
Ngjarja e dhimbshme në një fshat të komunës Qelzë në Pukë, ku gjetën vdekjen dy vëllezër,dhe është plagosur rëndë bashkëshortja e njërit prej viktimave dhe nipi i tij, më kujtoj një shkrim që pata bërë aty nga viti 1991, kur ndodhi dhe vrasja e parë në Malësi thuajse për të njëjtin shkak.
Meqë kishte filluar një epokë tjetër nga ajo e kolektivizimit ku gjithcka ishte e kujtdo dhe e askujt, filluan problemet dhe gërgasjet pafund për shkaqe nga më të rëndomtat. Një vend i lëshuar pa Zot, pa ligj, pa Kanun, pa shtet dhe as pushtet, i kishte derdh banorët e vet në një kacafytje anormale. E keqja kishte hyrë aq keq sa nuk njihej më asnjë lloj norme, ku logjika ishte përjashtuar prej kuvendit dhe arsyes. Vrasja nuk po kursente askënd, mjafton të ndizej një vatër konflikti edhe në fshatin më skajor të vendit.
Por për cfarë grindeshin njerëzia e këtij vendi, për cfarë filloj vrasja e pare?! Thjeshtë për një gardh. Thjeshtë për atë gardh, i cili i zatet aty në mes kullash ndër shekuj nuk kishte sjellë mërira dhe hasmëri, por që pikërisht në vitet e para të ardhjes së demokracisë, ishte bërë sebepi i një vëllavrasje. Vëllai nuk ia kishte përtuar vëllait duke nxjerë pushkën nga sënduqet e vjetra për ta ekzukutuar ndanë gardhit sherrsjellës!...
Më ka bërë përshtypje fakti se vite më pas më ra të isha pikërisht tek vendi ku kisha shënuar kronikën për shtypin e kohës. Gardhi dukej gjysëm i shkatërruar, tokat të lëna djerr dhe shtëpitë e vëllezërve të mbuluara nga ferrat, myku dhe pluhuri i një harrese 20 vjecare. Asgjë nuk punohej aty, asnjë këmbë njeriu nuk kishte më aty. Si dëshmitar i një ngjarje kobëzezë, kishte mbetur vetëm varri i vëllait, vrarë nga vëllai!....
E gjitha ajo skenë po më rivishte në sy historinë e kësaj nate të zezë në Qelëz të Pukës, një histori e trishtë dhe makabre, me dy vëllezër të vrarë, dhe dy të plagosur. Është shtuar dhe një element në historinë vëllavrasëse të para 20 viteve, tashmë pushka nuk kursen dhe jetë femrash! Kanuni i deformuar, i ruajtur nën sënduk, për të vepruar e vrarë padrejtësisht në emër të tij, tashmë nuk funksionon fare, sepse qëllohet edhe mbi fëmijë, edhe mbi gra pa dallim dhe pa kursim. Burrnia është bjerrë si mos më keq.
Ndaj kur dëgjova rastin e mbrëmshem, i dhashë të drejtë një 80 vjecari zotni, që më thoshte, teksa degjoj kesi rastesh, vetëm burrni nuk ka mbet më në anët tona!
Sepse burrni me u vra për një gardh, për një vijë uji, nuk mund të ketë. Burrni do të kishte me i pleqnu ngatërresat ligjërisht dhe kanunisht kur asht e nevojshme, tek vendi i arsyes, në gjykata apo dhe tek odat e burrave dhe të kuvendeve. Nyjet e të drejtës zakonore, kërkujt nuk ia kanë dhanë të drejtën, me vepru ndryshe!
Për fat të keq, ngase ndodhi ndryshe, vija e ujit në Qelëz të Pukës, duket se tash e tutje do të ketë ngjyrën e gjakut ndër vëllazën e bashkwkrahinas që s’po ka të ndalur!
Foto: Simone Cerio
218 Komente
Po vijne barbaret !
Monda
Sa e trishtuar kjo kronike.Te trishton dhe tabloja e kullave te heshtura dhe tokes djerre qe pershkruan gazetari . Nuk ka lidhje Kanuni ne kete rast dhe as barbaria nuk ka fytyren e nje krahine.Skena te tilla ndodhin edhe ne zona te tjera.Barbari eshte mentaliteti yne i zgjidhjes se konflikteve civile me dhune.
Kam nje shoqe qe me gjysme-ironi me thoshte para ca kohesh: Na kane hedhur ndonje gje ne ushqim se s'ka mundesi.
sa mirë bëri flamuri që fletën e lavdërimit nuk ja dha pukës po vlorës
Me ne fun e pra se kishin kaluar do dite pa nigju per vrasje, e na kish kap meraku.
1. Parashikohet te bohet muhabet rakije, jo kafeje, per kanunin. Seriozna, tha, jo shaka.
2. Pas pershtjellimesh pa fun ne paralelizmash kabllash nenujor me italine e Jugut, do dilet ne konkluzionin se nuk ka faj shteti, por fukaraja.
Si thiu o popolo!
Ka dhe me keq...ka edhe per nje fjale goje...
po, po
.. sa zili i kam ca qe arsyetojn me nje fajtor .. Ku jetoni ore Shqiperia NUK ESHTE TIRANE! Varferia po e thellon kete fenomen, mungesa e nje ligji mbi pronesine po ashtu, shteti qe i ka braktis po ashtu!
ja nje koment i mrekullueshem,
varferia,mungesa e ligjite mbi pronen-kjo eshte kthyer ne gangren per shoqerin tone-,shteti qe i ka braktisur ose me sakte i ka favorizuar qellimishte me mungesen e liigjit duke jua kthyer jeten ne nje loje banale te pavlere,,,,,
Alidea 5*
Faleminderit per vleresimin Altin, eshte vertet tmerr me vjen te vjell kur degjoj si arsyetim per krimet qe ndodhin CDO DITE, gjakmarrjen , aksidentetper faj te shoferit, vrasjen per motive te dobeta ( ne shum raste bixhozi i super legjitimuar ne cdo 100 m largesi) KY SHTET PO VRET CDO DITE! Lum ca knej pari qe hajn taxhi dhe stigmatizojn cdo gje tek llogjika zyrtare. Rroft pseudo Kanuni qe shpeton zyrtaret thuj!
Nuk vriten njerezit as per nje vije uji ,as per nje gardh....por vetem nga mungesa e vullnetit te shtetit per te zbatuar ligjet.
Ligji !
TAMAM.FIKS FARE.PIKE...
S'ka cben ligji aty. Eshte mentaliteti primitiv e fisnor apo edhe karakteri i shqiptarit qe te vret pse e shikon shtrember. Sigurisht duhet forcuar shteti dhe ketu ne mend te vjen policia dhe gjykatat por ai qe do te vrase do vrase gjithsesi edhe sikur te jete shteti me i forte ne bote. Zhvillimi ekonomik dhe urbanizimi shtuar ketu edhe faktore te tjere do cojne ne nje mentalitet tjeter dhe tejkalim te ketyre plageve.
Ja paske marr ti zilet hurbit. Nigjo, behuni bashk, pleqeroheni kete pune dhe kthehuni me nje pergjigje te vetme antikomuniste. Nuk ju ka lezet keshtu te percare.
Ja paske marr ti zilet hurbit. Nigjo, behuni bashk, pleqeroheni kete pune dhe kthehuni me nje pergjigje te vetme antikomuniste. Nuk ju ka lezet keshtu te percare...
'bam është përmbajtje e rëndë e prurjes dhe s'po ta shoqëroj me te qeshura .
Konstatim më të saktë për Lopët Rimbllacitëse te përjashtuara nga cdo NRGJ ( per virusin e sëmundjn Mucca Pzza qe trashëgoujne ) nga të lloit qe mendojnë se Shqiperia ka lerë nën Hyqmin e Babasqapit , as që mund te mendohet jo më të thuret kaq këndshëm sa Juaji .
Janë shumë Interesantë !!!!!!!!!!! Si ata as Mëndja më e sëmurë në Botë nuk mund të mendojë për Shqipërinë e Shqiptarët !
Nuk ka gure sado i pagdhendshem te jete ai, qe nuk e laton dot ligji.
Si tha ai ,ligji ne doren e Maliqit eshte keshtu ,por mund te jete edhe ashtu.
mos beni budallain me zor. Cte bej shteti sipas teje, he? Ja shteti i ka arrestuar dy autoret kryesore te ketyre vrasjeve dhe me shprese edhe drejtesia do ti denoje ne maksimumin qe lejon ligji po kjo gjithsesi nuk e ndal dhunen.
Shteti eshte forcuar ndjeshem ndryshe kur benin ligjin bandat e causheve, aldobareve, banda e cobejve etj. dhe e vetmja alternative per qytetaret ishin armet dhe parandalimi tek hakmarrja por gjithsesi mentaliteti e formimi eshte i forte. Kerkon kohe ashtu sic ka qene edhe ne zona te Italise se jugut dikur.
Ka nderhyre shteti ? Kur ? Pasi ndodhi vrasja ,se kur ankohen njerezit dhe zene cerga rradheve te gjykatave ,s'do t'ja dije per ta.
Shteti te na rroj per dimer ,jo per behar!
pse ata qe donin te vrisnin nxoren ndonje lajmerim? Si te nderhynte shteti? apo harrova, shteti ka ate makinerine si ne nje film me Tom Cruiz qe tregon per nje vrasje para se te ndodhe.
Shteti vrasesit i ka kapur dhe futur ne qeli, ashtu sic ka hequr nga rruget e Korces e gjithe Shqiperise kriminele e bandite si ata te Bandes se Cobejve qe i njeh gjithe Korca nga krimet qe kane bere.
Ramista te keqperdorur mbetet gjithnje.
Mesa duket s'paske pasur ndonjehere probleme me pronen ti.Ketu shteti i zvarrit ceshtjet deri ne ate pike,ku njerezit arrijne vete ne vetgjyqesi.Te vjen tjetri te kerkon llogari per pronen tende dhe shteti jo vetem qe s'nderhyn per ta bindur ,qe s'i perket atij prona ,po ben sehir dhe kur keta zihen.Nga zenkat dihet cfare vjen.Ti pastaj mburr punen e policise qe u tregua e gatshme dhe e shpejte per te kapur vrasesin,kur fare mire mund ta kishte shmangur.
Drejtesine t'ia kishit kerkuar presidentit ne ikje, veterinerit Bamir.
Per cfare drejtesie e ke fjalen ti ?!
presidenti u tregua shume i drejte ne dekorimin e njerezve,madje nuk harroi te dekoroje dhe nje gjykates (a s'e mbaj mend mire,te kohes se xhaxhit.Pa ngjyrime politike ishte,s'ke c'i thua.
po po shtet i fort ky e kap leprin me qere. na plas xelat ketu:http://www.gazetatema.net/web/2012/06/29/edhe-apeli-nuk-lejon-ekstradimin-e-kajollit-per-ne-itali/
,,,,por vetem nga mungesa e vullnetit te shtetit per te zbatuar ligjet.
Venusi
po pse shteti ka "vullnet" per njerzit e oborrit,biznesment e llastuar, politikanet (dhe te afermiit e tyre) e te dy kampeve por per qytetarin e thjesht e le e zvarrit deri sa ai arrin ne vetegjyqesi?
a eshte kjo nje rastesi apo nje plan i studiuar mire me qellim qe shoqeria jone te dobesohet te gangrenizohet progresivishte deri sa te kthehet ne nje turrme e hallakatur e te neneshtrohet pa kushte?
eh,shume e thelle kjo qe hamendeson ti....une thjesht do thoja ,se jane shume te zene me punet e tyre ,pushtetaret tane dhe s'u bie nder mend per ne.Dhe ne mungese te maces ,minjte hedhin valle.
Zhdukja e fenomenit fillon me eliminimit te fjales "KANUN",kur ndodhin raste te tilla...as i deformuar e as i pa deformuar...dhe me mbylljen e atyre grupeve te pajtimeve te gjakut..po ashtu shteti,me qe nuk ka takat dhe nuk eshte shtet..te pakten keta njerez qe vrasin e permendin kanun..tu heq ç'do sherbim,sa do minimal e qe paguhet nga gjithe shoqeria.. e tu thote ta gezoni kanunin,jetoni sipas tij tani...
oh sa mir me kan shqiptar...... Baba m'ka than se gjyshi im ka ken trim i madh fort.... Po c'far trimerie ka bere gjyshi yt?... nuk e di. POR baba me ka thane se ka ken trim i madh fort.
ca me thon....
Vajtimi mondian i para ca diteve vijon krejt natyrshem me vajtimin blendian.
E njejta skeme, me te njejtet udherrefyes, prodhon te njejtat efekte : ngritjen e leshit perpjete dhe gerthitjen standarte : kafshet ! shpellaket !
Dhe te tjeret, fatlumturit qe s'futen ne kete kategori, me dekret te vete Zotit nga lart (vereni diarene e ketyre dy diteve ne nje teme tjeter ketu ngjitur, nje cunami i papare), dmth fatlumturit, pas kalimit te rreqethjes normale, ndihen te imunizuar nga kjo race infeksioni dhe iu jep atyre nje arsye me shume per te jetuar : sepse ne fakt, a nuk ia vlen te jetosh kur nuk je si ata, kur je i qyteteruar, kur di ç'eshte kinemaja dhe Xhorxh Klluni ?
vetem zilet te mungojne...
JO JO . nuk mund te luash rolin e viktimes njehere dhe dhe rolin e katilit (une kam 5 djem ti ke 1) si te te vije per mbare.. PO keta qe kane bere kete akt barbare (kujto edhe ata qe kane vrare ate goce ne are ) jane KAFSHE me fytyre njeriu.Shpellare dhe shkuar shpellarit.
Kjo lloje kafshe ka marre peng gjithe Shqiperine.Pasi ju perkedhel krenaria (e leshit) se qenkan shtypur dhe shfrytezuar nga nje grup tjeter shoqeror te quajtur Jugor me shokun enver ne krye , i zgjidhen te gjitha problemet per deshtimet e tyre si ne jete , profesion, dhe shoqeri.. pergjigja qe gati .. e ka fajin Jugu . E ka fajin Jugu qe vriten mes vetes. e ka fajin jugu qe nuk i linte te praktikonte zakonet e te pareve.. lexo kanun..(e leshit).. E ka faji jugu per Bathoren (lexo nevojtoren) .. duke kanunizuar .terrorrizuar gjithe popullsine.
Tani mos te qajne Per te behen burra dhe te marrin pergjegjesite qe ju takojne . sipas ligjit. Te behen burra dhe ta ndreqin kete problem /gangren te shoqeris. Ti thone vrasesit vrases. ti thone shpellarit .. shpellar. ti thone kafshes STOP.
Po vrasje te tilla ke edhe ne jug e kudo. Ne Vlore vrane ate profesoreshen e shkolles se marines ca vite me pare se i biri kishte vrare nje person tjeter ne Spanje.
Mbaje gojen o funderrine se nuk po flasim per krahina ketu.
funderin je ti. Qe nuk ke sy te shikosh realitetin ne sy. Por do ta dredhesh bythen nga te vjen era..Ketu po flitet per fenomene . jo per ngjarje te vecanta. pastaj or idiot. Une ju pergjigja atj qe kishte shkruar me lart. nqs do ta kuptosh or plehre se c'po shkruaja lexo me pare se c'shkruante HUb me lart. dhe kupto pergjigjen time nqs ke tru te diskutosh. dhe qe ta dish mire nqs kete e ben edhe nje nga vlora eshte SHPELLAR DHE KRYESHPELLAR. eshte nje qenie subhumane...
Me duket se i thone rrenqethje..nejse.
Me duket se kenveshtrimi yt eshte i gabuar. Nuk ka aspak krahinarizem dinak ne keto raportime. Ne kete rast kompleksimi ndaj ketyre dukurive barbare eshte ne mendjen tende, ti e paske mizen e kalit nen kesule. Clirohu nga viktimizimi. Te gjitheve i dhemb shpirti nga marrja kaq e pakuptimte e jeteve pavaresisht nga ngjyrat lokale ku ndodhin. Kur te clirohesh do ta duash me fisnikerisht vendin tend.
Ti nuk mund t'i etiketosh njerezit ne kete menyre kaq banale. Sa keq me vjen. Ose merri mbrasht keto, ose leri aty, qe ta dine se Urimi e ka fjalen qesim.
po ,po ,kapsllek i madh i ka zene te gjithe peshqit,pa perjashtim.
Dem ne kete ben edhe media, rrjedhimisht edhe nje blog. Nuk duhen publikuar shume por me raste as hic vrasje te tilla, ndryshe kane nje ndikim te drejtperdrejt tek persona qe gjenden ne rrethana te njejta dhe i nxit te bejne po te njejtat veprime duke rigjalleruar vrasjet per motive te tilla qe do duhen shume vite e pune qe te tejkalohen.
Autocensure!
Pikerisht, Monda, tani vjen spiritus dhe shton : CENSURE. Pastaj e fshin. Pastaj nderhyn Hurbinek dhe thote : mezi po pres debatin autocensure vs censure. Por debati s'vjen.
A nuk eshte e gjitha kjo nje skene tashme e pare ? A nuk perseritet e njejta gje papushim dhe gjithmone ?
Po censuroj veten, mos te kepus ndonje llaf jashte etike. Ki miresine o njeri e me rri larg sic te rri.
Ti monda mos u bej oportuniste e mefshte. Ajo cka thua ti nuk kontribuon fare ne kete teme. Mendimin thuaje troc pa vrare mendjen nese lendon apo jo, fundja blogu kete funksion ka rrahje e mendimeve. Sdo behemi ne memece se na preket sedra primitive e Nakes apo e Nakeve te tjere. Le ti shoshisim idete pa droje e me kurajo.
