Dashuri Kanibalësh
10 Mars 2011 - 22:16
Mendja më devijon duke i patur akoma të freskëta në kujtesë instinket tona shpellore. Dashurinë si bashkim të dy shpirtrave e interpretojmë fjalëpërfjalshëm, sikur mënyra e vetme për të ndier prezencën e tjetrit brenda neve të ishte ta shijonim përmes barkut. Pasioni jonë është dashuri kanibalësh. Ta hângsha zemrën! Ta hângsha synin! Ta hângsha loqkën!
postoi: admin
10 Komente
Ej, lexojani tregimin ketij Dhompirit*. Mua me solli ne humor.
* O-ja me kapuç
C'eshte kjo mendjemadhesi qe presupozon efekte te njejta ne qenie te ndryshme?
Une jam ne humor pa e lexuar ende, cfare parashikohet ne rast leximi?
Paranoid e kam ne kuptimin e parase
e lashe te karkanxhalli. Dhe aty mu kujtua qe ka qene dikush me nickun tejet te spikat "karkaxhuall" qe nuk shkruan me te ppuja. as komente, as letersi.
Une keto fragmente i shoh si pjese e bukur, nese elaborohet idea me tutje, te nje romani te tipit(nese egzagjeroj goxha) te D.H. Lawrence. Idea eshte e bukur, paralelizmat poashtu, mashkulli alfa i parafinuar kundrejt femres hundperpjete, kulmi pasional i tematike te tipit:"Une dua por ti ben sikur s'do dhe kur do, po kujt i plasi qe ti s'do kur dua une?!"(Sa e bukur qe eshte kjo folje!).
Vleresoj kurajon; kam lexuar gjera shume me te elaboruara ketu por pa kurajon dhe rrjedheshmerine narrative e ketyre fragmenteve. Pa folur fare per gegnishten qe nxjerr koken here pas here dhe qe me zgjon gjitha senset.
Faleminderit, faleminderit.
Gjithashtu do të vlerësoja shumë ndonjë kritikë të vogël tuajën
(E di që kam shumë probleme me drejtshkrim.)
Këto më duken mua si probleme të vogla me këtë shkrim (apo ndoshta e kam gabim naqë e shikoj gjatë dhe më janë turbulluar sytë
):
1. Te paragrafi i dytë ("Ti gjithmonë ishe kurioze për përbindësha..."
, përdormi i kllapave, sikur e ndërprenë atë rrjedhshmërinë e mendimit. Mendova, a t'i heqi fare ato fragmentet kur Demi ri-niset, ose t'i copy/paste në një paragraf të ri më poshtë? Apo t'i lej ashtu si janë? Nuk di...
2. A t'a heqi krejt atë paragrafin e parafundit me merimangën e zezë? Nuk po vendosi dot, a është i tepërt apo jo.
Hajt se po pergjigjem une.
Po, eshte e vertete qe problem ke drejtshkrimin. Format "ma" dhe "ta" ("Ah, t’a hângsha qafën"
shkruhen pa apostrof. Kurse m'i, m'u, t'i, t'u shkruhen me apostrof. Fjala "mur" shkruhet me nje "r", "thonjëve" shkruhet pa "ë"... e keshtu me radhe.
Kllapat tek pjesa e pare mund t'i zevendesosh duke i bere "Italic" rreshtat perkates.
Vejusha e zeze s'me duket keq si detaj. Shenimit do t'i hiqja fjaline e dyte.
p.s. Personalisht nuk i gjej probleme thelbesore gjese. Pjesa me duket e mire ne llojin e vet. Te jep ate qe te premton dhe kjo eshte shume e ndershme. Puna eshte qe s'gjykon dot askend me nje gje a dy. Duhen me shume. Suksese sidoqofte
.
Faleminderit shumë. Nuk më paska shkuar fare mendja për "Italics". Tani më duket se do t'i futem një periudhe eksperimentale me "Italics" (njëlloj si në shkollë kur isha futur në një periudhë eksperimentale me presje, dhe i përdorje vende e pa vend
)
Ej, po, tani kur e lexoj atë fjalinë e dytë, e shoh për çfar e ke fjalën.
Do të më duhet një kohë e gjatë t'a ritrajnoj trurin për disa prej këtyre gabimeve drejtshkrimore që më janë gdhendur në tru prej përdorimit të gjatë (të gabueshëm).
Faleminderit prap a.
sme lane mbrese