Funksioni i presidentit dhe kreut të shtetit shqiptar përgjatë viteve të gjata të ekzistencës së shtetit shqiptar është ushtruar në disa rrugë, të cilat lidheshin me modelet qeverisëse

Që nga mbretëria, protektorati, regjenca, republika e deri te partia shtet. Një grup i tërë njerëzish patën fatin e keq, që të drejtonin shtetin shqiptar...

Nga krijimi i shtetit më 28 nëntor të vitit 1912 dhe deri më sot, shqiptarët kanë njohur modele të ndryshme të qeverisjes. Në Shqipëri ka pasur regjencë, mbretëri, kryetar presidiumi, kryetar senati dhe presidentë, të cilët kanë ushtruar funksionet e tyre në krye të shtetit shqiptar. Aq sa disa kanë pasur tagër, po aq nuk kanë pasur as edhe një lloj tagri, përveç atij ceremonial. Po mundohemi të bëjmë një paraqitje të shkurtër të këtyre personazheve...

 

Ismail Qemali (4 dhjetor 1912 - janar 1914)

Ismail Qemali është ideatori kryesor i shtetit shqiptar dhe finalizuesi i ëndrrës shumëshekullore të shqiptarëve. Pas një odiseje të gjatë përpjekjesh, ai mundi të shpallë pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës dhe pak ditë më vonë arriti të krijojë edhe qeverinë e parë shqiptare. Po vetë ai, kryente dhe detyrat funksionale të kreut të shtetit. Duhet thënë se, në atë kohë, kufijtë e autoritetit të tij, ishin shumë e shumë të ngushta dhe të barazvlefshme me kufijtë e një prefekture të sotme. Ismail Qemali vendosi firmën në disa marrëveshje, që do t’ia kujtonin hidhur më vonë.

 

Princ Wilhelm Wied (Maj 1914 - nëntor 1914) - (Monarkia e parë)

Ndërkohë që qeveria e Vlorës mbijetonte, një autoritet tjetër kish lindur në Durrës. Esat Pasha do krijojë një strukturë të tijën në Durrës dhe madje do përpiqet t’i bëjë karshillëk Vlorës. Megjithatë, për t’u vlerësuar është se në vitin 1913 sovraniteti i Shqipërisë ka njohje ndërkombëtare. Problem mbetej se kush do të drejtonte. Një incident, që lidhet me një personazh të panjohur, e bën Ismail Qemalin të japë dorëheqjen. Në vend të tij vjen pinjolli i një familjeje të vërtetë mbretërore. Pretendimi për konsolidimin e shtetit shqiptar është i madh, por fuqia e tij e vogël. Më 6 shkurt të vitit 1914, Konferenca e Ambasadorëve e emëron Princin Wilhelm Wied si kreun e shtetit shqiptar. Ardhja e Princit shënon monarkinë e parë shqiptare. Princi do të njihet si Wilhelm I, mbret i shqiptarëve. Ai qëndron nga maji i vitit 1914 deri më nëntor 1914, por koha më e madhe i duhet të ruhet nga përçarjet e mëdha dhe t’u bëjë ballë rebelëve që duan princ turk. Në një shfrim do të thotë se Shqipëria shpëton nëse do të zhduken Ismail Qemali dhe Esat Pasha. Largohet i lemerisur nga Shqipëria dhe askush se ka më mendjen tek ai, sepse në Botë ka filluar Lufta e Parë Botërore. Formalisht Shqipëria mbetet monarki deri më 1925.

 

Kaosi i periudhës 1914-1920 

Detyrat e kryetarit të shtetit, për aq sa mund të kryhen në këtë kohë, janë inekzistente. Shqipëria vetë është në një mish-mash të paparë. Nëse do të kuptosh këtë kohë ke ndihmën vetëm të letërsisë. Ismail Kadare e ka përshkruar në një nga tregimet e tij më të mira Shqipërinë e këtyre viteve. Në këtë kohë, shqiptarët nxjerrin anën e tyre natyrale: Kaotikë dhe shkatërrues të pafre. Për fat, një grup patriotësh, me një sakrificë të paparë, mblidhen në Lushnje dhe marrin vendime jetike. Ruhet forma monarkike e shtetit, deri në rikthimin e Princ Vidit ose të një mbreti tjetër. Dhe, deri në ardhjen e tij, shërben një katërshe regjence, që përfaqëson katër besimet fetare në vend. Kongresi i Lushnjës miraton një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Kongresi rikthen parlamentarizmin. Me disa dorëheqje, struktura e kreut të shtetit me regjencë, funksionon deri në janar të vitit 1925. 

 

Zogu President (1925-1928) - (Republika e Parë)

Ylli i Ahmet Zogut është rritur me një akt mbrojtjeje që ka bërë për njerëzit e Kongresit të Lushnjës, duke e bërë shpejt një nga ministrat më të rinj të historisë së qeverive shqiptare. Përfundimisht, e zhdukin disa muaj, por, në ditët e fund të vitit 1924, kur e mbledh të gjithë pushtetin, është njeriu i parë. Vjen me ndihmën e Serbisë në Tiranë, asistuar nga një trupë e tërë bjellorusësh dhe kosovarësh dhe hedh nga pushteti Fan Nolin dhe mbështetësit e tij. Një muaj më vonë, më 25 janar 1925, Kuvendi Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Ai do të jetë kreu i ri i shtetit shqiptar, që e merr postin pas mbledhjes së një Asambleje që e voton me një frymë. Nga 62 vota, plot 60 vota në favor të tij dhe vetëm një abstenim. Shqipëria shpallet Republikë dhe Zogu gjen mundësinë dhe të shkurtojë mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Asgjë nuk pipëtin më. Zogu gjatë kësaj kohe, bën stabilitet në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë. Bën marrëveshje të shumta me Italinë, që do e fusin në varësi ndaj saj dhe më qershor 1925 lëshon edhe Shën Naumin, në këmbim të tokave të Vermoshit. Vendi akoma drejtohet në periferi nga krerë lokalë, por, si i tërë, për herë të parë funksionon si shtet.