Nuk ishte per temen, por per nje koment. Rrjedhimisht ndoshta ke te drejte qe s'ka asnje vlere.
....edhe?
Personalisht nuk kam ndonje ndjenje te vecante, keqardhje, apo gezimi apo cfaredolloji.
Eshte nje konsenkuence me se normale e idiotesise. Fukarallaku nuk e justifikon vrasjen.
Ironia eshte se jetojne ne nje zone jo te mbipopulluar, plot me perrenj ku ka vend per ate grusht njerezish qe jetojne aty. Kjo esthe menyra me naturale e zhdukjes te ketyre specieve qe s'dine te zgjidhin nje konflikt te thjeshte.
Monda, me larg ska si behet : gjeografikisht e me te gjitha. Nuk te gjen gje jo. E thame ate : disa jane te imunizuar sot e pergjithmone : nga infeksionet, nga idiotesite, nga analfabetizmi, nga gjithçka. Nuk ka asnje gjase qe kufiri mes idiotit dhe jo-idiotit, kufi ky i vendosur me dekret te posaçem, te kete ndonje te çare : per disa, ky kufi eshte me i sigurti ne bote. Jeni lindur ne Golloborde ? Kompire do hash gjithe jeten. Ne Lushnje ? Me lepujt do shoqerohesh, perjete. Ne Hot e Grude e kompani ? Ne shpella do flesh o njeri, e ne gjaqe do e ngrysesh jeten, pa marre vesh asgje nga bota, nga 12 vallezime pa nje te shtune, nga dekoratat xixelluese alla Krasta, Fevziu e terrci-verrci. Determinizmi ne fuqi. Asnje arratisje. Shqiperia eshte, me mjaft gjase, nxenesja me e mire e Hinduve : te paprekshmit ne njeren ane, te fuqishmit ne anen tjeter. Kurrfare dhenie dore.
Nejse, gjera te sternjohura. Refren si ai i "ore ore lulebore...", nga 35 deri 95 vjeç, te gjithe e dine.
sippin' hennessy...nderkohe qe ne nje cep tjeter te botes, te vrasin me kuc e me mac per nje vije uji.
ne shqiptareve na ka dale kanuni prej duarsh.
duhen bo ligje te posacme per kete pune!
E para gjynah që përmëndet Kanuni. Kanuni është një manifest i logjikës së pastër dhe urtësisë.
E dyta ne mund të rrotullohemi nga të gjitha anët dhe të gjejmë 1000 arsye: shkatërrimi i strukturës sociale, shkatërrimi ekonomik, disnevelet mes atyre që kanë dhe atyre që s'kanë hiç etj etj.
Prona dhe Ligji! Pa këto nuk mund të funksionojë asnjë shoqëri. Dhe këtu ka vetëm një përgjiigje: Shteti! Ndryshe çdo shoqëri përfundon si në Far West, ku çdo gjë zgjidhet me kobure.
Pastaj, jo kanuni, jo mentaliteti, jo po moti sot dhe parashikimi për nesër nuk zgjidhin gjë.
Une them se duhen ngritur grupe pune dhe edukimi ne te gjithe zonen e Jugut te shqiperise qe vrasje te tilla tipike per zonen fusharake jo-kanununore te mos ndodhin me. E kam te sigurte se apologjenjte lushnjare dhe vlonjate do thone se vrasje te tilla ndodhin edhe ne malesi, po une do te thoja se ky eshte vetem justifikim per te mos pranuar gabimet e tyre. Nese mendojne se kane te drejte, le te me japin nje fakt te vetem ku ngjarje te tilla kane ndodhur ne zonen Drin e tehu!
Kjo tregon edhe njehere (gjithashtu) qe komunistet e kane fajin qe antikomunistet kane arritur ketu ku jane ne kete derexhe si shkak i shtypjes 45 vjecare dhe i cshtypjes 22 1/2 vjecare etj...etj...
S'kane fund traplleqet cinike...
@ Blendi,
S'kam etiketuar asgje. Me duket se ketu duhet hapur urgjentisht nje kurs leximi "mendjeholle". Nuk mjafton te dish te mbledhesh germat b dhe a bejne ba. Duhet shume me teper.
U shpreha se vajtimet po pasojne njeri-tjetrin, pa sjelle asgje te re ne horizont. Prova eshte se ende pa u thare lotet e Mondes (qe kurrsesi nuk jane lot te shtire apo jo-njerezore, larg kesaj), ja tek vijne lotet e Blendit. C'do bejme ? Te vazhdojme deri tek lotet e Shyqyrijes pastaj ? Te Jorgjices, dhe ne fund me lotet e mi ?
Te bejme pak ekonomi : sa lot ke derdhur ti Blendi, dhe sa viktima jane kursyer ? Mua me del se lotet e tu kane shkuar kot. Edhe lotet e Elsa Liles apo Hysni Zeles, kane shkuar kot. Nderkohe qe Hysniu kendonte "eja me detin" e "loti u tret", tre-kater kurde gelltiteshin qete-qete nga ujerat e Adriatikut. Por une s'kam degjuar ndonje qe te kendoje ne festival e te marr çmime te para me nje kenge per kinezet e vegjel qe shtypen si miza nga burrat trima shqiptare. Qe ketej, ka shume mundesi qe loti te mos jete aq i "çilter", por te jete nje lot "perzgjedhes", "demagogjik", ose dhe "ekzorcizues" (he, ja t'ia jap nje te qare te mire tani, dhe te lehtesoj shpirtin. E thone dhe plakat : qaj biro, se te ben mire).
Blend e Monda e kushdo qe ka mundesine te sjelle tekste ketu : nuk kane asnje kuptim kronikat e zeza. Asnje kuptim. Fare. Po qe se nuk shoqerohen me nje analize te mire te problemit, kronika e zeze, per tre dite kthehet ne kronike te bardhe, dmth me nje fshirje totale nga truri. Nuk besoj se ju deshironi qe ketu te kercehet nga lajmi ne lajm, pa marre gje vesh. Nje bombardim i tille, nje emer ka : "shpelarje truri". Per mua, nisma te tilla siç beni ju, jane shterpe, zero, dhe mos me keq : e pengojne shfaqjen e çeshtjeve te verteta. Megjithate, me vjen keq per lodhjen tuaj, s'do te zgjasin nja 5-6 dite dhe nje pukjan a kuksian do vrase baben e vet ngaqe ky i fundit ia pshurri qepet ne bahçe. Ja qe keshtu. Dhe sigurisht, lajmi do percillet gjithandej si kronike e zeze, pa kurrfare analize e hedhje veshtrimi mbi kohen, njerezit, etj.
Tungatjeta, kaq e kam hapin une.
ti mos sill me shkrime me Spac, kto te mos sjellin me shkrime me kanun dhe jena te gjith rehat.
E pastaj te diskutojme mbi batutat e kripura te noshkes...
po ik o cherr se s'kupto gjo ti
Ti qafsh pulat e komshiut tat. E vazhdo tjerr pupla.
hurbi
eshte e qarte se shoqeria eshte katandisur si mos me keq:ne tv behen debate e emisione -maratone per skandale e korrupsione gjigande-njerzit fillojn diskutjn ne kafene.gazetat jan bushur me kronika te zeza(e jo vetem) njerzit komentojn ne net shfryjn mllefin,,,,etj etj ja dhe ti pret qe nga peshkut te zgjidhen keto probleme nepermjet nje koment disarreshtash.por askush nga ata qe jan te detyryar nga ligji dhe puna qe bejn nuk e shikon /marrin mass problemin,dhe dramen e shoqerise .thjesht presin tre dit dhe ja nje drame tjeter e re ne odisen e dramave te shoqeris son,,,,,
Te flasesh per mungese civilizimi nuk lejohet, te flasesh per mungese shteti nuk lejohet, t'i braktisesh ne krimininalitet nuk lejohet. Lejohet vetem te ndezesh nje qiri ne Lac per te ardhmen e ndritur te vendit me ekonomine me te forte ne bote.
Trop cila qeka kjo mungese e civilizimit qe per te cilen s'u lejoka te flasesh?
Nuk flas dot se s'lejohet.
Me naze virtuale dhe ti? Matane ndonje fshese apo bllokim llogarie nga adminet, s'ka ndonje gje qe s'lejohet ketu.
Nuk bej naze fare, tema eshte seriozisht e paprekshme. Nese vjen PS-ja ne pushtet ndoshta lehtesohet pak neuroza dhe mund te fillojme te flasim per traumat shteterore.
Nejse, nuk te lutem me edhe pse jam goxha kurioz te shoh se c'do thuash per kete mungesen e civilizimit.
PS-ja ne pushtet lehteson te folurin per trauma shtetrore? Nga c'pashe e lexove temen mbi te denuarit me vdekje ne revolten e Spacit...
Nuk ka nevoje fare te me pyesesh mua, pyet veten. Sa per PS-ne dhe PPSH-ne, keto perralla me gogol nuk trembin as femijet - qe ta kuptosh sakte ate qe thashe: ne nje ambjent si peshku pa uje eshte ok per te gjithe kur kritikohet PS-ja, vetem atehere mund te shprehesh lirshem pa te care bythen njeri (prishje goje e detyruar), perjashto ketu Thepin largpames.
Prralla me gogol? Sado ta trivializosh te verteten tropizma, ajo nuk zhbehet. PS-ja eshte dhe do mbetet deri ne shperberje te saj PPSH-ja me gjithe trashegimine kriminale dhe tradhatare qe mban misherimi i saj i meparshem me emer tjeter.
Leri keto degla pavlere, se nuk te shkojne. Peshku eshte fole e PS-se e PS-isteve. Provat jane me kuintal.
Kujdes gjuhen ne lidhje me mua personalisht, per te tjerat vazhdo me te tuat.
S'te thashe ndonje personalisht, mos u be lule mos me prek kot. Ti ja leshon me prralla me gogol, une ta kthej me dengla. Fair game.
Eshte ceshtje regjistri.
E mire ti. Normal qe tjetrit nuk i pelqen qe t'i thuash ne sy se c'bageti eshte. Puna me njerezit eshte puna me e veshtire, thoshte xhaxhi Enver. Po ja, tani do cojme lart ne male Perkthyesit e Drites me Descartin ne dore qe ti dekartizojne dalengadale edhe banoret e ketyre zonave
Degjova qe Monda ishte nenshkruar vullnetare e pare per te lene pas Ameriken dhe te shkoje ku te kete nevoje Lek Dukagjini.
,,,,Puna me njerezit eshte puna me e veshtire, thoshte xhaxhi Enver,,,,,
i shkreti paska pas te drejt,kur shikon se si te paskan deformuar ty
Altin! Shkonte njera udhes, e kalon para nje grupi djemsh qe i kishin vene shpatullat murit te ngrohte te dyqanit te piteve, qe mesa dukej nxehej nga furra brenda tij. E te kalon nje cupe e bukur aty perballe, pak e perdredhur, po prape ne pune te vet si te thuash. E sapo kalon para tyre, njeri qe i flet me ze te larte.
- Yyyy, ca derr p*!
E befas te ndalon kjo cupa. Ashtu, me duart ne xhepat e palltos i hap krahet e saj anash dhe ia ngul syte atij "vendit" perpara. Pastaj me nje fytyre me sy te habitur i kthehet atij djalkes.
- Po ku e pe mer jau? Ku e pe!
P.S. E shoh qe per nje aresye te pakuptuar je ngjitur si muti pas kepuces se komenteve te mia, po sidoqofte;mos u merzit. He se me mire do behet.
nigjo PF, se noshta nuk e di, qe kur ja ben faaa-faaap me dore asaj mizes qe te bezdis, ndonjehere kjo levizje-ftese qe miza te te leje rehat, keqkuptohet ne menyre groteske nga ana e mizes si ndonje ftese per te luftuar, keshtuqe nuk eshte cudi, qe miza te te sulmoje ne menyre absurde me armen e saj me te fuqishme: bezdisjen. Derisa ti merr nje pallaske ne dore dhe .......................
Paske pas te drejte. Ja ku erdhi prape poshte. C'e njifke dhe ti psikologjine e mizave mer burre!
Nji pyetje tjeter kishe une, meqe merrke vesh nga keto pune. Jane shtu shume ky lloj mizash kohet e fundit. A thu te kete dhi nonjoni ketu ne mes te PPU-se
ore po te replikosh me ty vijne çerret e lagjes e te "pickojn" si mushkonjat por jo si mizat,,,,
ps po te jet njeri miza tjetri duhet te jet detyrimisht muti.
Kush te ngacmo ty mer, qe me rafte pika. Thuji vllait tat qe ta boj pistil.
pf
aha ke filluar e flet me fjale e hsitori te pista tani afer pensionit,siç duket kur ke qen adoleshent kishe frik nga keto fjale se mos te rrifte mami,ose nena parti,
nejse le te shpresojm se do behet me mir
Nuk e kuptoj,sinqerisht nuk e kuptoj,per nje vije Uji 4 viktima,une ja ve fajin vetem Injorances,po vetem Injorances.
Ps: Pash Zotin lerini keto Krahinizmat se nuk sjellin asgje,ketu nuk jemi te gjithe as nga Tropoja as nga Tirana dhe as nga Vlora,por po ne jemi ngado qe te na kapesh.
Shume mire ke fol. S'eshte ceshtje krahine, eshte ceshtje injorance te thelle dhe nje kulture e forte dhune. Po ndodh ne gjithe Shqiperine, edhe aty ku nuk njohin kanun. Ne kroniken e zeze lexon makabritete te pabesueshme. Kemi nje problem shume te madh.
Si qenka problem injorance? T'i derdhësh trutë tjetrit për hiçgjë qenka injorancë? Jo po naivitet.
Këtu po flitet për barbarizma, ç'lidhje ka injoranca? Pse sa vjet shkollim pasuniversitar duhet që të mos vrasësh këdo që të sheh shtrembër?
Po dhe barbarizem mund ta quajme por une nuk i bej komentet shume te gjata.
Brado, pra ti po thu qe keta idjotet qe vrasin per i llaf goje jane injorante...???? Me tere men e ke, se sipas statistikave, gjysma e ketyre gegeve inteligjente dhe te mençem qe diktatura nuk i la me ngrit krye, pasi ishin shume te zgjut, po na dalka se qenkan trapa...??? Kujdes, se ata qe mekohen me qumshtin e nanes, ta vune bat bat...... te bojne me kalu ylberin....
Qe ta dish mire ti plako,Bradi para ca muajsh e ka mesuar kujt i thone Gege dhe kujt i thone Toske,ska gje le te jem Injorant.
hahahaha, peshku osht gjo e modhe lale... edhe te meso ca gjona....loooool
Per zotin nuk te genjej asnje llaf.
Nuk eshte thjesht nje vije uji Brad. Se aq mund te te bie per hise ne ato pak dylym toke, nje vije uji per kopshtije e duhet per vaditje qe mos te hahet ajo cap buke thate. Edhe ajo 17 vjecarja per nje "vije uji" iku.
Por keto dy familje njihen nga policia. Si ne Puke, si ne Kamez ku qenkan prape komshij. I njeh policia si "problematike" po se si perkthehet kjo, s'di gje me thene te drejten.
Ne nje nga mediat raportohej qe pasi njera pale filloi te shtenat, doli dhe pala tjeter me mitraloz. Meqe ra fjala e armeve sheshit Emiliano Shullazin e arrestuan prape se ia gjeten makinen mbushur. Po pa merak, besoj del pune muajsh. Se mos kur vene ne burg ... Po sot ne media, ai anglezi qe eshte ne burg per pedofili denuar per 15 e kusur vjet, eshte vene ne burg minorenesh ta kryej denimin. Per sjellje shembullore i kane ulur ca muaj denimin.
Po kapercej dege me dege po eshte e kalbur qe ne rrenje.
Mire po une nuk u mora shume per rastin konkret,ju ferkuan makinat dy personave njeri Durrsak denbabaden kurse tjetri Tirons denbabaden,asnjoni nuk jeton ,u vrane e u prene .
Mos genje tani Brad. Vetem maloket, dhe vetem per kanun, bejne kshu gjerash. Keshtu na thone ekspertet sociologe te peshkut.
po tironsat e durrsaket denbabaden gjete si shembull...lol
Ti jap dhe emrat po nuk besove,tek Iliria para nja 4 vjetesh.
noshke, ja ka fut kot ai, se nuk ka asnji tirons apo durrsak qe te bojne keto gjona, me siguri qe tironsi denbabaden, do ta ket pat shpine ne Shkoze, kurse durrsaku denbabaden, do ta ket pas shpine tek Keneta.... vej bast per kete gjo......
qe jan rrotarizu njerzit, nuk ka dyshim kshu qe nuk kam arsye mos ta besoj bradisonin...tironsa denbabaden ishin ene ato te fortet e viteve 90 qe firun pak e nga pak
Vetem ata te rruges se Kavajes dua ti kujtoj Alidemsit,qe vetem per kasetofonin e Maseratit qe i vodhi Tani i vogel qe ishte vetem 14 vjec e vrane
ato i kishte rrit komunizmi ashtu, po kto te demokracis pse jan cmen fare...
Te komenti im me siper sikur e zgjerova dhe une kontekstin dhe s'u mora vetem me rastin konkret.
@ alidemsi, me lidhur me temen ndoshta do permendja Bashen si Minister i Brendshem i 21 Janarit e qe u promovua si Kryetar Bashkie. Por me gjere edhe ato qendrojne.
