Po Tosi ka adaptuar stilin e Big Brother: Fatos Nano mendon se vetem Fatos Nano..lol

gjer me tani, ky Zaganjori, me duket serioz, dhe akti i tij eshte shum qytetar. 

Zaganjori nuk ishte asnjëher kandidat por kandidat për kandidat dhe qëndrimi i tij tre rradhë votimi pa u bërë kandidat tregon përulersinë, servilizmin dhe papftyrsinë e tij prej kuklle që as për lojë nuk bënte .Të gjithë e dinin përveç Muç Nanos se ai nuk do ishte kandidat për kandidat në herën e katërt.Ashtu si dhe F. Nano që kërkon ta bëjnë kandidat pa e pasur kush në tefter , njeri pa dinjitet e pa skrupuj , pa asnjë vlerë për vetveten lene ma për shtetin dhe të tjerët.

Fatos Nano eshte i djegur, i konsumuar ne publik si lider. ai bile eshte tehequr prej shume kohesh, njerzit "te majtet" nuk e kane pare te aktivizohet Nano te jete zedhensi i tyre!!! Sigurisht tentativa per te kap ndonje gje, sepse eshte papune, kuptohet fare qarte eshte personale, cinike, sepse sic u shpreh vet ; tha; Partia socialiste eshte partia ime!!!!!! smiley Partine e konsiderojne si lope, ose si nje krijim biznesi personal, dhe jo si nje pasuri e te gjitheve e atyre qe kontibuojne! dhe ndihmojne popullin te cilin e perfaqsojne!

 Po ta kish konsideruar Nano Partinë Socialiste si të tijën, do të kish bërë tërë përpjekjet që të mos lejonte përçarjen e saj nga karieristët dhe aventurierët Meta-Prifti, por përkundrazi, ai me sjelljen e tij megallomane i nxiti ata e të tjerë të shkëputeshin. Kaq shumë ka qenë i dhënë pas kultit të tij, sa i lejoi vetes që në të famshmen KPD, të poshtëronte gjithë ata që mbajtën partinë gjallë dhe aktive, kur vetë heroi ynë, kandidati i vetëafruar për president, ishte në burg. Edhe tani, ende i duket se "pronën" e tij, Partinë Socialiste, ja kanë vjedhur. Ardhja në pushtet gjatë 2 mandateve e Sali Berishës është meritë e drejtëpërdrejtë e Fatos Nanos dhe Ilir Metës.

Shyqyr qe tani Merua dhe tifozet e tij do bien rehat qe "treshja" drejtuese e vendit nuk do jete nga mbi Drin.

Nuk eshte vetem Nano qe mendon Partine si prone ! Mjafton te kesh nje profil te rendesishem ne parti,dhe ja te krijohet edhe ty nje hapsire per kryetar, dhe shqiptaret ne pergjithsi vdesin te jene kryetare, aty te gjithe mendojne se jane kryetarsmiley Po nuk eshte vetm ky problemi. Aty si ne biznes behen pazare, behen marveshje te fshehta per interesa te caktuara vetem personale, jam i bindur per kete,  pra motivi  i politikaneve nuk eshte per te ndihmuar vendin, populin, por per te bere karier, a nuk i shikon ti politikanet e sotem jane milioneret me te medhenje? deri dje para 20 vjeteve, du dhoma dhe nje guzhine kishin! te gjithe!  etj...

Nano po te ishte nje politikan ne sherbim te vendit, puna e pare qe duhet te kishte zgjidhur ishte vendosja e drejtesise pas 1997! Dihet mos me e zgjat ata qe e gatuan dhe bene kaos vendin ishin politikanet, pushtetaret, ata qe manaxhuan shtetin. Cfare mbollen korren por Askush prej tyre nuk u denua, as Berisha as Nano, as x as y-ni  a thua ne 97` nuk ndodhi gje?!!!!