 

1928-1939 (Monarkia e Dytë)

Kjo se ngop Ahmet Zogun. Duke parë se kontrollon gjithçka, bën dhe një hap më shumë. Me propozim të një fshati të humbur nga jugu i vendit, aty nga Skrapari, në gusht të vitit 1928, sërish një Asamble Kushtetuese, voton unanimisht për të shpallur vendin "Mbretnia Shqiptare" me Ahmet Zogun, që tani kthehet Mbret i Shqiptarëve. Ai adopton për vete emrin Zog I dhe me termin "Mbret i Shqiptarëve" tregon se do jetë kreu i të gjithë shqiptarëve.

 

1939-1943 (Monarkia e tretë)

Një pjesë e atyre që votuan me unanimitet Zogun mbret, gati një javë më vonë i zgjatën kurorën Mbretit të Italisë Viktor Emanueli III, i cili u bë kështu "Mbret i Italisë dhe Shqipërisë dhe Perandor i Etiopisë" dhe bashkëshortja e Tij, me origjinë malazese Helena, u bë Mbretëreshë e Shqipërisë. Në vizitën e tij të vetme në Shqipëri, aty ku thoshte se nuk e dua “këtë pirg gurësh” desh la kokën pas një atentati, që iu bë nga Vasil Laçi, një djalë nga jugu, që komunistët shpejt do ta përcillnin si ithtarin e tyre, kurse propaganda fashiste do ta bënte grek, rus e me radhë...

 

Regjenca e Dytë 

Asambleja e tetorit u mblodh sërish, një muaj pas kapitullimit të Italisë më 1943. Asambleja rikrijoi Këshillin e Naltë të Regjencës, i cili do të luante rolin e kryetarit të shtetit, deri kur të zgjidhej forma e regjimit pas Lufte, sipas idesë së Këshillit të Naltë të viteve’20. Regjentët ishin Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Fuat Dibra dhe patër Anton Harapi. Ajo ishte me rotacion drejtimi, por për shkak se Fuad Dibra qëlloi i sëmurë dhe Patër Anton Harapi ish i tërhequr, drejtoi vetëm Mehdi Frashëri. Me ikjen e gjermanëve, mbaroi dhe ky institucion dhe të gjithë ata ikën në Shkodër. Fati i tyre ishte si mos më keq. Lef Nosi dhe patër Anton Harapi u pushkatuan, Fuad Dibra vdiq që në janar të 1944, kurse Mehdi Frashëri përfundoi në eksil.

 

Omer Nishani (Republika e Dytë)

Figura e tij është jo shumë e njohur, por edhe shumë e debatueshme. Për shkak të deklaratave profashiste të Dr. Nishanit, Shqipëria gati do e pësonte në Konferencën e Paqes më 1946, si vend i koalicionit fashist. Në kohën e Italisë fashiste, doktori që kish mbaruar në Vjenë, kish pranuar të ishte anëtar i Këshillit të Shtetit fashist, por ndërroi menjëherë drejtim. Në disa kujtime të veta, Enver Hoxha e justifikon, teksa ai ankohet se i duhet të jetojë ndaj e ka bërë këtë punë. Një vit më vonë, i zgjedhur që në Kongresin e Përmetit, ai e sanksionon veten si Kryetar i Kryesisë së Këshillit të KANÇ-it. Një vit më vonë Asambleja Kushtetuese, në ditët e para të janarit 1946, legalizon qeverinë e komunistëve. Shqipëria është "Republikë Popullore" dhe si kryetar shteti ka Presidentin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPPSH-së, post në të cilin u rizgjodh Omer Nishani. Ky i fundit do e mbajë postin deri më 1953, kur thuhet se bën vetëvrasje.

 

Haxhi Lleshi (Kryetar i Presideumit të Kuvendit Popullor) (1953-1982)

Pas tij vjen një emër i njohur për veriun. Ai do “të drejtojë” Shqipërinë deri më 1982, kur Enver Hoxha, do t’i lirojë vendin për një beniamin e tij, që do të jetë një nga figurat më interesante të dy periudhave të Shqipërisë. Haxhi Lleshi do të jetë thjesht përfaqësuesi kryesor shqiptar në telegramet e shumta, por, sipas modelit komunist, vendi drejtohet nga Partia Komuniste dhe Sekretari i Parë, Enver Hoxha, është de facto zot i vendit. Haxhi Lleshi thjesht do firmosë ndonjë amnisti dhe do presë letërkredencialet. Do përfundojë në burg pas viteve ’90. Mbeti shumë i heshtur deri në fund të jetës, dhe madje jetoi jashtë Bllokut.

