Përfaqësues të partisë neonaziste ‘Agimi i Artë’, pasi nuk kanë mundur të shkojnë në Këlcyrës, janë kthyer dhe kanë rizhvilluar një ceremoni përkujtimore në Bularat ku udhëhiqeshin nga deputeti me origjinë nga Suli, antishqiptari Kristo Papas.

Përkujtimoret e datës 28 tetor në kujtim të ushtarëve grek të rënë në luftën italo-greke, janë shoqëruar me protesta, gurë dhe vezë në drejtim të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ambasadorit grek në Tiranë Nikolaos Pazios. Fillimisht protestuesit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë kalimin e neonazistëve greke të ‘Agimit të Artë’, konkretisht të deputetit Kristo Papas, që të kryejnë përkujtimore në varret e banorëve shqiptarë të Kosinës. Të rinjtë e ardhur nga gjithë vendi kanë bllokuar në orët e para të mëngjesit të së dielës urën e Dragotit, por më pas forcat e policisë e kanë hapur rrugën. Ndërsa hynin në varrezën masive dhe manastirin e Grykës së Këlcyrës, deputeti dhe kreu i PBDNJsë, Vangjel Dule është goditur nga protestues të shumtë me gurë dhe vezë.

Të njëjtin fat pati edhe makina e ambasadorit grek në Tiranë Nikolaos Pazios, i cili u godit po ashtu me vezë dhe gurë nga turma e irrituar. Protesta e disa të rinjve ka bërë që në varrezat e Kosinës në Këlcyrë të mos afrohen eksponentë dhe deputetët e ‘Agimit të Artë”, të cilët pasi janë njoftuar nga përfaqësues të minoritetit grek në Gjirokastër, janë kthyer mbrapsht duke shkuar në varrezat e fshatit Bularat. Policia ka sigshkurt Sipas palës greke, gjatë bisedimeve për ndërtimin e varrezave, në luftën italo-greke në vitet 1940-1941 në tokën shqiptare kanë rënë 12 mijë trupa greke. Megjithëse pala greke ka kërkuar në vitin 2006 ndërtimin e tri varrezave në tokën shqiptare, pala jonë ka rënë dakord vetëm për dy të tilla, në Këlcyrë e Bularat 12 mije trupa Detyrimi i qeverisë Çdo vit, më 28 tetor përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Shqipërisë do të zhvillojnë një ceremoni përkujtimore në nderim të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri. “Të marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin pa pengesa të shërbimeve përkujtimore”, thuhet në marrëveshje.

Përfaqësues të partisë neonaziste ‘Agimi i Artë’, pasi nuk kanë mundur të shkojnë në Këlcyrës, janë kthyer dhe kanë rizhvilluar një ceremoni përkujtimore në Bularat ku udhëhiqeshin nga deputeti me origjinë nga Suli, antishqiptari Kristo Papas. uruar mbajtjen në distancë të protestuesve, ndërsa ceremonia përkujtimore është mbajtur menjëherë pas meshës së përshpirtjes për ushtarët që prehen në Këlcyrë. Pas ceremonisë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka deklaruar në media shqiptare se, “një numër shumë i vogël të rinjsh u munduan pa sukses të prishin ceremoninë përkujtimore e cila u zhvillua me sukses. Një ceremoni e cila vitet e fundit kryhet me pëlqimin dhe marrëveshjen e të dy shteteve”, tha Dule. Sipas kreut të PBDNJ-së, “ka qenë një numër shumë i vogël të rinjsh, rreth 20 apo 30 vetë të cilët janë paguar me nga 50 mijë lekë secili, dy sanduiçe dhe një xhiro me autobus.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i të rinjve, sipas të cilëve, “kur flet për sanduiç e lekë, Vangjel Dule e ka për eksperiencën e vet personale, sepse për 20 vjet ushqehet me sanduiçë greke, duke tentuar të blejë vota dhe identitete me paratë e Greqisë. Ne mbrojmë kombin tonë, ndërsa Vangjel Dule shtetas shqiptar me identitet të prishur dhe të shitur përfaqëson vetëm veten e vet. Ne i ndajmë vëllezërit minoritarë nga ky renegat i shitur për sanduiçë grekë”, nënvizuan ata. Liburn Aliu, deputet i Vetëvendosjes, u shpreh: "ne si Vetëvendosje kemi ardhur në Këlcyrë për të penguar simbolikisht zhvillimin e fashizmit. Kjo nuk ka të bëjë me popullin grek, por me fashistët grekë të cilët duan të tregojnë superioritetin e tyre ndaj shqiptarëve”. Në përkujtimoren e Grykës së Këlcyrës, merrnin pjesë dhe një numër i madh familjarësh dhe të afërmish të ushtarëve të rënë në luftën Italo-Greke. Kush ishte? Në Bularat është zhvilluar dje për herë të dytë, ditën e shtunë është zhvilluar një tjetër ceremoni, ceremonia përkujtimore e ushtarëve grekë të vrarë në luftën Italo-Greke, gjatë luftimeve të tyre në Shqipëri. Burime nga organizatorët, drejtuesit e pushtetit lokal, bëjnë të ditur se ceremonia është zhvilluar për herë të dytë pasi deputetët e partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”, nuk kanë mundur të shkojnë në Këlcyrë.