Ja per kete dhe per shume te tjera si keto Nano e ka humb vleren morale te jete President! Une habitem sesi kerkon !! dhe aq me teper INTELEKTUALETsmiley

po me mbushet mendja qe Zaganjori paska patur taman strukturen per president.Mekat

i shkoi goja mrapa Brad-it po juve hic

na koka

si mushke smiley

Neser mbaron afati i gjobitjes smiley

Nuk merrem mo me keto jo kom heq dore nga te gjitha smiley

sa osht gjoba mre ? smiley

normal qe se ke vene ti mer

po ta kishe vu ti nuk rrije ke peshku por i rrije mrapa gjobes

kot kot pyta smiley

normal normal

gjoba e ka bishtin prapa smiley

poo bre smiley

Sheeee ika, erdha, tre kontinente, e prape ketu president hic.

Ka pas qene nje store ne femijerine time te gazeta 'Sporti' qemoti te nje numer i Vitit te Ri ku bente gallate me komentatoret sportive

'Gol, goool! Autori i golit eshte Ballgjini, por shoket drejtohen nga Murati, pra del se eshte ai autori i golit....Kurse ne tabele, lexojme Fagu' smiley

 

Nano thirrje Ramës, Berishës, Metës: Ngërci merr fund me mua, jepni zgjidhje shtetarësh  Ngërci merr fund me mua, jepni zgjidhje shtetarëshTIRANË- E ndërsa sot Kuvendi ezauroi, raundin e tretë të votimit për president, dhe kandidati i maxhorancës për kreun e shtetit, Xhezair Zaganjori u tërhoq, Fatos Nano i bën thirrje klasës politike, vecanërisht opozitës dhe kreut të saj që të gjejnë tek ai konsensusin.

"I bën thirrje, e inkurajon Edi Ramën që së bashku me Grupin Kuvendor të PS, por edhe me të gjithë përfaqësuesit politike në Kuvend, Kryetarët e Partive të tjera Kuvendore, ta gjejnë konsensusin tek dhe me Fatos Nanon. I bën thirrje dhe e inkurajon Sali Berishën që së bashku të vazhdojnë bashkëpunimin dhe japin zgjidhje prej shtetarësh duke mos cënuar ekuilibrat dhe duke mos dëmtuar asnjë aktor apo faktor politik në Shqipëri. Marrëveshjet dhe bashkëpunimet mes shtetarëve janë për zgjidhje në të mirë të vendit e kurrësesi në dëm të aktorëve e faktorëve të tjerë politikë. I bën thirrje Ilir Metës që të luajë rolin e tij të domosdoshëm pozitivizues në këtë moment të rëndësishëm për vendin. Shanset janë të mëdha për zgjidhje, e së bashku mund të vazhdojmë ti japim vendit zgjjidhjet më të mira",- thuhet në njoftimin e shperndare për mediat të "Levizja Nano per president".

Duke përshëndetur vendimin e Xhezair Zaganjorit për largimin nga gara për kreun e shtetit, ish-lideri i së majtës thekson se ai do të tërhiqet nga gara presidenciale në momentin që ngërci i zgjidhjes së Presidentit do të marë fund.

“Fatos Nano do të tërhiqet nga gara vetëm në momentin kur rebusi dhe ngërçi i zgjedhjes së Presidentit do të marë fund. Fatos Nano është zgjidhësi i krizës dhe i ngërçit, e si i tillë do të vazhdojë të qëndrojë i vetëofruar para Partisë Socialiste, Deputetëve Socialiste, Kryetarëve të Partive Parlamentare, Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, publikut shqiptar, sepse vetëofrimi i tij është për të shërbyer e kontribuar me përkushtim e mirëbesim për zgjidhje konfliktesh, e jo shtim konfliktesh të cilat po vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shpresën e të gjithë shqiptarëve”,- vijon deklarata e Nanos.

Referuar situatës aktuale, pas dëshmit të raundit të tretë, Nano gjykon se tashmë vendi ka hyrë në zonën e rrezikimit serioz të statusit të vendit kandidat për në BE, ndaj apelon për ti dhënë fund ngërcit.