 

Ramiz Alia (1982-1991)

Ramiz Alia, pas keqësimit shëndetësor të Enver Hoxhës, nuk do jetë thjesht kryetari i Presidencës, por, pas vdekjes së Hoxhës, më 1985, edhe Sekretari i parë. Do ketë gjithçka në dorë dhe do përpiqet të orientojë Shqipërinë në fundin e njërës prej periudhave të saj më tragjike... Pas viteve ’90 dhe ai do të përfundojë në burg.

 

Ramiz Alia President (1991-1992)

Duket sikur ka kaluar një shekull nga ajo kohë. E megjithatë në serialin e historisë me presidentë të Shqipërisë, zgjedhja e Ramiz Alisë më 30 prill të vitit 1991, shënon të parin votim të kreut të shtetit nga një parlament pluralist, pas Luftës së Dytë Botërore. Alia do të qëndronte president i vendit vetëm 12 muaj. Sepse më 3 prill 1992, vetëm 11 ditë pasi Partia Demokratike e Sali Berishës fitoi në mënyrë plebishitare zgjedhjet, Ramiz Alia do të jepte dorëheqjen. Duke i dhënë fund njëherësh edhe rotacionit të sistemit, i nisur që në dhjetor 1990 me lejimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Periudha e drejtimit të Ramiz Alisë përkon më së shumti me Qeverinë e Stabilitetit, e cila u formua pas kolapsit kombëtar që pasoi zgjedhjet e vitit 1991, ku PPSH fitoi shumicën në parlament. Përtej implikim it të tij në të shkuarën diktatoriale të vendit, nga pozita e lartë ë numrit dy të regjimit, Alia pati meritën gjatë rotacionit të sistemit, që të mos ushtronte dhunë mbi opozitën e re politike të sapolindur. Për këtë arsye, ai shpesh është konsideruar si komunisti i fundit demokrat. Ashtu siç do të konsiderohej pas tij, për simetri, Sali Berisha, si demokrati i parë komunist...

 

Sali Berisha President (1992-1997)

Kjo periudhë kohore ngërthen në fakt dy mandate presidencialer për Sali Berishën, politikanin dominant të Shqipërisë postkomuniste. I ngjitur në postin e kreut të shtetit më 9 prill, vetëm një javë pasi Ramiz Alia kishte dhënë dorëheqjen, Berisha u kthye shpejt në liderin absolut të Shqipërisë. Autoritar dhe imponues, ai drejtoi një shtet ku shefi i opozitës Fatos Nano, u fut në burg pak pasi presidenca e tij kishte mbushur vitin e parë të saj. Mandati i parë i Sali Berishës në krye të shtetit ka qenë një periudhë e cila kishte brenda saj të gjitha tiparet e një tranzicioni të komplikuar. Reformat ekonomike që u ndërmorën nuk dhanë menjëherë frytet e tyre, duke sjellë varfërim, papunësi dhe emigracion masiv të popullatës. Në fushën e lirive, Shqipëria nisi të skedohet si një vend ku shkeleshin të drejtat themelore. Por gjatë këtij mandati në skenën shqiptare u shfaq edhe një fenomen i cili fatkeqësisht vijon të mos jetë i zgjidhur as sot: zgjedhjet e viteve 91-92, përgjithësisht pa probleme e të pranuara nga palët, ja lanë vendin votimeve të vitit 1996, të vetmet zgjedhje në 20 vjet që janë konsideruar zyrtarisht si të pavlefshme nga komuniteti ndërkombëtar.

Rizgjedhja e Berishës për një mandat të dytë në klimën surreale të manipulimit të zgjedhjeve dhe rënies së afërt të piramidave financiare, në 3 shkurt 1997,  ishte më shumë një këngë e fundit e mjelmës, sesa një rinovim i vërtetë kontrate në krye të shtetit. Berisha u dorëhoq nga posti pas humbjes së zgjedhjeve tyë parakohshme të 29 qershorit. Koha e “Berishës së Parë” ishte mbyllur. 

 

Rexhep Meidani President (24 korrik 1997-24 korrik 2001)

Ngjitja e Meidanit në krye të shtetit mund të quhet ndryshe edhe triumfi i normalitetit, pas një periudhe epileptike. Cilido që do të vinte në atë post pas Berishës, do të ngjante si delja përballë skifterit. Ashtu ngjau edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PS, akademiku i qetë që ulej në postin e kreut të shtetit, si rrjedhojë e një rikthimi të bujshëm të së majtës në pushtet. Meidani ka drejtuar shtetin në një konjukturë politike mëse të favorshme. Socialistët qeverisnin të qetë në këtë periudhë, ndërsa opozita dominohej ende nga konvulsionet e vitit ’97, duke mbajtur qëndrime ekstreme dhe mohuese. Ndërkombëtarët morën në këtë moment një qëndrim të hapur kundër Berishës. Presidenca e Meidanit u karakterizua nga pastërtia personale e kreut të shtetit, qëndrimi i tij pasiv ndaj grupimeve brenda PS dhe përgjithësisht jashtë kulisave politike. Në vjeshtën e vitit 1998 Meidani kaloi ndoshta momentin më të vështirë të mandatit të tij, kur vrasja e Azem Hajdarit risolli kaosin në Tiranë për disa orë dhe ai u ndodh nën presione të forta nga opozita e djathtë, për pranimin e një qeverie teknike. 