Mire e ke ti moj monda, qekalon nga dega ne dege, vetem me nje kusht qe edhe deget e tua te jene te shendosha si deget e Lulit, i cili hap rrugen pa projekt fare (kur prishi mbikalimin e Zogut te Zi, u tha qe mungokesh nje formular 4 me duket, medemek leja mjedisore, e megjithate i hudhen ne hale, nja dy milion euro), nje goxha ndertese, po kerkohet qe ti falet nje universiteti privat, kur fare mire mund ta perdori sektori publik, dhe del ajo biba e bashkise, e thot qe kemi zgjidh 56 mije halle te qytetareve.... (une nuk e di se kujt i thote hall kjo, se kam nja 66 muaj qe po kerkoj te zbatohet nje ligj nga ana e bashkise, dhe nuk i japin drejtim se kane frike nga i forti i lagjes) ... e sa e sa te tjera.. ja keto jane dege mi Monde dege milionshe, e jo ato te tujat...... Po na e shpifin jeten.....
Brad, po s'e kupton athere s'duhet te kuptosh pse ti je adhurues i naltmadhenise te tij.
Mos ja fut kot se nuk ka lidhje,vete e moren token vete e ndane vijen e ujit,jo or jo po jemi gjaknxehte dhe nuk arsyetojme dhe kontrollojme nervin e momentit.
Po pra s'ka lidhje, vet e moren token sic thua. Xhungla e naltmadhenise ku mishengrenesit e tjere behen copa me njeri tjetrin per ndonje gazele, ama kur e grin urija luanin e madh ata e braktisin gjahun direkt.
jeta eshte bere aq e pavlere se nuk dhimbset hic kur merret
E normal, jeta eshte e pavlere,sa kohe eshte e varfer, e dhimbshme, e pashprese, e padrite.
Kur mendja eshte e paushqyer jeta duket e pavlere.
Mendja eshte e paushqyer, se s'eshte ushqyer as me ushqim, as me dije, as me shprese, as me kulture, as me drite e ne shume raste as me dashuri.
Dashuria komponenti kryesor qe ushqen mendjen.
Shpirtra te varferuar, mendje te varferuara edhe pastaj jeta kthehet pa vlere.
E drejte Ruzhe!
Nuk e di se ku qendron "injoranca" per nje konflikt disa vjecar, shpesh here i dhunshem midis dy familjeve te medha te armatosura deri ne dhembe? Konflikt i cili me ne fund del jashte cdo llogjike njerezore dhe merr jete njerezish.
Ktu nuk ka asgje qe mund te habise policin me idiot ne vendin me te humbur apo me te perparuar ne bote... sigurisht qe ky ishte krim ne pritje ashtu sic jane edhe shume krime te tjera ne pritje.
Kurseni shkrimet qaramane dhe mos i beni njerezit milingona. Kto arsyetimet dritshkurtura "per nje vije uji" apo "per nje gardh" jane injoranca e vertet.
Kur njerezit vriten me duar ne xhepa dhe disa shpirtlig ju qeshin diten e varrimit, kur nje gjykates vritet dhe hidhen ne ere ne mes te nje qyteti, kur vritet nje deputet apo nje polic per gjakmarrje ndersa kriminelt dhe horrat sillen neper qytet, njeriut thejshte i humbet llogjika njerezore dhe humbet cdo shprese...
Nuk e kishte kot komandanti, i cili mobilizoi te gjithe jugun, me brigada kulturore, i dergoi ne veri dhe i beri njerez..... thoni ç'te doni ju.... doli edhe ajo kenga.....dambe, dambe, dambe....
jo po ankohen per punen vullnetare...
Ja dhe prova e njerzve qe beri "njerez" komandanti.
pse ca te keqe boni kumandari...na pergatiti per kapitalizem sh mire.
Shkelqyeshem fare. Na la mbrapa tekniciene te papare si Berisha e Nano, bashke me faktin e shkaterrimit e prones private e kshu vriten robte "per nje vije uji", e dalin pashaportironcat e tregojne me gisht se keto pune i bejne maloket shpellare qe te ndihen mire me veten e tyre.
ti je ne kine, pse thu ne...
Hidhi dhe ca kripe.
Eehe, e prishet sistemin ju se nuk ju pelqeu, na ta gezoni tashti..... Ai i shkreti per ket popull mendoi, jo, ju, na ket tjetrin qe mendon vetem per vete dhe shtepine e tij..... edhe pa pune, edhe pa siguri per jeten edhe pa te ardhme.....
Shteti
Kisha
Kanuni
Kultura
Konflikti
Komuniteti
Komunizmi
Kriza
Kaosi
Klima
Kapitalizmi
secili ka kapur nje fill te Arianes dhe ja ku gjendet perpara vijes se ujit.
Vellai qe vret vellane per nje vije uji nuk eshte ceshtje kanuni, por jane inate e xhelozi me te thella. Shto ketu gjaknxehtesine tipike shqiptare gjithmone e gatshme per te shperthyer. Njesoj plas grushti e me pas pistoleta ne disko, pse shikove te dashuren, pse me zure karriken etj etj. Por per fat une sot e shikoj shoqerine shqiptare shume me te zbutur e te qyteteruar, se para 10 vitesh. Sot shohin Gjermani-Itali ne shesh mijra vete e nuk ndodh asnje sherr. Asnje sherr. Para 10 vitesh, te mos plaste sherri kur mblidheshin qofte edhe 100 veta, ishte dicka e paimagjinueshme. Mos harrojme '97 qe u grabiten 300.000 arme nga depot.
Plus edhe nje gje. Mua me bezdis nje gje. Ne historine qe na mesonin ne shkolle (s'di sot), tek te gjithe pjeset, kapitujt kishe vetem dhune, lufte, kryengritje, heronj dhe armiq te vrare. Dhune, dhune, dhune. Aman mo, ndonje gje me te bukur (psh: historine e artit, letersise, muzikes, civilizimeve, arkitektures etj etj.) sigurisht duhet te kete pasur. Pse kshu ushqehet kultura e nje vendi?
Po normal mor burre,tjetri shemb catine ne mes te Tirones vetem qe te shtoje nje kat shtepie vetem e vetem se vellai vet e kishte bere tre kat.
Te shtoj dicka, pa ofenduar gjysmen tjeter te qiellit. Mos harro elementin "femer". Mos e harro! Thumbat, xixat, fjalet e te shoqes qe i thote atij, - Ja e pe, e pe? Yt vella 3 katesh! Po ti?! Po ti?! He, he, he.
Femra ose e shuan sherrin, ose i vë flakën më keq.
Gjate komunizmit hakmarrja u zhduk.Roli primar ishte i shtetit nese dikush vriste ai vritej nga shteti keshtu qe viktimat nuk kishin pse ta zgjidhnin ceshtjen vete.Por me kryesorja ishte opinioni.megjithe te keqijat e atij sistemi u krijua opinion mbytes kunder atij fenomeni ne kuptimin qe konsiderohej turp te vrasesh dhe jo te mos vrasesh si eshte sot.po keshtu edhe me fenomene te tjera si psh vjedhja .jo vetem denimet ishin te ashpra por gjithe familjes tende i vihej damke dhe si fliste njeri me goje.shume cifte psh qendronin te martuar edhe pse nuk kishin me dashuri per njeri tjetrin sepse divorci ishte skandal i madh ne komunitet.E them kete qe shume njerez i mbante larg krimit frika e opinionit me shume se sa frika e ligjit.Me renien e komunizmit rane edhe konceptet e se mires se keqes drejt shtrember lart poshte majtas djathats te gjitha u bene lemsh.u krijua nje konfuzion moral e u beme nje "anything goes society".Qeveria me udheheqesin e dashur ne krye ne vend te vere kujen per kete hall te madh qe na ka zene e qe eshte nje njolle turpi per shqiperine e shekullin e xxi vetem ben parade susksesh dhe pjesen tjeter te kohes e kalon duke share edi ramen me nene babe e cfare i mban pragu i deres.Kur e ke degjuar berishen te mbaje nje fjalim perpara kombit per kete fenomen qe po shkateron mijera jete njerezish ashtu si beri per te share edi ramen?Pervec indiferences se qeverise ajo qe eshte me shqetesuesja ne kete muhabet eshte indiferenca e njerezve te thjeshte qe i kane fshire nga defteri bashkeshqiptaret e viseve te veriut si shpellare qe s'dine me mire e veten vrafshin.
Me lart gjykohet Kanuni, dhe permendet mungesa e Ligjit dhe Shenjterise se Prones.
Kanuni, doli ne skene, te pakten 500-600 me pare pikerisht per te shmangur ne maksimum keto fenomene, te vijes se ujit.
Problemi atehere eshte: nqs do ti themi vete shoqeri e organizuar, cfare masa duhet te marrim? Kush duhet ti marre keto masa (rolin e te cilave luante me sukses KANUNI)? Si ti zgjedhim njerezit (te cilet duhet te marrin keto masa) qe na perfaqsojne ne ? A jane ata qe zgjedhim perfaqsuesit tane? Nqs po, cfare duhet te ndryshoje ky popull atehere, per te arritur te pakten ne nje marreveshtje frenuese (KANUN) te ketyre fenomeneve? Apo qe te zbatoje KANUNIN (ligjin ) egzistues? ecc ecc....
Mosnjohja e problemit (padija, injoranca), ose injorimi i tij, pashmagmerisht sjellin keto fenomene.
Te iken jeta per nje fjale goje, jemi rrace e keqe, rrace arixhiu ne shqiptaret. Jemi bere njerez llafazan, njerez qe na ka hipur vetja ne qejf. Shpirtngushte dhe ziliqar. Sot vellai vret vellane dhe i le niperit jetim, kur kohe me pare me gjithe fukarallekun qe ekzistonte vellai rriste femijet e vellait kur ketij te fundit i ndodhte fatkeqesi. Po sot? Sot te mbushen syte me lot kur degjon kronika te tilla.. Sa fatkeqe jemi bere!
http://ilgirodellanera.wordpress.com/2012/01/09/milano-la-mappa-della-cronaca-nera-2011-2/
krizat familjare qe arrijne deri ne vrasje te vellait vijne nga varferia e pergjithshme ekonomike nga papunesia, xhelozia, cmira inati takati etj.
Pukjanet thone se kane qene me mire kur ishin ne pune tani ndihen te zhgenjyer shkaku kryesor i problemeve ; papunesia!
1-http://www.youtube.com/watch?feature=endscreen&NR=1&v=0qfBDQcxXwY
2-http://www.youtube.com/watch?feature=endscreen&v=-L33yr5gCKI&NR=1
Ne Amerike egzistojn denimme te posacme per ato qe quhen "hate crimes". Nje krim, le te themi vrasje qe identifikohet si "hate crime" merr denim me te renduar se sa nje vrasje e cila nuk identifikohet si "hate crime"!
Mbase ka ardhur koha qe dhe ne Shqiperi te praktikohet e njta gje per krime te cilat identifikohen me karkter "gjakmarres"!
Jemi te ashper mer jemi te ashper. Jemi shume te ashper. Qe nga sharjet duket nje komb. Nese shumica e botes thote 'ta befsha' apo 'fuck you' ne e zgjerojme me 'te kifsha nonen, motren madje edhe robt e shpise meqe motra e nona sna mjafton. Ka edhe te kifsha rracen e zotin tat pastaj qe tajkalojne cdo njerzillek. Sic jemi tribale ashtu i kemi edhe sharjet, na mungon individaulizmi dhe adresimi i tjetrit drejtperdrejt, duhet patjeter te perfshijme ca tna zeje goja. Kur isha i vogel mbaj mend sherre neper lagje apo shkolle me gure, tulla, thika, doreza hekuri apo shkopa cadre ne plazh qe kur i shikoja traumatozohesha. Se kuptoja dot si mund te gjakoseshin njerezit ne ate fare feje sa kufiri me vdekjen ishte aq i prekshem. Mosmareveshja me e vogel dhe menjehere te grushti. Kane qene ca kohe nga vitet 90 qe cuni sdilte pa thike me vete. Vinin shoket e lagjes apo shkolles dhe thonin'hajd se do i bijm njonit. Po mos te shkoje do dilje si b..qir para shokeve. Edhe po te kishe lindur rob i mbare shoqeria te prishte vete me shprehje te tipit 'druni ka dal nga xheneti, apo 'grushti pare gjysma fitores'. Habiteshin njerezit pastaj e thonin si e boni ate krim filani me ai ka qene qe si degjohej zeri ne shkolle. Po si mos te prishej ai filan kur bombardohet me te tilla narrativa kanibaleske nga shoqeria? Ne mire qe gjysmen e kemi qe lind agresive e si japim dot nje rrugetim normal ketyre qe te ndreqen, por prishim edhe ata qe natyra i ka lindur per se mbari.
Ne shkolle e njejta gje. Mesuesit pedante dhe te ashper, coka apo shpulla pafund. Pas mesimit kur lunim ne lagje e njejta gje, ceni me i vogel vihej ne pah. Qorr njoni, shurdh tjetri, topall, pallavesh, gabel, shtrems, druvar. Por edhe kur shkoje ne shtepi sishte me mire. Te gjithe e kemi ngrene nga prinderit nje dacke, pantofle kokes, ndonji fatzi noj rryp kaptines apo te ishe me fat vetem nje shkulje veshi. Po edhe mamate nuk shpetonin jo, shprehje baballaresh drejtuar nenave tona 'mbylle gojen ti'..'rri aty urte' i dime te gjithe.
Pse vine keto gjera, kjo eshte pyetja me normale. Tja veshesh komunizmit me duket driteshkurtesi. Po edhe qe ai sistem ta kete ndryshuar aq shume shqiptarin per 50 vjet me duket sikur po i jap shume kredit atij sistemi per aftesi te mbinatyrshme. Kam lexuar per nje krim makaber qe ne vitet e Zogut me duket kur u masakruan 2 amerikane mos qofsha gabim ne Mamurras thjesht per ti rrjep nje gramafon. Krime barbare kemi shume ne historine tone. Ndaj kte agresivitetin e kemi me te thelle, po me siguri te rrenjosur keto 500 vitet e fundit.
Si gjithe evropa edhe ne kemi qene shoqeri tribale e paorganizuar. Por ndersa Evropa dalengadale filloi te kaloje ne faza emancipuese si feudalizmi, indrustializmi, rilindja evropiane e me vone iluminizmi ne se patem kete fat te pushtuar nga osmanet. Ndersa evropiani krijoi shkollen, universitetin dhe besimin tek njeriu ne ngelem ne vend. Europa krijoi edhe shkencen ku njeriu fitoi horizonte te tjera per jeten e tij, po krijoi dhe artin, kulturen, cirkun, teatrin, baletin, simfonine operen e shume ndermarrje te tilla ku shpirti barbar i evropianit filloi te zbutet, te lemohet e te civilizohet. Njeriu evropian u be me i bute, me i ndergjegjshem per forcen e vet dhe kjo force i coji tek respekti reciprok per njeri tjetrin. Ju largua paksa zotit me shprehjen e famshme 'zgjodha njeriun'. Nje njeri i afte per te zbuluar ligjet e natyres, per te krijuar kurime per semundje e mjete transporti ishte, per te krijuar nje Balzak e nje Moxart ishte nje njeri me i bute por edhe me i respektuar per mendjen tjeter perbri. Ndersa ne te anashkaluar nga historia jetonim thjesht per mbijetese. Dhe nese jeta eshte mbijetese ne kurriz te fqinjit apo atij qe ke prane per nje cape buke atehere dhe jeta e tjetrit te duket pavlere nese duhet ta vrasesh per ti marre vijen e ujit apo mushken. Te organizuar me fise sic ishim, pa ndjesi te evoluara, krimet vinin e vijne natyrshem. Evropiani arriti aty ku eshte sepse ne shpirtin e tij u shtresezuan keto ndryshime antropogjike shoqerore, kulturore e ekonomike ngadale, neve se patem kete eksperience. Dhe jemi futur ne jeten moderne pa kaluar fazat normale civilizuese.
Ndaj dhe jemi ketu ku jemi. Nuk dime te debatojme nese dialogu nuk njeh patjeter nje fitues. Nuk dime te themi qe 'biem dakord te mos biem dakord'. Nuk dime qe pas nje ndeshje futbolli ti japim doren kundershtarit, kjo na duket ulje dhe pranim i humbjes. Patjeter qe do ndahemi keq, jo po sqe gol, jo po ju luni rende. Na mungon aftesia per te qene modeste, te thjeshte e kokulur. Aftesia per ta degjuar tjetrin, per ta bere dialogun duke u bazuar ne shkembim idesh. Kemi idete tona te patundshme dhe aq mjafton. Nuk na eshte zbutur shpirti per ti thene tjetrit..e sheh ti, se kisha menduar kete, ke ca te drejte ketu, po menjehere ja veshim 'ti ja fut kot', ose 'u bone ti'. Kemi ca ide fikse, jemi patjeter ariane, komb i vjeter, gjuhe akoma me te vjeter, tradita te lashta, dhe kur dikush na nxjerr gafil menjehere krekosemi me shprehje shabllon apo akoma me keq..ik mer pallosh se nepermjet ketij mekanizmi mbrojtes ndjehemi konfidente, e kemi mundur kundershtarin. Harrojme se paaftesia per reflektim racional na le ne vend, ne ate boten tone boshe. Dhe po se njohe mire vetveten, ti pranosh cenet me modesti e perulje njerezore ti destinon te rrish ne vend. Nese dikush sna kupton i themi ..e mer shurdh''ne vend qe ti themi..me fal ste kuptova mire. Nese dikush nuk sheh dicka i themi ..e me qorr..ne vend qe ti themi.. me duket se nuk e pe mire. Na mungon maksimalisht sensitiviteti njerezor. Gjithmone na e kane fajin greket, serbet, grekoserbet, gabelet etj etj. E kemi pyetur ndonjehere veten opo pse sna duan fare ne? Se e ka nje arsye tjetri. Sepse te percmon, te konsideron inferior. Nuk te respekton. As respektin sta dhuron sepse ai nuk dhurohet por imponohet. Kur ti imponohemi te tjereve me zhvillimin tone, me shkencen e ekonomine e artin e arrire edhe tjetri do te respektoje se eshte normale. Asnje armiqesi nuk eshte shekullore.