 

S'ma merr mendja që Zaganjori është kaq burrë ti thotë të gjithëve ikni se nuk ju shoh me sy. Janë interesante arsyet e vërteta të tërheqjes. Të kujton Kukon nja 10 vjet para. Edhe ai me zë të dredhur e me ballë plot me djersë tha se tërhiqet. Duket se ngjajnë rastet. 

U lodhe mo u rraskapite duke bere lloj lloj analizash e parashikimesh te pordhura.

Nga e di ti qe as Nano as Topalli nuk i sigurojne 71 vota?

Nga e di ti qe do kete kandidat konsensual te votuar nga PS, LSI e nje pjese PD-se?

Pse e quan tjetrin zagar pa arsye?

Ti quno me duket se ke nevoje per nje terapi Baze-ike qe te kthjellohesh nga vizionet politike (na fal Pjer per tm). smiley

Eh kane problem tani se s'mund ta perdorin me teorine: tre krere shteti mbi Drin.  Duhet gjetur ndonje tjeter trup ujor per te percaktuar nese kandidati i ardhshem eshte poshte, siper, apo anash ketij trupi ujor me prejardhje gjeografike.

Zaganjori me urdher ka hap rrugen drejt numrit apsolut 71 votat, 99% ky eshte plani B,  pas  plani A zaganjor nuk funksionoi. Kandidati apsolut eshte o Patosi o Jozefi! 

Mbaroi ajo pune. Rama i ra me shqelem ofertes se shumices, tani hapet rruga per nje kandidat politik ose se paku nje kandidati qe nuk eshte se konsideron shume konsensusin e opozites.

Rama nuk do konsensus, Rama kerkon te shpetoje fytyren para militanteve, por as fytyren nuk e shpeton dot.

Shumica ka luajtur ne menyre perfekte. Tani parlamenti eshte sovran ne vendimet e tij.

Ketu ka diçka qe nuk shkon, ta llogarisesh holle, holle, dhe nuk del rezultati.

Zaganjori eshte nje jurist,ish anetar e kryetar i gjykates kushtetuese, me shume fjale , njohes i zoti i ligjeve, dhe si i tille ka njohuri ku luhet dhe si luhet me ligjet.

Kur kandidati per president z.Zaganjori , pranoi te futet ne gare, ne ndergjegjen e tij, ishte e sigurt vetem votat e pozites, pra thene me qarte, 71 vota. Deshira e mire e tij, qe te marre vota nga opozita, ishte naive, pavarsisht se kush do ishte kandidati i opozites, se thene ndryshe, nuk quhet gare, nuk quhet votim, por emerim.

Nuk besoj se z. Zaganjori priste te emerohej nga parlamenti , sepse eshte shkelje e ligjit kushtetues, ku tekstualisht thote " presidenti zgjedhet nga parlamenti " e nuk thote "emerohet nga parlamenti".

Ne kete pike nuk me dalin llogarit.

Ne dy raundet e para, z.Zaganjori e pa shume mire, se opozita nuk ka ndermend ti jape voten, PSE nuk u terhoq pas raundit te dyte, qe te jepte mundesin kandidateve qe mund te paraqiteshin nga pozite-opozite, te merrinin maksimumin e votave, quorumin e aq deshiruar nga populli politikan e nga nderkombetaret, pa arritur tek 71.

 

 

davà puqisti ! Ka dash me na çu edhe n'zgjedhje t'parakohshme, palé palé ! smiley

Nuk te dalin llogarite meqe Zaganjori nuk ka vepruar ne menyre qe te akomodoje taktikat e djallezuara te Berishes? Epo mbase ja fal naltmadhenia, dhe Zoti fal ndonjehere...