 

Alfred Moisiu President (24 korrik 2002-24 korrik 2007)

Viti 1997 dhe agresiviteti që ai la pas dukej sikur ishte arshivuara totalisht, kur Nano dhe Berisha u ulën, në verën e vitit 2002, për të gjetur një emër për kreun e ri të shtetit. Alfred Moisiu, një ushtarak i vjetër dhe ish zv.ministër i mbrojtjes në vitet ’90, ishte kandidatura që Berisha hodhi në tryezë dhe që u pranua nga Nano. Në fakt po ngjitej në Presidencë kryetari i shtetit ndoshta më i mirë i dy dekadave të pluralizmit politik shqiptar. Moisiu ishte president edhe kur e djathta fitoi zgjedhjet në 2005, çka e vuri atë shpejt në pozita përplasjeje me qeverinë e re Berisha. Vitet e tij të fundit mbahen mend pikërisht për rezistencën që Moisiu bëri ndaj oreksit të shtuar të kryeministrit, për vënien nën kontroll të institucioneve të shtetit. Duke nisur nga prokurori i përgjithshëm Sollaku, të cilin ai refuzoi ta shkarkojë deri në ditën e fundit të mandatit të tij.

 

Bamir Topi President (24 korrik 2007-24 korrik 2012)

Presidenti që sapo ka lënë detyrën, është i dyti kryetar shteti i propozuar nga e djathta dhe njëkohësisht i konfliktuar haptazi me të djathtën. Bamir Topi, ish-nënkryetar i PD u ngjit në Presidencë në një votim që pa të kalonin nga ana e maxhorancës gjashtë vota opozitare. Shija e keqe që la pas ai moment, do të fashitej shpejt nga ftohja e më pas armiqësia që Berisha, Topalli e të tjerë në PD, kultivuan ndaj kryetarit të shtetit. Topi ka qenë presidenti më i luftuar nga shumica e tij politike e tij në historinë e pluralizmit pas vitit 1990. presidenca e Topit u karakterizua nga amortizimi që ai u përpoq t’i bëjë goditjeve të përsëritura të maxhorancës dhe nga problemet që shkaktoi kjo krizë në jetën institucionale të vendit. Shumë kandidatura në sistemin e drejtësisë, diplomaci e institucione të tjera, të inicuara nga presidenti Topi, u refuzuan hapur nga shumica e djathtë në parlament. Epilogu i daljes së tij nga skena, me moslejimin e mbajtjes së fjalës së lamtumirës, përbën metaforën e një presidence të vështirë e të rrethuar politikisht.

87 Komente

zogu dhe enveri kane drejtuar, se te tjeret vetem sa ka i kane bere hije tokes. 

Me propozim të një fshati të humbur nga jugu i vendit, aty nga Skrapari... për të shpallur ... Ahmet Zogun... Mbret i Shqiptarëve.

Amon, du me dit cili fshat na e ka bo kte? Grava? Idris?

PS. Fshatrat me propozime ia doni Skraparit, po djemte s'ia pranoni per dhendure smiley

smiley

 

Goc' e pare qe shkel ne peshk mas ktij momenti, ash e jotja smiley T'kjofte fale.

ps: prej komentit tend kujtova se ishte nje nga ato rubrikat me humor qe sjellin here pas here, por kur pashe qe ishte shkrim serioz e lashe smiley

paska kalu miu nen musteqe qe heret, o Av! smiley

Se un kujtova se Lir Meta e kishte per sefte skuthllikun.

Na turpnun mer, s'po dalim dot perjasht smiley

lool

po mire o nje fjale thane ata te shkretet smiley nga ta dinin se rronin ne token ku dreams come true

gjalle ne bote nqse jan nis nga e mira. te poshter mer smiley

i kon cu naj qese me napolona kryeplakut ene maroi ai muabet. po c'kusur kemi ne sternipat, thuj smiley

hajer kjo e qeshme, se u tepru m'duket.

jam ne mbledhje per 2 minuta, anyway (po s'u pergjigja).

cheers! smiley

kusuri juj eshte te rrini ne mledhje pra...ua heq dera smiley

Cheers

Ëndrra janë, bën vaki edhe s'dalin.

 Po si thoshte Noli: Dy ministra duhen patjetër nga Skrapari. smiley

Hall i madh me Skraparlline
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le ti lene
Se na duhen dhe pa tru.

A te duhen sharlatane,
qe te lepihen ne ç'do ane,
qe te perçajne vatane ?
Ke sa te duash tropojane !

edhe ata qe erdhen pas majten shenim. smiley 

Riza Cerova (1 ne dore), Sulo Gradeci (2 ne dore), Ilir Meta (3 ne dore). smiley Ky i funit duhet te provoje qe ne fun fare do i qisi pushke ose video, naltmadhenise se rradhes.

Eh mer mero baze, si ske shkrujt noihere per trafikun * e gjonave t'lluksit qe bojshe me Ilir Meten n'kohe tate...

* nen mbrojtjen e...

Ps: po noi kapo minister kena pas pas 92-shit, si drejtues shteti dmth?

Kahreman Ylli me duket ka qene Minister Arsimi ca kohe, se qe ka qene rektori i pare i UT kjo eshte e sigurte. Edhe shefi i kuadrit te UT ka qene deri vone nga Skrapari dhe e mbushi UT-ne me AQO. smiley

Ai bashte me Ajli Alushanin kane qene viktima komplotesh te turpshme, per ti heq shpjet e shpjet dmth, thone.. smiley 

mos ka qene ''Therepel-Kakruke'' ai fshati mo?smiley

shiko se jane dy fshatra keto, do ken bashku kombtaret, ia bon me hile Munushtirit, i cili fare mire mund te ishte bashku edhe ai me Buzuqin.