Meqe jetojme ne marredhenie te ngushta komunitare me njeri tjetrin ku secili i di gjithka tjetrit na duket e papranueshme qe dikush te ngrihet me lart se ne, joooo se fundja ca ka ai mooo, u bo ai. Duhet te behemi me sensitive me tjetrin. Mos ta ofendojme me te paren. Se i thua tjetrit nuk e di kete gje sna ben inferiore. Nese ai tjetri ngazellohet nga kjo padija jone humane atehere eshte faji i atij qe ndihet aq i pasigurt me vetveten saqe ndihet kaq i plotesuar nga nje padituri e jona. Mos ti themi njerezve pederast gabel apo jevg se ata nuk jane me inferiore se ne, njerez jane dhe ata. Mos ti themi tjetrit 'kush te ka thene qe di me lujt futboll ti mer sallom..se pervec se e ofendojme edhe ja largojme deshiren per tu shoqeruar me ne. Sjemi as me te mire as me te keqinj se tjetri, jemi thjesht te ndryshem. Ta largojme deshiren per triumf nderpesonal se eshte ves i keq. Edhe delirin e te fortit. Une jam i sigurt qe shumica e atyre qe votojne per Berishen sot nuk e bejne sepse ai eshte demokrat apo perparimtar, po e bejne se ju duket burre tamam qe ta mbledh, mashkull i forte. Sipas te njejtes llogjike perverse Rama eshte nje skoprpions tirone me veshje me ngjyra e me fjale te medha qe na bejne te ndihemi paksa te pasigurt e arrijme te 'u bo ky?'
Une su ve faj prinderve apo mesuesve te mij per mangesite e tyre ne edukimin tim. Ata aq dinin. Po une ama i ve faj vetes nese sot ne kete kohe informacioni e dijesh nuk e kafshoj gojen ne nje moment dobesie por e nxjerr ofendimin pa u menduar. As shtetit si ve faj. Shteti seshte tutori im. Ca gjera te vogla i kam ne dore vete, te jem i ndjeshem e i durueshem. Njeriu eshte mesuesi me i mire i vetes. Mjafton te kesh deshiren e mire per tu permiresuar.
Po si ti ndreqim keto njerzit sot? Shoh plot rrugeve te tiranes qe femijet akoma zihen e grihen si dikur ne mos me keq. Si ti mekojme njerezit me dashuri. Ca gjera jane te thjeshta. Meso nga shembulli i te tjereve qe jane me lart se ty. Ka bota festa shume te bukura humane plot dashuri psh dita e nenes, e babait apo e te dashuruarve. Ti japim kuptim ketyre diteve, te mos e bejme 8 marsin nje dite teater patetik ku nenat e motrat tona mblidhen te liqeni per nje feste grarishte dhe pastaj ju rikthehen 364 diteve ku i nenshtrohen burrit. Mos ti themi motres me ke te dali e kur te dali. Ta festojme diten e te dashuruarve se ashtu ndihemi vertet jo se ashtu e do zakoni. Te duam cdo dite te vitit, burrat le ta ulin hunden e te blejne ca lule. Ta mesojme ate policin te buzeqeshe ne semafor se ashtu do e marrim me seriozisht e do ta respektojme me shume shtetin tone. Te themi me fal faleminderit edhe kur sja kemi terezine.
Te gjitha keto fillojne nga edukimi shkollor, aty eshte thembra e akilit. Te ndryshojme pedagogjine mesimore dhe procesin e mesimdhenies. Ti mesojme mesuesit qe nese nje nxenes eshte i papergatitur te mos i vere nje 4 ne sy te klases sepse ashtu femija lendohet (katranjos katranjos) por ta terheqe pas mesimit e ta pyese njerezisht se pse e qysh. Detyra e mesuesit eshte identifikimi i talentit te nxenesit e jo ndrydhja e tyre me nota. Cdo individ e ka nje talent diku, ne mos matematike e fizike e ka ne letersi apo ne nje zanat ku mund te behet i shkelqyer. Se sdo dalin te tere juriste e mjeke. Ti inkurajojme femijet qe te jene te lire ne shprehjen e botes se tyre e fantazive te tyre jo ti ndrydhim me presionin e notes. Po u lenduan femijet ato do mblidhen ne boten e tyre, do ftohen, terhiqen nga bota e duke u ndjere te padobishem do gravitojne nga veset dhe aktet e dhunshme. Me pak takt mund te thuhet ..ti Ilir ndoshta nuk je i prire per shkencat ekzakte ama me dukesh nje poet/marangoz/piktor/muzikant i lindur. Keshtu femija nuk ndrydhet por cliron energji aty ku ka mundesi. Keto vezhgime ti transmetohen edhe prinderve qe ata te mos presin qe cdo femije tu behet zheni po te pranojne paturp edhe nje bie fjala guzhinier apo mekanik te shkelqyer. Suksesi i amerikes apo perendimit nuk besoj se qendron te shfrytezimi i te tjereve gjate historise por te aftesia gjeniale per te cliruar energjine e talentin e cdokujt, ku ta kete, nepermjet kanalizmit te aftesise se cdo kujt, inkurajimit te inisiatives se lire, pa dallim seksi, rrace apo besimi. Ne te njten kohe mesuesit ti terheqin veshin atij camarrokut qe i thote shokut te banges 'calaman apo jevg' dhe ta marre prane e ti thote 'pa shko kerkoji false Gencit e thuaj qe bere gabim e sdo ta perserisesh me''. Nese kjo ndodh ne menyre konsistente atehere keta femije do rriten me sensitive, me te dashur, me pak te prirur per rrengje apo krime. Dhe sdo kemi me vrasje per nje vije uji.
Kerkoj ndjese qe u zgjata shume po keto gjera nuk mund ti them me pak fjale.
Fjal me vend! Por kur kur mungon edukimi shkollor?
Mirditë, mbyllet shkolla fëmijët mbeten analfabetë
http://www.youtube.com/watch?v=50JkaL82zHM&feature=relmfu
Kukës, sakrifica e 12 fëmijëve, 2 orë në këmbë për të shkuar në shkollë
http://www.youtube.com/watch?v=E_FygmEnSfE
Pukë, "Shqipëria në moshën e internetit", në shkolla vetëm një ëndërr
http://www.youtube.com/watch?v=Wa0X7FD3D3g&feature=relmfu
Nuk ke cfare te thuash me teper. Kjo duhej ishte tema ketu.
Koment i gjate por shume i vertete. Ne vazhdojme te kemi probleme me edukimin. Eshte thene e sterthene ne peshk kjo gje dhe prape akoma nuk inestohet ne arsimin publik. Universitetet tona nxjerrin pak deri aspak pedagoge te mire. Per me teper nuk ka asgje qe te mund ta dalloje mesuesin e mire nga nje mesues i keq. Asnje lloj stimuli, as nga shteti, as nga shoqeria. Te gjithe besoj ne Shqiperi e dine qe shkollimi i mire ka rendesi, por asnje, madje as ata te cilet shkollimin nuk e shohin vetem tek letra e diplomes, nuk e kuptojne qe shkollimi i mire vjen vetem nga mesues te mire, nga njerez me kulture, nga njerez qe e kuptojne psikologjine femijes apo adoleshentit/es, nga njerez qe e duan punen e tyre e qe e bejne ate me seriozitet. Nuk ka asgje tjeter me te rendesishme se arsimi per nje shoqeri moderne, madje as shendetesia, sepse edhe kjo varet nga arsimi e sidomos arsimi parauniversitar. Dhe nga kjo ane ne jemi si mos me keq. Shkollat tona publike ne rastin me te mire jane stalle kafshesh e ne rastin me te keq kampe perqendrimi ku femijet torturohen ose nga mesuesit ose nga moshataret e tyre. Ne qender te Tiranes ka shkolla ku ne dimer eshte shume ftohte, ne vere eshte shume nxehte, ne klase ka mbi 35 nxenes dhe ku edhe deshira e mesuesit me te mire nuk ben dot gje. Kryetaret e bashkive e kane injoruar kete problem teresisht (E.R perfshire), te mos flasim per ministrat e drejtorine arsimore, sepse nuk dua te prish gojen per ata njerez te ndyre. Pervec kesaj te pakten ne Tirane, por mendoj qe qytetet e tjera (nese ka qytete te tjera), nuk ka ambinte sportive e argetuese per femijet, sepse ka pallate. Nuk ka shpetim afatshkurter per shoqerine tone mendoj. Madje me vjen keq te them se si jetoje akoma ne Shqiperi disa miqte e mi, e disa komentues ketu
e dhimbshme
Nje shtet qe u Ngrit me Vendimin e Parë Zyrtar ...Komisioni VARRIM -ZHVARRIMEVE si Shteti Babasqapit , as që duhet futë ne refene për debate konkrete qe ndoshta Ka rreshtuar Spiritusi .Lexo atë Pilivesin qurrash , si vjen verdallë si karem Grepi ...kush ti bjere
I ka ra Tropi me duket ....
. Dhe vu loja me kungulleshka 
Dhe hajt mendo te thuash dy Llafe ku te biesh edhe krahasime të Jetesës së Shqiptarëve të paktën në I QIN ( tm pf ) Vjet Shtet . Njaj Zogji i parë ( ymër pastë NM ) i futi këmbët Kalcës në një Këpucë me Gjinarm dhe ja shaloi kalit në kopshtie e fusha të blerta sa U desh me e kujtu atë Milet se Koha e Kanues ka VDEKË Njëherë e Përgjithmonë.
Sot kanë ardhë Lefqenes me Juridik e Kanue qe i shtojnë Ligjeve mbrapa një "komuniste "dhe ja Gati Podiumi Lefqenësve . "Se kanuni zotrie asht ma i mirë se LIGJET kamuniste
Dhe askush nuk merr Jo Guximin , por as kurajon Intelektuale të Deklaroi e argumentoj se kjo që Po NDODH nuk e ka bazën as tek Vija e UJIT , as tek PRONA , as tek Ligjet . Kjo e ka bazën
-Shoqëria shqiptare nuk është e PJEKUR për këtë sistem
- Shoqëria shqiptare është shtyrë me Dije nga antishqiptarë në këtë rugë konfliktuale .Duke spekuluar me antikomunizmin Shqiptaret i kane percare si asnjehere ne Jeten e Tyre !
-Shoqëria shqiptare aktualisht SOT është një shoqëri artificiale ku dominojnë HUNJ Intelektualë . Injorantet me te medhej te dale ndonjehere ne kete Vend !
- Shqiperia Sot eshte perdorur dhe do Perdoret vetem si Lavatrice parash te Pista te Krimit Nderkombetar dhe burim Mercenaresh per Krimin ne Bote ! Ka nje Qeveri e Grupim Politik qe i ka dale per zot kesaj .
- Shqiperia sot nga Nderkombetaret trajtohet si nje vend Ku mund te pasurohesh edhe nepemjet DIETAVE !
- Shqiperia sot eshte kthyer ne kohen kur Bismarku e tha " Shprehje Gjeografike !
Nje pyetje shume e thjeshte me pak vjet Mbrapa ...Si e arriti te zhdukte kete Konflikt Shpellaresh shoqeria Shqiptare me opare ... dhe qurrashet t ke mbrapa gjithe gelbaza ...Enverist - Komunist - Miladino - antizogist - sllavo stalinist . Kater Miljone e dyqindmije te marre me Inventar ....pas 20 Vjeteve dy miljon e teteqindmije te mbetur ...dhe almanaku i NY ngushellonte se ne vitin 2050 do arrijme ne dy miljon e 950 mije . Skorjet a kane me per te mbushur me pralla te viteve "ah se diktatura zotrie " !!!!
Njerez Ruani Koken .Mos u vrisdni me njeri tjetrin se nuk ka kush iu del per zot . Krimi nder shqiptare eshte Faqe GAZETE dhe melodi per Hingellima te Jozefperckes e mecerime te Sqeperve te babasqapit !
Hurbinek, e kam me Ju.Ju lexova sa shpreheni per kete teme, ne fakt per kete plage kaqe te rende kombetare dhe ...jo, kurre nuk besoj se e merr kush, me tre pare mend ne koke .... "krahinariste".Nuk na lejohet te bejme ezibicione per kete rast.Ne se e meritojme te qenit te shkolluar e .."parebotas"(ja lejoj vehtes te them per anallogji kete fjale)
Poetet e koheve te shkuara, bie llafi, Trubaduret Katalane ose provansale, nuk kerkonin konsensus ne shoqerite e tyre, ashtu te "mbyllura". Duke qene njeheresh elita te kanuneve,(rregullave strikte) te shpates dhe te shpirtit, ata kane qene ne gjendje te pretendonin, per nje karakter universal te opinionevete tyre, vetjake, lidhur me te tilla çeshtje, si moraliteti publik,virtytet shoqerore, ...(si besa... ne gjaksi, them une, kur i jep kohe perte mose vrare gjaksin sa te varrose te dashurin e shpirrtit e plot si keto)etj.Ne kohet e shkuara "herezia morale" pat qene gjithashtu privilegji i artistit.
Nje "demokrat romatik", them une, nuk mund dhe nuk do te duhet te pranoje idene e ketij lloj privilegji dhe sidomos vleren e tij universale.
Jemi perpara nje halli kaqe te rende si shoqeri.Hall qe rrenjet i ka ne nje mori faktoresh, ekonomike, shoqerore, organizative, morale, formimi, strukture, geni, etje etj.Por me i madhi hall eshte se askush prej asaj qe shoqerite ndertojne me shume mund e sakrifica, "struktures organizative" qe me kohe u quajt shtet,nuk po i afrohet qofte edhe per ta pare kete hall te rende.Per ta analizuar, per te gjetur rrugen(mes gjithe atyre udheve e paudhesive qe ben)... per te programuar masa, per ta kuruar.Nuk di ndonje polici ne bote, te merret edhe me kete pune...
I gjithe problemi mund te permblidhet
Pse valle?Pse shteti indiferenet ndaj kesaj plage, qe rrjedh gjak per dite?Eshte apo nuk eshte e kurushme kjo plage?
Pa me komuniste e balliste, mbetemi.... ne vitin 1942.Ku kane mbeteur jo pake.
Ja perse mendoj se duhet te shprehemi....!
Të shprehesh, vetëm të shprehesh, është jo pak, por shumë Donkishoteske! Ta debatosh problemin ashtu si ka ndodhur këtu mes antarëve duke treguar gjaknxehtësi deri ne neveritje, jo vetëm që nuk ndihmon, por e përkeqëson situatën dhe hedh dritë mbi thelbin e vet gjakmarrjes e cila vjen pikërisht nga karakteri i keq prej shqiptari. Njeri gjaknxehtë, njeri që ç'do gjë e kap nga bishti e jo nga koka!, Ta debatosh problemin mes njerëzve që s'e vuajn direkt por indirekt problemin e gjakmarrjes është veç rrahje ere me shkop diku në lëmë.
Në të kundërt, -Të bësh një thirrje për veprim. T'i lutesh me përulësinë e një shenjtori çdokujt. "nëse vërtetë e ndien dhe ke dëshirë të bësh diçka të mirë aq më tepër kur jeton dhe vetë në Shqipëri dhe je më afër çështjes në fjalë" E me ca fat, po të arrije të mblidhje sa më shumë pjestarë, në një grup i cili konkretisht do shkonte e do fliste nga afër si me njërën ashtu dhe me tjetrën palë, "qoftë edhe duke ushtruar një farë presioni mbi palët, sepse çdo veprim që do sillte efektin e dëshiruar në të tilla raste, do ishte mëse i drejtë" pa u qarravitur e pritur vetëm nga shteti, se në fund të fundit, shteti prej votës tonë është ngritur, kjo do t'ishte Mrekullia vetë, do ishte dhe rikthim në rrugën e drejt të shoqërisë tonë që çdo ditë e më shumë po i largohet e po shkon në drejtim të greminës ngaku s'do dali dot më.
Asgjë me Ju personalisht, thjesht mora shkas nga fjalia Juaj e fundit: "Ja perse mendoj se duhet te shprehemi....!" sidhe nga gjith pafrytshmëria e debateve më lartë. Në këtë pikë jam i njëmëndje me Hurbinek. Debatoheni edhe një shekull këtë problem shekullor po deshët, prapë, nëse nuk veprohet konkretisht, edhe mbas një shekulli, në të njëjtën pikë do e gjenit veten ashtu si dhe sot. Përsa i përket Shtetit, duhet të ndryshoj e para shoqëria që të ndryshoj shteti. Shteti është veç kapelja, koka mbetet gjithmonë shoqëria dhe një kokë me cepa si e jona, ka kapelen që meriton ashtu si e ka pasur edhe kohë më parë.
Po c'ligje leshi thoni. Atyre robve andej, edhe kur ligji funksionon dhe arreston vrasesin, ata prape shkojne e vrasin per kanun. Dhe po te vendoste ligji ne favor te njerit per ate cope toke, humbesi do te zinte prite e do t'i vriste prape. Kafshet s'behen njerez me ligje. Ata kane nevoje te sillen ne boten moderne nepermjet nje trajtimi gradual mesjetar, dmth ne gjuhen qe marrin vesh, e hap pas hapi, edhe mund te behen njerez.