Sipas informacioneve nga zona e Dropullit, fshati Bularat ku janë ndërtuar varrezat e ushtarëve grekë, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë shumë përkrahës dhe deputetë të partisë neonaziste “Agimi i Artë” si dhe deputeti i partisë radikale të polit të majtë SIRIZA- a, Kristo Manda, i cili vendosi kurorë në emër të partisë së tij në varrezat e ushtarëve grekë në Bularat. Prezent ka qenë gjithashtu Konsulli grek në Gjirokastër, Nikolaos Kotrokois, ish Ministër i partisë Demokracia e Re, Jorgos Surlas, përfaqësues i qeverisë greke, deputeti i partisë neonaziste “Agimi i Artë”, Kristo Papas, përfaqësuesi i PBDNJ-së Llambi Pandehi, Kreu i partisë së minoritetit grek MEGA, Kristo Kiçu si dhe përfaqësues të shoqatave Panepirote. Vlen për tu theksuar se në këtë përkujtimore kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe mazhorancës qeverisëse, deputeti i PDsë Kosta Barka, Prefekti i Gjirokastrës, Mimoza Çomo, e cila vendosi kurorë në emër të qeverisë shqiptare. Në Bularat kanë marrë pjesë gjithashtu në përkujtimore dhe nënkryetari i OMONIA-s dhe anëtari i KQZ-së, Jani Jani. Krerët e komunave të Dropullit, si deputeti i PASOK-ut në Janinë, Mihalis Pandulas dhe përfaqësues të tjerë nga PDBNJja e Gjirokastrës.

Pjesëmarrësit
në Këlcyrë

- Ambasadori grek në Tiranë Nikolaos Pazios ishte dje në Këlcyrë,
- Vangjel Dule, kryetari PBDNJ-së, (ditën e premte në Sarandë, dje në Këlcyrë)
-Konsull grek në Gjirokastër, Nikolaos Kotrokois (në Sarandë, Bularat dhe Këlcyrë)
- Sekretari i Përgjithshjëm i partisë Nea Demokracia, Manolis Kefalojanis (Bularat, në Këlcyrë).
- Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij, Dhimitër Sinaiti (në Bularat)
-Kreu i OMONIAS për Gjirokastrën, Dhimitër Maliuki.
-Spiro Ksera, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale Bularat
-Deputeti i ‘Agimit të Artë’, Kristo Papas
-Ish-ministri i partisë Demokracia e Re, Jorgos Surlas.
-Deputeti i SIRIZA-s, Kristo Manda
-Kryetari i komunës, Dropull i Epërm Kristo Duci.
-Mimoza Çomo, prefektja e Gjirokastrës.
-Kosta Barka deputet i PD-së në qarkun e Vlorës
-Kreu i partisë greke MEGA, Kristaq Kiço
-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Ziso Lluci
- Anëtari i KQZ-së, dhe ish-kreu i OMONIA-s Jani Jani

Deputeti grek

Ish spikeri i lajmeve, Terens
Kuik, sulmon protestuesit

Përfaqësuesi i grupit parlamentar të partisë së re ‘Grekët e pavarur’, deputeti Terens Kuik, i cili ka qenë dikur spiker i lajmeve në televizionin ANT1, ka deklaruar se qeveria shqiptare vëzhgonte pa u shqetësuar veprimet dhe aktet e dhunës së ekstremistëve politikës ekstreme në Shqipëri. Pas lajmit se në Këlcyrë të Përmetit është goditur me veze dhe gurë ambasadori grek në Tiranë Nikolaos Pazios, deputeti Terens Kuik është shprehur se: “ disa politikanë të Shqipërisë ngjajnë me forcat fashiste të Musolinit dhe me kohët e vjetra të cilat nuk janë më. Nostalgjikët e gjoja ‘Shqipërisë së Madhe’ shfaqen gjithë mllefin dhe urrejtjen e tyre kundër Greqisë e cila ka mbajtur dhe mban mijëra emigrantë shqiptarë. Atje ku në 1940, 731 ushtarë heroikë grekë dëbuan forcat fashiste të Musolinit, nacionalistët shqiptarë të ‘Alenacës Kuqezi’, por edhe ‘Çamët” kanë goditur me gurë në drejtim të ambasadorit grek në Tiranë Nikolaos Pazios.