O Grava, merre vesh te lutem kush fshat i Skraparit ka propozu Zugun per mbret. E bon dot?

Anallim loje
Msus msus ai eshte spiun
smiley

jo, thashe se do vije policanin.

bonus: Paraspuar (theksi si gjithnji te a-ja e fundit).

cheers smiley

 

Ja nisi ne nje takim deputeti prej Radshi, mik i Zogollit (sepse mbiemrin e kishte Zogolli dhe  jo Zogu), te cilin e mbeshteten  te tjeret. 

ah, radeshi na e paska bere brrockullen. po s'eshte ndonje humbje e madhe jo, se ne radeshin e beme lanet qe me dilaverin. kshu qe... gjalpi ne lakror mbetet. smiley

Falemnderit.

Ore emeo  a di  se ai  Dilaveri,   qe nje kokeshkrete, i pa arrire?Po trim i çartur more?

Ore emeo  a di  se ai  Dilaveri,   qe nje kokeshkrete, i pa arrire?Po trim i çartur more?

po pra. shkun e preken te gradat. s'ka mo grada, i thane. as per ty. po a preket skraparliu te spaletat? smiley

ja, menoje si per veten tate

 

e shpallen:  ''persona non grada'',  po thua ti.smiley

s'ka mo grade... as rakia, i thane. se mori te pinte ate goten e kryetarkes ai... dreee, po ky qenka uje! smiley

 

''cma kujtove ate.. (kryetarken)... , me shtive merzine tani..smiley

moj,  e bij e Ramos qe shiste tigane ne  Bozdovec, ku ma paske fshyer  gjithe kete raki..smiley

 

 

Si i behet .. duket se kemi ec mbrapsht nga cilesia, duke konsideruar dhe efektin hapsire e kohe, pavaresisht se jo dhe  aq ne menyre lineare  i pare ky ndryshim cilesie, gjithmone duke u nisur nga impakti ne jeten e ketij kombi jo nga ana perso e liderave qe na kane udheheq

Ne shqiperi nuk pysim per cilesi, se nuk e njohim prandaj. Na rrofte nami! 

Lum si  ne, jemi art 'kontemporan' shume te vecante smiley harrova te shtoj "pellazge"

ehe bullafiq, koketul etj me radhe smiley

totally! It shines well-being loooooool !

Po ne jemi republike parlamentare pas '92  e ketej.C'ne matet me presidenta qeversja?

Ej, po sikur ka qene Regjent edhe gjyshi i Jozefinit? Pse e keni heq kete fakt ?

Se qe e keni heq nga firmetar i aktit te Pavaresise e di une, se helbete tosk mooti jeni qe te dy, pse nga Regjenca pse keni heq?

Ju i lexoni kujtimet e familjareve apo lexoni kot letra te fallcifikume te arkivave?

 

Po edhe ne ka qene, per Shqiperine ka qene! E lexon historine alternative ti apo jo? Nder te jesh kolaboracionist!

pervec drejtuesve, sikur te permendin edhe ato misionet , p.sh Pelikan,  qe ''ushqyen'' shqiptaret, mire do benin..smiley

Ka qene nje skraparli qerrinte ne Vlore ...demek e mbanin per trim te madh ....me duket se ish hero i popullit...kush ma difton emnin se nuk e kujtoj...demek ishte me azem e Enveri e lejoi te rrinte ne Vlore per klime...nejse...kriminel i madh kish pas kene ...pa te dyte....

Zylyftar Veleshnja?Per kete mbase e ke fjalen a ndoshta jo, s'ka rendesi. Nuk tu sos vreri moj grua sallhane, c'paske qene!

trim mbi trima ka qene , vertet.jo milingone qe e merr era smiley

mblidh zahire per dimer, leri gjinkallat e peshkut te kendojne smiley

vlen dhe per ty ama, se nuk rron robi vetem me fryme smiley

qe ka qene trim, ka qene. kete e di.

per kriminel pres te dhena nga peshku.  smiley

vetem nji gje: nje kriminel nuk eshte dot trim dhe e anasjellta.

pra bujrum kush di gje per zylyftar veleshnjen.

ps. ju lutemi t'mos ngaterroheni me zylyftar poden as me zylyftar ramizin, ramiz aline, gjergj elez aline apo gjergj kastriotin. llafi eshte per zylyftar veleshnjen. dhe key word: tenda e qypit. kush do mo info, mund te pyesi ne malaj, atje jane zyrat...

Njeren kembe Zylyftari ... e kishte lene ne lufte.Qe tja shajne e pergojojne... sallahanet e sotme...

"...Ishte  nje burre serioz, i matur, i urte dhe sidomoz zemermadh.Jane e te rralle sot, burrat  si Zylyftari....."

  Kete vlersime  i kam degjuar nga ai  ballisti, qe jetoi gjate  ne France dhe  qe desh e vrane kur erdhi  ketu...

Enveri, nderohej  kur kembente  dy fjale me Zylyftarin....Dy byrra i  flisnin atij, "O Enver, degjo!"

Zylyftari  dhe.... i Picarioti

!

nuk du me fol mo. plus qe e xhumo. te kish qen e hon, do shaja me non.