Une them ti dilet mbane ketij muhabeti duhet te rritet pjellshmeria ne ato zona, sinqerisht pa ironi.
E para ky fenomen nuk eshte vetem ne zonat e thella te veriut, por ne te gjithe Shqiperine, edhe ne qytetet tona me te medha si Tirana, Durresi, Shkodra, Fieri, Vlora dhe jan zhdukur familje te tera ga hasmerite ne kto qytete. 97-a la me shume hasmeri ne jug te vendit se sa ne veri. E vetmja karakteristike e ketyre zonave te veriu eshte se ka vrases qe pretendojne ta kene kryer vasjen si detyrim kanunor, duke perdhosur keshtu nje ligj dhe kushtetute te lashte te populit shqiptar qe eshte krenaria e kombit tone, dhe qe nuk eshte nje ligj vetem per vrasjet, por per mbarevajtjen e puneve ne komunitet ne cdo aspekt. Vrasja eshte e fundit, dhe me rregulla te rrepta dhe shume te drejta, me te drejta se cdo kushtetute e cdo shteti modern. Nuk eshte vrare njeri ne kohen e kanunit per nje vije uji, po edhe nqs kjo a ndodhur ka marr nje denim te merituar.
Dhe qe mos ta zgjas dy pika shume shkurt.
1- Une vete ne kete kohe muti jam me ate qe ka te drejte dhe jo domosdoshmerisht me ate qe vritet, dhe po ta shikonin te gjith keshtu kete muhabet me mir do qe.
2- Kur shteti i e drejtes nuk egziston, ose edhe kur egziston blihet, shantazhohet apo dhunohet ka ngel qe punet te zgjidhen fshatce, kuvendce, kanunce, por persembari. Normalisht ne situata te tilla ka vendi nje kuvend burrash, por per fat e keq populli yne aq i shquar per kuvende ne raste te tilla ka nje pallavrament laraskash qe nuk degjojne e qe nuk ngrysin njehere vetullat, qe u rri goja hapur si llafazane ter diten duke folur budalleqe pa pike turpi. Nqs kan ngel ne Shqiperi nga ata burrat e urte te mocem qe u ka peshe fjala , qe degjojne 100 here e flasin njehere le te ngrene kuvendet neper fshatrat e tyre e ti zgjidhin keto pune persembari. Ne qytet le ti zgjidhin me qytetari, duke perifrazuar Sali Berishen 'QYTETARET SHQIPTARE'
Ku ke pare ti ne jug apo ne shqiperine e mesme qe te arrestohet vrasesi e prape te vritet nje 17 vjecare? Ik se te kam dhjere me nje mut me ate fare te keqe. Mos i pac as armiq, jo me ne vendin tend. Po kemi qeveri leshi, qe s'ua ben koken corbe me propagande ushtarake e t'i lere ushtare andej nga Afganistani. Andej do ndihen rehat.
keto qasjet "politikisht korrekte" dhe urte e bute e plot tigani, tip "njerez te keqinj ka kudo" e "nuk flitet me krahinarizem" etj etj etj mbase e bejne robin te ndihet mire edhe sikur e ka kry detyren illuministe per ate dite... pra mbetet pas asaj t'i fusi nje ponch portokalli me cokollate te zeze e te lirohet me fende te pazeshme... nderkaq realiteti atje perjashta vazhdon te veten, me parametra dhe indekse, me perplasje kulturash e menyrash jetese qe jane veti te grupit dhe qe si te tilla jane edhe bajagi mire te percaktuara nga ana hapsinore... mirepo kjo, e verteta, vertet qe i ka kembet e gjata, por shalet i ka te holla... nuk eshte bucko si genjeshtra, dhe ne shqipot i duam shume topolaket kembeshkurtra (si kunadhe)... ne ndihemi me mire duke thene shteti i se drejtes mer jahu, a thua se shteti nuk eshte prodhim i grupit, nuk eshte refleks i shpellareve poshte... ne na vjen mire te masturbojme per Xhesika Biel-in ta zeme, dhe pas nja dy tre ditesh te harrojme qe ishte monolog ai muabeti... ku ka ven per nji ka dhe per dy, themi... kshu qe edhe me xhesiken kemi shku, merr vesh...
Na i shtjello pak keto indekset dhe parametrat me te cilat vazhdon realiteti atje perjashta?
Mbase edhe me mbushet mendja t'i them, po me perpara me thuaj sa veta beheni?
Dhe pse nuk perdorni "te lutem" kur kerkoni ndonje gje?
Se s'me duket te kem ndonje borxh, derman, as ne njejes, pale ne shumes qe jo e jo.
Harrova te shtoja n tek shtjello qe ne vetevete eshte kerkese. Pyetja me shume ishte ne kontekstin qe ti u frymezove te shkruash ca shkrove me siper nga bajgat e nje megatrolli krahinarist si ai me siper. Per me teper qe je dhe statisticien...
Mos u'a nderprit ngazllimin disave.Kafshet jane vetem nga ana tjeter,qe koken hangshin dhe u shujtshin krejt,po menojne n'kto momente
Kur u be beteja e Drashovices me gjermanin nuk u vrane e u plagosen kaq.
Po c`kanun mer ! Del robi me 12.7 e ben kerdine ju thoni kanun e burreri. Barbare !
Kafshe qe duhen tredh !
Vereni simboliken e kesaj çeshtjeje :
1. Per nje vije uji...
Tre pikat flasin shume me teper se kater fjalet : ato nenkuptojne se kjo çeshtje eshte vertet idiote, qe s'ia vlen te flasesh me tej, qe kemi te bejme me nje diçka absurde, te pakuptimte per mendjet e shendosha qe, siç e thame mbreme, gjenden gjithmone nga ana tjeter e "kufirit", te ndare me nje cipe te pashpueshme nga krahu i "shpellakeve", "bishave", "barbareve".
2. Fotoja shoqeruese.
Vezhgojeni mire : kemi nje djale te vogel 10 vjeç, me nje pistolete ne dore drejtuar "objektivit", pra çdonjerit prej nesh. Ideja eshte : keta njerez jane kriminele qe ne zanafille, sapo te behen te afte per te mbajtur nje revole, le te themi 8-9 vjeç, keta ta numerojne ne lule te ballit, nga vete geni kriminel (popullsi me prirje kriminogjene) qe e kane te trasheguar pavaresisht edukimit, lodrave apo shoqerise me ndonje nga ata te krahut tjeter te "kufirit". Kauza eshte e humbur, keta njerez jane te pandreqshem, mbetet qe te na sherbejne si objekte ekzorcizmi, mundesisht ne grup (filmat horror dhe halloweeni, do te ishin ketu edukatoret me te mire psikanalitike).
3. "Burrnia"
Vereni drejtshkrimin e fjaleve hyrese te Blendit. Ai nuk shkruan "Burreria", siç e do drejtshkrimi modern aq i mbrojtur me zjarr dhe hekur nga aradha e partizaneve te vegjel, por shkruan "burrnia". A e ben qe, te pakten njehere, t'ua lejoje ketyre njerezve kete shmangie te vogel nga norma ? Apo e ben se, e shqiptuar keshtu, "burrnia" mbart nje peshe me te rende se "burreria", dhe efekti i shmangies mes gjestit te poshter dhe burrnise fisnike behet ende me i madh, nga ku salla pritet qe te shpertheje ne te qeshura çliruese : hahaha ! Burrnia (fjale e larte) per nje vije uji (kauze e ulet) ? As njera, as tjetra. Perseri, nderfutja e drejtshkrimit "burrnia", behet me qellimin e qarte qe te theksohet edhe njehere kufiri mes "nesh" (qyteterimit) dhe "atyre" (shpellakeve). Eshte e qarte se, te paraqitura keshtu, gjerat funksionojne shume qarte : "ne" jemi te lumtur qe nuk jemi si "ata", dhe "ata", çfaredo qe te bejne apo te mos bejne, e kane te keqen te rrenjosur thelle, shume thelle ne vete qenien e tyre.
Por ka ende me. Nuk eshte mali ai qe i ben keta njerez te jene shpellake. Sepse, a mos jane shpellake banoret e maleve te Dhembel Nemerçkes ? Jo, kurrsesi. Eshte tjeter gje. Eshte ajo "kultura" e tyre e trasheguar e cila mbart ne vetvete helmin. Qe ketu, paradoksalisht, roli i shtetit te se drejtes bie poshte. Sepse "ne", te qyteteruarit, do te donim mire qe t'ia ngopnim shtetit fajin per kete gjendje gjerash, por ja qe gjerat jane me te thella : sepse as diktatura nuk arriti ta zhduke kete "thelb te keq" te ketyre njerezve, gje qe shfajeson automatikisht çdo lloj shteti. Atehere, si te dilet ? Ku eshte zgjidhja ?
Nuk ka zgjidhje tjeter, mendojme "ne", te qyteteruarit, perveç ndenjes nga kjo ane e cipes dhe perjetesimit deri ne çmenduri te "kallzimit me gisht". Nderkohe, "pjesa e lige" e natyres njerezore, do te na ndihmoje "neve", te qyteteruarve, qe te mbajme ekuilibrin tone duke pare veten "tone" ne pasqyren e "te keqinjve" : e shikon sa keq do te ishe po te ishe si ata ?
Bukur Hurbi!
Je 0 ne analize.
E para, titullin e ka shkruar Gjergj Marku, ashtu me tre pika. Une nuk i kam shtuar asnje pike. Keshtu qe, sa thua ti eshte persiatje pa asnnje vlere.
E dyta, fotografia. Interpretimi i saj, sic ia ben ti, eshte cinik, eshte i neveritshem. Thjesht je ulur te shkruash me te ligen qe mund te imagjinosh, vetem ti. Une ne foto shoh Viktimen dhe Vrasesin bashke. Bej te kuptoj sesa thelle - deri tek femijet- godet ky fenomen. Ky femije nuk eshte nje model. Ai quhet Gimi dhe eshte ne gjak.
Kush ka sy le ta shikoje kete fotoreportazh mbi kanunin. Sic e sheh nje i huaj, qe nuk ka keto komplekset idiote krahinore si motivues ne filtrat e asaj qe i shohin syte.
http://www.no-miedo.com/2011/02/albania-...
Sa per "burrnine" tate. Ajo fjali eshte ligjerate e drejte nga artikulli. Burrnia e ka shkruajtur z. Marku, ashtu e kam percjelle dhe une. Qe tregon edhe ne here se ne analize je 0.
I
Po si nuk u ngope mer daj me keto idiotlliqe...???? Po pse i fryn kaq shume kesaj dasie te felliqur, qe vetem nje mendje djallezore si e jotja e ben.... me kaq inteligjence. Keto raste te kesaj natyre ka ne te gjithe Shqiperine, por duhet ta pranosh se me te shumta jane ne pjesen veriore te saj, e kjo nuk eshte nje tipar qe te ben te mos i duash verioret per sa e sa tipare te mira qe kane, por ama kete problemin e hakmarrjes e kane me te theksuar dhe me barbar se te tjeret... e te mos te te vije keq farre..... po ne vend qe te sjelllesh ndonje material per te zbutur shpirtin e tyre, apo per te sjelle ne evidence shkaqet topomorfologjike e historike, na sjell paçavure te tilla, gjoja te nje inteligjence te holle.....
Alidemso, nuk ke pse cuditesh hic nga llafet e bukra. Ne fund te fundit, gjithe ky koment del ke mentaliteti i vjeter 'ke shef ti ashtu?". Kupton ti? Nuk ka rendesi cfare ka ndodh, pse, si etj. Po prape 'ke shef ti ashtu?"
Edhe pak , dhe ra qeveria, nje te shtyre , dhe bam ra.
Vrasjet me telekomande , ne qender te kryeqytetit, miq e shoke te prokurorve, femije sigurimsash, vrasje per droge, per prostitucion, nuk bejne lajm, eshte krejtesisht normale, vazhdimsi e asja qe kishte nisur enveri qe ne vitin e larget te '41.
Hurbinek, keto ngjarje tregojne se nuk e meritonim levizjen e lire, me gjithe ato arme qe jane ne duart e shqiptareve.
Qeveria duhet te levize me vendosmeri, ndryshe nuk ka gjasa per asnje ndryshim.
Ke te drejte ne aspektin e se ardhmes, po duhet kohe, duhet pune, tekstet shkollore jane ne sherbim te se ardhmes te larget, problemi qendron tek momenti urgjent.
Endrra e dyte e Desit!
Une them se konspiracioni shkon edhe me thelle se kaq
4. Koordinatat gjeografike
Shkrimi hapet me frazen "Ngjarja e dhimbshme në një fshat të komunës Qelzë në Pukë,". Pse tamam ne Qelez te Pukes. Nuk kishte mundesi autori ta zhvendoste ngjarjen le te themi me Zharres te Lushnjes, Fenix Arizona apo edhe thjesht ne qytetin N? E dini ju sa vete jane vrare ne provincen Zhuan Kong te Kines vitin qe kaloi? Plot 2.481.037 vete. Po askush nuk e permend kete fakt. Pse? He pra, pse?.
5. Insistimi ne te keqen.
Pa mbaruar akoma kjo fjali e pare autori thote "më kujtoj një shkrim që pata bërë aty nga viti 1991, kur ndodhi dhe vrasja e parë në Malësi thuajse për të njëjtin shkak." Kjo tregon edhe njehere qe lidhja e autorit me zonen e malsise nuk eshte dicka e re, por eshte dicka qe tashma eshte bere rruge. Autori ka mbi njezet vjet qe qe qemton ngjarje te tilla ne kete zone. Pse tamam ne kete zone? Pse nuk qemton ngjarje te tilla ne Zharre te Lushnjes, Fenix... (vazhdo leximin me lart ne piken 4)
5. Mbiemri i Autorit
Vini re perzgjedhjen ne mbiemrin e autorit. Marku! Mbiemer tipik verior. Pse Marku. Pse jo Çarku... Harku? Apo edhe thjesht Qerimi? Apo me thene qe ja mer vlla, i juji po ua fut. Ne s'po themi gjo.
6. Bardhezi
A vini re dicka te pazakonte tek fotografia? Jo! Pa shife dhe njehere. Prape jo!!! Po ti mer daje qeke palle k*. Nuk e shef qe fotografia eshte bardhezi? Pse bardhezi? Pse jo me ngjyra? Ku jane ngjyrat? Apo i ka ngrene lopa? Jo. Lopa nuk ka ngrene asnje ngjyre, po kjo tregon tendencen e Blendit per te thene qe mentaliteti i ketyre njerezve eshte bardhezi. Pra " o me vret, o te vras". E qarte besoj tani, apo jo.
(Endrren e trete te kesaj serie do ta ndiqni te shtunen e ardhshme ne te njejten ore, pas programit mediatik "Bir Selman i Nenes")
kte shtetin magjik te se drejtes, qe thu ti PF, qe ben cudira edhe i zgjidh punet tak e fak, e sjellin ne nje tepsi prej nje metali qe nuk gjendet ne toke, alienet. e keqja e tyre eshte qe e sjellin vende - vende. si puna e pencionistit, kur e pyten a ke dale ne pencion. psh, kta alienet shtet-drejt-sjelles gjithmone e cojne ne italine e veriut. meazallah se e hudhin naj top me hallve anej nga ato rajonet me "la famiglia" perposht. ju majt e juja, eshte mesu te ken thon. maj men i her ne nji fshat te paemer te austris, homolog me Momlin e ben andonit, po pritsha autobuzin. erdh - jo cuditrisht - ne orar. ne fakt e kisha bo zakon qe nuk kontrolloja arritjen e autobuzit me oren time, por oren time me arritjen e autobuzit. edhe ket radhe kishte shku nja dy minuta para dreqi... e mire, po sa erdh autobuzi, shof kalamojt qe u vune ne radhe... me vun ne siklet, se nuk hipi dot pa te shtyme, si te ai numri i estrades se vlores nder i kombit... e mire, shof per zjush t'shkolls, hic zyshe perreth... sec me hipi nji nerv e nji inot, i them picirukut te pare qe m'u gjend afer, pse u vute kshu ne rresht per nji ju, per te hyp ne autobuz? Me pa i cuditur (si dhija afishen do kishte thon majakovski). E pyta prap, se nuk me ktheu pergjigje me te paren: pse u vute kshu ne rresht per nji ju per te hyp ne autobuz? E pa qe s'kishte ca te bente, dhe me tha gjithe bezdi, si kur jep pergjigje per i dicka qe dihet mo, nga te gjithe: "shteti i se drejtes", tha. Une ula koken me turp. Si s'me shkoi ne mendje me pare, thashe me vete...
Sincerely yours,
Moi, The Lukuni Member Nr. 36.
Me kujtove Petrit tullacin qe ka pas dhene kohen ne TVSH. " Koha neser do te karakterizohet nga reshje shiu vende-vende dhe vranesira te ndryshueshme." Me i paanshem nuk e bo nona.
Lomi. Lukuni Member nr 0951M38.