Kreu i MEGA-s
Kiçu: “Distancohemi nga ‘Agimi i Artë’”

Kristo Kiçu, gjatë një prononcimi për gazetën “Shekulli”, ka deklaruar se ceremonitë përkujtimore me rastin e 28 tetorit dhe ushtarëve të rënë grekë në Shqipëri në luftën Italo- Greke, nuk duhet të politizohet dhe të krijojë konflikte nacionaliste. Sipas tij, këto ceremoni përkujtimore janë të ligjshme dhe organizohen nga Konsullata dhe Ambasada greke në Tiranë e Gjirokastër. Kreu i MEGA-s i pyetur se a ka ndonjë marrëveshje mes dy shteteve sa i përket organizimit të këtyre përkujtimoreve theksoi se, “është një ngjarje e cila përkujtohet nga gjithë minoriteti grek. Organizohet nga Komuna e Dropullit të sipërm dhe konsullata greke në Gjirokastër. Sa i përket ceremonive përkujtimore në kujtim të ushtarëve grek të rënë në luftën Italo-Greke në Shqipëri, nuk ka ndonjë marrëveshje mes dy shteteve për organizimin e tyre. Është një ceremoni përkujtimore që zhvillohet çdo vit. Organizohet një meshë në Bularat të Gjirokastrës dhe Këlcyrë, ku janë dhe varrezat e ushtarëve të rënë grekë në Luftën e II Botërore. Ne si minoritet dhe si MEGA, distancohemi nga ekstremistët. Normalisht, e ligjshme është, duke shmangur problemet etnike dhe nacionaliste. Minoriteti grek e theksoj nuk ka dhe nuk kemi lidhje me elementë ekstremistë”, tha Kiçu.

12 mijë trupa

Sipas palës greke, gjatë bisedimeve për ndërtimin e varrezave, në luftën italo-greke në vitet 1940-1941 në tokën shqiptare kanë rënë 12 mijë trupa greke. Megjithëse pala greke ka kërkuar në vitin 2006 ndërtimin e tri varrezave në tokën shqiptare, pala jonë ka rënë dakord vetëm për dy të tilla, në Këlcyrë e Bularat.

Detyrimi i qeverisë

Çdo vit, më 28 tetor përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Shqipërisë do të zhvillojnë një ceremoni përkujtimore në nderim të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri. “Të marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin pa pengesa të shërbimeve përkujtimore”, thuhet në marrëveshje.

Pretendimet e grekëve

Sipas propozimit grek, nuk do të jenë një, dy apo tri varreza memorialë të ushtarëve grekë në Shqipëri, por plot katër të tilla. Gjithmonë sipas palës greke, ato kërkohet të ndërtohen në Këlcyrë, Ersekë, Çiflig të Korçës dhe Bularat. Pra, Kosina dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj të 2006-ës u zhvarrosën eshtrat e banorëve të zonës me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e kanë ndalur projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa lokalitete të Jugut.

Takimi i parisë greke në Vanistër 

Bar kafe, “Kalimera”, “Mirëmëngjes” ka qenë vendi ku janë takuar dhe biseduar pas ceremonisë përkujtimore në Bularat krerët dhe paria greke. Paria e minoritetit grek në Shqipëri si, Spiro Ksera ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka deputet i PD-së në qarkun e Vlorës, Konsulli grek në Gjirokastër Nikolaos Kotrokois, kreu i OMONIAS për Gjirokastrën Dhimitër Maliuki e shumë e shumë të tjerë janë takuar me eksponentë të politikës greke dhe deputetë të partive greke të ardhur me rastin e përkujtimores së 28 tetorit në Shqipëri.

65 Komente

Ah shtet i tredhur, o shtet i tredhur, ku u katandisem, j bejme eskorte nazisteve greke me policine shiptare(paguar nga taksapaguesit shqiptare), nderkohe qe greket nuk ju lejojne hyrjen ne trojet e tyre per vizite pleqve 80-vjecare vetem se kane te shkruar ne pashaporte vendin e lindjes Cameri.