Je ne "matem" keshtu e jo se eshte e xhumaEshte me e madhe kjo tjetra, pra?

mendoja s'ka shume, kur pashe ne foto varret e topullit me shoke ne gjirokaster, dhe degjova qe u rrezua rrapi, thashe me vete mor a e njihnin popullin e tyre ata? a e dinin qe perpiqeshin per nje popull harram dhe dinsez? pyes me ter mend e? se ndonjehere e ben per idealizem, edhe kur e di mire se per c'hale po calltis.

Liste e dobet gjithsesi; nuk fokusohet sa duhet ne keto 20 vitet e fundit!

Duhet permend kontrubit i pa arritshem i Dr Penicilines, Dizenjatores, Koranit, Cantes, Qukapikut, Trandafilit (t'droges smiley ) Ciftelise, Stilolapsit, Corapes (se Temes smiley ) eqetera eqetera

@Koth dhe Bama,

...Ej, po sikur ka qene Regjent edhe gjyshi i Jozefinit? Pse e keni heq kete fakt ?...

...Po edhe ne ka qene, per Shqiperine ka qene! E lexon historine alternative ti apo jo? Nder te jesh kolaboracionist!...

 

Tani ata qe flasin me Regjencen,perse nuk permendin qe atje ka qene dhe Aleksander Xhuvani?

Jo per gje por ne ate punen e Regjences jane futur shume intelektuale dhe jo vetem Balli.

Mesa di une Aleksander Xhuvani ska qene ndonjehere ballist,bile vajza e tij ishte gruaja e Ramiz Alise.

Leje ate, po Cabej qe ka qene minister arsimi ne qeverine qe kuqot e quajne "kolaboracioniste" c'i bie te jete?

Shqiptar,

une e kam fjalen per regjencen e pare, ate para mbreterise, te cilen familja e asaj funderines, Jozefines, thote qe ka marre pjese nje me mbiemer Coba. Nese eshte keshtu duhet t`i permendet emri si pjese e historise. Nese nuk eshte, atehere i duhet permend emri si mashtruese ordinere Zanfines.

E kishim nje Enver qe fliste per baba Cenin qe kish bere Shqiperine , tani na dul nje Jozefin qe flet per axhen e vet qe ka bere Banken e Shqiperise. smiley E konfirmon dhe Zana kete me pak ndryshim. Bile e garanton. smiley

Tani ika une se jam me pushime e per te tjerat pyet o motren e vogel te Hunterit o Bobin e Lokut, nga Rranza e Malit, te Malesise se Madhe, pjesa anti-komuniste.

Nuk ka qene  kurre Aleksandri... regjent!As ballist.Por intelektual i  mirfillte, me veprimtari  te shumet mes arberesheve, mes shqiptareve te  misirit e greqise, mbeshtetes pa rezerva i levizjes, per dije gjuhe  dhe arsim.

Me fal o grava por ai ka marre pjese ne ate asamblene qe u qellua me top nga komunistet.

Cfare quheshe ajo?

Kete e dine te gjithe,tani ti del e na e mohon?

 

Shqiptar , pa degjom se nuk e mbroj hiç dhe ai  burree nuk ka nevoje te mbrohet.Eshte njeri  prej  korifenjve te  kultures dhe  shkences shqiptare  qe juve si Shqiptare do te duhet ta  dini mire.Eshte bere  goxha debat per  ate perjudhe.E  paten rejistruar se u duhej  nje koke si ai, por nuk vajti  kurre dhe bile ka dokumenta te  gjetura me kohe qe e kishte refuzuar  ...Kjo eshte e verteta dhe jo ndryshe.Ku i shpetonte sistemit ajo qe  thoni  ju mo djale!Ai nuk fali  burrin e Shanos, jo me te falte   ..te vjerrin e Ramos, qe ne ate kohe, ... qe nje hiç.

Beso ne keto qe them, se nuk flas badiava.

Nuk e di per burrin e Shanos,se cfare loje u luajt.

Por ca si Aleksandri,Cabej dhe te tjere une i respektoj,por qe kane qene ne poste apo qe kane marre pjese ne ate asamblene kane marre dhe mos e moho kot ti.Vellai I Cabej ka qene edhe prefekt ne Gjakove ne kohen e gjermaneve,Cabej vete minister.

Nuk ja u mohoj vlerat fare se ata jane korifenjte e kultures tone,mos me keqkupto,por tema eshte per dicka tjeter dhe jo per te diskutuar intelektualizmin e tyre qe nuk vihet ne dyshim.

Edhe Aleks Buda se si shpeoi dhe u vu Kryetar Akademia,jo se nuk e meritonte te me kuptosh i heq kapelen une atij.

Por edhe Mitrush Kuteli,nga oficer i trupave gjermane ne Staligrad(kjo eshte tek ardhja e Migjenit ne letersine shqipe,e Ismail Kadarese),pastaj behet drejtor i Bankes nen pushtuesin gjerman,u doreson celesin e bankes komunisteve ne 29 nentor,dhe me pas ne kryesine e Lidhjes se Shkrimtareve.Po ta mbante gojen mbyllur edhe ai do tja kalonte xham.

Dhe ne fund Poradeci,vertet u harrua dhe u la ne heshtje por u tolerua.Si u mbajt ne mes te Tiranes dikush qe me ndergjegje  pas 1944,nuk bente me vjersha dhe nuk i kendonte Partise?