(Ops, me fal! te paskam dhone numurin e matrikullit te pushkes model 56)
po pra...
merrni masat per shi sikur do vije tornado, ndersa pergatituni per plazh sikur vera sivjet s'do mbaroje kurre.
ps. pika 8: pse Nr. 36? Pse jo 35 ose 37? Sepse 36 eshte temperatura normale e trupit. It sounds serious. It is, after all, a health related decision...
eh thuj, mu me vjen me kta te "grupit te te rinjve" (alidemsi i pari) qe nuk dine me cfare kane te bejne, se une e ti jemi edhe para Miha Lakos, o burr
looool...
mirmjes. gaz pacim, po ho....
por shoqeri e keqe, te prish, te merr me qafe... te ben lukuni... prandaj marr angazhim... marr angazhim... qe qysh sot e tutje nuk do rri mo me PF-ne...
Ti kaurr i derrit, je i ardhur në fshatin tonë, prandaj mos u shit mend këtyre burrave të ndershëm!
ky dritani shkabajve dhe njaj krytari kshillit ia kan van synin asaj kulls seme... paj p'i thon per shkoll, po e dun per vete...
E vrau Tuçi Gjoken, e me i marr token, e me i kap loken.
Pushteti popullor e njihte nga afer forcen e grupit. Prandaj armikut nuk i jepej ne asnje menyre e drejta e mbledhjes (1st Amendment to the US Constitution: ... the right of the people peaceably to assemble...).
si dhe futja e durve ne xhepa, rreth 200 vjet me vone... kjo ishte per te ndaluar vrrullin e papare qe mori ajo qe u quajt "te krruajturit intim", nje fenomen qe bie ndesh me shtetin e se drejtes dhe qe edhe sot nuk po dine si ta klasifikojne, si ceshtje somatike, apo metafizike...
- Une miqesi me borgjezet. Po une edhe ne paca ndonje miqesi, vetem me ty kam.
- Mua me merr te keqen ti!
Ehe, emo, e paske parku...!
Nga njera ane: sa mire qe po flasim per dhunen. Sepse eshte e qarte tashme qe ne Shqiperi te gjithe jane te bombarduar me lajme te dhunes cdo dite te Perendise, nga mengjezi deri ne darke. Ta sjellesh dhunen si problem per diskutim ne nje blog eshte me e pakta qe mund te bejme si qytetare. Eshte ndergjegje qytetare e larte qe te sensibilizojme njerezit per dhunen dhe sa me shume ta bejme kete aq me mire.
Nga ana tjeter, perzgjedhja e disa detajeve ne kete postim, e vecanerisht e fotos, eshte tendencioze. Nuk eshte e qarte ne rradhe te pare se cili eshte burimi i ketij artikulli. Nuk dime nga cila media tjeter eshte marre dhe eshte prure ketu. Na thuhet se autori i tij eshte njeafare Gjergj Marku, nderkohe qe copyright i fotos mbahet nga Simone Cerio (kush eshte ky, nje i huaj? C'lidhje ka me ne apo me ngjarjen ne fjale?). Lind pyetja: pse nje femije me pistolete ne foto? Nje imazh vlen sa per njemije fjale, thote nje proverb. Cilet jane, pra, ato "njemije fjale" qe na thuhen me kete foto?
Adminit dua ne rradhe te pare t'i shpreh mirenjohje per te gjithe mrekulline qe eshte PPU. Por ne kete rast ketu me duhet edhe t'i shpreh shqetesimin per menyre si eshte konceptuar postimi.
Hej...po lexoj komentet e me ben çudi diçka qe nuk eshte prekur e qe eshte idiotsia dhe turpi me i madh..idiotsia e ashtequajturit Kanun..nuk eshte vrasja e sa te keqinj jane ata qe vrasin,e nga jane ata qe vrasin..problemi eshte dhe qendron tek njerzit qe ngujohen..e jo njerez do si do..por femij pleq e plaka..ky eshte shemtimi dhe ketu qendron problemi per mua..njerez qe ngujohen e nuk jetojne se kshu thote peralla e Kanunit.
Ky diskutim eshte pa fund e pa krye.
Më fal z.Vrana .Nuk është diskutim ky i nderuar . Rrënjasit atë punë kanë ...Tirr e tirrr pa mbarim .Nga Majmuni tek alienët .Kush thotë nai gjo mer jahu . Është vet Shqipëria e Lënë rrugëve me Objektiva të Përcaktuara e nxitur me teori Rrënjasish për të shpikur Rrotën .U bë zbulimi këtyre rrënjëve njëherë , U PRENË që në rrënjë por u Punua toka , u Selit ajo , u Mbath dhe i bëri Jo vetëm të ngrënë Kokën por të Dominojnë . Në shumë fusha që nuk ishin i MBOLLI . Dhe kësaj i bëjnë ysmet rrënjasit për ti zbuluar rrënjët , me diskure e diskure se Majmuni zotrie nuk asht e vërtetë se asht shndru në Majmun për herë të parë në Shkypnie ..
Prandaj e bëjnë të duket pa fund e pa krye .
E mer Pf ...
Ti sheh dhe ploteson dhe mire bën .Po ti nuk sheh mbrapa . Thellohu do thoshte z.Pjer , thellohu . Jo pa qëllim ështe fshehur ne foto Rruga e Kombit , Tuneli I Krrabës Landfillet e Industrializuara ku dhjet Berluskoni dhe ha Populli yne i Lumtur. Thellohu !
Por ka ende me..... sepse as diktatura nuk arriti ta zhduke kete "thelb te keq" te ketyre njerezve, gje qe shfajeson automatikisht çdo lloj shteti. Atehere, si te dilet ? Ku eshte zgjidhja ?
Ta thotë lali pa medyshje HU . Zhdukuni per ca kohë nga skena e të shkruarës dhe të folurës te gjithe JU qe po perpiqeni te shpikni Rrotën .Ju te semurët psiqikë të të gjithe kategorive e Fushave . Ju te mentalitetit Barbar qe e provuat ne jetën TUAJ se cdo të thotë Shtet Ligjor e Shoqeri Perparimtare dhe që sot keni buisur e rritur si Plepat ne Moot me cdo lloj teorie qe u lind ne trutë e semure.
Ishte nje Shoqeri e tillë që zhduku Barbaret , ne Jug e ne Veri ne Lindje e ne Perëndim , ne Fushë e ne Mal pa Dallim ku ata ngrinin KOKËN si JU sot me dëngëla Teorike ... dhe Ju i Rikthyet . Dhe Ju i shpallet babakarë të Kombit !
Ishte nje Shoqëri që jo vetëm THA , po edukoi, arsimoi dhe DETYROI te kuptonin se Kanuni dhe cdo BAJRAKTAR , Be apo Aga , njerëz Anadollakë të mbetur me shekuj Mbrapa , qe bënin Ligjin sipas Intrigave dhe Interesave te tyre ka vajtur dhe në mos kish vajtur URGJENTISHT duhej shpënë ne HALE si dhe i shpunë . Po Ju i Rikthyet ata . Po i bëni dhe me Buste !
Ishte nje Kohë qe me që je i Letrave , duhet ta dish se ne shkolla Mesohej
ke pas kenë nji zoj e Randë /Kur burrat e dheut te thojshin NANË
Po sot Shkypni pa m'thuj si JE /Porsi nje Lis me ( i rrezuem ) kryet përdhe ..
Dhe këtë Lis Ju nuk patët droje e marre me e sharru edhe në mes te Tiranës . JU ...MALOKËRI e Pistë pa dallim Krahine e Feje ! Ju ndotësit më të Mëdhej te Gjuhës e Mendimit , Moralit , Normave e Zakoneve më të cquara te Shqiptareve. të trasheguara e te riforcuara në atë KOHË që Ju e kthzet ne nje Kohe të Përcudnuar
Çilëria me Universitete , Ballijtë me Shtyp e Uturakët Fevzi me TV dhe gjithë soi e sorollopi HUNJVE ne Tufë të semurë psiqik . Dhe mbi të gjithë Vrasësi është Shteti ky Gogol Politik Bajraktarist që nuk e pati per gjë të vriste ne 21 Janar ''perse JU afruan Dyerve te Kulles " , njerez që nuk e durojnë dot Hajninë dhe Krimin ! Dhe në krye te këtij Shteti Kriminal është KRYEMALOKU Krahinarist Sali Ham -Hum Berisha nxitësi dhe armatosësi i këtyre njerëzve te thjeshtë , për të kryer Krime . Dhe nën hije te tij vegjetoni dhe Ju te Ygjuarit e Bythes me teori pas teorie me Marmallata e Shpartallime duke u perpjekur te beheni Rrenjas per te buluar Rrenjet se nga e ka prejardhjen Majmuni
Fatmiresisht ti je nje NIK dhe nuk ke peshë në asgjë nga këto Realitete , por me që kishe bërë një Pyetje dhe me që jemi të të njëjtës anëtarësi si Peshq , thash të thoja dhe unë se ...si dilet ...ku është zgjidhja ...duke të rikujtuar në bazë të Moshës që ke se Shqiptarët e kishin kapercyer këtë lloj Kafshërie e Barbarie prej VITESH pa ardhë Barbarët e Berishës ne Pushtet ! Dhe të të rikujtoj se Jo çdo ngjarje është për të vërtitur Gurin e Mullirit për të bërë Interesantin dhe rrënjasin e teorive për teori !
Deri pak para se të lexoja komentin Tuaj, kisha menduar se çdo llojë fisnikërie, qoft dhe primitive, kishte vdekur, ishte zhdukur e nuk zkzistonte më në trungun Shqiptar. Faleminderit që bëtë të ndryshoja mendim e të besoj se ka ende njerëz FISNIK në gjirin e asaj toke të vuajtur. Përshëndetje të sinqerta. AK
Une do propozoja qe te gjejme ndonje shtet te vogel e te merdhifur afrikan dhe t'ia plasnim nje lufte, duke çuar me detyrim ushtare gjithe ata qe njihen si me gjaknxehtet e te fortet e zones. Po qe se jane fise, gjithe meshkujt e fiseve.
Ne vend qe te vriten me njeri-tjetrin, te vriten me afrikane, behen edhe deshmore te atdheut.
Nuk do ishte keq.Si thote prifti tek "Gjenerali"-shqiptaret jane te prere per lufte.Kur nuk kane lufte, ata behen te rrezikshem dhe i sulen njeri tjetrit.Puna eshte se a do jemi ne gjendje ti ushqejme po e ituam luften?
Kërcënohet me jetë kryegjyqtari i Vlorës, arrestohet një person
"Artur Malaj vijoi te merrte në telefonin e tij privat sms me karakter kërcënues. Në mesazhe kërcënoheshin femijet, gruaja, familja e gjyqtarit. Në këto kushte kryegjyqtari i Vlorës njofton policinë. Të nisur dhe nga ngjarja e rëndë më gjyqtarin Skerdilajd Konomi, vrasja publike e të cilit tronditi vendin, policia mori menjëherë në mbrojtje familjen e Malaj në Tiranë dhe nisi hetimet intensive."
http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php?IDNotizia=93199&IDCategoria=2685
Po ky shpellar qe kercenon gjykatesin me jeten e gruas e te vajzes nga ka ardhe? Oooo, me falni, se s'e pashe mire... eshte nga Vloraaa, nga Vloraaaaaa, nga "Vlora e krye-nderuar"! Po duhet te jete ndonje gabim ky, se cfare do themi tani.... nuk mundemi t'i bejme gjithe vlonjatet "barbare", apo jo? Se ka kulture tritoli ne Shqiperi, ashtu si ka edhe kulture kanuni, por tritoli ka nje shtrirje krahinore me te shperqendruar... ndaj s'kemi si ta lokalizojme, aq me teper e larg qofte ne Vloren tone.... joooooooo.
Ama kanunin... kanunin e kemi kollaj... e tregojme me gisht fare lehte tek eshte... madje edhe me gishtin e ketij kalamanit ne foto, gishti tek kembeza e pistoletes... Ndersa tritolin e plot dhune e krime te tjera nuk kemi pse t'i sjellim si prurje per diskutim. Se pastaj na lendohen ca sederlinj qe i kemi "te brendshem", pa per keta te tjeret, "te jashtmit", keta qe s'jane pjese e krahines a grupit tone, kush po pyet!
Do jete malok i ardhur ne Vlore ai qe e ka kercenuar.
Po pse me patjeter shikon viktimizime krahinore Merluc, kur kronika e nje krimi i referohet koordinatave gjeografike ku ajo ka ndodhur, shkakut (apo sebepit) te krimit (nje cope toke, nje garth apo vije uji) dhe historikut te konfliktit (pronesia e pa zgjidhur)? Edhe rasti qe sjell ti (dhe me vjen keq ironizon Vloraaa-Vloraaa Krye e nderuar) eshte e njeta gje por kete radhe krimi vjen nga "shpellat" e mafies, kercenimi eshte po aq tribal dhe paracivil. Atehere i bie qe gazetaret e kronikes te raportonin: diku ne nje fshat te Shqiperise, ne lokalitetin N, pati dy viktima.Asgje me shume, asnje detaj sepse ndryshe do te damkosej krahina, rajoni dhe te gjithe njerzit e asaj zone.Cdo rast dhune, me tritol apo arme zjarri duhet sjelle per diksutim por ka nje diference ne ndjeshmerine e opinionit ndermjet nje larje hesapesh midis mafizeve te droges dhe nje konflikti apo hakmarrje qe nuk kursen femijet, grate dhe te moshuarit.
Cilin kanun?? çfare eshte kanuni??..ne se e ke vendosur qellimisht kete koment,duke e ditur mire se se nuk ka lidhje aspak me temen,por si nje lloj hakmarrje ..mire bene..se te lejohet edhe kjo...ne te kundert,ne se vertet mendon se ka lidhje me temen..mendoj se ke probleme te theksuara me llogjiken qe perdor,plus qe nuk e ke idene se per çfare shkruan...te keshilloj te flasesh me njerzit apo te vizitosh vendet,fshatrat apo qytet ku kjo idiotsi e shpikur keto 20 vjet ka ngritur koke..e do te shohesh qe askush nuk e pranon e as mburret me te...por vetem mallkim do te gjesh per te ashtequajturin "Kanun"
Po e mallkon ti qe nuk di asgje per te. Ne kohen e kanunit, kane ndodhur me pak vrasje se sa ndodhin ne kohen e kushtetutes. Ti e shef situaten sot, kur nuk duhet as qe te permendet kanuni, sepse nuk ka kanun! Sot nuk behen - ato qe behen - ne emer te kanunit, por ne emer te inadit dhe paburrnise.
Ne kohen kur eshte jetu sipas kanunit, Malsori ka pase frike nga humbja e nderes dhe nga Zoti. Ndera asht humbe, nder te tjera, duke vra pabesisht, apo duke qite pushke mbi gra e fmi. Me e pase nderen e humbun ne ate kohe ka qene njesoj sikur te ishe prekur apo interrnuar ne kohen e xhaxhit. Ne fakt ishte dhe me keq, sepse fara/soji jot ishte i destinuar te shuhej sepse nuk lidhte kush miqes me nje familje te ç'nderuar. Nuk u jepte kush nuse qe te siguronin vazhdimesine e asaj shtepije. Nuk i ndihmonte kush me mbjedhje e korrje apo raste te tjera familjare (vdekje e gzime). Teknikisht do aplikohej nje embargo totale nga te gjithe. Nderi humbej dhe per nje fjale te pa vend apo dhe per nje fjale/premtim te dhene e te pa-mbajtur. Ne kohen kur kanuni e burri shqiptar nuk kishte nisur me u degradu, me qite pushke mbi vlla per nje gardh apo vije uji ishte jo vetem menyra me e ulet e humbjes se nderit por dhe menyra me e mire per te perfitu nje ç'kisherim te ndjekur me mallkim. Familja ka kene e shtrenjte dhe e shenjte, dikur.
Ju, te cilet nuk e kuptoni, sepse nuk deshironi, nuk duhet as qe ta permendni fjalen apo termin Kanun. Asht gjynah.
Po ore po...!!!! E mallkoj une qe nuk di gje per te..e as dua te di perrallen e kanunit..ke shume te drejte!! Une nuk jam rritur me kanun..fale zotit..as nena ime..e as im ate..dhe nuk dua te komentoj per kanunin ç'eshte ç'ka qene e çdo te jete...thjesht eshte njesoj sikur te flas per organizimin e shoqerive aliene ne kendin e Orionit,ose te konsideroj veten nje banor te mesjetes...e refuzoj me neveri..Jam Shqiptar..Nuk kam lindur ne Mesjete..E une jetoj ne 2012!!!.Por dua te komentoj per llogjiken hipokrite qe perdoret...Nuk guxon njeriu te thote nje llaf,se do te hidhen me shtremberimin e turpshem:Kujt i thua malok ti?..ne emer te denimit te ndarjeve krahinore demek....idiotsi dhe hipokrizi e ndyre..!! Shkoni e flisni me njerzit,hapni syte!!!..Vete ata qe kthejne keto pergjigje e ofendohen per kanun,duket sikur i quan Shkodranet,Lezhjanet,Kuksianet apo te tjere si njerez te trashe qe jetojne akoma ne mesjete..nuk eshte keshtu!!!..Askush nuk e pranon aspak..as sot e as dje perrallen e kanunit!!Shkodranet,Lezhjanet etj ashtu si une nuk jane rritur me kanun e nuk pranojne ate..jane e kane qendra qytetarie e kulture e nuk mund ti lidh asgje prej gjeje me nje perralle mesjetare..vete njerzit qe e vuajne sot apo kujtimet e atyre qe e kane vuajtur edhe ne ato kohe mesjetare vetem fjale mallkimi kane per te.Une e quaj te turpshme kete lloj debati,qe eshte ushqyer keto 20 vjet nga politika dhe qe po e merr ne qafe ate vend...ne thelb eshte se jugu urren veriun e shqiperise,apo edhe anasjelltas..e ç'do gje qe te thote dikush shikohet nga vjen kritika..dhe po qe nga jugu..ç'fare do qe te thote..nuk shikohet,ka te drejte apo jo..por konsiderohet si Lab qe urren Maloket,apo Malok qe urren Labet...dhe o burra te marrim hak..dhe po nuk ishte lab i futet nje komunist...qe te biesh rehat.Une nuk e kuptoj,sepse nuk dua ta kuptoj..e nuk dua qe ta permend askush fjalen Kanun...Eshte Mallkim!!!