Xrisi Evgjitet moren dhe bekimin e Mitropolitit te Janines Amvrosiou gjate ceremonise se clirimit te qytetit para pak kohesh.(ndersa ne anen tjeter mallkoi komunistet e SYRIZAs se po i kerkonin llogari kishes per "ato" taksat)

Shpresojme se nje dite do te clirohen tokat greke nga barbaret, thuhet te jete shprehur Mitropoliti Amvrosious gjate bekimit (e kishte fjalen per Shqiperine e Jugut)

nuk e kuptoj pse është kaq i paqartë e me gabime artikulli.

sepse eshte shkruar nga nje gazetar i shekullit (n.p.i)

po shekulli tre gazetare ka gjithsej, ca pret ti smiley

Gjejne shesh dhe bejne pershesh. Ju lumte bytha.

ku udhëhiqeshin nga deputeti me origjinë nga Suli, antishqiptari Kristo Papas.

Nuk e di nese do ishte e mundur nje ngjarje e tille ne Amerike dhe NYT te shkruante: ku udhehiqeshin nga antiamerikani Kristo Papas.

...

Dhe te mendosh, se keta i ndaluan hyrjen ne Greqi atij gazetarit te Top-it se do bente nje dokumentar per Camerine.

Kujt i thone protest kta? Nja dhjet 20 vjecar qe jan shku me nxjerr lekt e skedinave? Protest i thone kur cohet ter mileti jo kshu udhetimesh turistike qe mbyllen me nje drek me paidhaqe. Ska nerv proteste ne shqipri. U vran 4 vet ne bulevard e se rrujti njeri trapn e ishes. Naplaby thon robt tjem mir vet. 

ore greket jan ulur kembekryq ne mes te tiranes,gju(h) me gju(h) me bace berishen jan tuj 'kuvendue'  tash 20 vjet.keta thon pse erdhen ca greqer ne kelcyre e argjirokastre,,,,

po mir na e bejn greqerit

 

Athina: Ekstremistët dhe nacionalistët shqiptarë, incidente të paprecedent
Anila Jole

 Ekstremistët dhe nacionalistët shqiptarë, incidente të paprecedentMinistria e Jashtme greke dënon episodet e ndodhura dje në Këlcyrë, ku zyrtarë dhe përfaqësues nga Greqia, që mbërritën për festimet e Ditës Kombëtare të 28 tetorit, u pritën me protesta.
 
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme greke thuhet: 

“Gjatë festimeve për përvjetorin e 28 tetorit në Këlcyrë, një grup ekstremistësh dhe nacionalistësh shqiptarë shkaktuan sulme në shkallë të vogël, kundër përfaqësuesve të ambasadës greke, të cilët shkonin në vend për festimet. Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve të paprecedent, u kërkua ndërhyrja e policisë shqiptare”. 

“Ministria e Jashtme dënon qëndrimet dhe veprimet, që kanë për qëllim të dëmtojnë festimin e Ditës Kombëtare greke dhe të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, të cilat zhvillohen pozitivisht për të mirën e të dy vendeve. 

Shqipëria dhe Greqia po ndërmarrin hapa për të filluar një epokë të re në marrëdhëniet e tyre, bazuar në respektin e ndërsjelltë dhe në të ardhmen e përbashkët evropiane. Përgjegjësit e këtyre akteve duhet të marrin një mesazh të qartë, se dëshira dhe vullneti i qeverive të dy vendeve është i pakthyeshëm dhe reflekton vullnetin e vërtetë të dy popujve”, përfundon deklarata.

 

Po ne pse s'reagojme ne keshtu raste te ngjashme? Si ne rastin e Laert Vasilit apo Marin Memes, apo te tjera plot?

 

Po si mund të reagojnë Berishas, Metas, Ramas e Nanos? Nuk bën të reagosh ndaj vëllezërve...

ne qofte se ne 2013-n nuk ndodhin ndryshime rrenjesore si ato te -92-t, shqiperine e mori lumi ,,

ne qofte se salinjte nuk zhduken nga skena politike shqiptare ,per nje 10 vjecar nuk do te kete me shtet shqiptar.

prandaj ,kushdo qe i thot vetes shqiptar,duhet te beje ceshte e mundur qe antishqiptari te largohet,ne rastin me te mire.

 disa politikanë të Shqipërisë ngjajnë me forcat fashiste të Musolinit dhe me kohët e vjetra të cilat nuk janë më.

 

Sa të lumtur do jenë ndjerë ballistët tanë! Çfarë vlerësimi dinjitoz dhe real.

Hani copën e mtit naaaaaaaaa. 

fakti qe ta thote nji cope muti grek, duhet te beje detyrimisht te ndjehesh dinjitoz

dinjitoz më bën gjaku i sime kushërire që e derdhi për të çliruar Tiranën! E shumë të tjerëve si ajo.