Jane ca enigma,qe nuk i shpegoj dot.Edhe ate te burrit te Shanos vete Enveri mund te na i shpegoje,se asnjeri nuk e kupton dot si veprim.

me thote nje mendje qe ndoshta nuk te ka kap monizmi ne moshe madhore (te themi aty tek 18-vjec. dhe monizmi te themi nga 85 e tehu). ah sa te kuptoj ne qofte keshtu!

Me fal nderhyrjen si xhol mes teje dhe Gravas. Po s'mu ndenjt.

Zere se nuk thashe asgje.

po ju ndjek te dyve me shume interes, sikur te vazhdoni.

Te lumte emigrant!
Me kete them une, je ke mbyllur gojen. Nuk besoj qe e hap me. U bo ai te flas! Pfff, u bo ai. Sa mire ja bere. Shume mire.
Kjo vlen edhe per ty "i pakapshmi", mo bej sikur s'degjo. Degjon?!
P.s. Me falni per nderhyrjen, por s'mund te rrija pa thene. U bone kta!

po mire mer hunter, ti mendon qe une e dija qe tjetri nderron nick? une po inkurajoja nje dialog qe po me pelqente. ti me thu po i mbyll gojen!!! ne nuk vijme me bo sherlock holmesin ktu pash Zotin! vijme per nje dore muhabet te drejte. mua gjera te tilla me kallin krupen - si ta ha mendja ty qe une do behem pale e palacolliqeve me nicke dyfishe??? isha shume i sinqerte ne ate qe thashe - kush do me kap dicka nga ai fakt e kap. Kush s'do vazhdo cirkun.

 

Oh nuk di gje per nderrim nick une. Komenti i Shqiptarit ishte shume i zgjuar, i mprehte, jo vetem per temen, por ne pergjithesi. Komenti yt, si per t'ja mbyllur gojen, i dobet.

mire, e shof, do me ma bo jeten e veshtire, ja e bone. ca fitove smiley

kush rri e pi ene i birre tjeter tani, apo s'i kane kanocet keta amerikont, sa i daulle kuksi!

s'prishena per gjona t'vogla.

Health & money, hunter!

emigrant,

lere moshen time por me thuaj se jane te verteta ato qe shkruajta dhe nese e di enigmen na i thuaj.

ça koeçidence ,emigrant,edhe mua meke shkrujt takstualisht te njejtin koment para ca kohesh,nejse tani e kuptova 

me fal qe u futa dhe un ne mesin tuaj

ps,desha te them qe i vetmi (ketu ne ppu)i qe e njeh monizmin shqipetar ketu eshte 'grava ',ai e di ku dhe nga kush gatuhej politika e tiranes.

Respekt Shqiptar, se ke bere nje nga komentet me te zgjuara prej sa kohesh. Zakonisht ka plot banalitete, mediokritet. E meriton nje duartrokitje.
Sa per pergjigje (te pakten ketu) veshtire qe do gjesh. Thashe pergjigje ne kuptimin e fjales, jo komente me-the-te-thashe.
Tung

Çabeu, ka qene vertete minister ne ate qeverri.Por po ju them nje fakt qe e kam te degjuar  prej nje burri goxha  me peshe.Diskutohej kush  te  vihej drejtor Instituti te  Gjuhesise.Minister arsimi  qe Manushi, burri qe ishte me  me shkolle mes te gjitheve.Por nuk guxoi te  propozonte Çabeun.Ate rang kuadri, si numenklature  e kishte sekretariati  I K.Qendror. 

Hysniu, kishte fole me Manushin dhe  mendonin per Androkliun ose Mairin.

Enveri si i degjoi u tha "....Nje shkencetar si Çabeu, ki  vend mund te pjedhi nje here ne njemije vitra sebashku...."Dhe u  be.vellain ja masakroi por Çabeu, ... qe mal  i larte ore burre.Ku cenohej dot ai

Por ky, qe kam degjuar  une i kishte vajtur ne Institut , si punonjes i emruar.Çabeu,  si kokederr qe ishte nuk e pranoi.Pastaj ai  i  vajti Enverit dhe ai  e dergoi, si te thuash...  me "dy  gisht karte", tek Çabeu.

" degjoti mo  vedha !-i tha Çabeu.

-Ike  i thuaj  Enverit, qe ti je i  mire, per ne K.Qendror , me Enverin bashke , por jo  ne kete Institut...."

Kur ja tha Enverit u nxi,  e vetem tundi koken..

 

 

 

 

pse nuk quhet cabeu koloboracionist/dhe pse disa te tjere quhen si te tille thjesht se paten poste administrative gjate pushtimit?

Pse nuk quhet Nishani kolaboracionist, qe ishte antar i PFSH dhe Keshillit fashist, dhe quhet Anton Harapi kolaboracionist ?  Se kshu deshte menderja e Veros, dhe keto denglat me kolaboracioniste jane nje pese me hic.

Kur ja tha Enverit u nxi,  e vetem tundi koken..

Sa babaxhan e i kuptueshem ka qene.

Edhe Mirash Ivanaj, qe thuhet ka bere paaak me shume se Cabej (p.sh. organizoi sistemin arsimor ne Shqiperi, vendosi arsimin e detyruar 5 vjecar, etj.) e ftoi ne Shqiperi shoku Enver ne 1945-en dhe pas 2 vjetesh e hodhi ne qeli si agjent imperialist.