Ti po vazhdon me injorance dhe arrogance te pa-mase. Ti nuk e di as se ça eshte kanuni, prandaj ti as qe duhet te japesh mendime apo thuash llafe per kanunin. Une dhashe nje shpjegim te shkurter dhe teper te thjeshte per te te bere te kuptosh (ty dhe sojin tend te paditur) se kanuni ka qene nje kod ne baze te cilit ka qene nderi, dhe qe ne kohen kur Malesoret kane jetu simbas ketij kodi (nderi), keto qe shikohn sot nuk jane pare apo degjuar. Ti vazhdon te flasesh e asociosh kanunin me nje vrasje per nje vije uji. Vrasjet per nje vije uji quhen vrasje per motive te dobeta, ne gjuhen tone moderne - gjuhe moderne e ardhur simbas modernitetit te vitit 2012 ne te cilin jetojme. Kanuni nuk thote askund se duhet te vrasesh per nje vije uji. Kanuni percakton denime apo gjobitje - po, gjobitje! - per raste te veçanta, te cilat ndodhin shpesh e rendome. Per zenka qe kane zanafillen tek nje gardh apo nje vije uji, zakonisht mblidhen kryeplaku dhe pleqte e te dy shtepive dhe flitet shtruar e gjate e pastaj vendoset te gjobitet ai qe e ka pase gabim - te korra, gje e gjalle apo dhe napolona ar. Persa i perket vrasjeve vlla-me-vlla, jane veshtire te ndodhin ne nje kohe dhe shoqeri (patriarkale) qe jeton ne baze te kanunit sepse problemet brenda shtepise zgjidhen brenda shtepise. Ne nje familje patriarkale, plaku apo baba - mashkulli me i vjeter i shtepise, pra i zoti i shtepise - eshte pronari i çdo gjeje dhe nuk ka pune te zihet vellai me te vellane per nje vije uji apo gardh i cili nuk eshte njesoj i te dyve dhe jo i njerit spo tjetrit ne veçanti. Keto problemet qe hasim ne (te gjithe shqiptaret) sot, jane per arsye te cilat ju nuk doni ti degjoni, prandaj nuk po filloj ti flas.
Nese keni ndonje argument me te cilin mendoni se mund te hidhni poshte keto qe thashe mesiper, jeni te lutur t'i paraqisni te shkruara dhe argumentuara bukur, perndryshe mundeni te vazhdoni (jo nisni/filloni) te luani poker ne facebook apo te shikoni Ezelin.
O Zoteri..nuk eshte arrogance..nuk e di a me kupton,se ndodh qe edhe kemi moshe te ndryshme,edhe qasje te ndryshme ndaj gjerave..Une nuk dua te di per Kanun,e as te degjoj per te!!Mua dhe gjithe shqiptaret qe njoh nuk me lidh asgje me kode e kanune mesjetare,ndac te mira ndac te keqija,nuk me perkasin as mua as brezit para meje e atij akoma perpara..i kam lexuar librat e edith durhamit per udhetimet e saj,per kuriozitet e njohuri personale dikur,dhe nuk kam gjetur aty asgje qe te me bej te mendoj se ne nje fare menyre ka qene me mire ne ate kohe me ato kode,do te ishte absurd nje mendim i tille....une ndihem me turp kur dikush qe vjen nga shqiperia me flet per shqiptaret e per kanunin..kur permendet ky kod vend e pa vend ne vendin tim..une ndihem me turp qe vendi apo qytetaret e vendit tim kudo qofshin te indentifikohen me kode e kanune mesjetare...kudo qofshin e nga do qofshin ato.
Me duket se nuk e paske lexuar paragrafin e fundit, me siper; aq me teper Edith Durham - "Mbretereshen e Malesoreve".
Mire... per ty.(pike)!! Per veten time nuk dua te flas per perrallat me "Mreteresha Malsoresh" e kode mesjetare,jo kur keto gjera lidhen me vrasje njerzish ...Shqiptaret po kerkojne te shkojne si SHTET drejt nje bote ku ndalohet prekja me dore e qenit,maces e gomarit..dhe per te aritur aty po garantojne te drejta te njejta ç'do gay apo lesbike,e jo me te flasin si ka qene ...ç'eshte e ç'do te jete kanuni...ne se dikush ka ndonje dyshim..le ti pyes ne cilen bote duan te jetojne,apo enderojne ...nuk ke kuptuar,nuk ke se si..je shume larg..i perket nje tjeter bote!
"...Ne kohen e kanunit, kane ndodhur me pak vrasje se sa ndodhin ne kohen e kushtetutes..."
Mos bej te tilla krahesime, more mik, se nuk duken me vend! Kanuni ishte nje kod moral qe "qeverriste ", kur nuk kishte shtet, qeverri.Dhe kanuni si kod moral nuk guxohet "te shahet", per kohen kur funksionoi.Por nuk mund ta shtrijme "te pranuar" ne kohet moderne kur "e drejta" eshte ligji dhe vetem ligji.
E kam then, ne komentin tim.Kemi nje hall te rende si komb e jo si krahine apo dhe disa krahina.Nje plage te hapur, e cila po ecen si gangrena.Nuk kemi diagnostikimin e kesaj plage prej shtetit "modern".
Per shume arresye por edhe per kete, nuk e meritojme hiç te pranohemi ne Evrope.Gjaksa, vjedhes te votave, masakrues te elementeve te demokracise,shkaterruesa sistematike te shtetit, tribale ne qeverrisjen, abuzues te shenjterise se prones, me drejtuesa kryekusare e mafioze, e njekohesisht dhe pretendues, per te qene krah evropianeve...! Ky eshte thelbi, sipas meje.
Kot bejme merr-merre...
Shume bukur. Mbaroi. Skemi pse zgjatemi me teper tek ky postim.
Para ca kohesh u hodh ne ere dhe mercedezi lukzos (s-class i 2011) i kryetarit xhuxh te bashkise. Spo pyesim se ku e ka marre nje ish-msus i thjeshte ate mercedez dhe makinat e tjera luksoze qe zoteron. Çmimi i asaj makine varion nga $96.000,00-$140.000,00. Ore, opozita asht mire te jete solide dhe e panjollosur qe te kerkoje e pretendoje kaq shume - sikurse dhe ben. Nuk ka vend ne qeveri per socialistat!
Kercenimet? Tjetra tha "do iu varim te palmat" dhe eshte aty ku eshte. "Shamikuqja" perpos te tjerave u kercenua dhe Mziu eshte aty ku eshte. Po ashtu dhe te tjere. Keto anonimet me sms? Jane si tip antipasto, per me hap oreksin.
Merluc, "Vlores krye-e-nderuar" veri nje disclaimer.
Ne Vlore u vra gjyqtari ne mes te dites dhe akoma e kesaj dite s'dihet gje.
" E provuat me 21 Janarin, doni da provoni perseri, ketu jam, ju a bej prap si me 21 Janar!"
http://www.youtube.com/watch?v=N47Mab0gv0A
Diku ne nje zone nan shkumbin,para ca vitesh ,njani qe qinte grune e vllait,per ti vu kapak aferes,vrau 1-vllain,2-grune e vllait (kunatadashnoren), 3-femijen nje vjec.
Ajo s'eshte gje. Ka histori plot mbi e nen shkumbin per rob qe jane zene me dike me llafe goje, jane rrahur, njeri e ka rrahur tjetrin keq (turperuar ne mes te mejdanit kur bie llafi) e i rrahuri qe ka gjykuar qe te veje "nderin" ne vend duhet vrare ai qe e rrahu. E kshu ka ndodhur pikerisht.
Nuk kisha asnjë dyshim që në mes tënë kemi barbarë origjinale, jo prodhim kinez.
@ Ne Sishilja, nje tip 16 vjeç, tip vertet gjaknxehte, ia keput nje plumb Mikeles, ngaqe ky Mikelja i ngacmonte te dashuren, Maria di Belladonna. OK.
Per nje milanez, eshte e qarte, te mos e zgjasim me tej : Sishilja, ma va n'culo, paese di merda, tutti mafiosi.
E hop ! kalo matane.
Ne France, nje kors ia mbeshtjell nje grusht nje francezi kontinenti, ngaqe ky i fundit... etj etj, po i bie shkurt. Per nje parizian, eshte e qarte : oh la la, en Corse, c'est très très dangereux, y a la vendetta là-bas. Ah ouais, tu ne sais même pas, pays de merde.
E hop ! kalo matane.
Ne Bruksel, nje shqiptar vret nje shqiptar tjeter, ngaqe ky i fundit s'i kthente nje borxh te vjeter parash. Per Xavier Rauffer, specialist i mafias europiane, eshte e qarte : mafia shqiptare do te sundoje boten, kini kujdes nga ata, jane shume te rrezikshem, Europa duhet t'i vezhgoje mire.
E hop ! kalo matane.
Eshte e habitshme sesi nje sasi (tufe) njerezish qe e kane kthyer "kallzimin me gisht" ne nje metode te zakonshme pune, jane po ata vete te kallzuar me gisht nga Xavier Rauffer dhe Alexandre del Valle.
Eshte e habitshme gjithashtu qe viktimat e racizmit ne nje vend, jane raciste me nje kategori tjeter qe ata e vleresojne me poshte : francez ---> arab ---> zezak ---> çifut.
Arabi viktime francezi persekuton zezakun persekutues çifutesh. Dhe qarku mbyllet : te gjithe e kane vene perposhte nga nje.
Ne kushte shqiptare, kemi kete tablo :
Te huaj fondacionesh tallin leshte me tironsit e pushtetit popullor te cilet tallin gjithashtu leshte me katundaret e zbritur ne Tirane te cilet leshte me ata te mbetur ne katund te cilet leshte me katundin pak me lart ne mal e deri tek tallja e leshve brenda vete fiseve te katundit mbylles te vargut : fisi i madh tallet me fisin e mesem i cili tallet me fisin e dobet prej vetem dy shtepish ku ka tre burra, te cilet tallen mes tyre per ecjen e shalakatur te njerit dhe ky per shurdherine e tjetrit. Deri "n'gur t'shpuem", thote fjala.
Pa nje "viktime shpaguese", ska paqe sociale. Vuaj e bej te vuaje, eshte formula me e lire ne treg per te gjetur njefare rehatie.
eshte shfaqje e depresionit dhe mungese se shpreses.Zakonisht vrasin ata qe s'kane asgje per te humbur ose ata qe kane shume per te humbur.
Te ishte ekuacioni kaq i thjeshte.
Katunari ka vesh kollare, po ky nuk eshte ekuacion i thjeshte?!
Anej nga Vlora e Mondes(mun permenja dhe belulin,po monda asht ma perfaqsuse
), hakamarrja ka nje rekord qe s'asht thy hala,triplet. Vriten tre vllezer dhe pergjigjia qe i'u kthye qe po treshe.Si malok, per kta qe u pergjigjen, pata than u lumte pushka.
Pse po marre shemuj nga jugu? Nuk du me than, ha mo se ju s'jeni ma te mire se ne!Noshta jeni,noshta s'jeni,noshta jemi njesoj(a s'jena te tane shqipatare)
Kur citova 1oora,pata parasysh nje tip qe qarkullon knej pari, i gatshem me lshu jarge,kur ka tema te tilla.Dhe nuk vonoi,erdhi fille me gelbazen gati.Pastaj e pasune dhe te tjere.Kafshet jane anej,knej kafshet i kena vetem ne teatrin e kukllave dhe kopshtin zoologjik
Ngjarja asht e dhimshme dhe shemtute njekohesisht.Makabritet, simas normave civile, dhe cubllik e paburrni simas normave zakonore.Sipas normave civile,konfliktet i zgjidh ligji dhe vetem ligji.Sipas zakonit nuk gjuhet kutru.Nuk gjuhet ne prani te grave dhe fmijve, jo ma te vriten.Dhe kur nisesh me marr gjak,e drejte absolute sipas zakonit,te drejte qe ta jep dhe hasmi yt,nga moment qe te qon fjale "t'kam gjakun borxh",nese "target-i" ka qan i shoqerum me gru dhe fmi, asht ul tyta e pushkes.
Ja qe per turpin e te gjithve, kto dukuri po nodhin,duke perdhos cdo lloj norme bashkejetese.Po nodhin n'puke a ne mirdite,kjo asht njana ane,puna asht se ndodhi te tilla,do te duhej te shiheshin me minimumi nje lloj keqardhje (asht njerzore),kurse kjo ngjarje e dhimshme e ban at tipin me shoke te eksitohen, e te leshojne jarget e knaqsise se tyne perverse.
''Anej nga Vlora e Mondes(mun permenja dhe belulin,po monda asht ma perfaqsuse
)
ç'ka the (Pjeter) ç'ka the.... ban vaki se nigjova mire?!
ca vargje per nje trim andej nga Laberia qe vuri nderin e te atit (familjes) ne vend..
o Refat ne te kam djalë,
dil e merrem hakënë,
Refati haken e morri,
nga te tre s'la asnjë,
Monda eshte nga veriu Belulo, por kjo s'ka rendesi, rendesi ka qe eshte shqiptare dhe njeri me llogjike.
Me ke pelqy me kete qe ke thene Pjeter!
+1
I shkreti!I vetmi balsam per shpitin e tij prej zvarraniku,me kompleksin e perhershem, se do dalin malokt e do ti shtypin koken,(sic ndodh rendom me zvarraniket dhe maloket sado kokgdhej, spara kane faj ne nje rast te tille)eshte qurravitja rretherrutull.
Referimet Kanun,Hakmarrje, Gjakmarrje thote ky shoku, jane ligjerime boshe.Kemi te bejme vetem me KRIME te pastra barbare dhe primitive.
http://www.mapo.al/2012/07/01/gjakmarrja...
Po ai qe ben krime barbare quhet barbar e s`kemi pse fshihemi mbas gishtit.
E pe emisionin ne AS te hene ?
Gjaku ben 40 000 euro thoshte kafsha ( po te jete mashkull * ) pa ju dridh qerpiku dhe e justifikonte.
* Se mashkulli eshte krah pune dhe kushton me shume se nje femer o Spiritus !
Artikull mese i mire.
hej, po dhe ato nuset qe u shesin serbve....pazari i mir ishte 5,000 euro
Nosh,pse ban si ai xhaja qe i turret makines me kuadra nga tirana ke ai filmi?
i thoni partise se ne ktu e kemi barutin te thate,tha
jan shum komercial e kam llafin, nusja per ta ** 5000 euro, per tja mor jeten 25,000 euro, jeta burrit 40,000 euro..
duke e pare nga kendevshtrimi i nje perverti, me 100,000 euro mund te besh kokrren e qejfit.
Keta qe kane bese :
Ja media serish :
Barbaret nuk kishin mundesi me i thirr mendjes per 6 vjet rrjesht.
Shikoni si shprehet kafsha : Nuk mund te vazhdonim te jetonim te korritun.
P.S. Turiz()m malor pa ate germen me dy pika.
@ Koth,
Thjesht per ty keto fjale, ngaqe e di mire se me merr vesh mire :
Ka hakmarrje, ka dhe gjakmarrje. Ndryshon vetem nje germe. Ndersa hakmarrja eshte universale, e shtrire ne te gjithe boten, gjakmarrja eshte disi me e kufizuar, por sidoqofte jo me rrenje shqiptare : rrenjet jane ne talionin çifut : sy per sy, e dhemb per dhemb. Pra çifuti, e ka keshtu : me vrave, te vrava, me theve doren, te thej doren, m'i nxore hundet gjak, t'i nxjerr hundet gjak.
Cila eshte lidhja mes hakmarrjes dhe gjakmarrjes ? Ketu ka nje diskutim te bukur qe s'po na e thote kush, prisja nga spiritusi ne fakt, por edhe ai ngaterrohet nganjehere ne ca kauza te humbura alla socramiste. Nejse. Po i them vete dy fjale, sa per te futur xixat :
Cili eshte raporti i hakmarrjes me gjakmarrjen ?
Hakmarrja eshte nje meri, nje ndjenje, nje mamuz qe te prish shpirtin dhe mendjen, qe s'te le te flesh gjume, shkurt, eshte nje tjetersuese e jetes, nje "helm" qe e mirembajme papushim.
Ndersa gjakmarrja, si nje diçka krejt e institucionalizuar ne vitet 1300, nuk e permban hakmarrjen, nuk vepron asnjehere nen shtytjen e merise, çastit, zemerimit (si Sulua per Shanikon : kur ngrihet nga llogorja, sulua merr hakun e Shanikos, dhe jo gjakun e se dashures). Gjakmarrja eshte, si te themi, denimi me vdekje ne USA, futja e shiringes se barbiturikut. Kurse hakmarrja eshte larja e hesapeve ne lagjet e Meksikos, Vlores, Tropojes dhe Marsejes.
Keshtu, kur te diskutojme per nje dukuri, ne duhet te bejme kujdes se me çfare kemi te bejme : per çfare po flasim, fundja ? Nese ne ngaterrojme emrat e gjerave ne shqyrtim, e sigurte se do te lajthisim fare dhe do te mberrijme ne gomarlleqe.