Ndërsa ai që deri para pak kohe të q! në bth e deri trutë ty, 28 Nëntorin nuk ka për ta festuar në Vlorë. 

 

zhylmen, ruaj mëlçinë vëlla. qeverritë shkojnë e vinë. mëlçia shkon e s'vjen më

ore, po ai është pasardhës i drejtëpërdrejtë i Prometeut, i rritet prap mëlçia. po thuaj mos të prodhoj shumë vrer, se bëhet patologjike pastaj.

smiley

ty te rrofte biografia dhe gjaku i sat kushurire se sumen tate e ke shit me kohe per ate pune.

O faremut, i vetmi ndryshim qe ke ti nga ai Toçi i Toshkezes eshte se pimpat e tij jane serbet kurse pimpat e tu jane greket.

ne 28 nendor ne vlore do festojne shqiptaret.

as nje filogrek,as i sales,as i ndonje tjetri.

 

Pas festimeve ne Vlore do hapet nje sallameri me sqep te tredhur te stanit te Babasqapit . Thone qe nuk vlejne per gje tjeter ...edhe per Enuk babasqapi ka marre nga miqt e tij te ish Sulltanatit . .Thashetheme mund te jete , por nje Eunuk i derguar nga Babadovleti , kishte ardhe nga DRAÇI ( Dyrrahu i lashte ose Durresi sot )  drejt e ne Kulle te Vucidoles , me kopje Fermani per "Firmetare te Vertete  "... Eunuklleku e lajmeronte se "e verteata eshte kjo zotrie , po po ta them une tye"

I .Qemali ka qene Nga firemetar pavaresie ne Drac ( Durresi sot ) ne Firmetar te Pavaresise ne VLORE ???? smiley

Post shenimi me poshte qe Babasqapi e ka vetem per stanin e te Tredhurve   thote se "  Formo nje batalion te "tredhurish" dhe nisu ne drejtim te Sulit .Takohemi te varri Marko Bocarit , shpallim dhe Ali Pashen kryekriminel , dhe  aty  te festojme Pavaresine e Greqise . Ata le ta festojne ne Permet "

Nje k/minister shqiptar SOT me emrin Berisha e ka ndyre me keq se te Gjithe antishqiptaret Greke , emrin e krenarine shqiptare !  Ata kane ven nje QEN si roje e Festave te tyre ne Shqiperi qe nuk e njeh Pavaresine e Shqiperise , po vetem pjesen qe Greket na kane cliruar nga Italanet ??????? O kohe Ulluqesh Gjirizesh e Ullukshprazesish !

Thone qe edhe kurban bajramin po e festojme ne dy data shoku komisar .nje pale e feston sipas kalendarit turk tjetra sipas atij arab.

Panariti: Fund marshimeve të nazistëve grekë8:26 / 30.10.20120 0

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti paralajmëroi dy ditë më parë se Tirana zyrtare nuk do të lejojë më hyrjen në territorin shqiptar të formacioneve ekstremiste greke. Duke iu referuar tubimeve të neonazistëve grekë të “Agimit të Artë”, në Këlcyrë e Bularat, të zhvilluara me rastin e 28 tetorit, Ditës Kombëtare të Greqisë në nderin të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Panariti tha se “përkujtime të tilla mund të bëhen fare mirë në Greqi dhe nuk ka nevojë të merren inkursione të tilla brenda territorit shqiptar dhe aq më tepër duke mos kontaktuar autoritetet e vendit fqinj, që është dhe një mosrespekt”.

Ministri Edmond Panariti i cilësoi normale reagimet e Aleancës Kuq e Zi, Vetëvendosjes e PDIU-së. Ai i shprehu këto qëndrime gjatë një interviste për ABC News. “Gjatë takimit tim që kam patur në Greqi i kam thënë qartazi dhe prerazi z.Avramopulos se qeveria greke, sikurse dhe qeveria shqiptare, por qeveria greke në radhë të parë, duhet të bëjë përpjekje maksimale për të mbajtur nën kontroll formacione të tilla, ekstremiste, fashiste, me tone nacionaliste, që synojnë të provokojnë e të majisin marrëdhëniet tona”.

Panariti tha se përkujtime të tilla mund të bëhen fare mirë në Greqi dhe nuk ka nevojë të merren inkursione të tilla brenda territorit shqiptar dhe aq më tepër duke mos kontaktuar autoritet e vendit.