O gjembi, pa te flasim pak me shtruar! le te bejme vetem dy krahesime sipas dy koheve.Nuk kishim qs Institute studim ore e as Akademi shkencash.U krijuan.E di ke vune ahere ne krye te tyre?Njerezit me te ditur edhe e dinin qe nuk vinin nga rreshtat partizane.Dhe ato institucione bene pune aqe te veyer sa nuk ka te llogaritur.U be Akademia shqiptare nje institucion nga me prestigjozet.Dhe e di pse? Se u vune koket qe pshonin,por qe dihej se nuk e kishin shume per zemer sistemin.Ama kur Buda foli ne kongresin e Vjenes la m goje hapur mendje te mbedhaja evropiane.E aty fliste ashtu...Shqiperia more mik?Fliste Kryetari Akademise Shkencave Shqiptare...!

Koha me Sali, 60 vite pas, i shkriu institutet.Tek ato pake qe la vuri beqire qe gjithecka e shofin si shikon Beqiri.E ke pare si shikon?Venger...
Ne Akademine e shkencave..... ka vene nje mundes.Ne rangjet e sistemit qe rezulton me i korruptuari, ne drejtesi, ka vene gjytyryme.... Dhe gjashtemujore..
Flasim per kohe me diference gati 70 vite...! Tani jemi me mire apo me keq.Kemi ecur para apo mbrapa?Sigurisht kjo nuk justifikon faje te se shkuares.Por ne se koha e re nuk ndreq te berat keq por prish te mirat duke i bere akoma me keq une nuk e di ca dreq gjykimi mund ti behet realitetit!

Nqs krahasohemi me Berishen, po me mbrapa jemi ne ate aspekt qe e sheh ti, per vete faktin qe sikur s'ekziston me Akademia, ne mos gaboj.

Gjemb frymen te Berisha e mbajne gjithmone keta, edhe pse ti po thua komplet tjeter gje.  Nqftse ka ndonje lidhje shkak pasoje ama midis asaj kohe e kohes se Berishes, eshte nga e shkuara ne te tashmen e jo anasjelltas.

Problemi i kuqove eshte qe s'kane si te pranojne qe Cabej ka qene minister arsimi ne qeverine e shtetit te pavarur shqiptar te shpallur me 14 shtator 1943, se pastaj bie poshte gjithe ajo LNC-ja e famshme nga ajo date e tutje, dhe del e verteta ne shesh qe lufta ishte kunder shtetit etnik shqiptar me dyfishin e popullsise e territoreve per te marre pushtetin me dhune e per te zbatuar direktivat e padroneve sllave.

Prape me vitet 40 ky. lol

kushedi sa here te thone andej fjaline "get a life"

apo jane dorezuar e s'ta thone me?

Keto prurje kane ate pompozitetin e Vjollca Vokshit kur numeronte dhent e dhite qe moren "Portofolet " ne Kabinetin Berisha . Se kush i ka vene te mesojne Abetaren me oqelleqe kush qe e kur qe , Nje zot e di ?

Pastaj patjeter do vijne currubabet e te bejne  edhe ty Grava te biesh Loder e veglave te harmonise Teveqeleve . Shiko pompozitettin e Uturakut Fevziu tek Opinion , per te kuptuar se cfare inteliDjence ne permbajtje pasqyrojne  keto prurje ???

Ketu nuk ka as VS  te njerit me tjetrit , ketu nuk ka as Vepra as praktike as merita Personale as nje fare gjeje .Vetem emra dhe vite . Do vije koha si te tregimi Faraone dhe Firaune ku ndonje maturant do ngatrroje dhe Emrat dhe datat . Psh ne kohen tone i nderuar Grava mbase te kujtohet se si e e diferenconim shpjegimin e FumiNo Savames me Suvan Fumen ...Kush eshte me ne ? Ai qe ka sumen mbrapa apo ai qe ka para smiley

Nje prurje per tu shquar qurrashet me nderhyrje "smart asash" pa asnje Lidhje smiley Per aq sa kene vlere keto prurje do te perbenin nje INFO sikur te VENDOSEJ te krijohej  ne Institucione Nje Dhome e tille Historike me Emra Drejtuesish !Nje te tille e kishin afishuar tek Arkivi i Ushtrise .Pune e paqme!

Per kuriozitet a ka dhome Historike K/Ministria ku te jene Fotot e K/Ministrave Shqiptare . E c'rendesi ka ne se jane ne nje vend Enveri me kete 'OQEN QE KEMI SOT , Ose  Zogu  ne nje Ekspozim me M.Shehun e me rradhe  ???? Keshtu ndoshta edhe me Presidentet ??? Si hap i PARE per te mesuar e per tu mesuar qe  jemi drejtuar nga Shqiptare . Pa mire a keq .... e ben Historia e Fushes ate . Po dhe ne nuk do rrime prapa .Pse kot ka qene Miladini .... smiley dhe karavidhe pas karavidheve do behet nje pjate me Bjelloruse ose sallate Ruse !

me kenaqin keta qe me shume ngulm kerkojne meritokraci per vitet '40, po ne vitin 2012 ... 

Kete artikull do ta lexoja me qejf, por duke qene se ketu ne internet ka hajvane qe pijne cigare, po e mbyll

po pse  mo Pjero  duhet te   shkosh  ne internetkafe , nuk ke e marre ''tablet-in'' me vete?

 

p.s  po Bradin e takove?smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).