Ju qe diskutoni ketu, me dukeni nganjehere si disa tipa franceze, pronare tokash, qe shohin ne TV nje arabe me perçe dhe thone : e sheh ? u prish Franca, u be muslimane. Sepse tipi nuk e di se shumica derrmuese e arabeve jane mese normale ne sjelljet dhe qendrimet e tyre.
E njejta gje me ju : ju nuk e dini fare se sot ne Veri, mund te jene vetem 23 vete qe e dine ç'eshte Kanuni. Te tjeret jane "dru me pre", me shau me nena, ia rrasa ne grusht, ai ne gur kokes, e une pastaj ne patllake.
Qe nga ketu, problemi lehtesohet shume : te tilla ngjarje me gur kokes, i ke jo ne veri qe po e po, por edhe ne jug, edhe ne lindje, edhe ne perendim, edhe ne kombinimet e ketyre : vp, vl, jp, jl. Ska mbetur skute shqiptare dhe tokesore pa e perdorur marrjen e hakut : tragjedia jone eshte se kete marrje haku, ne e shtyjme deri ne grotesk. Ndersa ne France marrja e hakut shtyhet deri tek heqja nga puna, ne Shqiperi (Vlore e Kukes bashke), kjo marrje haku shkon deri tek ndonje sahat me zile qe te plas poshte ndenjeses.
Kemi pra nje çeshtje "sensi te mases", dhe jo thelbi. Kur te behet kjo diagnoze, edhe sherimi vjen me shpejt : cili eshte ? E thjeshte : rrezatimi gjithandej neper media e njefare vetepermbatjeje, te folurit ne shumes ne TV, lenia e tjetrit per te folur, pra gjera qe percjellin nje moderim, nje butesi. Kur Shqiptareve t'iu bjere ca ky damari i hakmarrjes, do ta shihni edhe vete qe s'do kemi aq raste gjakmarrjeje, sepse njerezit do te vriten me pak.
Kaq or koth, se me nxore muhabet. Tungatjeta.
Ngatarohesh kot.
Ne Malesi te Madhe vrane nje vajze. Rasti ka emer te pervecm
Ne Puke u be masaker. Rasti ka emra te pervecm.
Ne Shkopet , dje, vodhen dy turiste ceke. Rasti ka emra te pervecm.
Ne Skrapar, babai ka vrare djalin per 2000 leke te vjetra. Rasti ka emer te pervecm.
Me 21 Janar Ndrea Prendi , nga Mirdita, i pabese, vrau ne mes te Tiranes 4 vete dhe per me teper i ndryshoi tyten e dyfekut qe te mos gjendej fajtor. Live ne TV. Ai tjetri Llupo ishte laluc nga Fieri. Mirepo fieraket nuk mburren qe jane burra te beses.
Ne Fier, njani vrau burin e botes se ju duk si dhelper. Ne fakt dyshonte se i pallonte gruan thonte shtypi popullor.
Ne Korce babe e bir vrane nje mikun e tyre ne sy te vajzes se u kishte thyer disa gota ne klubin qe kishin.
Cer ka per tu merzit ketu ne planin personal ? Asgje.
Po mire ketyre ja u vume emrin barbare, po atij misionarit te pajtimit te gjaqeve qe tha ne TV se gjaku i nje mashkulli ben 40 000 euro si t`ja veme emrin?
P.S. Dikujt nuk i ka dal e keqja e kafes se dyte. Imagjino kur te tregoj ndonje gje me shume.
Or ti te vdes me kte Mullirin qe bluan e bluan Hulleqe nga mengjesi ne darke me shembuj France
I gjithe Procesi ne te gjithe BOTEN Quhet , Thirret , Cilesohet , Ligjerohet ....
HAKMARRJE ...
Gjakmarrja eshte nje nga perberesit e hakmarrjes . Rasti me Ekstrem i Hakmarrjes qe shfaqet me Marrjen e Jetes .Tashti po te duash vazhdojme ne Mulli me rastet se si realizohet marrja e Jetes Tjetrit dhe po te kesh nge , hidhemi me rrenjase per ti gjetur e ndare rrenjet duke vecuar cilesite apo analizen per njera tjetren se cfare perfaqesojne
. Ke dy variante per te zgjedhur :
Varianti Popullor e te gjithe Shqiperine pa dallim ..Gjak pa marre e Hak pa Lare nuk ka e nuk mbetet .
Varianti Botëror me majën Letrare ( me që je i Letrave ) ...Konti Monte Kristos ..Ku Hakmarrja cfaqet pothuaj e plotë në ekstremet e saj ...Vrasje ( duel ) , Shtyrje ne Vetvrasje , e Shkatrim jetësh ..
Ke dhe variantin që është shfaqur nga te zgjuarit e BYTHËS se Kanue or tie dhe një varg Lopcarësh në ruajtje te asaj letre te "shenjtë " me dyfek Intelektual te Mbushur nën Kushtrimin " Na Ofenoi Kanuen more " Një copë Letër jo vetëm e pavlerë por as Gjethe Fiku nuk shërben për të Mbuluar e Justifikuar BARBARËT e Bartësit e tij . Në çfarëdo Mënyre ku shfaqet , një rrersht apo argument në vlerën qe ka Vepra e Ndodhur se si duhet cmuar , duke përmendur KANUNIN , duhet lexuar pa mëdyshje se brënda këtyre rreshtave fshihet nje BARBAR i Mbartur !
Ose ...Prerë dhe QARTË
Te deklarohet Boterisht nga ai SHTET se ...JNuk pranojmë Qyteterim .Na del e tepron Kanuni Vucidoles ! Nga ajo shtresë që e mba veten për InteliDjente , na jem me shtetin e Babasqapit
Hurbi lexoje artikullin qe ka sjelle spiritus me siper.
Po c'diskutim te bukur prisje nga une apo dikush tjeter Hurbinek per te bere dallimin midis hakmarrjes dhe gjakmarrjes.Une supozoj se ne kete blog konceptet baze i kane te qarta.Nqs nuk kane lexuar I.Elezin "E drejta zakonore" , mund te kene lexuar "Prilli i thyer" e nqs nuk kane lexuar as kete fiction, se paku kane lexuar dicka nga orteku shkrimeve dhe analizave qe kane permbytur shtypin prej rastit te varsjes se Maries engjellore.
Shpjegimi qe ben ti nuk eshte i plote.Hakmarrja nuk eshte vetem nje vrasje e paramenduar por edhe nje reagim i atyperatyshem si rrahje, plagosje e deri ne vrasje te tjetrit.Gjakmarrja eshte vrasje e paralajmeruar , e "dekretuar" si te thuash, e bere publike, e perligjur nepermjet rregullave te KANUNIT.Si e tille, ajo eshte e lokalizuar ne zonat veriore, historikisht te qeverisura nga Kanuni L.Dukagjinit.
Nqs hakmarrja mbyllet me vrasjen e personit dhe vrasesi ndeshkohet nga ligji, gjakmarrja kerkon marrjen e gjakut nga pala e demtuar dhe jo ndeshkim te doresit nga ligji/drejtesia.Gjakmarrja eshte zinxhir vrasjesh,permes ritualit dhe ceremonialit te percaktuar ne Kanun.
Kjo eshte historia.
Realiteti, sikurse deshmojne kronikat rast pas rasti, deshmon per spekullim ne emer te Kanunit, deformim te Kanunit dhe perligjje te cdo krimi ordiner dhe hakmarres ne emer te Kanunit.Vrasja mund te jete per motive ordinere, per motive te dobta por vrasesi dhe familjaret e tij, fill mbas kesaj vrasje, strehoen ne Kanun i cili faktikisht, sikurse thote Gjokutaj me te drejte, nuk funksionon me ne teresine e mekanizmave te tij. Pra me teper ka nje bastardim te Kanunit por pasojat faktikisht jane rigjallerim i Kanunit.Nqs ka te ngujuar,kjo eshte pasoja e pare e dukshme e ketij rigjallerimi apo zbatimi spekulativ te Kanunit.
Duhet dalluar hakmarrja me gjakmarrjen por nuk mund ta fshehim kete realitet, qofte edhe si zbatim i pjesshem dhe i deformuar i Kanunit. Fatkeqsisht shtypi nga padija apo klishete, spekulon dhe stereotipizon.Kinematografia grishet te ekranizoje ceremonialin e gjakmarrjes.Turistet ftohen te kqyrin kullat si deshmi e nje realiteti te dikurshem por fatkeqsisht aty brenda ka ende njerez te ngujuar. Eshte e dokumentuar tashme qe dhjetra familje jane te ngujuara. Ketij reliteti nuk mund ti fshihemi dhe as ta fshehim.
Tani, per te adresuar pak edhe sensibilitetin tend. Ajo qe vihet re eshte se rastet e vrasjeve qe behen kinse ne emer te Kanunit ne zonat veriore, shtypi i percjell me cilesoret "vrasje barbare" "primitivet" "shpellaret", "barbaret".Ky cilesim nuk me rezulton te perdoret ne rastet e krimeve qe ndodhin ne Tirane, Korce, Berat, Vlore e ngado, edhe pse mund te jene me monstruoze nga menyra si kryhen. Referimi i ketyre krimeve tek Kanuni, i cili edhe pse funksional per kohen kur vepronte si Kushtetute e Maleve pa Shtet, sot cilesohet si akt primitiv.Fakti qe Kanuni ka qene dhe sot eshte dukuri (e deformuar) e kesaj zone, padrejtesisht i vesh asaj popullsise cilesorin "primitive", "barbare" (nga shtypi) kurse ne slang si "te pagdhendur" "malokeri". Ne kete pike reagimi yt eshte i drejte.Cdo akt vetgjyqesie, pavaresisht nga motivet dhe pavaresisht se ku ndodh, eshte mungese civilizimi, barbari dhe primitivizem. Por sapo ti kerkon te mos permendet vija e ujit, sapo kerkon te mos sillen ne ppu tema te tilla sepse krijojne nje imazh te gabuar per malsorin, bjeshekt dhe veriorin ne teresi, me duket pa sens. Kjo eshte nje lloj censure per te mos njollosur nje realitetit virtual dhe idilik.
Ti thua shtetin mos ma shaj, edhe pse ai aty eshte inegzistent, Kanunin mos ma shaj, edhe pse mentaliteti kanunor aty gjallon, parapambetjen e atyre zonave mos ma shaj, edhe pse prapambetja aty mban gjalle mbeturinat kanunore. Nqs te gjithe keta faktore (shteti, ligji, shkolla, kisha, ekonomia,kultura) do te funksionojne edhe ne keto zona, sigurisht hakmarrje do kete me pak, gjakmarrja do eleminohet dhe kullat do behen vertet relike ekzotike per turistet , por tashme ne nje realitet qe ecen me parametrat e kohes moderne. Dhe kur them parametraa modrene nuk kam parasysh vetem celularet dhe antenat satelitore qe nuk mungoje aty, por mentalitetin dhe kulturen materiale dhe shpirterore.
Kur je ne Rome, bej si Romanet. Duket patur parasysh kete, duhet thene se rregullat e botes demokratike nuk mund dhe nuk duhet te zbatohen ne Shqiperi. I vetmi ligj qe duhet dhe qe zbatohet eshte ai i xhungles. Jeta e shqiptarit per shqiptarin nuk ka patur ndonjehere vlere dhe e tille do te mbetet. Te kerkosh vleresimin e jetes nga shqiptari eshte si te kerkosh qiqra ne hell. Vrasja per shqiptarin eshte nder. Askush nuk duhet as ta mendoje qe t'ja heqe shqiptarit kete vleresim. Ky lloj barbarizmi do te ngelet aty perjete.
jam 100% i bindur qe vrasja KA QEN nder - po thuaj se - per tegjithe popujt e botes. Nje nga problemet shqipetare eshte qe gjysma nga ne - qe hiqemi si te perparuar - thjeshte ja bejme me gishte gjysmes tjeter. Dhe formojme steriotipe. (ne te imancipuarit kemi krijuar ate fjalin: "nuk behet shqiperia me shqipetar" duke neglizhuar faktin qe dhe ne jemi shqipetare)
Dhe ky artikull (p.sh) thjeshte thote qe kanuni duhet te zbatohet. Nderkohe ajo cfare ne duhet te kerkojme eshte qe Kanuni te ZHDUKET.
Imagjinoni nese tegjith tironsit do ishin te armatosur!!
Puka dhe pukjanet meritojne repspekt te plote. Kriminelet e vrasesit ne mes tyre meritojne forcen e ligjit kokes. Nuk ka rendesi fare se si perpiqen ta justifikojne dhunen. Me kanun a me tritol, dhuna eshte dhune, eshte tejet e denueshme, eshte tejet e papranueshme, eshte tejet e mallkuar.
Vlora dhe vlonjatet meritojne respekt te plote. Kriminelet dhe vrasesit me ne mes tyre meritojne forcen e ligjit kokes. E po keshtu te gjithe shqiptaret e te gjitha krahinave qofshin.
Kur lexon komente mbi kete teme te ciat shprehin dhimbsuri dhe njerzillek, te cilat flasin per reflektim, per dashuri njerezore, per ndryshim atehere te ngjallet shpresa se ka shume qytetare ne Shqiperi dhe se ka nje te ardhme per ate vend. Ka njerez qe vertet u ha meraku per mendesine kanunore dhe per te gjitha viktimat e pafajshme e te gjitha tragjedite e tmerrshme qe kjo mendesi po shkakton sot e kesaj dite.
Kur lexon pastaj thirrje per "kafshe" e per "barbare", thirrje te cilat fusin ne nje thes krahina te tera te Shqiperise dhe etiketojne njerezit pa u lodhur hic, atehere kupton se ketyre qe bejne kesi thirrjesh ose i ka ardhur deri ne maje te hundes dhe u ka sosur durimi, ose mezi c'po presin te shfryjne ca mllefe krahinore qe i kane trasheguar me vakt e me kohe, ose po pergatiten per zgjedhjet e 2013 a ku di une cfare gjeje tjeter kane ne mendje.
Nese do flasim per dhune e per krime qe po ndodhin ne Shqiperi diten per diell e ne kater anet e vendit, atehere hajde flasim per keto fenomene. Nese do bejme karshlleqe krahinore, duke nxjerre gjoksin se sa te mire jane disa qe kane lindur aty e duke u mllefosur se sa te ulet jane disa qe kane lindur atje, atehere... atehere hic. Vazhdoni mburruni per krahinen tuaj e ulni e shani te tjeret. Gje tjeter s'jeni duke ndritur. A ju ben ulja e te tjereve te ndiheni me mire per veten tuaj? Hey, whatever makes you happy!
End of story.
Peace!
Ligji 7501 (sipas frymeve) ishte ligji me famkeq ne historine shqiptare.
7501 -> 7 + 5 + 0 + 1 = 13
gjon
jan te paket ata qe e ven re rastesin e lighit 7051 = 13 ,qe ne fakt eshte nje thike e ngulur "rastesisht" ne zemren e shoqeris son.
Te them te drejten nuk di se cfare te them ... te jete valle nje rastesi?
Nga ana tjeter ka rastesi?
Ka grupime qe 13 e mbajne per numer positiv, grupime te tjera e mbajne per numer negativ ( 13 e premte ) !!!
Keto dhoj mendimesh nuk me pelqejne. Ose me sakte nuk me pelqen menyre se si analizohen keto fenomene nga shoqeria jone.
Kanuni eshte krijuar (me sa di un) ne shekullin e 15. Si mund te themi qe TANI me eshte deformuar. Sikur, nese njerezit to e praktikonin kanuni sic duhej, atehere ne nuk do kishim probleme!!
Un nuk eshte se e njoh Kanunin ne detaje, Por nje ligj i krijuar aq shume vite me pare, NUK DUHET qe te egzistoj ne as nje form ne shekullin 21.
Te njejtin ton perdoren ne momentin qe u vra ajo 17 vjecarja. "intelektualet' ishin te tmerrosur qe "nuk eshte duke u zbatuar kanuni"
biles erion brace ne tweeter ka shkruar "O kafshe!! Po c’gjak merrni kur vrisni nje vajze 17 vjec?" - sikur nese viktima do ishte nje mashkull 50 vjesh; Ne (sipas hakonit) do shkruanim "te lumte pushka bre burr"??? Kjo eshte skandaloze
Ne, sidomos tegjith nga ne qe na duket vetja sikur jemi nje cik me te imaccipuar, duhet te kemi nje ton qe perputhet te shekullin aktual. Kur kanuni (i deformuar APO JO) shkel cdo vler te keti shekulli.
vetem mendoni, nese TE GJITH Tironsit do kishin armatim, cfare do ndodhte?? Pra ne si shoqeri duhet te luftojme (ose shjeshte te flasim, pasi nuk jemi aq te perparuar) qe kanuni TE ZHDUKET dhe jo qe njerezit te veprijne mbrenda rregudhave te tij.
Per mendimin tim eshte injorance
Ata qe per kete ngjarje shume te dhimshme ja vene fajin INJORANCES se popullit ti dorzojne te gjitha dokumentat shkollore si deftesa gjimnazit , bacholor dhe master apo doktorrate ose ndonje titull tjeter shkollor qe me siguri i kane mbaruar te tera 10 dhe shkelqyeshem me medalje ari-leshi, qe kane marre deri tani dhe ti futen dhe nje here shkolles nga fillimi.
gjon
rri urte se do vijne ata te keshillit te dijetareve te peshkut e do te zberthejn ty,u bone ti mer daku me na tregu ne qe kena gjithato diplloma perendimore,mastera, phd etj etj
te gjoreve jua ka zen zeri i popullit 99% te trurit,ske cu ben
der diku e drejte