“Dëshiroj t’i apeloj palës greke, të përmbahet, të mbajë nën kontroll lëvizje të tilla të grupimeve ekstremiste që synojnë të provokojnë, të përkeqësojnë një klimë që Greqia e Shqipëria po përpiqen për ta përmirësuar. Jemi shumë të angazhuar si qeveri shqiptare për marrëdhënie shumë të mira. I bëjmë apel qeverisë greke të ketë më nën kontroll grupet ekstreimiste dhe për çdo lëvizje të grupeve të tilla duhet të njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë”. /Telegrafi/

Po pra po, mas pilafi! Ktej pala Greke nuk i lejon hyrjen nje gazetari shqiptar, dhe  te shkreteve cam shqiptar qe kane lind anej (per qeshtje sigurie) kurse ne  jemi open minded  i lejojme te na provokojn sa te duan, dhe leshojme nje deklarate boshe masanej! Do thush me mir se hic..u mesum me keto shprehje deshtuse

Nuk eshte deklarate boshe por me shume vend.

Nuk eshte pas pilafit por paralamerin qe mos kete me pilafe te tjere.

Une e pershendes kete deklarate dhe zotin Panariti.

Edhe mua me pelqen kjo deklarate. Greket duhet ta kuptojne qe ka ardhur koha te bejne kthese, boll ka bere ai shtet palle me shtetin shqiptar.

Djema, mua s'me pelqen kjo/ky konfrontim. Kjo i largon te dy popujt, nderkoh qe ne duhet te afrohemi. Ne e dime qe greket jane fanatik nacionaliste, fanatik fetar,  po ne pse duhet te behemi si ata. Eshte e vertete se ne shum shqiptare ka nje fare frike (me te drejte) nga veprimet e grekerve, mirpo kjo vjen edhe nga msheftesia e qeverise tone qe rri si e dhjere me greket, dhe eshte kjo gjendje, qe i detyron shum shqiptare te ndermarrin nje veprim ekstrem duke dale, protestuar e qelluar greket, gje qe duhej shmangur. 

Ne nuk po behemi si greket.

Ne po kerkojme qe kur ata te festojne te mos provokojne me.

Nuk po u ndalojme te festojne( ne fakt duheshin ndaluar te festonin ne territorrin tone pervec Dropullit),thjesht mos provokojne me deklarata antishqiptare.

E verteta este qe greket luftuan per turpin tone brenda teritorit tone dhe lutuan me trimeri, i zbythen pepinot qe nuk do e kishin pushtuar kurre do Shqiperine po te mos qe per nje mbret frikacak.... nderi jone me vone u vu ne vend, dhe grekut kufiri tek thana, por kjo eshte histori tjeter. 

Sot nqs greket duan te bejne celebrime ne kujtimin e te reneve te tyre ne Shqiperi, le te lene camet te perkujtojne viktimat e genocidit ne cameri.

U kujtua dhe ministri yne te reagonte..Teper vone se Xrisi Evgjitet na e lane kopilin ne dere dhe kesaj radhe. Nuk ishim ne dijeni thote i permjeri Panarit, nderkohe qe AKZ kishte nje jave me perpara qe paralajmeronte per viziten e tyre, plus kesaj Xrisi Avgi e kishte publikuar kete vizite ne faqen e saj zyrtare qe prej korrikut.

Une s'desha te komentojasmiley, por per mendimin tim modest, na bene me shume nder per ne qe te reagojme post-factum sesa para. Nese zoteria do kishte reaguar perpara, mund thjeshte qe XA te mos kishin ardhur, dhe ta kishin quajtur si paranojak ministrine.

Sidoqofte mos te merzitemi, sepse kjo pune eshte cdo vit. Te shohim ne te ardhmen nese ministri do jete apo jo koherent me qendrimet e tij. Vetem koha i nxjerr disa gjera.smiley

Dora fakti eshte se pala jone nuk i ka ndaluar hyjen askujt..por askujt nga toka greke, perfishjme ketu neonazistet  XA.  I lane te hynin dhe te largoheshin si zoterinj, nderkohe qe greket ndalojne hyrje e gazetareve dhe te cameve. Si shqiptar nuk mund justifikoj mungesen e shtylles kurrizore te ketyre taneve kshtu me nje analize post-factum. Thjeshte dhe qarte, nuk ka shtet!

Nuk jemi per mbajtje inati. Ne tregojme qe jemi shtet konstruktiv dhe s'biem ne nivelin e tyre. Reagimi eshte i nevojshem. Mos harro qe shteti shqiptar sillet keshtu per tu dal mire ne syte e nje pale te trete qe jane vendet e vjetra antare te BE, s'jemi duke u ngrene me greket qe te dalim me lart.