Berisha mund tja hedhe fajin Rames qe e paragjykoi Zaganjorin, por ama dhe Zaganjori duket se ja beri mootin Berishes me stil, dhe ishte plotesisht ne te drejten e tij se Berisha dhe Meta, sic thashe me lart, nuk e propozuan asnjehere zyrtarisht Zaganjorin, e qiten pa firma ne publik, per te pare sa do mbante uje pilafi dhe per te patur opsione te tjera nese Rama bente ndonje levizje te papritur. Keshtu qe dhe Zaganjori ja la Berishes dhe Metes pilafin ne preher (po dhe Rames qe deri dje shkruante editoriale se pse Zagonjori s'mund te pranohet, se na paskesh votuar kunder inisiatives Ramiste...dmth Rama e kishte fjet mendjen qe maxhoranca do finalizohej me Zagonjorin dhe fillmoi ta sulmoje hapur per ta diskredituar), me gjithe uje e me gjithe garuzhde, duke i thene 'mua s'me zyrtarizuat si kandidat dhe s'kam asnje pergjegjesi ndaj jush, iki kur te dua':

Gazetari: Terheqjen tuaj ja keni komunikuar atyre te cilet ju propozuan?

Zaganjori: Absolutisht asnje njeriu, sapo dola nga konferenca, nuk kam komunikuar me asnje njeri. Une nuk jam propozuar zyrtarisht!

Me shume sesa fjalet kete e shprehte dhe toni i tij ne videon me lart, i qete gjate prononcimit, dhe kur e pyeti ky gazetari me te ngulur dhe ai ju pergjigj sic duhej.

Hallall smiley

xhibi.

shume mire qe iku, leter e djegur.

zyrtarohet kandidatura, kur hapet votimi, ne parlament nuk arrit asnjeher te votohet , ps-ja  largohej nga salla per kete qellim, qe te mos hapej votimi. Kur ne salle pjesmarrja eshte me e ulet se quorumi i detyrueshem, nuk zhvillohet proçes votimi.

Ky zoteria, nuk ishte i zyrtarizuar ( kjo thenie e tij) as ne raundin e pare, as ne dytin, as ne tretin.

Keto jane fjale boshe, me vjen keq, se me te vertet ne nuk kemi jo intelktual , te kerkosh intelektual ne shqiperi , eshte kohe e humbur, po as burra, me kuptimin e plote te fjales, NJERI.

Si "burrat" e bëri. Ka një problem të vogël. Iku duke thënë se e kishte të rëndësishme që "opozita" të mos ishte kundër. E drejtë në vështrim të parë. Por Zaganjori është gjyqtar kushtetues dhe akoma s'e ka dhënë dorëheqjen. Pse qënka e para opozita për Zaganjorin? A nuk duhet të ishte kushtetuta mbi të gjitha? Kushtetuta, për të cilën është garanci kandidati si gjyqtar, nuk është kundër. Duket si paradoks. 

Iku?!?Po c'ne ky s'kishte ardhur akoma,ku iku..

E me sa mora vesh nga komentet, se nuk e kam ndjekur as une shume kete telenovelen 'Presidenti i Republikes se Bananeve', ky paska ardhur duke ikur smiley

Ne fakt mua me pelqen qe e paska lene lojen. Njerezve serioze e qe jane te nderuar ne profesionin e tyre, s'ka c'ju duhet politika ne Shqiperi. Behesh pis shume shpejt.

 

Meta- Berishës: Paska dhënë dorëheqje ky tipi, si e kishte emrin?

Berisha- Metës: Duhet të gjejmë atë tjetrin, si e ka emrin?

Meta- Berishës: Ja të pyes Narin se ai ua mban emrat.

Berisha- Metës: Pyet një herë Lulin a e do apo s’e do, pastaj Narin.

 

Berisha- Topallit: Ai zotëria iku…

Topalli- Berishës: Nuk më rezulton. Në Bashki asht më thonë.

Berisha- Topallit: E kisha për Zaganjorin.

Topalli- Berishës: Aha, unë e kisha për atë zagarin e Metës në Bashki. Më fal.

 

Berisha- Patozit: Zotëri, duhet të gjejmë emër tjetër. Zaganjori iku.

Patozi- Berishës: Pa leje ka ikur?

Berisha- Patozit: Pa leje me thënë të drejtën. Duhet me gjetë tjetër.

Patozi- Berishës: Na thuaj një emër se e gjejmë ne pastaj.

 

Pse kam pershtypjen qe kjo e gjitha ka qene show qe PD te zgjedhe te vetin me 71 vota? haha

Te na rroje sa malet qeveria!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).