"Shtet konstruktiv", "S'biem n nivelin e tyre"?..Mo valle ti dora do te justifikosh inekzistencen e shtetit tone?

Jo ,s'po justifikoj asnjeri. Thjeshte ne kete rast mendoj s'ka asnje anormale, dhe reagimi duket ne parametra te rregullta.

Dora, une nuk mendoj se shteti duhet te boji lufte me Agimin e Arte ne kufi, por thjesht t'i ndaloje hyrjen ne Shqiperi si kercenim per sigurine kombetare. E drejte e plote dhe e pakontestueshme nga askush kjo.

Une mund te te siguroj se shteti shqiptar e di fort mire se kush punon si ketu si jashte kunder interesave shqiptare, s'eshte ndonje pune e veshtire te kesh nje black-list te disa personave nga Greqia (dhe jo vetem), siç kemi lista per personat e lidhur me terrorizmin.

Lizandro te shkrujta nje koment te gjate. Por s'ma mbajti zemra ta lija, sepse duhet te ulemi te flasim shtruar. Shkurtazi:  sigurisht ashtu duhet te ndodh, kur Shqiperia te faktorizohet si duhet. smiley

O Dora une e di qe ti nuk kundershton ate qe thashe me lart.

Ene kjo puna e imazhit eshte e rendesishme, por nuk duhet me u bo fiksim me qene çuni me i urte i klases. Serbet u ribene faktor, pas luftes, vetem duke bo zullume. Greket, kone bo qe 95% te europianeve dhe 99% te robve ne tregjet financiare u bohet mishi kokerr sa u permenet emri, ama kur vje puna nuk merret pothuajse asnje vendim ne rajon pa i pyte ata. Kjo aspak se ka nai respekt apo se vlersohet mendimi i tyre, po thjesht se e dine qe ata mund te krijojne probleme.

Pastaj, me pak zgjuarsi, ti mund te besh ate qe duhet dhe te dukesh mire. P.sh. krahas ndalimit per Agimin e arte, nxjerr nje zyrtar te larte ne MPJ qe te deklaroi qe Shqiperia do jete toke e ndaluar per neo-nazistet. Me thuj nje media ne bote (perveç mediave ksenofobe greke) qe mund te kete bythe te kontestoi kete vendim.

O Lizandro, se na hape muhabete tanismiley Nuk eshte koha tani per tu bere gjel sepse ne kohe krize ne nje kotec gjelash, gjelat e tjetrit therren. Si model. Tani greket pyeten se jane pjese nje sistemi,tjeter pune ajo. Por mos harro qe greket kane nje imazh te konsoliduar ne Europe( si flamurtaret e demokracise, djathi feta, xaxikismiley) ,kurse ne jo. Nese shqiptaret do ankoheshin per greket do e hanin shqiptaret. E s'ka nevoje te them pse. Vetem ne e dime kush jane greket e vertete, se Europa tani ka filluar pak a shume te kete ca hinte. Me perpara ka qene nje imazh shume romantik per greket. Te ndalosh Agimsat as nuk do perbente lajm fare, e kete ta siguroj me mije perqind. 

Mire eshte te kemi situata te tilla dhe te krijojme qendrime me koherente. Por me e rendishmja eshte te reagojme. Une jam e bindur qe Agimsat do ndalohen heret-a vone. 

Per servet mos te flasim. Ata faktor jane, Lizandro, ate se heq dot. Thuaj qe ne duhet te reagojme me shume qe atyre tu njihen krimet. Qe mos te pastrojne imazhin.Per kete jam dakort.

Per syte e botes me pak fjale.  Eurointegrizmi si shkaktar i mefshtesise, dobesise dhe kurvellekut te shtetit perendimor.

Kjo domethene qe s'duhet ta mendojme Shqiperine si njesi me vete.

Shqiperi eshte njesi me vete, pavaresisht ca mendojme ne.

Kete e ke thene, sa per te fol nje fjale, se e kupton dhe vet qe s'ka kuptim- E provuam njehere te ishim vet, u zhdukem nga harta politike e tokes si psh Korea e Veriut. Nuk eci. Shqiperia eshte vend i vogel, ndaj s'ka as luksin por as interesin qe te percaktoj marredhenie dypaleshe pa marr parasysh rrjete me te medha te politikave nderkombtare.

Po ngaterron kekun me byrekun.  Nuk po thot kush qe te izolohemi nga bota sic u izoluam gjate pjeses me te madhe te komunizmit, por dhe rrecke kembesh pa identitet e pa shtylle kurrizore nuk mund te behemi.  Pastaj ky te menduarit prej skllavi, qe jemi vendi i vogel, kur realisht jemi goxha komb (5-6 milion vetem ne trojat tona ne ballkan) si ne popullsi e si ne shtrirje gjeografike por te coptuar e dobet politikisht, na ben te sillemi si mbas vullnetit te tjereve e jo si mbas vullnetit tone ne vend qe te kerkojmee bashkim administrativ qe te fuqizohemi politikisht duke u bere faktor politikeprodhues e jo pesues.

Edhe keku e byreku hahet, thuaj shyqyr qe s'po ngaterroj sapunin per djathesmiley Shiko, mos te hapemi kot, po flasim per temen me lart. Sipas kesaj ceshtje, Shqiperia duhet te  marr ne konsiderate dimensione te tjera. Per bashkimin, tjeter muhabet.

---------

Ka faza ai muhabet. Te jesh i bindur qe kjo tani eshte nje faze kalimtare. Shqiptaret kane per tu bere komb politikeberese e jo pesues. Qe tani ne jemi faktor i rendesishem ne Ballkan, avash-avash do behemi decisiv per rajonin. Pa meraksmiley

Interesi jone duhet te jete para cdo konsiderate tjeter.

Jo gjithmone mund ti marresh gjerat kur do dhe si do. Duhet pak me durim. E rendesishme eshte te zhvillohemi pastaj te tjerat vijne.smiley

Nuk zhvillohesh dot pa vullnet dhe duke u sjellur si skllav.

Ja tek e keni dhe videon e ceremonise.

Per ata qe nuk dine greqisht:

Kristos Papas (ai miu me mustaqe) deklaron se do ti rrezistojme terrorizmit shqiptar dhe se ("Vorio Epiri") Shqiperia e Jugut eshte dhe do te jete toke greke. Xrisi Avgi nuk do te pushoje se ndaluri punen per te realizuar kete synim!

Doni me per Belulin?

 

Po ik ore se nuk merr vesh ti smiley fajin e kane ballistet per kete. Mos te te nigjoj mo as ty dhe asnjonin ketu te na thote nai gjo te keqe per greket. A m'kuptooove?

Ballistet ja u vodhen pulat fshatareve, dhe shulat e pushkeve qeverise shqiptare qe i la keta nazistet esmere te futen. Keta deklaruan qe pulat kishin kendveshtrime greke per jeten.

Keta erdhen per te mbrojtur pulat me koishence greke nga genocidi i ballisteve.

rrofsh mondi ( i panaritajve)

Keshtu per qejf tat ...Cfare te te rruaje Mond Panariti smiley

Per ate karrocen me kashte nga Maqedonia edhe kuptohet qe nuk dinin gjo Mondi me Princin . Dro e kishte fut Saliu me kok te vet .Po Mondi cfare rruan nga Jashte kush Hyn e kush DEL smiley

Gjithsesi edhe une nuk jam kontra ne "trimat pas kuvendit " dhe le te ta Rruaje .Po Gramtikisht te mundon nje R. Nuk po kekroj shave smiley bile -bile nuk po kerkoj as post -fakTumin , ku banon dhe cfare funksioni ka smiley

Po Gramtikisht te mundon nje R.

pa u bërë vulgar, gjë të cilën kam vlerësuar tek ju, ku ta fus plako ?

Sh Memhmet u be gati ti thoshte ate shprehjen shqiptare .. por si duket e kuptoj qe duhej diplomaci , ja ktheu..

Fute ne xhepin e vogel smiley

ke të drejtë o njeri, ke të drejtë se unë nuk kam mundësi të mallkojë atë që të mësoi se si bëhen kokëverdhët.

ai isha unë

+1 smiley  Megjithse thone eeee ...thone qe kur i vjen koha detalit per tu Hedhur , fillon si P.Pano qe zihej me arbitrat kur i iku fuqia smiley

Sa gjera kam une drejt o ish njeri ,  e s'te mallkoj ty,  s'te numerohenas si luspa peshku !!!!!!! Ndro nje Vaft BUKE se te ka ardhe KOHA ! Shendeti vjen i pari , pastaj vijne dhe Ministrat e Jashtem !

po pse do e ruajm shqiperine? qe te bej sala ca ti doj trap1? beji tegel sales njehere!!

Kur ne nje shtet gjasme demokrat lulezojne grupime acosiale e naziskine qe perpiqen te ngrejn mite qe ai popull as nuk i ka patur dhe nuk ka piken e shansit qe ti kete ndonje here do te thote se ky vend ka probleme shume te medha me ekzistencen e vet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).